SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Enver Petrovci: Kalendari artistik marrëveshje në letër, një teatër s’mund të quhet kombëtar pa dramë shqipe
Shkruar nga SOT.COM.AL 16 Dhjetor 2018
Kalendari artistik mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk ka dhënë rezultatin, që presin artistët. Në reagimet e tyre ata shprehen se duhet të kishte pasur më shumë vëmendje për zhvillimin e tij nga dy ministritë e Kulturës. Në intervistën për “SOT” regjisori Enver Petrvoci shprehet se më shumë ka mbetur një marrëveshje në letër, dhe nuk ka pasur ndikimin e duhur në jetën artistike. Sipas tij, ministritë e bëjnë nënshkrimin në letër dhe kur është pyetja për investimin nuk e bëjnë kurrë. Problem për regjisorin dhe aktorin e njohur nga Kosova mbetet dhe mungesa e dramës shqipe në skena. Ai shprehet me kritika për Teatrin Kombëtar, që sipas tij mban emrin kombëtar dhe në skenë duhet të ketë drama shqipe. Problem për regjisorin është dhe mungesa e mbështetjes së artistëve për projektet. Sipas tij është Ministria e Kulturës, që duhet ti ofrohet artistëve ti ndihmojë në projektet artistike nëse ata kanë treguar se dinë të bëjnë mirë punën. Këto ditë në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgli” po shfaqet drama “Kreolët e Ballkanit”. Shkruar dhe me regji nga Enver Petrovci “Kreolët e Ballkanit" sjell histori dashurie, aksion dhe dramë. Kjo dramë është e shkruar nga autori dhjetë vite para luftës në Kosovë, duke i parashikuar saktë ngjarjet e kësaj lufte ndodhur para dhe pas saj.
- Këtë muaj të fundit të vitit ju sollët në Tiranë premierën “Kreolët e Ballkanit” në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Kur e keni shkruar veprën?
Këtë vepër unë e kam shkruar në vitin 1989, dhe pas gati 3 dekadash e sjell premierë në Tiranë. Këtë vepër që të nis ta shkruaj, mua më ka ngacmuar atë kohë sëmundja e nënës sime. Unë isha në periudhën kur nëna ishte sëmurë, dhe rrija tërë natën duke e ruajtur, siç është dhe zakoni tek ne. Çdo natë për të kaluar dhe për të mos më zënë gjumi unë filloja të shkruaja, dhe këtë dramë unë ia kam përkushtuar nënës sime. Kjo ka qenë dhe shfaqja e parë pas luftës në Kosovë, që u vendos në skenën e Teatrit Kombëtar. Në atë kohë ne e shfaqëm 2-3 herë në skenë dhe ishte provokuese atë kohë.
-Pse?
Drama flet edhe për njerëz siç kanë qenë fituesit, në këtë rast UÇK, dhe fliste dhe për ata se çfarë do të ndodhte. As ëndërr ne se kemi pasur as shtetin apo dhe fituesit. Unë fituesit dhe humbësit i vendos gati- gati në një rend. Edhe fituesit edhe humbësit janë të njëjtë me ambiciet e tyre. Humbësi një ditë ëndërron me fituar dhe fiton, por dhe ai që ka humbur ëndërron të fitojë një ditë dhe fiton. Populli vuan, por këta nuk ndërrojnë. Unë këtu këshilloj që të vijë një ditë një fitues, i cili nuk do të hakmerret. Por do ta vendosë shtetin ashtu si duhet pa hakmarrje, pa larguar njerëz që nuk janë “të tijët” për të bërë shtet. Asnjë fitues nuk mendon me pasur ambicie dhe krijuar shtet, por në të vërtetë për të fituar për të bërë shtet dhe të vendos njerëzit e vet. Por dhe më pas edhe tjerët mendojnë të njëjtën gjë. Kjo ndodh si në Kosovë edhe në Shqipëri, ndodh gjithkund në Ballkan dhe unë e kam quajtur veprën teatrore “Kreolët e Ballkanit”. Unë e kuptoj, që njeriu kërkon të fitojë, por jo për përfitime private. Pra kam fituar për të vendosur njerëzit e mi, më pas fiton një tjetër për ti larguar këta që janë dhe për të vendosur njerëzit e tij. Kështu historikisht vetëm populli vuan dhe shteti nuk bëhet i fuqishëm, kjo është në Ballkani. Askush nuk mendon për popullin.
-Dy ministritë e Kulturës në Shqipëri dhe Kosovë çdo vit flasin për kalendarin e përbashkët artistik. Sa është bërë sipas jush?
Janë marrëveshje, që bëhen vetëm në letër. Shikoni që kemi këtu drejtorin Kiço Londo dhe pa marrëveshje ka aktivitete, sepse ky e do teatrin. Nuk e ka bërë punën për një marrëveshje dhe e do bashkëpunimin. Ndërsa ministritë tona e bëjnë nënshkrimin sa për sy e faqe, dhe kur është pyetja për investimin nuk e bëjnë kurrë. Madje dhe nëse i shkon me ndonjë ide për të bërë ndonjë bashkëpunim as nuk dëgjojnë fare. Dhe kjo ministresha tani dhe te ata më parë, krejt ministrat as nuk e dinë se çfarë po kërkon ti. Nuk kanë kurrfarë ndjenje ndaj asaj që kanë nënshkruar, nuk iu intereson. Ju intereson nëse është një moment i rëndësishëm për ata, nëse kanë ndonjë përfitim qeveritar, por për popull jo.
-Ju keni dekada me aktivitetin artistik, ku kanë qenë vështirësitë tuaja?
Provinca më ka penguar. Kanë qenë sjelljet provinciale që më kanë penguar. Kudo ku ka pasur provincë më ka penguar. Unë jam alergjik në provincë, nuk e dua dhe sillem shumë keq, sillem vrazhdë ndaj saj, sepse nuk e duroj, dhe është armiku më i madh ndaj kulturës. Janë njerëz provincial, që mendojnë ngushtë. E kundërta e provincës është Kiço Londo, sepse ai dëshiron të zhvillojë teatrin, edhe pse nuk ka mundësitë materiale ai e bën punën për bashkëpunim.
-Ju po flisni për Teatrin Eksperimental, por që ka pasur buxhete të pakta për jetën artistike nga Ministria e Kulturës...
Për mua nuk ka pasur kurrfarë buxheti. Ky teatër ka shumë pak buxhet. Ministrisë së Kulturës as i bie ndërmend për këtë teatër.
-Para disa kohësh u zhvillua në Tiranë Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit. Çfarë mund të na thoni?
Për mua së pari festivali duhet të ketë politikën e vet. Kush duhet të vijë aty dhe çfarë shfaqjesh. Nuk mund të jetë festivali me gjithfarë shfaqjesh. Nëse është festival mbarëkombëtar atëherë me të vërtetë duhet të jetë i tillë. Kjo do të thotë që teksti të jetë shqiptar, regjisori dhe aktorët shqiptarë. Mund të jetë regjisori i huaj, por të jetë teksti i dramës shqipe, dhe jo përshembull të marrësh Hamletin dhe të thuash festival mbarëkombëtar. Në Shqipëri thonë nuk kemi autorë. Por nuk është e vërtetë, që nuk kemi autorë. Autorin e krijon teatri, duke i vendosur shfaqjet në teatër ai me kohë zhvillohet. Nëse nuk investon ti vetë si teatër, autori nuk mund të përparojë. Është turp, që një tekst nuk e di nëse e vendosin në vit në teatër. Mundesh që nëse janë shtatë tekste të dramaturgjisë që vihen në skenë, gjashtë duhet të jenë shqiptare për një Teatër Kombëtar.
-Ju keni kritika për Teatrin Kombëtar në Tiranë për mungesën e dramës shqipe?
Normal që kam. Është Teatër Kombëtar dhe duhet të vendosësh tekste shqiptare kombëtare ndaj dhe quhet kombëtar. Nuk është mjaftueshëm vetëm me fol shqip, por dhe duhet të mendosh shqip.
-Artistët në Tiranë për problemet me jetën artistike bëjnë me përgjegjësi Ministrinë e Kulturës, pohojnë se ka probleme me ligjin, etj. Për ju, çfarë është shqetësuese, sa përgjegjësi ka ministria?
