BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

kultura-lifestyle

Emin Riza: Ministria e Kulturës ka shkatërruar monumentet e kulturës, po bëjmë marrira me projektet

Emin Riza: Ministria e Kulturës ka shkatërruar monumentet e

Akademiku Emin Riza, njëkohësisht dhe hartues i dosjes së Gjirokastrës dhe Beratit për në UNESCO shprehet se sot gjendja e monumenteve të kulturës në vend lë për të dëshiruar. Për akademikun janë shumë pak ndërhyrjet që bëhen nga institucionet përgjegjëse të trashëgimisë që sipas tij ka pasoja për monumentet e kulturës. Në intervistën për “SOT” specialist i trashëgimisë akademiku Riza mes të tjerave shprehet se monumentet kërkojnë ndërhyrje që kanë munguar. Sipas tij duhen plane për Gjirokastrën, por duhet ta bëjnë ata që e njohin atë dhe që janë profesionistë. Për akademikun Emin Riza, Ministria e Kulturës nuk ka bërë asgjë, madje sipas tij bërë shkatërrimin, sepse kanë munguar ndërhyrjet në banesat monument kulture në Gjirokastër dhe mosndërhyrja është shkatërrim. Për akademikun Emin Riza sot Instituti i Monumenteve të Kulturës është nga institucionet kryesore për trashëgiminë në vend, dhe drejtuesit e tij nuk duhet të zgjidhen sipas dëshirës së ministrit të Kulturës, por të jenë njerëz të kualifikuar nga instituti.

-Në qytetin e Gjirokastrës vazhdojnë problemet me banesat monument kulture. Ju keni reaguar herë pas here, por dëmtimet vazhdojnë. Sa është shqetësuese për ju?

Gjirokastra me vlerat e saj arkitekturore dhe veçanërisht me banesën e saj paraqesin një dukuri me vlera të pazëvendësueshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Nëse do të përballim banesën e ndërtuar nga shqiptarët për shqiptarët me banesën e popujve të tjerë në Ballkan dhe Europë atëherë vetëm banesa gjirokastrite dhe ajo e emërtuar tiranase paraqesin dy tipa, që janë përjashtimisht krijim i popullit shqiptar. Banesa gjirokastrite nuk ndeshet në asnjë vend të Ballkanit apo Europës dhe ka në formësimin e saj shumë të qartë vijimësinë e formimit kompozicional dhe trajtimit arkitekturor të saj. Fatmirësisht për shkak të periudhës relativisht të vonë të ndërtimit të saj duke filluar që nga shekulli i 17 e deri në fillimin e shekullit 20, duke qenë se strukturat e saj janë solide dhe me materiale të fuqishme siç është guri atëherë ato i kanë qëndruar kohës, dhe për faktin se kompozicionimi i tyre është racional dhe nuk paraqet probleme edhe shfrytëzimin e tyre për shoqërinë e sotme. Shpallja qyte muze dhe më tej pasuri botërore e bën të domosdoshme që këto vlera të papërsëritshme, e ritheksoj të papërsëritshme duhet që me çdo kusht të ruhen dhe të mos cënohen për arsye të parëndësishme ndërmjet të cilave janë dhe ato të shfrytëzimit dhe deformimit për shfrytëzime që përgjigjen me zhvillimin kohor të shoqërisë. Shpallja qytet muze dhe pasuri botërore, duhet që pushteti lokal ta vendosë në vëzhgim të vijuar dhe respektim të rreptë të ligjeve shtetërore për mbrojtjen e këtyre vlerave në planin kompozicional, arkitekturor dhe më gjerë. Çdo prishje e vlerave origjinale të Gjirokastrës e përsëris është e pariparueshme, e pazëvendësueshme. Dhe pikëpamja diletanteske e përhapur nga fillestarë të kësaj fushe që hiqen sikur i dinë të gjitha gjërat, duke pohuar se restaurimi e ktheka monumentin në identitet është një marri, sikur të thuash do ngjallim të vdekurin. Restaurimi nuk e kthen monumentin në identitet, por ruan vlerat origjinale të veprës, siç e ka prurë koha në momentin që është vënë në ruajtje shtetërore. Ruajtja e Gjirokastrës është e një vlere kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka një problem sepse banesat gjirokastrite nuk janë ndërtuar për të përballur të gjitha rrjedhat e zhvillimit shoqëror të shoqërisë gjirokastrite dhe asaj shqiptare në përgjithësi. Megjithatë ajo mund të shfrytëzohet duke bërë disa lëshime që kompensohen me vlerën e rëndësishme arkitektonike, që ka vetë monumenti. Kështu që mendoj se dhe fakti i paraqitjes së kësaj qendre me një numër të madh të turistëve, që do të shtohen dhe për pasojë dhe të ardhurat që do t’iu vijnë pronarëve të banesave duhet ta kompensojnë atë mospërputhje korrekte të banesës gjirokastrite me kërkesat bashkëkohore ndaj saj.

