BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

kultura-lifestyle

Apollon Baçe: Instituti i Monumenteve të Kulturës nuk ekziston më, fondet e Ministrisë së Kulturës shpërndahen aty ku nuk duhen

Apollon Baçe:    Instituti i Monumenteve të Kulturës nuk

Akademiku Apollon Baçe shprehet se sot Instituti i Monumenteve të Kulturës është kthyer në një institucion inkompetent. Ish drejtori i IMK në intervistën për “SOT” flet për gjendjen problematike, që është në trashëgiminë kulturore, ku sipas tij jo vetëm ka mungesë specialistësh, por dhe fondet nga Ministria e Kulturës nuk shkojnë për problemet më emergjente që ka trashëgimia me monumentet e kulturës. Akademiku shprehet gjithashtu se ndërtimi në parkun kombëtar të Butrintit për mënyrën se si është vepruar nga Ministria e Kulturë është në shkelje të ligjit. Sipas tij, sot parku i Butrinti ka probleme të tjera për të cilat duhet të mendojë Ministria e Kulturës dhe jo të bëhen projekte që janë dhe në shkelje të ligjit. Në lidhje me largimin e artizanëve nga parku kombëtar i Butrintit, akademiku Baçe shprehet kundër, duke lënë të kuptohet se vëmendja duhet të jetë për komunitetin e zonë. Pjesë e intervistës me ish drejtorin e IMK janë dhe të tjera probleme në trashëgiminë kulturore, por sipas tij është një arrogancë e madhe nga ministrja e Kulturës, e cila nuk po pyet as për reagimet e specialistëve të fushës. Më tej ai sjell në vëmendje dhe qendrën historike të Gjirokastrës, duke thekuar se paratë që janë për projektin “Veliera” nëse do të përdoreshin për banesat monument kulture do të përmirësonin gjendjen sot.

-Butrinti këto kohë ka qenë në vëmendjen e specialistëve të trashëgimisë për atë çfarë po ndodh. Një projekt ndërtimi tyre që prej tyre është kundërshtuar jo pak deri tani. Në gjykimin tuaj si e shikoni këtë projekt që ka dhe miratimin e Ministrisë së Kulturës?

Unë gjithnjë mendoj që kush vjen ta pijë një kafe apo të ketë një tualet atje. Në parkun kombëtar të Butrintit tualetet janë bërë me lejen time, dhe po këtë unë pata kërkuar dhe për Lezhën, që kur shkojnë atje nuk ka një gotë ujë për të pirë, nuk ka një banjë, por atëherë u sulën. Tani me këtë që po ndodh në parkun kombëtar të Butrintit, në Akropol është një ndërtesë që është bërë që në vitet ’70, që ka shërbyer dhe si magazinë. Tani ajo zgjerohet dhe bëhet një lloj dyshemeje dhe kthehet në multiqendër. Gabimi është sepse Butrintit nuk është se i mungon kafeja, nuk i mungojnë banjot sepse janë bërë që kur kam qenë unë, ku dhe kafeja është në hyrje të parkut, atëherë në këtë mes kjo sipërfaqe e Akropolit është shumë e vogël dhe i duhet lënë arkeologjisë që të bëjë gërmime, sepse kjo tamam mund të tregojë origjinën. Por unë të keqen e shikoj që këto punime ia japin pa licensë atyre firmave që nuk kanë. Licensa është që duhet të kesh drejtues teknik, i cili duhet të ketë dhjetë vjet në punë, të ketë bërë restaurime. Atëherë duke futur jo vetëm këtë por të gjithë monumentet e Butrintit kjo që po bën Ministria e Kulturës është një shkelje me dy këmbë e ligjit. Por ka dhe të tjera probleme, përshembull fondet nga Ministria e Kulturës me sa kam parë harxhohen në mënyrë skandaloze.

-Ministria e Kulturës flet për projekte të rëndësishme në fushën e trashëgimisë ju pohoni se fondet harxhohen në mënyrë skandaloze. Ku e shikoni këtë?

Po ju jap një shembull. Bëhen projekte në parkun e Apollonisë. Atje bëhet sistemi kundër zjarrit, që në Apolloni nuk ka absolutisht asgjë ka vetëm bar, dhe parku kombëtar i Butrintit që është pylli aq i bukur që mund të digjet dhe që na është kërkuar dhe me ngulm nga UNESCO nuk bëhet asgjë. Por ndërkohë që harxhohen 700 mijë euro në parkun e Apollonisë dhe këto kot më kot. Bëhet rruga në Finiq, që kalonte me kalldrëm dhe këta e bëjnë me zhavorr, e cila shembet menjëherë me disa pisha në një moment që nuk vete asnjë njeri. Pra shikojmë që kemi të bëjmë me një keqmenaxhim maksimal, por dhe me shkelje. Mos të flasim më pas për projektin Veliera në qytetin e Durrësit, që për mua është shkelur komplet ligji.