Me sa di unë në Kosovë ligjet janë bërë dhe duhet të kalojnë në Kuvend atëherë shpresoj që do të bëhet dhe më mirë për artistët. Por dhe në Shqipëri ligjet duhen bërë. Shqipëria duhet të jetë shembull i mirë për të tjerët, dhe nuk ka të drejtë të quhet Shqipëri ta mbaj emrin shqiptar dhe të mos sillet si baba. Ajo nuk duhet të sillet si njerkë, por si baba e nënë, sepse ne sytë i kemi në Shqipëri dhe jo në Maqedoni e kudo tjetër. Jo Shqipëria të shikojë se çfarë po ndodh në Prishtinë apo Shkup dhe ta bëjë, sepse kapacitetet janë në Shqipëri.
-Sipas artistëve për projektet e pavarura Ministria e Kulturës jep pak buxhete, e vështirë për të realizuar një shfaqje në skenë. Si ndikon kjo, pasi akuzohet dhe për mungesë transparence?
Unë e kam moshën, që nuk mund të konkurroj për projekt pasi është e lodhshme. Nuk mund të shkoj unë të konkurroj për projekt të kërkoj 100 dhe të më japin 5. Kjo është ofendim, nëse kërkoj 100 aq duhet të më japësh. E dyta, kur dikush bën diçka mirë duhet të jetë Ministria e Kulturës ajo që duhet të pyesë: a ka ndonjë ide tjetër, sepse ti po punon mirë. Vjen një fazë që duhet të konkurrojnë ata që duhet të bëjnë emër, dhe ata që kanë bërë gjithmonë mirë duhet të jetë ministria ajo që duhet ti ofrohet. Këtë e ka pasur shoku Tito i keqi, nëse punoje mirë vetë ka dhënë para nga politikat e tij, dhe e kanë përcjellë. Nëse ke bërë mirë dhe ke përfaqësuar mirë Jugosllavinë diku ti kanë çuar vetë paratë, duke të thënë bëj dhe një projekt. Por tek ne edhe nëse bëhesh kampion i botës të harrojnë si në Shqipëri dhe në Kosovë. Politikanët nuk e duan kombin, duan vetëm të përfitojnë vetë. Ky është problemi kryesor, por kjo është e njëjtë në Ballkan ndaj jemi kështu si jemi.
-Teatrot vazhdojnë të jenë me probleme, edhe në rrethe artistët shprehen për vështirësitë e jetës artistike. Për ju çfarë duhet bërë?
Teatri është pasqyrë e një shteti, çfarë niveli është teatri në atë nivel është dhe shteti. Nuk mund të bëhet teatri më i mirë se sa shteti, ose më i keq. Nëse është me probleme teatri ka dhe qeveria, nëse është në nivel të ulët teatri është dhe qeveria.
-Me këto probleme që ju pohoni sa vlerësohet artisti nga Ministria e Kulturës?
Ministria e vlerëson artistin aq sa vlerëson vetveten. Nëse e vlerëson artin e vlerëson dhe veten, nëse nuk e vlerëson veten, nuk e vlerëson as artistin. Mos i hidhni gjërat te artisti, sepse është vetëm pasqyrë e jetesës së shqiptarëve. Mos u gëzoni kur arti nuk është mirë. Nëse shteti investon jo vetëm me mjete por dhe me njerëz duhen investime konkrete. Është trup që ne nuk kemi një teatër kombëtar të dinjitetshëm, ku ne të krenohemi ja si duket teatri ynë kombëtar.
-Pse ka arritur kjo gjendje?
Kjo gjendje ka arritur sepse të mjerët janë qeveritarët tanë. Nuk e duan kombin.
-Si ka qenë ky vit për ju nga ana artistike?
Unë këtë vit kam shkruar dy drama të reja. “Diller dhe Janky”, si dhe “Myslimani”, që këtë dua ta vendos në skenën e Teatrit Eksperimental. Ku do te jem dhe vetë në rol, dhe do të jetë edhe personazhi im i fundit kryesor në teatër. Te Myslimani unë dua të luaj personazhin e Dinit, që është një pensionist. Një rol i fundit për mua në teatër, sepse nuk mundem të luaj më, është i vështirë teatri. Aktor në kinema po, por teatri kërkon kondicione fizike, në role kryesore nuk besoj më ndërsa role episodike po.
Intervistoi: Julia Vrapi