BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

kultura-lifestyle

Bujar Qamili: Këngën popullore e dëmtojnë orientalizmat, duhen ruajtur vlerat në muzikë

Bujar Qamili: Këngën popullore e dëmtojnë orientalizmat,

Me një aktivitet të suksesshëm muzikor, këngëtari Bujar Qamili është nga këngëtarët që vlerësohet shumë nga publiku. Kudo në koncerte merr shumë vlerësime dhe siç tregon edhe vetë, ky vit deri tani ka qenë me mjaft angazhime muzikore. Këngëtari shprehet se nuk kanë munguar koncertet brenda dhe jashtë vendit, ku dhe këto ditë po vijon i ftuar për të kënduar këngët e tij që vlerësohen kudo. Në intervistën për “SOT”, këngëtari Bujar Qamili tregon për aktivitetin e tij ndër vite. Tregon se nga viti 1976 kur ka qenë në skenë e deri më sot, në aktiviteti i tij muzikor i është përkushtuar vetëm këngës popullore qytetare. Nderuar me urdhrin “Naim Frashëri i Artë” dhe titullin “Mjeshtër i Madh”, ai shprehet se punon shumë për krijimtarinë e tij për ta përcjellë me vlerat më të mira tek publiku. Por këngëtar i njohur Bujar Qamili ndalet dhe tek problemet, që janë sot në jetën artistike. Ai tregon se me përjashtim të qytetit të Shkodrës, që zhvillon disa aktivitete për këngën qytetare, pjesa tjetër është në heshtje. Sipas këngëtarit, sot artistët që janë emra të vlerësuar dhe të njohur me aktivitetin e tyre, duhet të kenë një trajtim më të mirë nga institucionet shtetërore.

-Ju po vijoni me aktivitetin tuaj, si ka qenë angazhimi juaj gjatë këtyre kohëve me muzikën?

Ky vit ka qenë deri tani nga më të lodhshmit për mua, sepse kam pasur edhe shumë koncerte ku kam qenë i ftuar. Kam marrë pjesë me Maratonën e Këngës, që ka qenë në disa qytete të Shqipërisë, por sigurisht që kjo ka pasur lodhjen e saj, ku duhet të zgjidhnim repertorin, që do të këndonim. Por jam marrë dhe me incizimin dhe regjistrimin e klipit të ri, që unë bëra me Korab Shaqirin kënga “Verë e dashni”, ku isha dhe në Kosovë. Aktiviteti ka vijuar dhe me koncerte jashtë vendit, që nuk janë të pakta. Në Itali kanë qenë për çdo javë, do jem në vijim në Venecia, këtë javë jam për në Athinë. Pra është një vit i lodhshëm, por i suksesshëm për mua.

-Dekada në skenë me muzikën, si ndiheni nga vlerësimi i publikut?

Ne jemi të vlerësuar nga publiku shumë, por dhe nga shteti vlerësim me tituj, jo si vlerë monetare. Unë punoj shumë. Duke pasur parasysh moshën time, unë vitet e fundit vazhdoj të jem një nga këngëtarët më të dashur dhe të mirë. Në koncertet e mia unë e shikoj, që njerëzit më duan dhe respektojnë shumë. Vitet e fundit për mua si këngëtar kanë qenë gjithashtu tepër të suksesshme. Kjo që me duetin me këngëtarin Mateus Frroku me këngën “Rrak-Tak”. Një këngë që ishte një sukses i madh, jo vetëm për mua por dhe për Mateus gjithashtu. Një këngë, që mori klikime të jashtëzakonshme, 15 milionë, ishte dueti me Luana Vjollcën “Mi dhe flakë mallit tim”, për të cilin u bë një bujë e madhe. Më pas pata dhe një tjetër duet me këngëtaren Rovena Ibrahimi me një këngë të Ardian Hilës, një këngë e bukur. Së fundmi është dueti me Korab Shaqirin kënga “Verë e dashni”, që po vazhdon të jetë ndër më të bukurat. Vështirë se do ti qëndrojë kohës kaq gjatë sa i ka qëndruar Bujar Qamili, duke vazhduar të jem i pranishëm dhe në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku një herë në 5 vjet zhvilloj koncerte recitale. Unë kam 5 koncerte recitale dhe dy prej tyre janë minikoncerte recitale, që unë i kam bërë për bamirësi. Një për një vajzë 6 vjeçare, që vuante nga leuçemia, koncerti u zhvillua në një pallat sporti në Itali, ku të ardhurat kaluan për atë vajzë, dhe një tjetër koncert e kam bërë për Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër në teatrin “Migjeni”. Të gjitha të ardhurat në prani të drejtorit të institucionit dhe kolegëve të mi u dhanë paratë dhe iu blenë fëmijëve kostume sportive, atlete, etj.

-Koncerti juaj recital i fundit pati suksesin e tij, në planet tuaj kur mendoni për një tjetër?

Një koncert recital në qytetin e Shkodrës unë e bëj shumë shpejt. Maksimumi për një muaj punë e bëj koncertin, sepse nuk më mungon repertori, nuk më mungojnë këngët, nuk më mungon orkestracioni, por salla e teatrit “Migjeni” është mjaft e vogël dhe mua më duhet të bëjë pothuajse gjatë gjithë javës koncerte. Por në sallën e Pallatit të Kongreseve unë bëj një herë në 5 vjet koncert recital, sepse nuk është e vogël. Por atje është një shpenzimi madh për ne këngëtarët për koncertin recital. Përveç pagesës së sallës, që është e shtrenjtë, duhet të marrë dhe një trupë aktorësh për humor, do jenë grupi i valleve, orkestracioni, regjisori, punëtorët e skenës, kameramanët etj, pra duhet një shumë e madhe, që duhet të dalësh të kërkosh sponsorë.

-Për herë të parë në skenë në vitin 1976. Si e kujtoni atë kohë?

Për herë të parë unë kam kënduar në klubin e rinisë “Heronjtë e Vigut”. Më pas kam vazhduar karrierën time edhe më gjatë, por kjo është interesante, sepse gjërat e para në fillim mbahen mend. Unë mbaj mend drejtorin e atij institucioni, që nuk do ta harroj kurrë, dhe do ti jem mirënjohës gjatë gjithë jetës sime, sepse jo vetëm unë, por kemi dalë një grup këngëtarësh nga klubi i rinisë si Bashkim Alibali, Violeta Zefi, humoristët më të mëdhenj si Zef Deda, Gjosho Vasia, Gëzim Kruja, etj, muzikantët më të mirë që janë sot TOB. Pra i jam shumë mirënjohës drejtorit të klubit të rinisë Nard Bushatit, që na ka dashur si fëmijët e tij. Ne kemi shkuar shumë të rinj aty, që14 vjeç. Ai na ka mbajtur aty si fëmijët e tij, deri sa na mori më pas estrada profesioniste.

-Si e keni parë aktivitetin tuaj muzikor ndër vite?

Mua më janë bërë 43 vite në skenë dhe vështirësia më e madhe ka qenë pas viteve ’90, sepse filloi dhe u krijua një plejadë këngëtarësh jo artistë, që filluan dhe këndonin të gjithë. Shko në studio paguaja paratë, zërin në kompjuter, etj, dhe dilnin këngëtarë me lopata. Por kjo më vuri para një përgjegjësie të madhe dhe vështirësie, i keni parasysh ata futbollistët kur dalin në fushë dhe këndohet himni jonë kombëtar jashtë shtetit dhe ke emocion të madh të jesh shqiptar dhe ta fitosh atë betejë, edhe mua kjo më mundoi, sepse dolën këngëtarë duke e deformuar këngën popullore pas viteve ‘90 në mënyrën më të tmerrshme. Atëherë i thashë vetes, që duhet të qëndrosh në krye, mos ta humbësh këngën popullore, sidomos atë shkodrane me të cilën unë jam rritur. Por në Shkodër kjo nuk ndodhi aq shumë se sa ndodhi në gjithë vendin.

 

-Çfarë ju shqetëson më shumë për krijimtarinë popullore, kush mund ta dëmtojë?

Këngën popullore në radhë të parë e dëmtojnë kompozitorët dhe orkestruesit, që janë kryesorët, por nuk kanë kujdes dhe pranojnë një këngëtar, që shkon dhe i thotë dua një këngë. Por ata pse duhet ta bëjnë këtë këngë me orientalizma? Pse po bën këtë këngë me motive turke, sllave, rumune? Pse nuk bën një këngë, që ka një motiv shqiptar brenda? Nëse nuk e bën 100 për qind, bëje të paktën 70 për qind. Unë gjithmonë gjykoj në syrin për këngën popullore. Pse nuk po bën këngë, që ti afrohesh pak Bujar Qamilit, Eli Farës, Merita Halilit, Valbona Memës etj, që e kanë traditë këngën popullore dhe janë rritur me atë. Nuk duhet lejuar deformimi i këngës popullore.

-Si mund të ndikojnë institucionet përballë këtij problemi?

Problemi kryesor është që nuk ka rregull, nuk ka ligj, nuk ka institucione që të merren direkt me këtë punë, dhe i lënë të gjithë të lirë dhe bëjnë çfarë të duan. Nga shteti të kemi një komision, që këngët të aprovohen. Të thotë se cila këngë bën dhe cila jo, të thotë kur ka problem, që kjo këngë nuk bën sepse deformohet. Por kjo nuk ndodh tek ne, sepse nuk ka rregulla. Shteti në çdo qytet të ketë një komision të aprovojë, sepse dihet se kush janë këngëtarët dhe ata që bëjnë këngë. Kështu ka qenë dikur dhe kishte rregull për krijimtarinë. Ndaj kanë mbetur ato këngët e atyre viteve, sepse është marrë dikush me atë punë, por sot këndon gjithkush. Orientalizmat e dëmtojnë këngën popullore, sepse nuk ka më kontrolle për krijimtarinë, për ta ruajtur atë. Unë u bëra dekada në skenë, dhe nuk kam dëgjuar një fjalë, përveç: o sa bukur ky këngëtari, ky na kënaq me këngët. Pra është kënaqësi kur të vlerëson populli për këngën, që këndon dhe ruan vlerat e saj.

-Ju jeni shprehur më herët se mungojnë dhe festivalet e këngë popullore?

 Interpretuesit e Këngës Popullore diku nga viti 1993-94 është bërë për herë të fundit në RTSH me orkestrën e radios. Janë mbledhur këngëtarët më të mirë të kohës dhe është bërë koncerti me të vërtetë i bukur. Por sot nuk i bie kujt në mend në RTSH me i mbledhë këngëtarët si dikur. Por në rrethe më vjen mirë, që qyteti i Shkodrës është më i miri në gjithë qytetet për festivale. Në Shkodër bëhet festivali i këngës popullore “Luleborë”, Ahengu Shkodran, Festivali i Interpretuesve të Këngës Popullore. Pra janë tre festivale kënge popullore, që bëhen në qytetin tonë, por kemi dhe të tjera aktivitete të muzikë xhaz, etj. Baskia në Shkodër ka investuar shumë për aktivitetet. Tani së shpejti do të jetë festivali i këngës qytetare “Luleborë”.

-Çfarë kërkoni më shumë nga Ministria e Kulturës për aktivitetin e artistëve?

Unë nuk jam kundër investimeve, që bën Ministria e Kulturës. Por sa jep investime për të kërkuar gjëra nëntokë, ajo le të japë dhe ndihmë për artistët, të japë dhe atyre që janë përmbi tokë. Duhet ti vlerësojnë më shumë artistët, sepse nuk kanë. Sa kalojmë kufirin për në Itali na thonë kush je, çfarë je, etj, dhe këtu e kam dhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ne kemi dhënë shpirtin për këngën popullore. Bëhemi apo nuk bëhemi dhjetë këngëtarë të mirë, dhe nga institucionet duhej të kishte pasaporta diplomatike. Nuk kanë lënë kujt pa i dhënë pasaportë, gjithkush ishte konsull nderi, gjithkush ishte me pasaportë shërbimi, po me artistët çfarë kanë? Artistët nuk vlerësohen sa duhet nga instancat e shtetit. Ministria e Kulturës të japë të paktën një kartë për atë artist, që është këngëtar dhe “Mjeshtër i Madh”, e ka një titull dhe është dikush. Por tek ne nuk ka lehtësira për artistët.

-Sa jeni ndihmuar nga ministria për aktivitetin tuaj muzikor?

 Unë bëra koncertin recital dikur para 5 viteve. Shkova në Ministri të Kulturës bëra gjithë dokumentacionet, por prit se po më aprovojnë fond, s’ka, prit s’ka. U detyrova më pas të kërkoja para për koncertin në sponsora të ndryshëm. Unë asnjëherë nuk mbaj mend të kem pasur ndonjë nga Ministria e Kulturës, për aktivitetin tim.

Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat