BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

kultura-lifestyle

Eliona Thomaraj: Prej 28 vjetësh nuk promovohet art dhe kulturë, teatri po zhduket

Eliona Thomaraj: Prej 28 vjetësh nuk promovohet art dhe kulturë,

Artistët përballen me jo pak probleme në aktivitetin e tyre artistik, dhe sipas tyre përgjegjësia shkon te Ministria e Kulturës. Regjisorja Eliona Thomaraj tregon se Ministria e Kulturës duhet të ndjekë politikën e vet në promovimin dhe zhvillimin e artit, dhe jo të jetë artisti që ndjek politikën. Në intervistën për “SOT”, regjisorja Thomaraj shprehet se në kushtet sot artistët i drejtohen ministrisë si fëmija njerkës. Në këtë situatë sipas saj janë afro tre dekada, që nuk promovohet art dhe kulturë. Regjisorja pohon se nëse nuk ka vdekur akoma arti në këtë vend kjo ka ndodhur prej fuqisë krijuese dhe pasionit. Regjisorja Eliona Thomaraj shprehet se teatri po zhduket, pasi shtresa e mesme, që është edhe konsumatori i artit në vend po zhbëhet. Për regjisoren edhe lënda e artit dhe teatri në edukimin shkollor është pothuajse një "legjendë urbane". Regjisorja Eliona Thomaraj pohon se arti në Shqipëri ka bërë regres, dhe shton se në qytete dhe fshatra shqiptarët e kanë të mohuar jetën kulturore artistike.

-Jeta artistike nis për ju këtë sezon me shfaqjen teatrore "Njeriu që pa vdekjen me sy" në skenën rumune. Çfarë përfaqëson për ju kjo vepër?

Vepra "Njeriu që pa vdekjen me sy" e Viktor Eftimiut, ku unë luaj rolin e vajzës më jep përshtypjen se kap thelbin e fenomenit "të prekësh fundin". Nëse njeriu prek fundin ai ose vdes ose rikthehet më fuqishëm në jetë dhe me parime të tjera mbijetese, ato të cilat nuk do ta çojnë më që "të shoh vdekjen me sy". Në javën e fundit të tetorit në Craiova organizohet java kulturore Rumune. Viktor Eftimiu pjesën e ka shkruar në gjuhën rumune, ku edhe është vënë disa herë në skenë. Origjina e tij shqiptare nga Boboshtica bëri që pjesa të përkthehej edhe në gjuhën shqipe dhe të vihej në skenat tona. Kjo ndërthurje e shfaqjes së trupës “Petro Marko” me regjisore Elma Doresi me javën kulturore Rumune besoj do të krijojë dhe ilaritet.

-Pse jeni shprehur se kultura dhe arti shqiptar janë në mbijetesë?

Artistët në shtetin shqiptar janë "vrima e fundit e kavallit". Kjo nuk është e barazvlefshme për televizionet private, ku artisti dhe orët televizive që ai mbush janë në koherencë me çmimet dhe tregun.

 -Ju pohoni se politikat që janë ndjekur nga Ministria e Kulturës nuk kanë ndikuar në zhvillimin e jetës artistike. Çfarë ka munguar?

Ministria duhet të ndjekë politikën e vet në promovimin dhe zhvillimin e artit, dhe jo të jetë artisti që ndjek politikën. Artistët i drejtohen ministrisë si fëmija njerkës. Frika e artistit për mbijetesë siç edhe jam shprehur kërcënohet nga politika. Ministria e Kulturës kërkon ushtar jo artistë, po nuk ke të njëjtin vizion me politikën në fuqi as arti yt nuk vlen. Kemi 28 vjet, që nuk promovohet as art dhe as kulturë. Nëse nuk ka vdekur akoma arti në këtë vend ka ndodhur prej fuqisë krijuese dhe pasionit. Realiteti ama na ka kthyer në kohën e Oscar Wilde.

-Pse keni pohuar se teatri në vend është në rrezik?

Teatri po zhduket, pasi shtresa e mesme, që është edhe konsumatori i artit në vend po zhbëhet. Rinia shqiptare nuk e konsideron si modë, pasi edhe nëpër shkolla nuk i jepet rëndësia e duhur. Lënda e artit dhe teatri në edukimin shkollor është pothuajse një "legjendë urbane". Televizioni kombëtar shqiptar T.V.Sh nuk po luan rolin e tij pozitiv mbi teatrin dhe shikueshmërinë. Shfaqje mjaft të bukura janë vënë kohët e fundit dhe i vetmi blerës televiziv është “Digitalb”, ku programet janë në paketë me pagesë. Teatri kërkon planifikim, promovim dhe investim.

-Ka pasur artistë, që kanë pohuar se 70 përqind e produktit teatror në skena është mediokër. Sipas jush ku shkon përgjegjësia për shfaqjet?

Përgjegjësia duhet të bjerë mbi bordin përzgjedhës të kalendarit artistik vjetor. Peshku qelbet nga koka. Kemi po të njëjtët artistë, që interpretojnë edhe në shfaqjet e vlerësuara edhe në shfaqjet mediokre. Po kush është kritiku artistik, që vë mbi shfaqje epitete si mediokër apo gjeniale? Problem tjetër shumë i madh është kritika teatrore. Nuk mund të vazhdojmë të gënjejmë veten. Pa kritikë të sinqertë dhe të pakorruptuar nuk do të ngrihet niveli artistik as pas 28 vitesh të ardhshme, madje do degradojë akoma më shumë. Teatri nuk ndërtohet me klane dhe me dredha, por me punë e përkushtim plot përgjegjësi për produktin, që i ofron shoqërisë.