 -Në reagimet e tuaja edhe më parë jeni shprehur se mbrojtja e monumenteve është emergjente, por ka raste që në projekte shikohet dhe fitimi. Çfarë ndodh me trashëgiminë?

Problemi qëndron që duan të mbushin xhepat ata që drejtojnë. Nuk restaurohen monumentet me tendera, por çfarë të thuash. Duhen specialistë që ta bëjnë restaurimin. Kemi sot tenderat në trashëgimi, që kjo nuk është e drejtë. Në kohën tonë kur punonjësit ishin pjesë e IMK dhe kishte ndonjë ndërhyrje të madhe atëherë vetë instituti nëpërmjet degëve të atelieve i zgjidhte ndërmarrjet zbatuese, jo me kriterin kush e bën punën me lirë, por kush bën restaurim. Duhen plane edhe për Gjirokastrën, por duhet ta bëjnë ata që e njohin atë dhe që janë profesionistë. Ministria e Kulturës nuk ka bërë asgjë, ka bërë të kundërtën e asgjësë, ka bërë shkatërrimin. Sepse kanë munguar ndërhyrjet në banesat monument kulture në Gjirokastër dhe mosndërhyrja është shkatërrim.

 -Ju herë pas here theksoni të zbatohen kriteret e restaurimit. Ku i shikoni problemet?

Brezi i ri tani i di të gjitha pa mësuar. Por fakti është që ne, brezi ynë si Meksi, unë dhe të tjerë e kemi formuar profesionalizmin në këtë fushë në punë dhe nëpërmjet punës. Se kemi quajtur veten të gjithëditur. Kështu që është e domosdoshme, që institucioni thelbësor Instituti i Monumenteve të Kulturës të jetë një institucion, që të punojë shumë më tepër për kualifikimin. Ka vepra të botuara për kriteret e restaurimit, që janë shkruar nga Aleksandër Meksi, unë dhe të tjerë, janë artikuj të shumtë dhe duhet të jenë në vëmendje. Por edhe drejtimi i IMK përpara ka qenë parimi që drejtori i institutit të monumenteve duhet të zgjidhet nga punonjësit e institutit. Për arsye sepse është një fushë që nuk ka ende një institucion mësimor që të japë dhe kualifikojë këto kuadro. Për këtë arsye drejtori i IMK duhet të jetë nga punonjësit e institutit dhe jo ta vendosë ministri apo ministrja si i do qejfi dhe siç ka bërë me rastin, që vazhdon akoma të jetë, kur drejtoresha ose drejtori nuk janë specialistë të fushës.

 -Projektin “Bypass” ju keni e keni kundërshtuar shumë për shkatërrimin e vlerave të trashëgimisë?

“Bypass” është një marri. Ne jemi të famshëm për marrira. Ne duam të bëhemi të shquar për marrira dhe jo për punë që janë në përputhje me kriteret me ruajtjet e vlerave të trashëgimisë kulturore. Si mund të bëhet atje një “Bypass”? Ty turisti vjen për të parë vlerat e Gjirokastrës. Çfarë është ky projekt “Bypass” ? Janë marrira. Janë projekte të atyre që duan të përfitojnë para. Unë që kam qenë drejtor i Institutit, deputet, etj, jam akoma në shtëpi me qera, sepse jam i ndershëm. Edhe kur isha drejtor i Institutit kisha një dhomë e kuzhinë. Tani jam në shtëpi me qera.

-Po Berati sot?

Berati kërkon po ashtu vëmendje. Nëse nuk ka mbrojtje sa duhet nga zjarri, etj, ka rreziqe jo pak. Ato thonë nuk kemi fonde në institucione. Por le të bëhet një rrugë më pak dhe të jepen fondet për monumentet. Gjendja e monumenteve të kulturës në Shqipëri është absolutisht në mospërputhje me detyrat, që duhet të ketë shteti, i cili e ka shpallur këtë trashëgimi në mbrojtje shtetërore. Aq më tepër për dy qendra historike të Beratit dhe Gjirokastër, që janë pasuri botërore, që është vlerësimi më madhor botëror për këto vlera, të cilat nuk i përkasin më vetëm popullit shqiptar, por edhe Europës dhe mbarë botës.

-Specialistët flasin jo pak për dëmtime, çfarë ndodh sepse ju pohoni se zëri nuk dëgjohet nga institucionet?

Më vjen shumë keq për gjendjen që kanë sot monumentet e kulturës në vend. Unë po e them sërish që ajo që shkatërrohet mund të bësh kopjen e asaj, por ajo nuk është origjinali. Specialisti nuk e pranon atë. Të marrësh dhe ta ndërtosh pjesërisht që mos të vijojë më tej dëmtimi, por kur janë mundësitë për tu ruajtur monumenti duhet të bëhen ndërhyrje. Karta e restaurimit të Venecias thotë qartësisht në një nen të saj: Thelbi i restaurimit është vijimësia e ndërhyrjeve mirëmbajtëse. Por këto kanë munguar në monumentet tona prej vitesh, i lënë të shkatërrohet fare dhe më pas marrin e bëjnë siç ka qenë. Por është marri. Po jua përsëris vijimësia e ndërhyrjeve mirëmbajtëse është thelbi i restaurimit. Sepse ndërhyrjet mirëmbajtëse sapo fillon që dëmtohet ti e mbaron dhe nuk lejon dëmtime të mëtejshme dhe rindërtime, që pastaj janë gjëra që nuk kanë vlerën e tyre. Por tek ne ka pasur dhe restaurime të gabuara.

-Si i shikoni Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare?

Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare kanë përgjegjësi por duan të ketë mbështetje dhe nga Instituti i Monumenteve të Kulturës si dhe nga bashkitë. Gjirokastra është mungesë e përgjegjësisë për zbatimin e kritereve të restaurimit, që tashmë në Shqipëri janë të njohura përmes punës së bërë rreth viteve ‘90 dhe një sërë artikujsh në revista Monumentet apo dhe disa monografi që duhen ribotuar dhe përhapen.

-Çfarë është emergjente për monumentet?

Nuk çan njeri kokën për monumentet tek ne. Monumentet janë një pasuri e pazëvendësueshme. Një urë, një rrugë, një ndërtesë shoqërore mund të presë edhe 30 vjet. Por monumentet po u shkatërruan pjesërisht por dhe plotësisht janë të pazëvendësueshëm. Shkatërrimi i monumenteve është një veprim i pazëvendësueshëm i vlerave të tyre origjinale. Ndaj duhet patjetër që me ato fonde që ka shteti përparësi duhet të kenë edhe monumentet. Është një gjë që nuk duhet neglizhuar.

Intervistoi: Julia Vrapi