BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

kultura-lifestyle

Ermir Grezda: Ministria e Kulturës dhe GKA nuk bashkëpunojnë me artistët, studiot e piktorëve po mbyllen

Ermir Grezda: Ministria e Kulturës dhe GKA nuk bashkëpunojnë me

Artistët shqiptarë po marrin vlerësime në botë, por nuk gjejnë mbështetjen për aktivitetin e tyre në institucionet e vendit. Skulptori i njohur Ermir Grezda shprehet se artistët zhvillojnë aktivitetin e tyre krijues mes shumë vështirësive. Në intervistën për “SOT” skulptori Ermir Grezda pohon se jo vetëm Galeria Kombëtare e Arteve ka mbyllur dyert për artistët në vend, por dhe nga Ministria e Kulturës duket që nuk ka vëmendje për problemet që shoqërojnë artistët. Skulptorit Ermir Grezda i njohur dhe me aktivitetin e tij me pikturën tregon se ndërsa ka qenë në vende të ndryshme dhe ka parë se si vlerësohen artistët shqiptarë, në Shqipëri ai shprehet se po mbyllen dhe studiot e piktorëve. Për skulptorin deri tani nga Ministria e Kulturës për problemet e artistëve janë bërë vetëm premtime dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Dekada me krijimtarinë në art, Ermir Grezda shprehet se GKA e ka detyrë ligjore që të ekspozojë vlerat e artistëve të traditë në vend. Skulptori Ermir Grezda ndër vitet e krijimtarisë ka punuar në skulpturën monumentale, portrete në qeramikë dhe materiale të tjera, ndërsa shumë prej veprave të tij ndodhen në Kosovë, vendet Europiane dhe SHBA.

-Për disa ditë ishit në Kalabri, një aktivitet që bëri bashkë artistë të ndryshëm. Çfarë ishte ky prezantim për ju?

Unë për 22 ditë isha në këtë aktivitet arti në Kalabri. Një simpozium arti, ku merrnin pjesë më shumë se 12 artistë nga bota, dhe dy ishim shqiptarë, që morëm pjesë në këtë aktivitet. Bota ka një ndryshim total, në relacionin që ka artisti me artin dhe kulturën, me atë që ne e quajmë turizëm. Bota i fton artistët nga të gjitha anët e vendeve ku janë, që mblidhen dhe krijojnë aktivitete arti në shërbim të turizmit të asaj zone ku organizohet. Ata bëjnë organizmin dhe të gjithë turistët bëhen pjesë e aktiviteteve, që shohin dhe artistët si punojnë, ku piktorëve iu bëhet dhe propagandim edhe në televizione për punën e tyre. Ne atje pikturuam, dhe obligimi ishte vetëm për të lënë një vepër, dhe të gjitha shpenzimet e tjera ishin të paguara prej tyre. Ishte një aktivitet mjaft i mirë, sepse krijon relacione dhe përballesh me artistë të niveleve të ndryshme dhe e ndjen veten që je dikush. Unë sa jam kthyer nga Kalabria, dhe po vijoj punën me një cikël peizazhe dhe nudo nga vende të ndryshme qoftë të Shqipërisë apo dhe Italisë. Kam filluar këto ditë dhe një vepër të re në pikturë. Ne na vjen keq që tek ne ka një mori artistësh të niveleve shumë të vlerësuara në opinionin artistik, por që fatkeqësisht nuk ka programe kulturore të niveleve, që ata të prezantohen në Europë. Unë para tetë muajsh aplikova dhe për çmimin e Dukës së Luksemburgut, ku ndahen tre çmime prestigjioze. Në seleksionimin e parë pata një udhëtim Luksemburg-Barcelonë -Vjenë. Jam përfshirë në një grup të konsiderueshëm të artistëve europianë dhe presim, që në rizgjedhjen dhe seleksionimin e këtyre artistëve për çmimin e Dukës së Luksemburgut të jemi më afër çmimeve që ka Europa. Kur isha në Barcelonë u prita dhe nga drejtori i muzeut të Barcelonës, që më emocionoi për vlerësimin, ai tha: zoti Grezda shtëpia juaj është këtu. Në Barcelonë është Qendra e Artit Europian për artet figurative, dhe ai më tha që jeni i mirëpritur. Shpresoj që unë të realizoj atje një ekspozitë me patronazhin e Qendrës Europiane të Kulturës. Këto punë që po punoj së fundmi shpresoj që të ta një ekspozitë në Barcelonë. Por shpresoj të bëj edhe një botim për pikturën time, që nuk kam ekspozuar prej më se 40 vitesh, që të tregoj dhe një faqe tjetër të jetës sime artistike si piktor.

