BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

kultura-lifestyle

Behar Gjoka: Ministria e Kulturës po varros teatrin, librin, lahutën e gjithçka që ka të bëjë me identitetin shqiptar

Behar Gjoka: Ministria e Kulturës po varros teatrin, librin, lahutën e

Studiuesi Behar Gjoka shprehet se problemet me mbështetjen dhe vlerësimin e autorëve shqiptarë vijojnë të jenë nga institucionet, ku dhe krijimtarinë letrare nuk e shikojnë si një vlerë shpirtërore, por si mall. Në intervistën për “SOT” studiuesi Behar Gjoka tregon se deri tani Ministria e Kulturës ka treguar që nuk ekziston letërsia, çka ka sjellë probleme për krijuesit apo dhe lënie në harresë të figurave të njohura. Për studiuesin Behar Gjoka duket sikur misioni i tyre ka qenë që të krijojnë një situatë që nuk ka letërsi për fëmijë, nuk ka letërsi shqipe dhe ta zëvendësojnë me përkthimin. Duke folur për problemet që hasin sot autorë shqiptarë dhe libri shqip për studiuesin Behar Gjoka prej vitesh ka vijuar mungesa e vlerësimit ndaj autorëve shqiptarë. Studiuesi Gjoka shprehet se në një kohë që mungon vlerësimi nga institucionet me Qendrën e Studimeve Letrare “Pjetër Budi” po zhvillojnë aktivitete dhe konferenca shkencore në vlerësim të krijimtarisë së autorëve në letërsi.

-Ky vit shënon dhe 100-vjetorin e ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit. Për ju çfarë ka munguar nga institucionet për të përkujtuar këtë figurë?

Deklarimet që ati i shtetit dhe pavarësisë dhe përkujtimi i tij vetëm me këto veprimtari që ne kemi dëgjuar deri tani natyrisht nuk e ofrojnë atë kontribut, atë përmasë që përfaqëson Ismail Qemali. Kjo duhej të ishte një nismë shtetërore, një nisëm e politikave kulturore, politikave parlamentare dhe e të gjithë kontributorëve për ta kthyer në një akt njohës të vlerave të Ismail Qemalit dhe figurave të tjera të pavarësimit të Shqipërisë, dhe njëkohësisht për të kuptuar rrugën që është bërë në këto vite të shtetit shqiptar. Por natyrisht mes shumë gjërave ne iu afrohemi në mënyrë të çuditshme. Një komb, që nuk ka respekt për historinë e vet e ka pak të vështirë për ta ditur rrugën që do të bëjë me tutje. Në këtë kuptim është një mënyrë shumë formale si një detyrë që ka të bëjë me shumë që hajt më se po kujtohemi dhe për këtë, sepse Ismail Qemali nuk i përket vetëm skutave të historisë, por ekzistencës së shtetit dhe kombit. Pra është një problem që e kapërcen nivelin e trajtimeve thjesht dhe vetëm dokumentare. Unë mendoj që shteti shqiptar duke filluar me të gjitha strukturat e veta shtetërore dhe akademike duhet të mendonte një gjë krejt të veçantë, sepse kur ia do puna e vënë fotografinë e Ismail Qemalit, kur ia do puna e përmendin si ati i shtetit, dhe kur nuk ia do puna ia lënë për detyrë x apo y. Duhet të bëjmë një marrëveshje, Skënderbeu u përjetua si u përjetua në atë mënyrë të tillë por dhe Ismail Qemali është përfaqësues i shtetit. Një figurë që është përfaqësues i shtetit ka vënë themelet e shtetit nuk mund të trajtohet në kuptimin historik e dokumentar. Shteti meqë mungon në shumë raste edhe në këtë rast shfaqet i papranishëm dhe duket sikur punën e tij do ta bëjë një institucion. Po, është institucioni shkencor që ndriçon kontributin e tij, por sipërmarrja për ta përkujtuar është e shtetit, është e politikave kulturore, e politikave shtetërore.

-Me Qendrën e Studimeve Letrare "Pjetër Budi" në katër vite ju keni zhvilluar aktivitete të ndryshme kushtuar autorëve shqiptarë. Çfarë keni synuar me punën tuaj?

Ne u përpoqëm që të shfaqemi si alternativë e studimit të letërsisë në atë situatë, që ne institucionet i kemi të mbyllura. Në Shqipëri akademia i di të gjitha ose universitetet i dinë të gjitha. Në fakt ka rezultuar që nuk i dinë.

-Pse?

Sepse shumë hapësira dhe autorë vazhdojnë të jenë jashtë vëmendjes së akademizmit dhe universitetit. Në këtë kuptim unë do të thosha, që ne u qasëm për të bërë një lexim përtej zyrtariteteve të autorëve të letërsisë shqipe. Po përmend që në këto vite ne kemi bërë veprimtari për Zejnullah Rrahmanin, Bajram Kosumin, Sali Bashotën, Sali Bytyçin, për Agim Gjakovën dhe shumë autorë të tjerë. Por kemi bërë konferencë shkencore për 90 -vjetorin e Kasem Trebeshinës, konferencë shkencore për 450- vjetorin e Pjetër Budit, madje u munduam ta shohim 2016 si viti i Pjetër Budit. Kemi bërë konferencë shkencore për Martin Camaj dhe këto janë botuar në revista ekskluzive me numër të caktuar. Kemi bërë konferencë shkencore më 10 nëntor për Frederik Rreshpjen, dhe është në proces botimi i numrit special vetëm me mendime dhe shkrime, artikuj vetëm sa i përket këtij autori. Këtë vit ne kemi në plan, që do të prezantojmë Petro Markon. Po ta vini re janë autorë, që më shumë janë lënë në hije.

-Po institucionet ku janë sipas jush për këta autorë?

Shteti, institucionet e kulturës apo të arsimit kanë në funksion vetëm të thonë se kur lindi dhe çfarë bëri Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli. Me autorët e tjerë nuk kanë marrëdhënie. Dhe çfarë ndodh? Mjerisht këtë psikologji e ka dhe Akademia e Shkencave, e kanë dhe universitetet po ashtu. Unë kam shkruar dhe për Kadarenë, që mos të krijojë keqkuptime. Problemi është që ne nuk jemi gati për ta parë letërsinë shqipe në tërësinë e saj. Për ta parë letërsinë shqipe përtej modelit verifikues biografik të realizmit socialist. Ne në fakt e kemi braktisur realizmin socialist si dogëm, por mendojmë si në kohën e realizmit socialist, ku vazhdimisht na dalin shkrimtarë tepër. Dhe letërsia shqipe asnjëherë nuk përfaqëson në dimension e vet. Këtu preferenca ose ndalimi te figurat e harruara të lëna në hije nuk është qëllimi në vetvete, por është thjeshtë për të sjellë në fokus kontributin e të gjithë autorëve të letërsisë. Ne kemi marrë përsipër që të japim me qendrën tonë një kontribut modest dhe shumë serioz pa kërkuar asgjë nga ky shtet.

-Është krijuar Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, për ju çfarë sjell?

Përderisa është prodhim i politikës kulturore të dështuar unë nuk e shikoj, nuk dua të bëhem pjesë e këtij dështimi.

-Në këto vite sa janë ndihmuar autorët shqiptarë?

Unë kuptoj një gjë, që ndihmohen klanet e rradhës. Emërohen fituesit e rradhës, emërohen anëtarët e jurisë të rradhës. Këtu jemi në një situatë që vetëm të përdorin.

-Kush?

Ministria, shteti. Këtu nuk ka marrëdhënie me autorin si autor, dhe nuk ka marrëdhënie me letërsinë si e tillë. Sepse të përdorin për anëtar jurie, të përdorin për fitues, etj. Një shtet, i cili krijimtarinë letrare artistike nuk e sheh si vlerë shpirtërore, por si e sheh si mall. Këtu shihesh si mall, je i gatshëm për t’u shitur. Por për mua letërsia është tjetër gjë, ata nuk kanë lidhje me letërsinë. Ata kanë lidhje me mekanizimin për të përçarë autorët. Për të dominuar klanet. Për të marrë rol udhëheqës ndërkohë që letërsia nuk ka lidhje me rolin udhëheqës. Për mua kur nuk kishim ministri ishim më mirë. Tani që kemi Ministri Kulture duket pothuajse se letërsia nuk ekziston, sepse ky ka qenë misioni i tyre. Misioni i tyre ka qenë që të krijojmë një situatë, që nuk ka letërsi për fëmijë, të krijojnë një situatë që nuk ka letërsi shqipe dhe ta zëvendësojnë me përkthimin, dhe ia kanë arritur rezultatin. Tashmë mund të dalë përkthyesi më i mirë, autori më i mirë, në Shqipëri mund të dalë analisti që s’ka lidhje autor. Këtu është një rrëmujë e organizuar nga institucioni.

-Sipas jush sa kanë shërbyer fondet e krijimtarisë letrare, që jep Ministria e Kulturës?

Është fatkeqësi të presësh të quhesh shkrimtar nga Ministria e Kulturës. Ministria e Kulturës është e antikulturës. Duke qenë si e tillë realisht ajo ekziston, por mua nuk më hyn në punë. Nuk më hyn në punë në kuptimin, që ministria ka ndërtuar psikologjinë e një beteje asgjësuese të autorëve shqiptarë. Mendoni për një moment që luftëtarët e vlerave shpirtërore të kacafyten me njëri-tjetrin dhe kryeministresha të dali heroinë, kjo është e tmerrshme. Ia kanë dalë me sukses dhe kjo është që në 2005, që udhëheqin ndarjet e çmimeve, etj. Dhe tashmë jemi pranë një momenti, ata kanë krijuar terrenin e shkretëtirës, kanë mbjellë shkretëtirën letrare. Nuk ka letërsi shqipe sipas tyre. Në këtë kuptim kur përplas kokën te ky mur, unë mendoj që nuk ka kush ta rrëzojë, sepse është pengesa kryesore.

-Mendoni se përballë këtyre problemeve duhet të kishin reaguar më shumë dhe vetë autorët?

Unë mendoj, që tek Ministria e Kulturës bashkohen socialistë, demokratë, ballistë, zogistë, dhe kur merren vesh me titullarin e rradhës marrin projekte. Ajo ministri, falë ish ministres Kumbaro ka dalë nga funksioni vet. Ajo ministri u kthye në një bankomat ku merrje para nëse ishe pjesë e klanit. Nëse nuk ishe pjesë e klanit nuk ekziston. Dhe në momentin që një institucion, që ka për detyrë të të përfillë, të shpërfill deri në mosekzistencë atëherë ai institucion e ka mbyllur marrëdhënien me kulturën shqiptare. Ai institucion është ai që po varros teatrin, librin, lahutën, që po varros gjithçka që ka të bëjë me ekzistencën identitare të shqiptarëve dhe të vlerave shpirtërore.

-Çfarë pret nga ministrja e re?

Nëse do të mbajë ritmin e ish ministres le ta marrë përkthyese Kumbaron.

Intervistoi: Julia Vrapi