BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

kultura-lifestyle

Behar Gjoka: Kumbaro do të hyjë në Guinnes si shkatërruesja e librit, pas fustanellës të shpallet e mbrojtur dhe nga UNESCO

Behar Gjoka: Kumbaro do të hyjë në Guinnes si shkatërruesja

Studiuesi Behar Gjoka pohon se Ministria e Kulturës rrënoi autorin dhe librin shqip. Reagimi i tij vjen kur gjatë këtyre viteve në politikat që ndoqi ministria nuk u pa asgjë në favor të autorëve shqiptarë. Në intervistën dhënë për “SOT” studiuesi Gjoka flet për punën e tij studimore dhe në lidhje me projekte e ministrisë. Sipas tij, Ministria Kulturë nuk ka lidhje me librin dhe kulturën dhe shton se pengoi zhvillimin e tyre. Nuk është hera e parë që studiuesi Gjoka flet për mungesën e vëmendjes nga Ministria e Kulturës, por shton ai tashmë çdo gjë është përqendruar te fushata elektorale, duke harruar artin dhe kulturën

-Në punën tuaj studimore me çfarë po merreni këto kohë?

Unë jam duke mbyllur këto kohë studimin tim për Anton Pashkun. Padyshim që është një nga punët që ka zgjatur në kohë dhe më ndodh që atëherë kur unë mendoj që është mbyllur teksti hap kompjuterin dhe gjej përsëri gjëra që duhet ti verifikoj, sepse ka 80- vjetorin e lindjes. Por dhe një botues i Kosovës kërkon që ta marrë për botim këtë libër dhe titullohet “Hejza e Pashkut”. Hejza në fjalorin e 1954 do të thotë një vend i ngritur që ndan dy anë malesh dhe përmendte disa herë në tekstet e Anton Pashkut. Është një përpjekje, që aq sa më ka lodhur, aq më ka dhënë dhe kënaqësi si studiues. Por mbetet një punë për librin, e cila besoj se brenda këtij viti do të jetë në duart e lexuesit.

-A keni aplikuar për këtë libër për botim në Ministri të Kulturës?

Unë edhe i vdekur do ta lë të shkruar, nuk ka të drejtë askush të aplikojë në emrin tim te kjo Ministri Kulture, e cila mund të bëjë gjithçka, por unë mendoj se nuk ka lidhje me librin dhe kulturën. Nuk ka lidhje me politikat kulturore me përjashtim të darovisë të klaneve dhe të atyre njerëzve, që i shërbejnë fustanellës së ministres Kumbaro.

-Ju vijoni të jeni nga zërat kritikë për Ministrinë e Kulturës. Sa u bë sipas jush gjatë këtyre viteve për librin dhe autorin?

 Le të ndalemi te ligji për të drejtën e autorit, sepse ka lidhje dhe me librin. Ligji mendoj që ka tentuar të mbrojë të drejtën e autorit, por gjykoj që nga pozicioni i autorit tashmë jemi te një situatë, që autori shqiptar është jashtë loje nga botuesi. Autori është jashtë loje edhe nga Ministria e Kulturës. Autori shqiptar sot, mjerë ai që e çon në mend të shkruajë letërsi.

-Pse thoni mjerë ai që e çon ndër mend të shkruajë letërsi në Shqipëri?

E them këtë për arsyen e thjeshtë, sepse kur u zhvilluan diskutimet që janë bërë në komisionin parlamentar, ku unë isha i ftuar, mbaj mend një llogjikë absurde. Ligji për të drejtën e autorit merr përsipër të thotë se çfarë duhet të bëjë botuesi, në një kohë që botuesi është partner. Unë do të thosha që në raport me librin, me përjashtim të fasadës sepse në fakt është qeveri fasadë, duke qenë e tillë mendoj që bojatisjen më të bukur që i ka bërë asaj është ministresha e Kulturës, jo vetëm me librin, por dhe në teatrin, opera si dhe në gjithçka tjetër. Por sa i takon librit, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro do të mbahet mend si shkatërruese e drejtorisë së librit. Ministrja Kumbaro do të mbahet mend si njeriu që mblodhi klanin e Filologjikut, ata që dikur e bënë anëtare jurie i ka sot këshilltarë, sugjerues. I ka njerëz që bëjnë politikën e përjashtimit, bëjnë politikën thjesht të shërbesës. Pra në Ministri të Kulturës është një mjedis, ku mendoje për një moment çfarë ndodhi me Bibliotekën Kombëtare. Asgjë nuk ka ndodhur në fakt sipas Ministrisë së Kulturës, sepse siç duken janë djegur gjëra pa rëndësi, siç janë bërë dhe deklarimet deri tani. Unë kam bindjen si me ministren Kumbaro si pa ministren çdo gjë është kot. Nuk ka asnjë lloj sipërmarrje për ta trajtuar kulturën shqiptare me përgjegjshmëri. Në këtë kuptim unë do të thosha që në raport me librin, kjo është më e dukshme. Për librin janë vetëm përpjekje për të bërë përkthimin e ndonjë autori apo përpjekje për të futur në axhendë letërsinë shqipe. Në të gjitha rastet çdo gjë është e kontrolluar. Në një politikë të kontrolluar do të thotë që nuk ka marrë përsipër lejimin e alternativave, por ka marrë udhëheqjen e letërsisë. Por letërsia nuk udhëhiqet. Arti dhe letërsia udhëhiqej dikur nga shoku Enver. Në këtë moment nëse ajo do të bëjë zëdhënësen e shokut Enver, ky është një tjetër problem. Shpresoj që mos të kemi dhe festimet e 24 Majit të Kongresit të Përmetit, sepse ka deklaruar që ka dhënë para për ta restauruar. Nuk kuptoj se ç’do të thotë të restaurosh piketat e diktaturës. Po ta shohësh bardh a zi, nuk ke se çfarë të shohësh me përjashtim të një fasade, me përjashtim të një shakaje, të një përpjekje që çdo gjë ta vemë në shërbim të klanit që ka rrënuar letërsinë shqipe. Të klanit që ka rrënuar çdo përpjekje për të bërë veprimtari serioze. Më thoni çfarë detyrimi ka pasur ministria ndaj Kasem Trebeshinës? Çfarë detyrimi ka pasur ndaj Gjergj Fishtës? Çfarë detyrimi ka marrë përsipër kjo Ministri Kulture për Pjetër Budin? Për mua kjo Ministri Kulture është ministri e fshatit, e klanit, është një ministri që ta pengojë kulturën dhe librin shqip.

-Por nga Ministria e Kulturës flitet për fonde në krijimtari, projekte, pse ju thoni që e pengoi librin dhe kulturën?

Kjo Ministri Kulture pasi shkatërroi drejtorinë e librit, pasi shkatërroi konkursin e çmimeve letrare, për këto do të mbahet mend ministrja Kumbaro që janë pjesë e shkatërrimit. Unë mendoj që ajo do të hyjë në Guinnes sa i përket pallavrave që ka bërë për librin dhe sa i përket shkatërrimit, që i ka bërë librit. Kjo si politikë kulturore, si alternativë, si garë, si përpjekje për të ndryshuar. Letërsia nuk udhëhiqet. Nuk udhëhiqet jo vetëm për faktin se letërsia është diçka tjetër, nuk ka të bëjë me mësimdhënës filologjiks. Letërsia është atdheu i njerëzve të lirë. Letërsia është përpjekja që ne ta ndryshojmë botën. Në kuptimin që një letërsi e kontrolluar është si një njeri në skllavëri. Çfarë prodhon skllavëria? Skllavëria reale në të cilën është futur letërsia që nga viti 2005 e vijon ku të gjithë konkurrimet janë në duart e këtij modeli që e kanë klanizuar kulturën, letërsinë dhe mendimin për letërsinë. Ju më thatë se Ministria e Kulturës ka krijuar fonde për krijimtarinë letrare, për përkthimin, por për mua nuk janë asgjë tjetër veçse komunikime me klanin e vet.

-Ministria e Kulturës ka publikuar prej kohësh projektligjin për librin në faqen zyrtare. Ku janë vërejtjet tuaja?

Unë do të thosha që në atë projektligj Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ( QKLL) me idenë e ministres Mirela Kumbaro do të jetë një qendër ku rrënohet dhe shkatërrohet libri shqip.

-Ju reaguat dhe për Festivalin e Fustanellës, që u zhvillua për tre net me radhë në Gjirokastër...

Festivali i Fustanellës, që zhvilloi Ministria e Kulturës në Gjirokastër, “marrëzitë” e ministreshës janë të paimagjinueshme. Në këtë rast kjo është qershia mbi tortë e mendimit që ka ajo për artin, kulturën, traditën. Të shkërmoqësh fustanellën simbolin e mbijetesës iliro-shqiptare, simbolin e madhështisë ta shkërmoqësh në atë formë, nuk e di kjo botë për mua tashmë nuk ka lidhje me mua. Nuk e di se çfarë përfaqëson. Pra dhunimi dhe skandali është kaq i madh sa nuk kam mendje ta gjykoj. Simboli është simbol. Nëse ministrja pohonte Fustanella Festival me fustanella si metaforë, pra po e bëjmë si metaforë Skënderbeun me çallmë është e njëjta gjë. Po i japin të drejtë vetës të rrënojmë ato gjëra që janë të përjetësisë. Në një situatë normale ajo për këtë veprim që bëri me fustanellën në Gjirokastër duhet të shkonte në shtëpi, jo të qëndronte në krye të Ministrisë së Kulturës. Me këtë që bëri Kumbaro është kulmi i heroizmit. Të ndërhysh te fustanella nuk ka marrëzi kulmore tjetër. Më tmerroi fakti i ndërhyrjes te fustanella, i dhunimit. Fustanella ka 60 pala, për djem është disa centimetra mbi gjunjë, për burrat e moshuar pak nën gjunjë, por ajo që tregoi ministrja Kumbaro ishte një këmishë nate. Por pasi rrënoi, tani preku dhe fustanellën. Bravo i qoftë. Ministrja Kumbaro ka disa kohë, që është në fushatë. Po punon që të bëhet deputete dhe lum parlamenti shqiptar, që do ta ketë deputete. Madje në parlament duhet të shkojë me fustanellën që ka veshur. E meriton parlamenti një deputete me fustanellë si ajo që veshi ministrja. Pas fustanellës ajo mirë do të ishte që të shpallet e mbrojtur dhe nga UNESCO. Për ta mbyllur bisedën në lidhje me atë që bëri Ministria e Kulturës në këto vite për librin dhe autorët shqiptarë është vetëm klani, që ajo iu detyrohet dhe po iu kthen reston. E kam thënë më parë, që ministrinë e ka kthyer në një bankomat për gjithë klanin e vet, por në fakt është më shumë se sa kaq.

Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat