BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x

kultura-lifestyle

Eno Milkani: Ministria e Kulturës nuk njeh aktivitetet që financon, shpresoj të mos ketë motiv pune teorinë e Nastradinit

Eno Milkani: Ministria e Kulturës nuk njeh aktivitetet që financon,

Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë këtë vit zhvilloi edicionin e tetë, duke sjell në konkurrim në programe të ndryshme mbi 70 filma shqiptarë dhe të huaj. Festivali ka si objektiv edhe nxitjen e marrëdhënieve ndërkulturore mes popujve që jetojnë në kufij të përbashkët dhe prezantimin në një shkallë sa më të madhe të mundshme të resurseve turistike të zonës Pogradec-Korçë. Drejtori artistik Eno Milkani tregon se ky edicion u përcoll me vëmendje jo vetëm nga publiku, por dhe nga të ftuarit pjesëmarrës. Në intervistën për “SOT” regjisori Eno Milkani tregon për mundësitë që sjell ky festival jo vetëm për kineastët, por dhe promovimin që i bëhet Pogradecit dhe më gjerë. Problem për regjisorin mbetet gjykimi që bën Ministria e Kulturës për festivalin. Sipas tij buxhetet vijojnë të jenë pa ndryshim, edhe pse festivali nga viti në vit ka rritje. Regjisori Eno Milkani pohon se duhet bërë një tjetër vlerësim për ato aktivitete, që kanë në fokus të tyre filmin, por dhe promovimin e vendit. Pjesë e intervistës me regjisorin Eno Milkani është dhe buxheti, që jepet sot për QKK, sipas tij duhet të jetë disa herë më shumë se sa Maqedonia. Jo të drejtë e quan regjisori Eno Milkani mungesën e transparencës dhe me projektligjin e artit.

-Pogradeci jo vetëm për bukuritë e tij me liqenin, por edhe me festivalin tuaj është kthyer në një qytet ku çdo vit merr vëmendje kinemaja. Ky edicion i tetë për ju çfarë përcolli?

Për ne Festivali Ballkanik i Filmit dhe i Kulinarisë është një vlerë, sepse aty i krijohet mundësi shumë artistëve. Në qytetin e Pogradecit në edicionin e tetë këtë vit ishin filma edhe nga Rumania, Bullgaria, Turqia, Bosnje-Hercegovina, Sllovenia, dhe është në radhë të parë një promocion fantastik sa i takon Shqipërisë dhe rajonit. Ne për festivalistët organizuam dhe një udhëtim në Korçë ku panë pazarin, muzeun, etj. Një nga anëtaret e jurisë organizon një festival në Abrucio dhe përplasja që ajo pati me filmat ballkanikë e entuziazmoi kaq shumë saqë kërkoi të gjithë listën e kontakteve të filmave, pasi mendonte që autorët e rinj do ti ftojë me filmat e tyre, sigurisht dhe do bëjë një seleksionim. Nga viti në vit rritet cilësia e filmit të prodhuar në Ballkan. Ata që e kanë talentin e kanë shumë të lehtë se çfarë i duhet filmit për ta bërë të mirë. Në radhë të parë është skenari shumë i rëndësishëm, gjetja origjinale, dhe më pas vjen drejtori i fotografisë dhe në fund janë dhe aktorët. Këtë vit ne kishim vërtetë filma shumë të mirë. Në natën e parë për publikun dhe turistët u shfaq filmi “Skënderbeu” i restauruar, ndërsa programi vijoi me filma artistikë dhe dokumentarë, të producentëve dhe regjisorëve të afirmuar, por mes tyre dhe emra të rinj. President nderi i festivalit këtë vit aktori i njohur Viktor Zhusti. Por gjatë netëve të festivalit aktorë të njohur të kinemasë shqiptare nuk munguan. Aktorë të shquar si Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Mirush Kabashi, etj, ishin të pranishëm në këtë edicion të festivalit të tetë të filmit dhe kulinarisë në qytetin e Pogradecit.

-Festivali siç pohuat ju nga viti në vit rrit performancën e tij. Po Ministria e Kulturës sa ju ka mbështetur, sa probleme keni me projektin?

Festivalin e bëjnë njerëzit dhe pjesëmarrja e tyre. Unë nuk kam nevojë të promovoj Pogradecin te shqiptarët. Por këtë qytet veç shfaqjes së filmave, liqenin, Linin, Korçën duhet ta prezantoj dhe tek ata që marrin pjesë. Para tre vitesh kam pasur anëtar jurie një gazetar amerikan që jeton dhe punon në Europë dhe shkruan për “Lonely Planet”. Para tre muajsh kishte një artikull për Shqipërinë si një nga dhjetë vendet për t’u vizituar. U lidha direkt me atë dhe i them ti punon për “Lonely Planet”, ti e ke bërë artikullin? Po tha, sepse unë kam qenë në Shqipëri, pashë Tiranën, Pogradecin, Korçën, Linin, Bregun. Ai kishte bërë një publicitet shumë të mirë për vendin tonë. Në rastin tonë që ky festival të bëhet një pikë referimi në Ballkan duhet të bëhet nga prezenca e njerëzve. Kur mbaron festivali njerëzit kthehen në vendet e tyre dhe sigurisht që do të flasin si për filmat por dhe bukuritë që ka Pogradeci, liqeni, etj. Ministria e Kulturës në këto aktivitete duhet të ketë tjetër vëmendje për mënyrën se si mbështeten financiarisht.

-Çfarë kërkoni për festivalin?

Ne kemi vite që flasim dhe për buxhetet, por asgjë nuk ka ndryshuar. Ministria duhet të fillojë të kuptojë të bëjë dallime që nga cilësia e aktiviteteve. Si institucion që është, duhet të kontrollojë cilësinë e aktivitetit. Me sa di unë nuk vjen asnjë nga ministria për të parë a e bëjmë ne vërtetë festivalin? A i respektojmë oraret? A bëhen këto ëorkshope, që ne publikojmë? A bëjmë aktivitetet që kemi premtuar? Por asnjë nuk vjen. Përveç një buxheti, që nuk është më shumë se 3 mijë euro nga ministria, asgjë tjetër nuk kemi. Ne e kemi bërë festivalin dhe me më pak buxhet, por ftuam më pak në festival. Sot që ne gjejmë mbështetjen e QKK, gjejmë mbështetjen e dashamirësve privatë aq sa munden, por ministria nuk ka ndryshuar asgjë në politikat e saj. Kryesore në festivalin tonë është Ministria e Kulturës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Ministria e Kulturës në bazë të arritjes së festivalit duhet të bëjë dhe vlerësimin me buxhet. Ne çojmë analiza për aktivitetin në ministri dhe jam i bindur që nuk i lexojnë. Vitin e parë të festivalit buxheti ka qenë më i lartë dhe më pas ka ardhur në zbritje. Shpresoj, që teoria e Nastradinit, që duke i dhënë gomarit gjithnjë dhe më pak me idenë se ky jeton, mos të jetë motiv pune. Të gjithë projektet që aplikojnë në ministri kërkojnë financim, por duhen bërë vlerësime dhe gjykime të drejta me financimin. Festivali ynë është bërë i dashur dhe për aktorë të njohur si Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Ndriçim Xhepa, etj, që preferojnë të jenë te ne dhe kjo është dhe një shpërblim i madh moral për ne si organizatorë.

-U bashkuat dhe ju më herët me reagimin e kineastëve, që hodhën poshtë projektligjin e artit, ku përfshihej dhe QKK. Pse?

 Kam përshtypjen që buxheti vjetor që ka QKK duket si një copë shumë e mirë, që mund të merret dhe administrohet nga njerëz, që nuk kanë lidhje me kinemanë në radhë të parë, e dyta ligji që kemi për kinemanë është i mirë dhe transparent si dhe funksionon. Ne aplikojmë te një bord që zgjidhet nga anëtarët e shoqatave tona. Zbatohet një rregullore dhe është transparente çfarë ndodh me projektin. Në rast se ky buxhet do kalonte në administrimin e ministrisë aty do të mungonte dhe bordi përzgjedhës, ne edhe te projektet që aplikojmë për festivalin nuk e dimë se kush është bordi, nuk ka një specifikë, nuk kemi një përballje me një bord që ti thuash specifikat e projektit dhe atë që mendon të arrish. Ne nuk dimë kush gjykon te Ministria e Kulturës me projektet. Po ashtu mendoj që ishte për mungesë informacioni, me idenë që do të bëhet më mirë procesi i tenderave. Në ligjin e kinemasë shtëpitë filmike janë të përjashtuar nga tenderat, ato bëjnë vetëm një projektbuxhet dhe aty përcaktojnë për projektin e filmit, shpenzimet në zëra të ndryshëm. Nëse do të fillohej të bëhej tender me projektligjin e ri edhe për skenografin apo regjisorin imagjino se ku do të arrinte puna, sepse do të zgjidhje ofertën më të lirë. Por më bëri përshtypje, që dëgjova që projektligji ishte dërguar në 500 email. Po ku? Te unë nuk mbërriti asnjë email atë kohë nga ministria. Ka mungesë transparence dhe nuk është e drejtë. Unë mbase jam personi i fundit, që mund të gjykoj për projektligjin sepse nuk jam jurist. Por për konsultime me ministrinë nuk di të ketë. Konsultimi për projektligjin duhet të bëhet me njerëz, që kanë lidhje me të, dhe jo me ata që nuk kanë fare lidhje. Duhet të jenë dhe studio ligjore, që mund të pajtohen ose të na përfaqësojnë ne. QKK ka juristin e saj dhe se di se si kanë vepruar.

-Sa problem mbetet shfaqja e filmit në Shqipëri, premierat janë vetëm në Tiranë kryesisht?

Ky është një tjetër problem edhe pse janë mundësi duke bashkëpunuar me bashkitë aty ku nuk ka salla kinemaja për ta shfaqur filmin. Por kemi dhe televizionet kombëtare, që në momentin që marrin licensën duhet të shfaqin dhe filmat shqiptarë. Është përgjegjësi e AMA, që duhet ta kontrollojë këtë proces. Televizionet kombëtare nuk kanë shumë vëmendje te filmi shqiptar. AMA duhet ti bëjë kontrollet dhe nëse nuk janë si duhet ti penalizojë. Është detyrim ligjor të promovosh filmin shqiptar.

-Buxheti për QKK vijon të jetë me shumë diskutime për kineastët. Çfarë mendoni?

Sigurisht që buxhetet duhet të jenë më shumë. Ne duke u krahasuar me fqinjët jemi shumë pak me buxhetin për qendrën e filmit. Është një vendim, që e merr parlamenti rritjen e buxhetit për QKK dhe pse jo të jetë 3-4 fish më i lartë se ai i Maqedonisë.

Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat