BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

kultura-lifestyle

Emin Riza: Ndërhyrjet në Berat emergjente, monumentet e kulturës drejt shkatërrimit

Emin Riza: Ndërhyrjet në Berat emergjente, monumentet e kulturës

Hartues i dosjes së Beratit në UNESCO, akademiku Emin Riza pohon se mosmirëmbajtja e vazhdueshme çon në rrënim të monumenteve të kulturës. Sipas tij, ato gabime të rënda që iu bënë qytetit të Gjirokastrës të mos përsëriten në Berat, përndryshe shteti do ta shkatërrojë vetë. Në intervistën e tij akademiku flet për punën që duhet bërë për monumentet e kulturës, duke theksuar gjithmonë se përgjegjësitë janë te Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës apo dhe DRKK, kjo e fundit sipas tij duhet të ketë shumë më tepër punonjës të mirëmbajtjes së monumenteve. Pas disa specialistëve që deri më tani kanë folur për problemet me Beratin edhe akademiku Emin Riza pohon se ajo që po ndodh me monumentet e kulturës tregon vetëm moskujdesje. Sipas akademikut deri tani Ministria e Kulturës për monumentet më shumë ka pasur fjalë dhe kanë munguar projektet, që duhen për restaurimet e banesave monument kulture, gjendje që sot në qendrat historike lë për të dëshiruar.

-Për specialistët trashëgimia kulturore ka jo pak probleme. Ajet Nallbani specialist i trashëgimisë para disa ditësh pohoi se qendra historike e Beratit është tejet e rrezikuar. Për ju sa shqetësuese është kjo?

Unë kam 55 vjet pa ndërprerje dhe sot që jam 80 vjeç vazhdoj të merrem me problemet e karakterit të përgjithshëm, me shkrime për trashëgiminë tonë kulturore dhe posaçërisht për banesën popullore edhe për Beratin dhe Gjirokastrën. Gjendja e monumenteve të kulturës në Shqipëri është absolutisht në mospërputhje me detyrat, që duhet të ketë shteti, i cili e ka shpallur këtë trashëgimi në mbrojtje shtetërore. Aq më tepër për dy qendra historike të Beratit dhe Gjirokastër, që janë pasuri botërore, që është vlerësimi më madhor botëror për këto vlera, të cilat nuk i përkasin më vetëm popullit shqiptar, por edhe Europës dhe mbarë botës. Koha e Enverit në Shqipëri dihej se si ishte, por për monumentet e kulturës ka qenë një gjendje e mirë. Pas viteve ’90 jo për shkak të x apo y ministri, x apo y drejtori, por për shkak të shtetit me ato fonde minimale që jepen, me atë ngushtim të jashtëzakonshëm organizativ, me shkëputjen e degëve të atelieve nga IMK etj, u prish decentralizimi profesional dhe sot gjendja është shumë e rënduar. Nëse unë e them këtë gjë, nuk kam lidhje as me emrin e x apo y, që sot është drejtor i DRKK, apo me atë që drejton Ministrinë e Kulturës, por e kam me gjithë shtetin shqiptar dhe me problemet, që po çojnë në shkatërrime të monumenteve të kulturës. Për të bërë kthesën e domosdoshme duhet që të njohim gjendjen e monumenteve të kulturës, pasi nuk njihte ose bëhet sikur nuk njihet nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Ministria e Kulturës. Ministria thotë u rregullua kjo apo ajo banesë, por kjo nuk zgjidh asgjë. Në kohën tonë ne restauronim në Gjirokastër rreth 20 banesa në vit dhe ishte një restaurim i vërtetë, i gjithanshëm. E dyta që është më e rëndësishmja, Karta e Restaurimit të Venecias që vazhdon ti rezistojë kohës, ku thuhet që thelbi i restaurimit është vazhdimësia e ndërhyrjeve mirëmbajtëse, por tek ne kjo mungon. Nuk mjafton që vetëm të bësh projektin e restaurimit dhe je në rregull, ku dhe këtë projekt nuk po e bën specialisti. Unë vetë kam më shumë se 50 vjet, që merrem me monumentet dhe them jam specialist i banesës popullore nuk jam i kalave dhe as i ndërtimeve të kultit, por sot janë specialistë që në ditën e parë. Nëse Ajeti ka folur për ato probleme që janë sot në Berat, ku thuhet se qendra historike është e rrezikuar kjo është një e vërtetë. Madje për mua Berati po shkon drejt Gjirokastrës, drejt rrënimit. Prishet muri, çatia, dhe kështu vjen rrënimi. Ndaj tani ne duhet ta ngremë zërin për Beratin, kur me më pak para mund të bëhen rregullime dhe të shmanget për një kohë të gjatë vazhdimi i degradimit. Mosmirëmbajtja e vazhdueshme, mosmirëmbajtja sa duhet e çon drejt rrënimit jo vetëm Beratin, por çdo ndërtim. Berati i ka strukturat më pak solide. Më 1851 kati i dytë është bërë me skelet druri dhe sigurisht që kalbet më lehtë, uji e dëmton shumë më tepër katin e dytë të ndërtesave të Beratit, se sa një mur me gur etj, por janë dhe ndërtime të vjetra. Ne pranojmë që të gjithë si specialistë, që Gjirokastra është në gjendje jashtëzakonisht të keqe. Por unë po them që gjendja e Beratit është siç ka qenë Gjirokastra para disa vitesh. Ne kemi ato mundësi, që ato gabime të rënda që iu bënë Gjirokastrës të mos përsëriten në Berat, përndryshe shteti do ta shkatërrojë vetë.

-Sipas Nallbanit, akumulimi që është bërë gjatë 30 vjetëve për mos ndërhyrje, ka krijuar vështirësi shumë të mëdha për të përballuar situatën që agravohet çdo ditë në Berat. Si specialist i banesës popullore çfarë duhet bërë, më emergjente për ju kush është?

Të ketë ndërhyrje urgjente në Berat ku ka probleme për monumentet kulturës, menjëherë më shumë vëmendje për punimet mirëmbajtëse. Para ’90 të gjitha atelietë kishin një grup prej 10-15 specialistësh, që merreshin me restaurimet. Atelieja e monumenteve pra DRKK sot kishin kompetencë, që të bënin ndërhyrjet mirëmbajtëse, të cilat rrezikonin degradim të mëtejshëm të monumenteve. Kjo është si puna e mjekësisë. Sapo të shfaqet një sëmundje duhet menjëherë të fillosh mjekimin. Dhe këtu po e njëjta gjë. Ndalohet rreziku i mëtejshëm, duke u mirëmbajtur monumentet, ndalohen nga shkatërrimet. Ajo që po ndodh sot me monumentet e kulturës tregon vetëm moskujdesje. Kaq. Këtë e dimë të gjithë.

-Ju si specialist i banesës popullore, Moikom Zeqo, Ajet Nallbani, etj, jeni shprehur se politika nuk duhet të ndërhyjë në trashëgiminë kulturore dhe kudo DRKK duhet të jenë me specialistë?

Kjo që ka ndodhur nuk është vetëm problem i Drejtorive Rajonale të Kulturës Kombëtare, por është një problem politiko-shoqëror i mbarë Shqipërisë pas viteve ’90, që e zëvendësoi “demokracinë popullore” me demokracinë. Por kryesorja është, që praktikisht qeveritarët domosdoshmërisht duke mos qenë specialistë të të gjithë fushave që mbulon ajo ministri duhet detyrimisht që për çdo vendim të rëndësishëm të pyesin specialistët dhe në krye të organizatave zbatuese dhe drejtuese të ndryshme të vënë specialistë të fushës. Je ministër dhe nëse shkon te këpucari i thua si riparohet dhe rregullohet këpuca apo ia lë në dorë këpucarit? Dhe për monumentet e kulturës thonë i dimë të gjithë, por nuk dinë. Kemi sot tenderat në trashëgimi, që kjo nuk është e drejtë. Në kohën tonë kur punonjësit ishin pjesë e IMK dhe kishte ndonjë ndërhyrje të madhe atëherë vetë IMK nëpërmjet degëve të atelieve i zgjidhte ndërmarrjet zbatuese, jo me kriterin kush e bën punën me lirë, por kush bën restaurim. Ishin përzgjedhur disa ndërmarrje, të cilat duke bërë vijimisht restaurime kishin një grup specialistësh që merreshin, por sot kush paguan më lirë duhet të marrë restaurimin dhe ky nuk është kriteri. Firma do të marrë paratë nuk pyet për punën.

-Kjo që ju thoni për mungesë punonjësish të mirëmbajtjes së monumenteve është pranuar dhe nga drejtorë të DRKK, që kanë kërkuar të kenë brigada me punonjës për mirëmbajtjen...

Këtë duhet ta mendojë Ministria e Kulturës. Buxhetet nuk janë ato që duhet për monumentet e kulturës, specialistët që mungojnë, punonjës të mirëmbajtjes që mungojnë, por këto kanë pasoja në trashëgiminë kulturore.

-Specialistët flasin për probleme me monumentet, për rrezikun nga zjarri, etj. Kjo situatë për ju ku po e çon Beratin?

Kjo situatë nëse nuk ndërhyhet, nëse nuk ka mbrojtje sa duhet nga zjarri, etj, Beratin po e çon drejt shkatërrimit të monumenteve të kulturës, dihet se çfarë do të ndodhë. Kjo nuk kërkon shkencë, sepse është elementare. Nëse kemi një banesë 150 vjeçare do ndërhyrje, kujdes, mirëmbajtje.

-Ju pohoni se ministrat e ikin e vijnë dhe problemet në trashëgiminë kulturore vazhdojnë dhe më shumë. Sa bëri për ju ministrja Kumbaro për trashëgiminë kulturore kur është drejt fundit të mandatit të saj?

Zonja Kumbaro, ose cilido ministër më parë nuk kanë bërë atë që duhet. Nuk ka pasur fonde. Mund të kishte bërë shumë më shumë për trashëgiminë kulturore. Nga Ministria e Kulturës nuk është ndjekur kriteri themelor mirëmbajtja e vazhdueshme për monumentet e kulturës. Tenderat janë harxhuar vetëm për shuma të mëdha parash për një apo dy monumente, por duhet që këto fonde të shpërndaheshin kryesisht për mirëmbajtje. Nuk mund të thotë sot Ministria e Kulturës restaurime me dy objekte dhe të tjerët ne po i shikojmë të shkatërrohen. Më mirë të kemi mirëmbajtje për të gjithë monumentet. Pra jo të restaurojmë me atë fond vetëm dy monumente, por të restaurojmë 50 monumente me ndërhyrjet e domosdoshme. Kjo Ministri Kulturës nuk e ka pasur kriterin e mirëmbajtjes së vazhdueshme të monumenteve të kulturës dhe të restaurimit. E kam thënë dhe më parë Ministria e Kulturës nuk e njeh thelbin e restaurimit, si mirëmbajtje e vazhdueshme e monumenteve. Edhe kjo ministri Kulture me ministren Kumbaro në krye deri tani më shumë fjalë dhe vetëm fjalë për restaurimin e monumenteve të kulturës. Beratit ti jepen specialistë që të jenë pjesë e ateliesë të paktën 15 punonjës dhe ata të merren me punime mirëmbajtëse dhe se ku do të ndërhyjnë dhe si do të ndërhyjnë i di në radhë të parë vetë ateliea, pra drejtoria. Për Beratin duhet të flasim tani për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e monumenteve, jo kur të rrënohen. Tani duhet të ulërijmë për Beratin, sepse me pak fonde e çlirojmë nga rrënimi.

 

-Herë pas here kanë kërkuar që të organizohet nga Ministria e Kulturës një takim për Gjirokastrën, me aktorët dhe të interesuarit për problemet që janë sot, por deri tani kjo ka munguar nga ministria. Në gjykimin tuaj si e shikoni?

Nuk i mbledh Ministria e Kulturës specialistët në takim apo dhe të tjerë të interesuar, sepse nuk do të ketë konfrontim. Nuk e bën këtë takim, sepse ministria e di në çfarë gjendje të mjeruar është Gjirokastra dhe monumentet e kulturës. Nuk ulet në një tryezë ministria dhe të mbledhë specialistët, sepse e di që i del e vërteta, janë ustallarë për këtë punë. Ministria kur të dojë mund ta zhvillojë një tryezë me specialistë, por nuk ka për ta bërë.

 

Intervistoi: Julia Vrapi