-Ju pohoni shkelje ligji, por edhe ky projekt është mbrojtur nga Ministria e Kulturës...

Projekti “Veliera” në Durrës e kam pohuar dhe më parë është në shkelje të ligjit. Me sa di gjykata ka vendosur, që të mos bëhen punime, por këta duke qenë se kanë forcën e kartonave mund të thuash që dhe lopa cicërin apo harabeli pëllet. Por “Veliera” për mua është komplet shkelje e ligjit. Veç kësaj mendimi im është që nëse projekti “Veliera” bën diku të 6 milionë euro ato para të shkonin në Gjirokastër.

-Për ju sa do ndihmonin në Gjirokastër ato para për banesat monument kulture?

Me ato para Gjirokastra, por dhe Berati do shpëtonin nga rreziku me banesat monument kulture. Paratë për “Velierën” nëse do të ishin për Gjirokastrën, do të vinte në terezi me problemet që ka. por monumentet po ikin nga dita në ditë. Në Gjirokastër duhet të dini, që çatia e shtëpisë është një tank, pra pesha e një tanku është e një çatie në Gjirokastër. Por po iku ajo nuk ka zot më që të jetë në gjendje që të ringrejë një tank. Por sot nuk ka më as Institut të Monumenteve të Kulturës, por ka vetëm ministri diktat të ministres së Kulturës. Ka një ministre kazëm.  

-Dikur keni qenë drejtues në Institutin e Monumenteve të Kulturës, si e shikoni sot institutin?

Unë kur kam qenë në Institutin e Monumenteve të Kulturës kam bërë shkollën e restaurimit, që ishte e UNESCO-s me pedagogë të huaj italianë, etj. Por unë herën e fundit kur kam qenë në Institutin e Monumenteve të Kulturës nga 60 veta që pata lënë kur unë u largova prej IMK njoha vetëm dy, sekretaren dhe atë të protokollit. Të gjithë të tjerët ishin hequr. Për mua Instituti i Monumenteve të Kulturës është kthyer në një organ inkompetent. Personi që drejton sot Institutin e Monumenteve të Kulturës, eksperienca e saj është pritje populli në bashki dhe për mua ministrja e Kulturës Kumbaro është aq arrogante saqë dhe Neritan Cekës, i cili dhe të atin e ka pasur arkeolog dhe po ashtu dhe vetë është arkeolog gjithë kohën, por ajo i thotë: unë për dy muaj do të di shumë më tepër se ti në arkeologji. Pra ministrja arrin deri sa ti thotë këto fjalë dhe një arkeologu si Neritan Ceka.

-Ministria e Kulturës përmes drejtorisë së parkut të Butrintit urdhëron largimin e artizanëve. Ju me parë keni qenë drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës, si e shikoni këtë urdhër të ministrisë që edhe pse pohon se artizanët nuk kanë pambushur detyrimet kjo gjë kundërshtohet prej tyre duke iu përgjigjur ministrisë se i kanë zbatuar ato?

Balerina e famshme Izadora Duncan dhe bashkëshortja e Sergej Eseninit, e cila kur banonte në Korfuz atje blinte lesh dhe vinte në Butrint ia jepte banorëve që i qepnin triko, të cilat më pas i merrte me vete. Përmes kësaj që bënin ato familje jetonin me këtë punë. E solla këtë si shembull, por tani kjo është një ministre kazëm. Është një ministre që nuk do t’ia dijë për ata.

-Ju renditët disa probleme, që shikoni në trashëgiminë kulturore. Folët për fonde apo dhe shkelje të ligjit, ndërkohë që në reagimet e tyre specialistë të njohur të fushës së trashëgimisë janë shprehur se Ministria e Kulturës nuk dëgjon zërin e tyre për probleme me monumentet e kulturës. Si është për ju kjo situatë?

Unë kam ikur vetë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe debati im që ka qenë në fillim me ministren e Kulturës për këto probleme ajo më thotë: a merr vesh apo jo, apo e do me shkrim. Jo i them, unë nga natyra kam lindur debil, por ma jepni me shkrim sepse këto janë mendime shumë të thella dhe nuk i kuptoj. Për mua ajo ministre është një arrogante e klasës së parë ose e klasës së fundit. Por mund t’ju them që në kohën e komunizmit ishte një sistem që zoti na ruajt mos e pastë as Kenia atë sistem, por për monumentet e kulturës bëhej punë. Atë kohë monumentet e kulturës mbaheshin në mënyrë perfekte. Nuk e kam jo se është PS apo me PD, por e kanë lënë për faqe të zezë trashëgiminë kulturore.  

Intervistoi: Julia Vrapi

 

Më të lexuarat