BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

kultura-intervista

Artan Maku: Ministria e Kulturës nuk bën politikë vlerash me projektet, aktivitetet e saj për artin thjesht show

Artan Maku: Ministria e Kulturës nuk bën politikë vlerash me

 Festivali i filmit “Anifest Rozafa” përfundoi edicionin e dhjetë në qytetin e Shkodrës. Për disa ditë me radhë filma të ndryshëm u shfaqën në festival, ku këtë vit numri i tyre ishte 78. Drejtori artistik i festivalit, regjisori Artan Maku shprehet se filmat vinin nga 40 shtete të botës. Në intervistën për “SOT” drejtori artistik Artan Maku flet për punën, që bëhet me festivalin dhe përzgjedhjen e filmave, programet për shfaqjen e tyre dhe rëndësinë. Por përballë punës që bëjnë organizatorët për zhvillimin e festivalit, duket se mbështetja nga Ministria e Kulturës vazhdon të jetë e paktë. Sipas drejtorit artistik Artan Maku, një buxhet i paktë ishte dhe këtë vit për edicionin e dhjetë. Si regjisor i filmit të animuar shqiptar, Artan Maku shprehet se duhet të ketë një tjetër vlerësim për projektet e artit dhe kulturës, që zhvillohen në vendin tonë. Sipas tij, deri tani ministria ka ndjekur një politikë duke dhënë nga pak buxhete për shumë projekte, gjë e cila ndikon dhe në zhvillimin e tyre. Për regjisorin e njohur Artan Maku, për filmin e animuar në vend ndër vite ka qenë ndjekur një politikë e harresës, por duket se gjërat tani kanë filluar të ndryshojnë. Sipas tij, sot duhet bërë më shumë për artin dhe kulturën vend dhe përgjegjësia është e institucioneve. 

-Festivali “Anifest Rozafa” përfundoi edicionin e dhjetë, në qytetin e Shkodrës. Si drejtues i tij çfarë mund të na thoni?

Qëllimi kryesor i festivalit ishte, që fëmijët të njohin krijuesit shqiptarë. Mendoj, që u realizuan objektivat, sepse aty ishin prezent bashkë më fëmijët dhe ata u takuan me Bujar Kapexhiun, që e kishin parë dhe në televizion, kineasti Petrit Ruka, Ylljet Aliçka, regjisori Mevlan Shanaj, Saimir Kumbaro dhe të tjerë. Pra ishin figura të njohura, që ishin këtë vit në festival për të bërë workshop me të fëmijët, por dhe të rinjtë gjatë ditëve në festival. U fol për problemet e kinematografisë dhe zhvillimi i saj. Ky festival kishte këtë vit me 78 filma nga 40 vende të botës për fëmijë dhe adoleshentë. Ne bëmë një program, që të realizonim me përpikmëri, atë që filmi të shkojë te fëmijët. Të njohin dhe të adhurojnë e të duan kinemanë, dhe në të njëjtën kohë që fëmijët të njohin krijuesit e filmit shqiptar. Këto u arritën në edicionin e dhjetë të festivalit. Por ne nuk e kishim parashikuar publikun. Në festival asnjëherë nuk kishte ardhur kaq publik, fëmijë, të rinj, por dhe të rritur. Kanë qenë arsimtarë, që vinin shikonin filmat në kinema. Ne u interesuam, sepse salla mbushej plot me publik. Ishte plot kinemaja me filmin, madje kishte seanca, që qëndronin dhe të shkallët. Kjo sepse festivali është shumë i njohur në Shkodër, njihet nga të gjithë, dhe e dyta na u tha që, ju duhet ta keni parasysh që fundi i tetorit dhe nëntorit në programet mësimore fëmijët nuk kanë aktivitete dhe në këtë moment krahas argëtimit, edukimit po në të njëjtën kohë plotësoni dhe aktivitetin dhe gjithmonë duhet ta bëni festivalin. Dhe ne vendosëm, që festivalin do ta bëjmë gjithmonë në muajin nëntor. Në dy nëntor do të jetë gjithmonë festivali i filmit “Anifest Rozafa” në Shkodër.

-Me 78 filma, festivali shënoi këtë vit dhjetëvjetorin në Shkodër. Çfarë mund të na thoni për programet me filmat?

Tematika e filmave dihet dhe ndahet në disa kategori. Në bëjmë disa programe, e para është argëtimi. Pra të rrisim kuriozitetin, që vjen nga fëmijët 3 deri në 6 vjeç. Më pas vijnë filmat edukativë, që përfshijnë edhe edukim edhe animacion, po në këto dy programe ka më shumë filma të animuar, po në të njëjtën kohë është zhvillimi i fantazisë, përfitimi i kulturave të ndryshme ndërkombëtare. Në festival ka shumë filma, që kanë fituar dhe çmime jashtë. Ne patëm juri të studentëve dhe atë të fëmijëve.

-Si u përfaqësua animacioni shqiptar në festivalin e Shkodrës?

Ne kishim vetëm tre filma. Kjo pjesëmarrëse, sepse nuk kishte filma. Ne e bëjmë çdo vit festivalin, por për këtë vit nuk pati. Ishte vetëm filmi “Macja” i Artur Dautit, ishte dhe një film me producent Skënder Jaçe dhe një film tjetër, që ishte financuar vetë. Ne kishim edhe dy filma të shkurtër artistik, ai me regji nga Petrit Ruka dhe një tjetër nga krijuesit shkodranë.

-Jeni regjisor i animacionit, me çfarë problemesh po përballet në vendin tonë?

Ndër vite politikat shkatërruese, që kanë pasur kryetarët e Qendrës Kombëtare Kinematografike në vend kanë sjellë një vakum, dhe një tërheqje të gjithë krijuesve të filmit. Deri më sot krijuesit e filmit të animuar janë paguar shumë pak. Në këtë moment nuk kanë më kurajo dhe guxim të përballen akoma. Por ne po mundemi përsëri me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë me kryetarin e ri Eduart Makri, që të hartojmë një program të zhvillimit, duke bërë dhe workshop. Pra të ftojmë të huajt për workshop. Kjo do të bëhet në bashkëpunim dhe me Universitetin e Tiranës dhe të Shkodrës.  Tani gjërat po ndryshojnë me ardhjen e Eduart Makrit në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë (QKK), por ndër vite ka qenë një politikë frenuese dhe një harresë për filmin e animuar. Të vjetrit u tërhoqën, sepse çdo gjë ka një masë. Dhe sot jemi këtu që nuk ka prodhim të filmave të animuar.

-Ju jeni shprehur me kritika ndaj Ministrisë së Kulturës për mbështetjen, që ka dhënë ndaj festivalit, që këtë vit shënoi 10 vjet. Më shumë buxhet, si ndikon në festival?

Ministria e Kulturës është standarte. Buxheti është 400 mijë lekë të reja në vit për festivalin. Në ministri është buxhet taksativ, 400 mijë lekë të reja çdo vit. Por unë ju them, që sa më shumë të jetë buxhet aq më mirë është për festivalin. Por nëse ne nuk na ndihmon në politikat e saj Qendra Kombëtare e Kinematografisë ne nuk e zhvillojmë dot festivalin. Edhe këtë vit festivali pati buxhet nga QKK.

-Sipas jush kjo politikë, që po ndiqet në projektet e pavarura kulturore që zhvillohen në vend, si po ndikon?

Unë kam qenë kritik ndaj politikës, që bën Ministria e Kulturës. Bën një politikë sociale me projektet dhe jo një politikë vlerash. Pra vlerësimi, që jepet është social, ti japim nga pak të gjithëve. Shtrirje masive, por jo se krijon vlera. Mendoj se duhet të ketë dhe diferencim, nëse një aktivitet ka vlera dhe ka dhe një interes në masë për tu realizuar dhe shtrirë në kohë. Unë vërtetë bëj një festival si “Anifest Rozafa”, por mund ta shtrij dhe në kohë. Problemi është, që unë kam dhe prurjet. Kam një arkiv me filmat, që kanë ardhur dhe asnjë nuk është interesuar se ku shkojnë këto filma të huaj për fëmijë e të rinj. Asnjë nuk është interesuar për këto filma, të cilët mund të mos i shkojnë fëmijëve vetëm për një periudhë kohe të kufizuar, por të shtrihen gjatë gjithë kohës. Unë kam filma që “flenë” në arkiv, që nga 2010.  Në vendin tonë nuk bëhet për artin dhe kulturën sa duhet. Kam parë aktivitete, që janë realizuar, kanë qenë masive, por thjesht një show, një tallava. Kam përshtypjen se ne nuk kemi akoma atë kulturë, nuk kemi profesionistë që ne të përcaktojmë vlerat dhe antivlerat në jetën artistike. Kur them ne, politikat që ndiqen nga institucionet. Ministria bën politika dhe përcakton politika. Këtu ajo duhet të dallojë kush është personi, që di ta gjykojë vlerën dhe jo kë kam mik unë për të gjykuar vlerën. Në momentin, që ajo shmang miqësitë mbase është e nevojshme që të jetë si në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, ku të jetë një bord edhe me anëtarë të huaj për analizimin  e projekteve. Por gjithmonë duhet të jetë transparente në vlerësimin e projekteve. Nuk dihet për asnjë, sepse nuk publikohen buxhetet. Në QKK është bërë vlerësimi me pikë dhe më është bërë qejfi për vlerësimin që “Anifest Rozafa” doli në vend të tretë, u befasova sepse gjithmonë nuk e kanë mirëpritur.

-Pranë lexuesit ju vini me librin tuaj “Konceptet bazë të zhvillimit të projektit të filmit të animuar”. Si autor, për ju sa shërben për të rinjtë në fushën e animacionit?

Për librin është punuar tre vjet. Libri është si rezultat i punës, që unë si pedagog kam bërë me studentët në qytetin e Shkodrës në universitetin “Luigj Gurakuqi”, ku u deshën tre vjet për realizimin e librit. Unë jam mbështetur tek përvoja, që kisha dhe tek studiot e huaja që kam punuar. Ky libër do ti shërbejë të gjithë studentëve, sepse aty është kodi i animacionit, koncepti i animacionit, kush është baza, etj.

 Intervistoi: Julia Vrapi