- Më herët jeni shprehur se në art Shqipëria ka bërë regres, dhe fajtor për këtë sigurisht që nuk është artisti. Çfarë po ndodh?

Vazhdoj të kem të njëjtin mendim. Artisti është një qenie e lindur për të krijuar të bukurën, njësoj si bilbili që këndon njësoj bukur në të gjitha kushtet dhe rrethanat e ndodhura. Që arti në Shqipëri ka bërë regres është një e vërtetë e pamohueshme. Sa qendra kulturore egzistojnë nëpër rajonet e Shqipërisë? Vazhdoj ta ngre zërin e indinjuar, që në qytete dhe fshatra shqiptarët e kanë të mohuar jetën kulturore artistike (duke mos llogaritur organizimet festive nëpër fushata elektorale), përjashto këtu kryeqytetin dhe pesë qytete. Kjo nuk ka ndodhur në Republikën e Shqipërisë as në vitet e pasluftës, madje propaganda politike e kohës përhapej pikërisht nëpërmjet artit dhe krijonte ideologji kolektive, vlera shoqërore dhe ndjesi të rëndësishme për njeriun e paorientuar artistikisht. Edukimi nëpërmjet artit është pika e dobët e politikës së Shqipërisë së sotme, është një gropë e thellë e shoqërisë shqiptare.

 

-Çfarë mund të na thoni për artistët në rrethe dhe aktivitetin artistik, kush është më kryesorja për tu ndërmarrë?

Kryesore dhe primare është të ndërmerret arti seriozisht. Tirana duke qenë kryeqytet i ofron qytetarëve të saj një rrjet të gjerë dhe të dendur artistik, si kinema, teatër, ekspozita, koncerte etj, por kjo jetë e larmishme e përmenda edhe pak më lart i është mohuar pjesës tjetër të qytetarëve të Shqipërisë me përjashtime të vogla nëpër qytetet e mëdha. Kjo sjell qytetar jokoherent me disnivela të mëdha, kjo sjell një brez studentësh të së ardhmes jo artdashës dhe të pakultivuar në shije, gjë që sjell një varg pengesash për një vend të integruar, që aderon të hyj në BE. (Kjo tingëllon paradoksale "Vend i integruar me qytetar të paintegruar")

 - Mungesa e statusit çfarë sjell për artistët?

Mungesa e statusit kthen artistin në gjendje mbijetese. Kjo po ndodh me artistin, dhe Ministria e Kulturës artistin e quan akoma "pasuri të shtetit", që mund ta përdori si të dojë atë dhe artin e tij.

-Ju i jeni bashkuar me reagimet tuaja artistëve, që janë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Çfarë përfaqëson për ty teatri?

Teatri Kombëtar është historia e teatrit shqiptar, siç është teatri Shaekspear në Londër apo Moulin Rouge në Paris etj. Shqipëria si vend i pushtuar prej Perandorisë Osmane ka shumë pak "arkitekturë klasike" (pasi rilindja jonë përkon me shek. XIX), pra ato pak ndërtesa historike, që formojnë memorien e një kombi, krenarinë e tij, por edhe stilin e jetës kemi për detyrë ti mbrojmë. Këtu nuk po bëhet fjalë të ndërtohet teatër, këtu po kërkohet të gllabërohet teatri dhe të ndërtohen kulla. Pse kulla tek teatri? Pra prioritet nuk ka teatri, por kullat rreth tij. Nëse askush nuk do të lakmonte ndërtimin e kullave tek trualli i Teatrit Kombëtar, askush nuk do të kujtohej të vinte dorë mbi godinën as për mirë e as për keq. Askujt nuk i intereson teatri dhe vlerat që ai përcjell, këtu interesat janë personale. Ky është shantazhi i fundit, që i bëhet aktorit. Pasi nuk denjojnë t'u japin atë që ju takon, statusin, pretendojnë t'u marrin edhe shtëpinë.

-Sa bashkoheni me autorët, që pohojnë se vijon të kemi pak vepra shqiptare në skena. Çfarë mendoni se duhet bërë në teatro?

Nuk jam dakord, që ka pak vënie të dramës shqipe madje duhet të pohoj se pikërisht drama shqipe është promovuar shumë vitet e fundit, kjo është për ta vlerësuar ministrinë nga puna mbi promovimin e artit shqiptar. U çel “Metrofest” me dramaturgji shqipe në Teatrin e Metropolit. Ka pasur festival të dramës shqipe edhe në TK dhe kjo po sjell një rritje dhe pjekje të këtij zhanri, që po zhdukej me kastën e vjetër të dramaturgëve shqiptar. Sigurisht që duhet akoma shumë punë dhe durim (gropat që hapen ndër vite në zhanre të ndryshme, duan edhe shumë kohë të mbushen) prandaj për të mbërritur majën duhet mbështetja e Ministrisë së Kulturës. Nëse arti është pjesë e përditshme e jetës së qytetareve atëherë Ministria e Kulturës e justifikon egzistencën e vet, por nëse arti dhe kultura lëngojnë e në shumicën e vendit ka vdekur atëherë Ministria e Kulturës është institucion luksoz.

-Për ju, sa ka qenë transparente Ministria e Kulturës me projektet dhe buxhetet për shfaqjet teatrore?

 Transparenca në buxhete është zero. Mua më vjen keq që në Shqipëri funksionon akoma "shoku-miku" korrupsion i ndërgjegjes në shkalla hipnotike. As skrupuj e as kufij nuk po njeh situata për artistët që vazhdojnë luftojnë pa status, pa sindikatë, pa shtëpi, pa të drejta.

Intervistoi: Julia Vrapi