BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

kultura-lifestyle

DHIMITËR ORGOCKA: Spektaklet limonatë nuk mund të shtrohen gjithmonë në tavolinën e teatrit...

DHIMITËR ORGOCKA: Spektaklet limonatë nuk mund të shtrohen
Regjisor dhe aktor Dhimitër Orgocka i takon asaj plejade artistësh, që me artin e tyre përcollën vlerat më të mira në jetën artistike. Për regjisorin dhe aktorin Orgocka nuk janë të pakta vlerësimet nga publiku dhe kritika, ndërsa së fundmi ai zhvilloi dhe edicionin e 12 të festivalit të monodramës “Albamono”. Me një aktivitet artistik që nuk ka spikatur vetëm në Korçë, regjisori dhe aktori Dhimitër Orgocka për gazetën rrëfen momentet më të veçanta të jetës së tij artistike, por ndalet dhe në problemet që has sot filmi dhe teatri. Por artisti i njohur vetëm para disa ditësh ishte në skenë me një tjetër monodramë shqiptare, “Mallkimi i Sinan Pashës”, dhe si regjisor e aktor në vepër, Orgocka pohon se vepra përcjell mesazhe të fuqishme. Regjisor me karrierë të pasur, Dhimitër Orgocka ka vënë në skenë rreth 104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit, etj. Si aktor ai numëron mbi 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare, ku ka marrë edhe çmime. Roli i tij i parë në teatër do të ishte ai i Gjergjit në dramën “Dashuria e madhe” e Fatmir Gjatës, ndërsa regjia e tij e parë ishte regjia e dramës “Shtëpia në rrugicë” e Teodor Laços. Edhe në kinematografi ai ka interpretuar në filma të vlerësuar si: “Yjet e netëve të gjata”, “Gjeneral gramafoni”, “Asgjë nuk harrohet”, etj. Për meritat e tij artistike është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”. 
 
-Festivali Ndërkombëtar i Monodramës “Albamono” prej vitesh ka nisur të zhvillohet në qytetin e Korçës, për ju si erdhën këtë vit prurjet në edicionin e tij të 12, dhe sa i shërben dhe promovimit të turizmit kulturor ky festival? 
 
Festivali Ndërkombëtar i Monodramës “Albamono” në edicionin e 12, mund të them se ishte një nga edicionet më të suksesshëm. Këtu loz rol përzgjedhja e trupave, larmia e tyre dhe kërkesa për një arritje profesionale. Monodrama kërkon me të vërtetë aktorë të përgatitur për të qenë të denjë në ballafaqimin me trupat e tjera, pse jo dhe me spektatorin. Gati në çdo vit ne kemi organizuar festivalin, duke pasur parasysh turizmin kulturor. Korça ka vlera të plota turistike, ne kemi me çfarë të ballafaqohemi me të huajt, shtoj këtu dhe organizimet për të pasur zili nga të gjithë, qoftë në Voskopojë, Dardhë, Maliq, Pogradec. Lumturia nuk është aq e verbër sa mendohet dhe mund të them me bindje, të gjitha trupat janë ndjerë tepër të kënaqura.
 
 -Vepra “Mallkimi i Sinan Pashës” erdhi premierë në skenë. Një vepër, që është shkruar nga Namik Dokle, që është shkruar nga Namik Dokle, e cila u interpretua nga ju. Për ju ku qëndron mesazhi i kësaj monodrame, qëndron mesazhi i kësaj monodrame, çfarë përcjell dhe në kohën sot? 
 
Me Namik Doklen kam pasur bashkëpunim të kahershëm. Kam vënë në skenë shumë vepra të tij, po ashtu dhe monodrama. Me “Vetëvrasja e luleve” jemi vlerësuar me çmime ndërkombëtare në Maqedoni, Kosovë. “Mallkimi i Sinan Pashës” zhvillohet në kohë të hershme. Mesazhi i saj qëndron në faktin se ambicia e transformon njeriun. Lakmia për pushtet është burim i të këqijave. Njeriu e prodhon të keqen, siç prodhon bleta mjaltin. Në kuptimin artistik është brenda kuadrit të monodramës, larg zbehtë- sisë narrative. 
 
-Jeni një nga emrat më të vlerë- suar në artin shqiptar, regjisor dhe aktor, por sa e vështirë ka qenë për ju të ndërtoni aktivitetin tuaj artistik. Ku jeni impenjuar më shumë në punën tuaj si artist? 
 
Fillimi është i vështirë në çdo punë, si para një mali të lartë. Të duket se ajo që kërkon është afër, të zgjatësh dorën e ta kapësh, befas ajo largohet, zhduket dhe ti mbetesh bosh, është torturë krijimi. Jeta është e ashpër dhe ndjenja është e ashpër. Është e vështirë të zbulosh veten, të bëhesh ai që je. Arti nuk është për shpatullat e të dobëtëve. Arti të do të gjithin dhe për gjithë jetën. Jam përpjekur mos më lëshojë zemra, të punoj se puna ta jep shpërblimin, të ruaj entuziazmin fëminor. Unë kam parapëlqyer një zjarr të prushtë se sa shkëndija. Më vonë u binda se duhej të isha më i përmbajtur, më i vëmendshëm, pra zbulova ngadalësinë, si ta them artin e fjalës. Edhe me shokët bisedoj se njerëzit e artit s’kanë ardhur në këtë botë për tu ngrohur, ata janë ngjizur për të ndritur, etj, etj.
 
 -Mes regjisurës dhe aktrimit, -Mes regjisurës dhe aktrimit, kush ju lodh më shumë në aktivitetin tuaj? 
 
Sigurisht puna me një regjisor të mirë është e vështirë në kërkesa, por e sigurt në arritje, sepse je në rrugën e drejtë. Në monodramë jam dhe regjisor dhe aktor. Kontrollor i vetvetes. Nganjëherë më duket se kam kaluar nëpër duar një lumë të tërë pa mundur të pi as edhe një pikë. Sigurisht në art të hedhin dhe gurë, por unë i mbledh dhe bëj ndërtime. 
 
-Jeni regjisor dhe aktor i njohur, por si e keni parë deri tani rolin e Ministrisë së Kulturës në jetën artistike në vend?
 
 Në periudha të ndryshme dhe qëndrimet janë të ndryshme. Do na duhet shumë për të folur. Ndodhitë e dy viteve të fundit më nisëm me shumë hidhërime e përplasje, më pas e drejta doli më e fortë se paqja. Kam bindjen se harmonia e mirëkuptimi janë guri themeltar i mbarësisë. 
 
-Çfarë kërkoni nga Ministria e Kulturës më shumë në zhvillim të jetës artistike, e cila për jo pak emra të artit ka shumë vështirësi të zhvillohet si duhet? 
 
Veç çfarë thashë më sipër për artin, do të më pëlqente që shteti të vërë dorën në zemër më shumë. Një popull pa kulturë s’ka një arter kryesor të jetës. Nota kaluese e një qytetërimi është maja e ku e shpie artin. Zhvillimi i qytetërimit nuk do të thotë zhvillim i shkencës e teknikës, por i njeriut. 
 
-Flasim për teatrin, ndër vite me dhjetëra vepra në skenë që mbajnë emrin tuaj si regjisor, por nuk keni munguar dhe si aktor, çfarë mund të na thoni mbi punën tuaj në teatër. Për ju kur flitet për një vepër teatrore, çfarë duhet pasur parasysh kur e sjell në skenë në përçimin e vlerave të publikut?
 
 Jam përpjekur si regjisor të zgjedh shfaqjet më të gjalla, brenda mundësive, ato që bëjnë më shumë përshtypje, ato që nuk janë të pakuptueshme për spektatorin. Duhet riprodhuar jeta në kuptimin e saj më të lartë, më tërheqës. Ndërsa në pjesët klasike, të tregohen elementët e jetës që janë gjallë dhe sot. Më e rëndë- sishmja është lidhja me njerëzit, lidhja me gjenitë. Duhen zbuluar ato që jetojnë në ditët tona. Sigurisht disa anë vdesin, por disa mbeten edhe sot. Për mua një shfaqje klasike duhet vënë në skenë sikur të jetë bashkëkohore dhe një bashkëkohore sikur të jetë klasike. Ky do të ishte një kuptim ideal.
 
-Edhe pse në këtë moshë nuk ndaleni me teatrin, në skenë me role të ndryshme, por nëse bëjmë një krahasim mes teatri si aktor dhe filmit si aktor, ku mendoni se keni dhënë më shumë? Kush ju ka lodhur më shumë? 
 
Përgjegjësia e filmit është më e dukshme. Ka shumë faktorë që e lehtësojnë punën, në teatër është më vështirë. Brenda një skene më shumë më ka shqetë- suar puna e regjisorit se e aktorit. Puna e drejtimit të teatrit ka përgjegjësi të dyfishtë, për vete dhe për të tjerët. Po unë nuk ndalem së punuari. Mua më dhemb shpirti, sepse e dua qytetin tim. Dhe sa të kem fuqi s’do të kursehem të punoj për artdashësit korçarë. Një profesor i imi që e dua dhe e respektoj ka thënë: “Edhe një sikur të mbetet në Korçë, ai do të jem unë”. Unë do të jem i dyti i kam thënë. 
 
-Urani në filmin ani në filmin “Horizonte të hapura” (1968) është roli i parë në kinema, për të vijuar më pas dhe me të tjerë role. Sot kur i shikoni filmat tuaj, çfarë mendoni, si e gjeni veten në filmat e ish Kinostudios. Si aktor me çfarë vështirësish përballeshit atë kohë në xhirime me filmat, etj? 
 
Qoftë për “Horizonte të hapura”, që përulem me respekt para të ndjerit Viktor Gjika, apo aktorëve të mrekullueshëm si Sulejman Pitarka, Sandër Prosi, Robert Ndrenika, Nikolin Xhoja, etj, qoftë dhe për filmat e tjerë, do të theksoja se ne shqiptarët e kemi në gjak sfidën, nuk kënaqemi kurrë, kërkojmë vazhdimisht. Kjo ndikon dhe në konceptet artistike. Ne shqiptarët jemi me fat se kemi shumë dritë, që na mbështjell edhe shpirtin.
 
 -Në teatër keni më shumë role këto vite, në kinema duket se keni munguar. Pse?
 
Njeriut që merrej me regjisurë do ti duhej të vinte shfaqje në teatër, se teatri kërkon punë, largimi për filmin nuk ishte normale, megjithatë bëra sa munda. 
 
-Një rol tani në film, si mund të ishte për ju?
 
 Një rol në film do të më dukej sa i dëshirueshëm, por më shumë i përgjegjshëm. Nuk dua që kur ta kthej kokën pas mos e shikoj me keqardhje. -Por sot me filmat që prodhohen, odhohen, niveli i tyre ka sjellë jo pak diskutime. Për ju pse filmi shqiptar diskutohet kaq shumë për nivelin? Problemet e filmit sot janë shqetë- suese, duke u nisur nga skenari, regjisura, e sidomos problemi financiar.
 
Kinostudio ka prodhuar filma që kanë mbetur të pavdekshëm. Pse sipas jush vijon ende kjo vëmendje ndaj tyre? 
 
Filmi në fillimet e veta ishte diçka e re. Ai pushtoi zemrat dhe mendjet e artistëve. Një pasion për punën për tu admiruar. Një plejadë pasionantësh, nga skenari, nga regjisorët, të studiuar e të përgatitur në shkolla profesionale jashtë shtetit. U përzgjodhën aktorë të së vërtetës njerëzore, për të qenë sa më bindës, larg gënjeshtrës e fallcitetit, ishin kolektiva punëtore, me shumë atmosferë krijuese të përkushtuar për të realizuar kërkesat artistike, e pse jo, pothuaj të gjithë qenë të çliruar nga pasioni për paranë, madje edhe pjesëmarrja nga lëvizja amatore që mbushte skenat e filmit ndiqte shembullin e më të mirëve, të talenteve të formuar në punë. Të gjithë jepeshin me dashuri për filmin, gati, gati, nuk mbanin asgjë për vete. Kur e duam shumë një gjë na duket e thjeshtë dhe e mundur. Problemet financiare ishin të zgjidhura. Në planin e interpretimit duhej përmbajtur ndjenja. Kulmi i mjeshtërisë aktoreske është përmbajtja aktoreske. Po ta fshehësh ndjenjën ajo ndizet më shumë. Ndërsa për interpretimin e domosdoshme mbetet kthimi i veprës letrare në gjuhën e veprimit konkret aktoresk. 
 
-Me të njëjtat problemë po përballet dhe teatri, kur flitet për buxhete pak ka qenë në vëmendje. Nëse në Korçë është pohuar nga teatri se po bëjnë shfaqje, po bëjnë shfaqje, në Tiranë apo në skena të tjera buxheti është parë me shumë problem. Teatrin sot sa e shikoni në vëmendje të institucioneve? 
 
Sa për teatrin, Korça në krahasim me të tjerët, dhe situatën artistike, jeton, punon, realizon shfaqje, sigurisht ka probleme që hera-herës janë serioze, nga teatri, nga pushteti vendor e më pas ministria. Por le të themi dy fjalë. Në fillim të dëshirojmë atë që është e nevojshme, sepse si është teatri është jeta e qytetit, dhe më pas të duam atë që është e dëshirueshme. Sa për repertorin, na gënjen mendja hera-herës se jemi të qytetëruar po të kemi para, dhe harrojmë se pasuria intelektuale ngjall zili shumë më tepër se pasuria e xhepit. Spektaklet limonatë e jashtë pasurisë së ndjenjave, jashtë botëkuptimeve të thella e mendimeve të mëdha nuk mund të shtrohen gjithmonë në tavolinën e teatrit. Shqiptari në fund të fundit do ti flasë botës me zërin e tij, me atë që është shqiptare, dhe alarmi për dramaturgji kombëtare duhet dhënë fuqishëm. 
 
-Pas festivalit, si do të vijojë jeta juaj artistike? 
 
Para së gjithash pleqëria është një kuptim abstrakt, njeriu e ka në dorë ta sfidojë kur të dojë. Njeriun nuk e plak mosha e mplak harresa. Puna, këmbëngulja, është talent. Dua të bëhem regjisor i mendjes sime- që ta mbyll. Përgjegjësia jonë ndaj jetës është që të krijojmë më të lartën, jo të riprodhojmë më të ultën. Kurajoja vjen nga shpirti, vjen nga besimi. Intervistoi: Julia VRAPI