Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Andamion Murataj: Dramat e shoqërisë sonë shqiptare i mungojnë skenarit të filmit

Postuar: 07/07/2018 - 07:55

Andamion Murataj, është skenarist, regjisor dhe producent i cili me aktivitetin e tij në fushën e kinemasë vijon të pohojë rëndësinë që ka puna me filmin. Njëkohësisht dhe drejtor i “Balkan Film Market” Murataj shprehet dhe për rëndësinë që ka ky aktivitet që këtë vit do të zhvillojë pas disa muajsh edicionin e dytë në Tiranë. Në intervistën për “SOT” regjisori dhe drejtori Murataj tregon për punën që po bëhet për zhvillimin e edicionit të dytë në Tiranë, aplikimet që kanë nisur më herët dhe përfitimet që ka Shqipëria nga ky aktivitet. Sipas tij këtë vit ky aktivitete mbështetet dhe nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe Ministria e Kulturës, me këtë Shqipëria bëhet dhe vend i zhvillimeve të industrisë së filmit në rajon. Por puna me filmin ka vështirësitë e saj dhe për skenaristin dhe regjisorin problemi me skenarin vijon. Ai pohon se dramat e shoqërisë shqiptare, historitë e mëdha, dhe jo vetëm dramat historike, por dhe ato sociale nuk janë të përfshira sa duhet për skenare në filmat tanë. Edhe pse pohon se kinemaja jonë është në rrije për skenaristin dhe regjisorin Andamion Murataj rëndësi duhet ti vendoset marketingut të filmit si dhe shteti ka përgjegjësinë e tij për më shumë buxhete për kinemanë shqiptare, vëmendje që e kërkon në përgjithësi gjithë arti dhe kultura në vend.

-“Balkan Film Market” këtë vit zhvillon edicionin e dytë në Tiranë, çfarë mund të na thoni për përgatitjet?

“Balkan Film Market” ka suportin e Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë dhe Italisë, si dhe shumë vendeve të Ballkanit pranë qendrave të tyre filmike, si dhe Film Commission në Europë. Kështu që nga kjo pikëpamje ne jemi në një pozitë më të shëndetshme se vitin e kaluar dhe kanë filluar më herët ato takime për “Balkan Film Market” për edicionin e dytë. Me shpresën se do të kemi një bum aplikimesh sa më herët ti bëjmë aq më mirë. Kjo është situata në këtë moment. Vitin e parë producentët më të suksesshëm të kinemasë të viteve të fundit, fitues të Palmës së Artë të Kanës dhe Ariut të Artë në Berlin ishin te “Balkan Film Market”. Një ngjarje unike në skenën ballkanike të filmit që organizohet në Tiranë. Edhe këtë vit “Balkan Film Market” do të zhvillohet në muajin tetor.

-Sa rëndësi ka për Shqipërinë “Balkan Film Market”?

Shqipëria sigurisht që ka vendin e saj dhe nuk është vetme. Është një vend shumë i rëndësishëm i saj dhe ne po insistojmë që ta mbajmë Shqipërinë si nyjen kryesore të kryqëzimit të këtyre trendeve nga Ballkani në Europë dhe anasjelltas. Nga kjo ka interes që të gjithë regjisorët dhe producentët shqiptarë të kenë mundësi në Shqipëri ti takojnë këta bashkëpunëtorë të tyre për filmin nga bota. Kjo është në favor të tyre, sepse janë dhe njerëz që ata mbase nuk do të mundnin dot ti takonin në Kanë, Berlin e më gjerë për filmat. Në këtë “Balkan Film Market” në Shqipëri ata kanë këtë mundësi, sepse vijnë edhe nga shtetet e tjera vetëm për këtë punë, pra për marketin e filmave. Me këtë Shqipëria bëhet dhe vend i zhvillimeve të industrisë së filmit në rajon. Marketi është treg i hapur dhe është shtysa më madhe që i bëhet industrisë së filmit në Shqipëri që ballafaqohet me hap të lirë në fushën e kinemasë me industritë përreth teje. Ajo çfarë përfiton më shumë Shqipëria në këtë market filmi, në edicionin e parë ata që vjet kanë aplikuar në “Balkan Film Market” dhe kanë zhvilluar skenarin me disa nga mentorët më të mirë në botë kanë aplikuar në QKK dhe kanë fituar edhe në qendrën tonë. Por ka dhe njerëz që dhe pse kanë punuar dhe kanë marrë pjesë në market nuk e kanë arritur atë që duan, por ama në pjesën madhore njerëzit që kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në “Balkan Film Market” kanë qenë me vlerë për ata. Qendra Kombëtare e Kinematografisë vjet ishte partner me ne dhe këtë vit është mbështetëse, po ashtu dhe Ministria e Kulturës na mbështet.

