BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

kultura-lifestyle

Alfred Bualoti: Mirela Kumbaro e vetmja ministre që nuk ka shkelur në Festivalin e Butrintit, ndërtimi për qëllime biznesi po shkatërron pasurinë kombëtare

Alfred Bualoti: Mirela Kumbaro e vetmja ministre që nuk ka shkelur në

Festivali “Butrinti 2000” edicionin e tij të 15 e zhvilloi në teatrin antik të Butrintit. Këtë edicion sipas organizatorëve kaloi parashikimet për nivelin e shfaqjeve, për numrin e spektatorëve, etj. Në intervistën për “SOT” drejtori i festivalit regjisori Alfred Bualoti flet për punën që bëhet për këtë aktivitet. Sipas tij janë trupa të njohura teatrore që vijnë në skenë, por problem mbetet buxheti që ai e quan poshtërues nga Ministria e Kulturës. Edhe më parë regjisori Bualoti ka reaguar për financimin e projekteve që bën ministria dhe sipas tij duhet të mendohet tjetër vlerësim. Për 15 vjet në Butrint, regjisori Bualoti shpreh keqardhjen për këtë që po ndodh këto kohë në parkun kombëtar. Ai i kujton ministres së Kulturës, që Butrinti është pasuri botërore dhe nuk mund të jenë projekte pa konsultimin dhe miratimin me UNESCO-n. Ashtu si dhe të tjerë artistë edhe Bualoti e kundërshton ndërtimin, që po bëhet në parkun kombëtar. Me jo pak probleme regjisori Alfred Bualoti, i cili në skenën e teatrit nuk ka munguar dhe me role, shikon dhe teatrin shqiptar sot. Sipas tij teatri është në mjerim sepse e mungon politika e Ministrisë së Kulturës.

-Festivali ndërkombëtar i teatrit “Butrinti 2000” zhvilloi edicionin e 15 këtë vit në teatrin antik. Për ju si drejtues i festivalit çfarë solli ky edicion?

Festivali “Butrinti 2000” në edicionin e tij të 15 i kaloi parashikimet tona si organizatorë. I kaloi parashikimet për nivelin e shfaqjeve, për numrin e spektatorëve, etj, shkoi gjithçka mirë. Edhe pse trupat teatrore i kishim nga Gjeorgjia e largët, Kina, etj, si dhe trupa shqiptare, në festival nuk ishin pak për ne. Por rëndësi kishte çfarë impakti do të kishin shfaqjet, si do ti priste spektatori dhe kjo është shumë e rëndësishme. Por që në përzgjidhej të shfaqjeve ne kishim bërë një seleksionim interesant, duke përzgjedhur fushën e komedisë. Ne kishim tre vepra të Shekspirit, “Ëndrra e një nate vere”, “Shumë zhurmë për asgjë” dhe shfaqjen “Rikardi i III” nga Kina. Pra tre veprat të Shekspirit brenda gjashtë shfaqjeve të festivalit. Ne mendonim se si do të sillej kjo në raport me impaktin, që do të kishte me spektatorët, dhe janë pritur shumë mirë. Njëra më me sukses se sa tjetra në raport me spektatorin, sepse kjo ka shumë interes për ne. Në këtë drejtim ne jemi të kënaqur me festivalin “Butrinti 2000” këtë vit.

-Ka përfunduar edicioni i 15 i festivalit “Butrinti 2000” dhe ju keni filluar përgatitjet për edicionin e ardhshëm. Ku është e fokusuar puna juaj?

Puna ka filluar dhe unë së fundmi pata një takim me përfaqësues të Ambasadës së Izraelit në Tiranë. Në gjithë këto vite kanë ardhur shfaqje nga shtete të ndryshme dhe Izraeli ka munguar. Më vjen mirë që ata janë shumë bashkëpunues për festivalin, aq më tepër që janë dhe me buxhete. Ne me festivalin tonë kemi shumë vështirësi buxheti, si do ti paguanim ne biletat për trupën e Kinës që erdh këtë vit? Mesatarisht një biletë kushton 800 euro, ne nuk mund t’ia paguajmë dot, ndërsa trupa kur erdhi nga Kina ishin me shpenzimet e tyre, të gjitha të paguara vetë. Ata kanë shpenzuar për të qenë në festival 90 mijë euro vetëm për të bërë shfaqje në Butrint.

-Sa ishte buxheti për festivalin tuaj nga Ministria e Kulturës?

Buxheti që na dha Ministria e Kulturës ishte poshtërues dhe për këtë më kanë shkruar dhe nga Kosova. Nuk shkon kjo histori në festival. Ministria duhet të bëjë një seleksionim, të ndajë festivalet e traditës dhe të ketë tjetër mbështetje, nuk kanë pse të aplikojmë tek projektet.

-Çfarë i mungon teatrit sot sipas jush?

Teatrit shqiptar sot i mungon politika e Ministrisë së Kulturës. Politika teatrore nuk duhet parë ngushtazi, Teatri i Operës dhe Baletit, Teatri Kombëtar apo dhe një tjetër. Nuk është vetëm ky teatri shqiptar. Nëse do heqësh dorë siç ka bërë Ministria e Kulturës është shumë gabim. Në vëmendjen e ministrisë duhet të jenë dhe teatrot e tjerë në vend. Sidomos ato kryesorë, si teatri i Shkodrës, Fieri Gjirokastra, Korça, Vlora, Durrësi që janë të traditës. Ti ketë me domosdo ministria, të subvencionohen sipas një ligji të veçantë edhe këto në raport me shtetin. Pra duhet të bëhen ndryshime ligjore, të jenë dhe këto teatro nën çadrën e ministrisë, qoftë dhe për infrastrukturën. Nëse shkon një trupë teatrore në këto teatro të ketë kushte të përshtatshme për të bërë shfaqje. Unë shkova në 45 vjetorin e teatrit në Gjirokastër, që ministrja nuk erdhi fare dhe dukej sikur bie nga karrigia e sallës, mjerim. Mjeran ai teatër për të ardhur keq. Di që kanë bërë investime në Korçë dhe Shkodër, por nuk mjafton kaq. Problem tjetër është dhe profesionalizmi, në teatro duhen drejtues profesionistë, bashkë me subvencionin e bashkisë të japë dhe ministria buxhet dhe të bëhen produksione. Ministria e ka lënë pas dore teatrin, është në mjerim. Por nuk e kupton këtë ministria. Edhe për Tiranën, “Turbina” është kundërshtuar jo pak nga artistët.

-Ku janë vërejtjet tuaja në projektet, që financon ministria?

Festivalet që janë të traditës të seleksionohen dhe kontrollohen nga ministria për vlerat e tyre që përcjellin. Nuk kanë pse të aplikojnë. Ministria të ndajë një buxhet që në fillim të vitit për këto festivale apo evente të tjera të traditës, të ngrejë një grup me specialistë dhe të ketë seleksionim të këtyre. Mos harrojmë, që këto vite ka pasur dhe mungesë transparence me projektet dhe mënyrën e financimit, bordet e ngritura nga ministria.

-Festivali juaj 15 vjet u bë në teatrin antik të Butrintit. Këto kohë parku kombëtar është në vëmendje të specialistëve të fushës së trashëgimisë që kundërshtojnë vendimin e Ministrisë së Kulturës për ndërtimin atje. Në gjykimin tuaj çfarë mund të na thoni?

Ne shquhemi si popull historikisht për vetëshkatërrues. Nëse izraelitët shkretëtirën e bëjnë parajsë, ne parajsën e bëjmë shkretëtirë. Duhet bërë shumë kujdes, sidomos në raportet me UNESCO-n. Aty janë firmat e ministres Kumbaro. Në këtë vazhdë duhet të kishte pasur shumë kujdes, por duket se nuk e ka pasur këtë vëmendje. Konsultime për projektet me UNESCO-n, aprovimin me ata. Por ai ndërtim për qëllime biznesi siç kam dëgjuar këto kohë e dëmton parkun kombëtar. Ne në Butrint kur bëjmë shfaqjet tona asnjë gjë nuk mund të lëvizim. Nuk jam vetëm unë, por çdo njeri me dy para mend në kokë e kundërshton atë që po bëhet.

-Çfarë kërkon nga ministrja Kumbaro në vitet në vijim për artin dhe kulturën, teatrin?

Nëse del dikush me një platformë e kupton dhe thotë që do kemi këto risi, këto projekte, etj, atëherë dhe unë filloj dhe mendoj. Por me sa shikoj këtu nuk ka asnjë politikë të mirëfilltë apo raporte të mirëfillta se çfarë do të ndodhë në këtë histori. Në raport me festivalin tonë, “Butrinti 2000” vjen gjithmonë duke u tkurrur. Kjo gjë duhet ti kërkohet ministrisë, pse nuk mbështet.

-Ju keni ftuar përfaqësues të Ministrisë e Kulturës në festival?

Në çdo vit të festivalit Ministria e Kulturës ka ftesën, por asnjëherë nuk ka ardhur. Ministrja Mirela Kumbaro është e vetmja ministre, që nuk ka shkelur në festivalin e Butrintit. Shpresojmë që në një moment do të reflektojë dhe do të mendojë më shumë për këtë festival për ta mbështetur. Ne mbijetojmë me shumë kosto, me shumë munde.

-Sa të mbrojtur janë sot artistët?

Sot artistët nuk janë të mbrojtur. Jemi pa status. Kanë shumë vite që flitet për këtë problem dhe asgjë. Edhe vetë ministrja Mirela Kumbaro e ka premtuar dhe deri tani asgjë. Por problemi vijon dhe çfarë shoqërohet me këtë status, sa plotësohen kërkesat e artistëve, cilat janë pikat për të rritur dinjitetin e artistit.

-Çfarë mendon për Teatrin Kombëtar?

Nuk e njoh fare, jam shkëputur me të. Reformat që u menduan vetëm larguan aktorët asgjë nuk u bë tjetër. Por ajo që unë mendoj duhet urgjentisht të mendohet për ndërtimin e një teatri të ri kombëtar. Drejtuesit në teatrot kombëtar i zgjedh politika, por duhet ta zgjedh vetë komuniteti artistik.

-Pse kërkoni ndryshim të ligjit të artit?

Është një ligj që ka shumë gjëra të mbrapshta dhe duhen bërë ndryshime.

-Ku është për ju sot niveli i teatrit?

Përveç shfaqjes “Equus”, që vuri në skenë regjisori Dino Mustafiç pjesa tjetër ka diskutime. Ai si regjisor bëri një zhvendosje për mirë të spektaklit teatror, u shkëput nga bataku, nga e rëndomta e shfaqjeve në teatër dhe erdhi në një nivel dhe koncept tjetër për shfaqjen. Teatri ka ndryshuar nuk mund të bësh teatër si në vitet ’60, dhe Mustafiç na u duk se është në rrafshin evropian. Teatri sot në Ballkan ka nivele mjerane. Teatri shqiptar dhe nga pikëpamja teknike, artistike, më duket se është për të ardhur keq. Ka mbetur në klasë.

-Në vitin 1985 jeni bashkëregjisor me komedinë “Pallati 176” një nga shfaqjet më të pëlqyera...

Ka qenë një punë e bërë nga të gjithë atë kohë me shumë pasion dhe dashuri për teatrin, komedinë.  

-Është pohuar se pak ka hapësira drama shqiptare në skenë?

Nëse ministria nuk e mbështet dramën shqipe turpin ta mbajë me vete. Por dhe plagjiaturat e leximit që bëhen sot nuk janë të pranueshme, më vjen keq nga kjo. Teatri duhet të mbajë afër autorët shqiptarë, por mendoj se nuk i ka mbajtur. Dramaturgu është pranë teatrit, punon, regjisor pranë teatrit, aktorët po ashtu.

Intervistoi: Julia Vrapi