-Ju jeni shprehur se shteti duhet të ndihmojë për studiot e piktorëve. Çfarë po ndodh me studiot?

Studiot e piktorëve këtu ku jam unë janë mbyllur. Nuk ka as drita as ujë te studiot, sepse gjithë këto shpenzime ne si artistë nuk kemi mundësi ti përballojmë. Në shtetet e tjera kanë mbështetje, kanë një standard subvencionimi artistët që jetojnë në këto vende që zhvillojnë aktivitetet e tyre, janë dhe të mbështetur nga sponsorë që mundësojnë të gjitha problematikat që ka arti. Por studiot e piktorëve janë mbyllur, sepse vërtetë janë të artistëve, por ne paguajmë si biznes dhe normal që nuk mund ta suportojë një artist. Ne shpresuam që këto vite të kishte një rishikim të gjithë relacioneve, që ka artisti me shtetin në të mirë të artit shqiptar dhe turizmit kulturor, por kjo nuk ndodhi. Në Itali kjo zhvillohet nëpërmjet artistëve, por tek ne janë shumë të pakta këto gjëra saqë artisti nuk përfiton financiarisht. Ne sot punojmë vetëm kur ka dritë dielli në studio, sepse nuk e paguajmë dot energjinë. Studio janë dhe në gjendje mjaft të keqe. Pra ka shumë probleme me studiot e piktorëve dhe shteti nuk dot t’ia dijë, flas për piktorët që janë dhe titullarë në art. Kjo është një nga problematikat që rëndon jetën artistike të vendit. Ne materialet i blejmë, bojërat i blejmë, gjithçka blihet. Ministria e Kulturës duhet të mbështesë një seri studiosh, që nga ata që janë artistët profesorët tanë dikur, por që janë pothuajse të mbyllura. Shembulli që u fillua me Kadarenë është pozitiv, por nuk është vetëm ai. Ka dhe artistë të tjerë që janë të njohur dhe duhen ndihmuar. Ne e mbaruam jetën pedagogjike, dhamë kontribut për brezin e ri dhe tani që kemi dalë në pension jemi në asfiksi të plotë, piktorë dhe skulptorë. Ne kemi një pension qesharak dhe nuk mund të mbajmë as veten tonë, jo më të mbajmë dhe studion. Pension 190 euro, është skandal pensioni sot.

-Në reagimet tuaja më parë ju jeni shprehur se Galerisë Kombëtare të Arteve nuk është më e artistëve. Pse?

Unë nga Galeria Kombëtare e Arteve kam kërkuar, që të kisha një aktivitet përmbyllës për jetën time siç ishte 70 -vjetori, por nuk u bë. Galeria Kombëtare e Arteve pas më shumë se dy vitesh mezi i bëri një ekspozitë Kol Idromenos, por ajo e ka detyrë institucionale që t’iu hapë titullarëve të artit në vend dhe pedagogëve ekspozita. Galeria Kombëtare e Arteve nuk është e jona si piktorë, por e drejtuesit të saj dhe një grupi artistësh që vërtiten rreth saj, dhe janë vetëm ata. Një pjesë artistësh që janë dhe nga Kosova dhe shumë mirë që i hapin ekspozitat, por ne e kemi galerinë tonë atë. Ne në galerinë e Kosovës nuk hapim ekspozita, në Tiranë jo, unë pyes ku do të jemi ne si piktorë me veprat tona?

-Ishit i pari artist që protestuat në GKA disa muaj më parë për mbylljen e dyerve. Ju kërkuat që dhe Ministria e Kulturës të shikojë s çfarë po ndodh në atë institucion. Çfarë ka ndryshuar deri tani?

Edhe me ministren e Kulturës, që jemi takuar dy herë, dimë vetëm që thuhet do t’ju pres. Ne me këto premtime jemi mësuar prej vitesh, por nuk bëhet gjë. Më parë i kam kërkuar takim edhe në funksionin e Sekretarit të Shoqatës Mbarëkombëtare të Artistëve Shqiptarë , që as për atë se kanë hapur ndonjëherë derën, që të mblidhet një grup artistësh dhe të diskutohet për problemet. Falë Muzeut Historik Kombëtar, ne kemi mundësi të hapim ekspozita minimaliste. Ministria e Kulturës nuk na ka pasur në vëmendje madje dhe për këtë që ndodh në GKA asgjë nuk ka ndryshuar. Sot të jesh artist në Shqipëri është tmerrësisht e vështirë.

-Pse?

Ekspozita kombëtare nuk bëhen më nga institucionet, ekspozita personale janë shumë pak mundësitë për të hapur. Ekspozita personale të titullarëve të artit, që janë në vendin tonë nuk ka. Këtu nuk ka organizime për artistët në vend. Para gati 6 vitesh Ministria e Kulturës na mblodhi në një takim për të parë se ku ishin problemet, por asgjë nuk u bë më pas, situata vijon njëlloj. Tani nuk ka as takime me artistët për ti pyetur të paktën se çfarë po ndodh me jetën artistike, problemet dhe vështirësitë tona. Sot që ne flasim Galeria Kombëtare e Arteve ka mbyllur dyert për artistët vendas. Unë i kam dërguar shkresa drejtorit Shkololli dhe asnjë përgjigje për të shpresuar, që do të kemi ekspozita. Në këtë situatë ministria duhet të shikojë se çfarë po ndodh me Galerinë Kombëtare të Arteve. GKA e ka detyrë institucionale, që të hapi dyert për artistët. Ne kërkojmë që të na pranojë Europa, dhe Galeria Kombëtare e Arteve dhe vetë Ministria e Kulturës nuk bashkëpunon me titullarët e artit tonë vend. Ne po na pranon Europa pa probleme ndërsa tek ne na mbyllin dyert.

-Janë hapur disa ekspozita deri tani në GKA, sipas jush çfarë kanë sjellë?

Janë hapur disa ekspozita, me video, instalacione, etj, por që në interes të publikut nuk ka asgjë. GKA nuk ka as takime me artistët, as programe për ne. Dikur ka pasur ekspozita që bëheshin nga institucionet, kanë qenë ekspozita me temën e natyrës kolektive dhe sot nuk ka më. Të gjithë artistët janë shpërndarë, ku munden të gjejnë një mundësi për të ekspozuar. Ata shkojnë në Fier, Vlorë, në Durrës ka një sallë, që hapin ekspozita, por me GKA ne e kemi të pamundur. Ne nuk kemi as një sallë ekspozite të baskisë në Tiranë. U tha para dy vitesh, që do të hapet galeria e qytetit të Tiranë, por deri tani asgjë. Ti paguash 50 mijë lekë të reja sallës së MHK nuk është normale për ne me këto kushte që jemi sot. Ishte viti i Skënderbeut dhe unë bëra një projekt ia dërgova Ministrisë së Kulturës, por asgjë, asnjë lloj sinjali. Rrinë artistë nga Kosova në GKA me ekspozita nga 3 muaj në mos më shumë. Por nuk është normale. Kaq e domosdoshme qenka vetëm instalacioni ose arti kontemporan në GKA? Po artet e tjera? Piktura, skulptura ku janë në Galerinë Kombëtare të Arteve? Mos jenë nga 3 muaj ekspozitat në GKA, le të rrinë më pak dhe të hapen ekspozita të tjera. Artistët sot nuk kanë mundësi financiare të hapin ekspozitat, ndaj duhet ndihma e GKA. Ne punojmë, por po mbijetojmë me shumë vështirësi. Galerinë Kombëtare të Arteve unë sot e shikoj një absurd infinitiv, që nuk ka asnjë lloj ndërgjegjësimi të relacionit midis artistëve dhe artit. Galeria Kombëtare e Arteve ka një status ligjor, që është e detyruar ligjërisht ta zbatojë, është relacioni me artistë e traditës, të propagandojë dhe të ekspozojë vlerat e artistëve më të afirmuar të vendit, por që nuk e bën.

-Ju folët për problemet që shoqërojnë artistët në vend, por një nga veprat tuaja do të vendoset në Siçili. Kur pritet të nisë puna?

Vepra “Dashuria e përjetshme e nënës” ka 30 vjet, që është në studio time. Këtë vepër do ta realizojë një nga firmat e mermerit, që është në Siçili. Unë shkova atje dhe folëm për të gjitha problemet, që ka puna me veprën dhe së shpejti do të fillojnë punimet në mermer në Sicili, një vepër me përmasa 2 metra e 30 centimetra.

Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat