BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

kultura-lifestyle

Edmond Budina: Po bëhen ligje skandaloze që shkatërrojnë institucione, qëndrimi i Kumbaros fyes për artistët

Edmond Budina: Po bëhen ligje skandaloze që shkatërrojnë
Në art dhe kulturë po bëhen ligje për të shkatërruar dhe jo ndërtuar. Një situatë e rëndësi sipas artistëve, të cilët në reagimet e tyre shprehen se duhen ndalur shkatërrimet. Në intervistën për “SOT” regjisori i njohur Edmond Budina tregon se ka abuzime me çfarë po ndodh. Sipas tij është përgjegjësi e shtetit, që të mendojë zhvillimin e artit dhe të mbrojë institucionet dhe jo ti shkatërrojë. Për regjisorin Budina është fyese nga ana e ministres së Kulturës kur komuniteti artistik e pret në sallë për problemet me artin, ligjin dhe teatrin dhe ajo nuk shkon. Regjisori shprehet se artistët nuk duhet të nëpërkëmben, por duhet punuar për të mirën e komunitetit artistik dhe zhvillimit të artit. Këto ditë në Tiranë regjisori i njohur Edmond Budina i është bashkuar dhe protestë së artistëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Ai shprehet se mbështet artistët dhe kërkon të ndalet shembja. Regjisori Edmond Budina pohon se Shqipëria nuk ka nevojë të shembi një teatër, por duhet të ndërtojë të tjerë.

-Erdhët nga Itali dhe bashkë me artistët jeni në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Jeni shprehur se po tentojnë të shuajnë kujtesën kombëtare?

 Është një situatë shumë e rëndë dhe e mbështes protestën e artistëve. Unë kam reaguar dhe më parë, dhe tani që jam këtu në Tiranë mora pjesë dhe në protestë. E padrejtë që bëhet një ligj, që për mua është skandaloz, i veçantë për të shkatërruar teatrin. Këtë e kam konsultuar dhe me miqtë e mi kineastë, gazetarë dhe shkrimtarë në Romë ku unë jetoj, dhe të gjithë e pohojnë skandaloz këtë ligj. Tiranës i ka humbur kujtesa kombëtare. Kujtesa ngelet tek objektet jo vetëm tek kujtimet e fotografive, videove, etj. Nëse do të kërkojmë në Tiranë një ndërtesë përshembull të vitit 1800 ne nuk kemi. Ajo duhet të tregojë fazat e zhvillimit të qytetit në kohë të ndryshme. Por nëse ne prishim dhe Kullën e Sahatit dhe xhaminë, Tirana nuk ka më asnjë pikë referimi. Kjo është për mua skandaloze. Në Romë ku unë jetoj ka shtëpi prej qerpiçi të viteve më parë dhe i ruajnë me fanatizëm, ngrenë struktura të veçanta për ti mbrojtur, rikonstruktuar dhe mirëmbajtur. Por dhe objekte të ngritura 70 dhe 80 vjet më parë i mirëmbajnë. Është vila ku ka jetuar Musolini dhe ruhet me fanatizëm. Aty shkojnë dhe njerëz që e vizitojnë vilën Torlonia edhe pse ishte fashist. Dikush mund të mos e pëlqejë mendimin tim, por dhe shtëpia ku u themelua Partia Komuniste Shqiptare duhej të ruhej, sepse bën pjesë në historinë e kombit shqiptar, pavarësisht dhimbjeve që ka krijuar diktatura duhet respektuar historia, sikundër duhet të ruhet Pallati i Mbretit, etj. Me këtë që duan ti bëjnë Teatrit Kombëtar ne po shuajmë kujtesën kombëtare. Edhe Kinostudion që dikur kishte gjithë atë hapësirë e kanë shkatërruar, masakruar, vjedhur në mënyrën më skandaloze, dhe këtu kanë përgjegjësi të gjitha qeveritë. Qeveritë tona nuk kanë bërë asgjë për kulturën në vend. Të ruhet Teatri Kombëtar, të rikonstruktohet, të bëhen rregullime. Metodat sot në botë janë nga më të ndryshmet për ta bërë këtë. Unë nuk jam arkitekt, por dhe nga bisedat që kam bërë me specialistët mund të ristrukturohet dhe rindërtohet nga e para kjo godinë që është dhe të ruhet historia dhe kujtesa e kombit. Një teatër i ri ultramodern të ndërtohet në një vend tjetër. Shqipëria nuk ka nevojë të shembi një teatër, por të ndërtojë të tjerë.

-Akuzat e artistëve janë dhe për mungesë transparence drejtuar institucioneve...

Këtu ka mjaft abuzime. Mos harrojmë se është dhe Teatri Eksperimental për të cilin nuk flet askush dhe është e padrejtë. Në kohën kur unë kam qenë në Teatrin Popullor e gjitha ka qenë teatër kombëtar, dhe këtu është dhe pishina dhe sheshi brenda teatrit. Është e turpshme dhe luajnë me inteligjencën tonë ata që thonë janë 1 mijë metra aktorë dhe do t’ju japim 9 mijë metra. Të paktën pak respekt për inteligjencën e njerëzve që i kanë votuar, sepse kjo është skandaloze. E kuptoni që këtu është abuzim i jashtëzakonshëm. Kjo më shqetëson shumë, sepse unë dua të vij të jetoj në vendin tim me kuptimin e vërtetë të fjalës, ku të respektohet dhe ai që ka mendimin e kundërt.

-Situata me probleme në art dhe kulturë ka qenë shqetësuese prej vitesh. Sipas jush a duhet të kishin reaguar më herët artistët dhe sindikatat?

Padyshim që edhe artistët në gjithë këto vite nuk e kanë ngritur zërin për artin dhe kulturën sa duhet. Por dhe në ato raste kur e kanë ngritur nuk i kanë dëgjuar. Fatkeqësia e këtij vendi është, që ne kemi një demokraci false. Në momentin që një kryeministër bën thirrje dhe thotë që ejani investitorë të huaj dhe investoni në Shqipëri sepse nuk ka sindikata, nëse do të ishte në Itali do të jepte dorëheqjen. Sindikata nuk është thjesht për të kundërshtuar, por për të mbrojtur dinjitetin e njeriut që punon që nga fshesaxhiu e deri tek punonjësi i kryeministrisë. Sindikata është emancipim jo ndalim. Dhe ti të flasësh në këtë mënyrë do të thotë të dhunosh liritë e të tjerëve. Në këtë aspekt për mua është e rëndësishme ky emancipim, që duhet të ndodhë. Artistët si kanë pasur këto sindikata më përpara, tani janë formuar më fuqishëm. Për mua është një rast i mirë, që artistët duhet të mblidhen të gjithë së toku jo vetëm për të mbrojtur Teatrin Kombëtar, por dhe dinjitetin e tyre. Për të bërë një ligj të mirë për teatrin dhe mos ti nëpërkëmbin më. Në këto vite është investuar jashtëzakonisht pak në fushën e kulturës, të teatrit, kinemasë, librit, arteve pamore, etj.

-Ju përmendët ligjin e artit, artistët kërkuan pezullimin e tij, mungesë transparence dhe konsultimi në hartimin e tij. Artistët pohojnë se ministrja e Kulturës ka mungesë dialogu me ata. Ky qëndrim i ministres sipas jush?

E gjej fyese nga ana e ministres së Kulturës dhe një gabim trashanik politik të saj në faktin ku në sallë prisnin 200 veta dhe ajo thërret katër maçokë në ministri dhe bisedon. Komuniteti artistik është ai që e priste në sallë. Ajo duhej të shkonte atje dhe askush nuk do ta linçonte apo fjalë të rënda, jam i sigurt për këtë. Artistët nuk janë agresivë, secili padyshim ka mendimin e vet por ajo duhej të respektonte mendimin e të gjithëve. Kumbaro ka gabuar rëndë dhe i ka hequr pikë vetes së saj në të gjitha gjërat që ka bërë. Kur unë them kryeministri kam përshtypjen që në Shqipëri është për të ardhur keq, sepse unë pashë dhe parlamentin që votoi dhe këtu janë të gjithë kukulla, vendos vetëm një njeri dhe nuk ka demokraci. Këtu ka një mungesë transparence dhe demokracie. Kryeministri thërret një grup të shquar artistësh dhe nuk i merr mendim. Në asnjë vend të botës nuk ndodh kjo. Unë kam qenë dikur në një takim me presidentin e rajonit të Lacios që kishte ftuar kineastë, producentë sepse shpërndaheshin disa financime për filmin dhe ai i dëgjoi sepse ata janë votuesit e tij nesër. Kushdo që drejton është drejtuesi i radhës, por në fund të fundit është shërbëtor i atyre njerëzve që  e kanë vënë atje dhe jo pronar i tyre. Të fyesh komunitetin artistik është skandaloze. Meqë po flasim për ligjin e artit që kërkua u pezullimi nga artistët, theksoj se duhet decentralizim jo centralizim sepse kjo të jep liri veprimi. Kujtoj që dhe kineastët në fillim dolën kundër projektligjit të artit që bëri Ministria e Kulturës. Centralizimi sjell vepra, që duan ti bëjnë pushtetit, pro njëri apo tjetrit. Por kjo kthehet në bumerang. Për teatrin desha të shtoj që në Lacio kanë rikonstruktuar 75 teatro të vjetër, nga të cilët 38 i kanë dhënë për ti drejtuar publiku, dhe 37 janë private. Shikoni se çfarë bën një qeveri e majtë kur do të bëjë, ndërsa për fatin tonë të keq qeveria jonë e majtë nuk bën asgjë për kulturën, përkundrazi kërkon të shembë. Kjo për mua është kriminale. Më vjen keq, sepse Partia Socialiste nuk ka asgjë të majtë. Jam i bindur se në atë parti ka njerëz të ndershëm dhe me bindje të majta, por nuk kanë guximin të ngrihen. Nuk më vjen turp ta them, që unë jam një nga themeluesit e Partisë Demokratike shqiptare, por dhe ajo nuk është e djathtë. Bindjet e mia personale janë të majta në esencë, sepse e kam provuar vuajtjen dhe shtypjen, shfrytëzimin dhe nuk gjej asgjë të majtë në Shqipëri dhe më vjen keq sidomos në trajtimin që i bëhet artistëve, popullit, ku ai që është në pushtet është padroni i popullit. Kjo nuk është kështu sidomos në konceptin e së majtës. Është e papranueshme për mua. Këta po bëjnë ligje për të shkatërruar, pra nuk janë të majtë. Me të gjitha çfarë po ndodhin ne po shkojmë drejt diktaturës. Unë këtë nuk dua ta pranoj ashtu si dhe pjesa më e madhe e shqiptarëve, që janë kundra me siguri.

-Si  e keni parë funksionimin e QKK me projektet e filmave?

Qendra Kombëtare e Kinematografisë duke qenë pak më e pavarur për mendimin tim ka funksionuar dhe mirë. Unë shikoj dhe filmat e kolegëve të mi, që shkojnë në festivale. Secili ka mendimin e tij, por në arenën ndërkombëtare ne njihemi dhe kemi bashkëproduksionet me vendet e ndryshme, ku tashmë ne jemi bërë të njohur. Në vendet e ndryshme, ku filmat tanë shkojnë në festivale flitet për ne. Nuk kemi arritur të marrim çmime në festivale të rëndësishme si në Kanë apo Venecia, por kjo nuk do të thotë gjë. Është e rëndësishme, sepse dhe në vendet e tjera nëse kanë arritur rezultate kjo ka ndodhur, sepse kanë investuar në atë fushë. Natyrisht që tek ne investimi në fushën e artit dhe kulturës nga Ministria e Kulturës, nga shteti shqiptar duhet të jetë shumë herë më e madhe se sa është sot. Ne kemi investimet më të ulëta në art dhe kulturë në të gjithë Europën.

-Me filmin tuaj të fundit “Broken” (Të thyer) shtypi dhe kritika italiane ishte me vlerësime për ju. Sa rëndësi merr kjo për ju?

Filmi është pritur jashtëzakonisht mirë dhe për mua kjo është shumë pozitive, ku dhe agjencitë e mëdha të lajmeve italiane si ANSA etj, i kushtuan vëmendje trajtimit të filmit. Televizionet si RAI dhe më tej i kanë kushtuar gjithashtu vëmendje, artikuj të ndryshëm për filmin po ashtu nuk mungua. Jam ndjerë shumë mirë, dhe sigurisht kjo ka shumë rëndësi në aktivitetin dhe punë time me filmin.

Intervistoi: Julia Vrapi

 

Më të lexuarat