-Ju pohoni industri filmi, ku ndodhet sot Shqipëria?

Shqipëria sigurisht që mund të ketë industri më të mirë filmi përderisa marketi është një hap në drejtimin e duhur, dhe Shqipëria duhet të ketë suportin siç e kanë gjithë vendet e tjera për industrinë e filmit. Të kishte të njëjtin suport financiar siç e ka Maqedonia për filmin apo Serbia si dhe vendet e tjera të rajonit. Por nga ana tjetër ne kemi disa favore më shumë se ata, sepse ata ëndërrojnë të kenë një market filmi si ne. Nuk e kanë, por ne e kemi në Shqipëri dhe kjo është shumë favorizuese për ne me filmat.

-Sa problem vijon të jetë për ju shkrimi i skenarëve?

Shqetësimet e mia si individ janë për probleme të ndryshme me skenarin. Ne kemi drama shumë më të mëdha se sa kemi në skenarë filmi. Pra dramat e shoqërisë shqiptare historitë e mëdha, dhe nuk i referohem vetëm dramave historike por dhe ato sociale nuk janë të përfshira sa duhet për skenare. Nuk janë të përfshira në një pjesë të madhe në filmat që bëhen në Shqipëri. Pra drama jonë si sugjerim është shumë më pasur se sa ajo që pasqyron kinemaja shqiptare. Kjo ka arsyet veta, se pse nuk është shumë e angazhuar drama shqiptare, gjithashtu edhe nuk është dhe e lehtë. Por kemi përshembull dramën e luftës së Kosovës, e cila shfaqet dhjetë vjet mbrapa, dramat e një vendi në krizë si Greqia shfaqen dhjetë vjet mbrapa. Mbase dhe te ne duhet të ishte diçka që duhet të presim, por në përgjithësi këtë vit kam parë filma më të mirë se çdo vit tjetër. Dhe jo vetëm për filma që kemi parë në “Balkan Film Market”. Por mua më ka bërë përshtypje dhe filmi i regjisores Suela Bako. Për mua ishte i jashtëzakonshëm, sepse është një ngjarje risi në kinemanë shqiptare. Por në çdo vend ka dhe filma të mirë dhe të dobët. Edhe në Amerikë dhjetë përqind e filmave që bëhen janë të dobët. Nuk është ndonjë çudi që dhe Shqipëria të ketë filma të dobët si çdo vend tjetër i Ballkanit. Kinemaja jonë është në rritje dhe në pjekje.

-Ju pohuat se duhet më shumë vëmendje për kinemanë, buxhetet vazhdojnë të jenë shqetësuese për filmat. Sa bashkoheni me shqetësimet e kineastëve të tjerë, si ndikon kjo në film?

Jo vetëm buxheti për kinematografinë shqiptare, që duhet të jetë më shumë nga shtetit, por në përgjithësi i gjithë buxheti për artin është i paktë në vendin tonë. Por dhe ministria jonë e Kulturës ka buxhet më pak se sa një ministri tjetër. Unë mendoj që ne si vend me buxhetin e artit jemi shumë mbrapa si përqindje për GDP. Por vendet përreth nesh nga e majta në të djathtë, nga jugu në veri kanë shumë më tepër buxhet për artin. Edhe Ministria jonë e Kulturës besoj e ka buxhetin më të paktë se sa një ministri analoge përshembull në Maqedoni, shtet ky që është me GDP më të ulët se Shqipëria. Ky është një problem që ka shumë për të thënë dhe problemi është që po identifikojmë çështje që kanë të bëjnë me filmin apo investimet e shtetit për artin dhe kulturën si prioritet. Unë mendoj që nuk ka njeri kundra që shteti të ketë më shumë buxhete për artin dhe kulturën.

-Sa problem është sipas jush mungesa e kinemave në vend?

Kjo në fakt ka qenë dikur shumë problem, sepse në Shqipëri nuk kishte salla kinemaje. Por nëse flasim sot kjo nuk qëndron aq shumë, sepse sot ne kemi salla kinemaje në TEG, te Kristal, Millennium, Sheraton etj. Sot sallat e kinemasë nuk janë shumë, por ekzistojnë dhe mos harrojmë që gjysma e popullsisë është në Tiranë. Por zotësia nuk është tek salla se sa është tek autorët e filmit, regjisorët dhe producentët në distribucionin e filmit të tyre. Përshembull unë për filmin tim “Falja e Gjakut” që arriti një numër prej 22 mijë biletash të shitura në një kohë kur vërtetë Shqipëria kishte tre kinema dhe nuk kishte treg kinemaje, por unë shkova të bëj vetë marketing. Marketingu ka shumë rëndësi. Këto janë pika të dobëta për kinemanë shqiptare, por jo vetëm tek ne pasi dhe Maqedonia e ka këtë problem, edhe vende të tjera rreth nesh po ashtu.

-Si po prezantohet kinemaja shqiptare me filmat jashtë Shqipërisë, niveli i tyre?

Imazhi i kinemasë shqiptare që në kohën e para ‘90 është absolutisht më i mirë se ç’është vetë kinemaja. Sepse ata filmat tanë që depërtojnë nëpër botë janë fatmirësisht vetëm filmat e mirë, që thyejnë barrierat, dhe filma tanë të dobët s’i ka parë njeri. Ato tre filma, që kanë dalë si “Parrullat”, “Tirana viti zero”, “Falja e Gjakut” apo dhe ndonjë film tjetër “Amnistia”, janë të mirë sepse kanë çarë në tregun botëror. Dhe opinioni për kinemanë tonë na shërben dhe ne shumë. Filmat e mirë shqiptarë në botë krijojnë dhe opinione të mira për filmin tonë.

Intervistoi: Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 5. Total votes: 13

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2018 - 08:24

Ekspertë nga “Europa Nostra”, organizata kryesore e trashëgimisë në Europë dhe Instituti i Bankës Europiane të Investimeve me mision në Shqipëri për gjendjen, që kanë kishat pas-bizantine në Voskopojë dhe

Postuar: 22/09/2018 - 08:05

Artisti i njohur Saimir Strati do të çelë ekspozitën e tij në Suharekë.

Postuar: 22/09/2018 - 07:58

Studiues dhe historianë u bënë bashkë në aktivitetin, që sillte në vëmendje pasurinë kulturore në

Postuar: 22/09/2018 - 07:54

Grupi polifonik “Ergjëria” dhe artisti i njohur slloven Marko Hatlak çelën edicionin

Postuar: 21/09/2018 - 07:53

“Shqipëria e rigjetur” me autore Lucia Nadin dhe “Skënderbeu- një histori polit

Postuar: 21/09/2018 - 07:52

Komedia romantike “Nina” vepër e autorit francez Andre Roussin pritet të vijë premier

Postuar: 21/09/2018 - 07:49

Për krijimtarinë muzikore shqiptare pak ka vëmendje.