BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

kultura-intervista

Esat Musliu: Të bësh film në këtë situatë financiare, si t’i hysh një aventure të dështuar

Esat Musliu: Të bësh film në këtë situatë

Kinematografia shqiptare ka njohur regjisorë të suksesshëm, të cilët me filmat e tyre kanë marrë vlerësime jo vetëm brenda kufijve shqiptarë por dhe jashtë tyre. Esat Musliu është regjisor, skenarist, ku emrin e tij e mbajnë disa prej filmave më të njohur artistikë, por dhe rreth 200 dokumentarë. Si një prej emrave më të njohur të kinematografisë shqiptare, regjisori Musliu tregon se sot prodhimtaria e filmit shqiptar është në shumë vështirësi. Sipas tij, buxheti i paktë ndikon jo pak në vlerat artistike të filmave, ndërsa është një punë e madhe që bëhet nga kineastët për realizmin e tyre. Regjisori Esat Musliu, njëkohësisht dhe drejtor i Forumit të Mbrojtjes së Autorëve Audiovizualë (FMAA), tregon se sot filmi shqiptar është i abandonuar nga RTSH. Reagimi i regjisorit Musliu vjen në vijim dhe të emrave të tjerë të kinematografisë shqiptare të cilët pohojnë se RTSH është televizion publik, dhe një ndër qëllimet kryesore të tij është dhe reklamimi dhe propagandimi për filmin shqiptar.

-Regjisor i njohur dhe i vlerësuar në kinematografinë shqiptare, njëkohësisht dhe drejtues i FMAA, si e shikoni shfaqjen e filmit shqiptar në RTSH?

RTSH është institucioni i parë dhe kryesori, i cili reklamon, propagandon gjithë prodhimtarinë kinematografike, prodhimtarinë artistike që ka Shqipëria, duke qenë dhe i vetmi televizion publik. Raportet e RTSH me kinematografinë shqiptare në momentet që ne po flasim nuk janë aq të mira, sepse detyrën e parë të reklamimit dhe propagandimit të prodhimtarisë të kinematografisë shqiptare e ka RTSH, i cili e ka neglizhuar këtë prodhimtari kinematografike, qoftë atë para viteve ‘90 apo dhe pas ’90. Kjo është për filmat artistikë, dokumentarë dhe filmi i animuar.

-Sipas jush pse ka ardhur kjo?

Shkaqet dhe arsyet besoj se do të jenë tek preferencat, që ka drejtuesi i këtij televizioni, i cili ka dalë dhe vetë nga kinematografia shqiptare dhe ka zënë atë pozitë që ka. Janë shumë pak filma shqiptarë që projektohen në RTSH. Edhe ndonjë film që më herët shfaqej kur ishin festat si “Nëntori i Dytë”, “Liri a vdekje”, “Mësonjëtorja”, etj, në vitin që kaloi as këto nuk u transmetuan.

-A jeni interesuar për këto probleme me filmin shqiptar sot pranë RTSH?

Sigurisht që ne jemi interesuar për këto probleme, dhe kemi kërkuar komunikim me drejtorin Petrit Beci. Vazhdimisht i kemi kërkuar me insistim për shkakun e vërtetë, se pse ai i bën një bojkot filmit shqiptar. Marrëdhënia reale sot me drejtorin Petrit Beci është që ata nuk pranojnë që të projektojnë film shqiptar, qoftë para viteve ’90 apo dhe pas ’90. Ka përjashtim kur mund të ketë projeksione shumë të kufizuara vetëm ato filma ku RTSH është kooproducent me këto filma, pra ka fondet e veta, ndërsa për produksione të mirëfillta të prodhimeve që nuk kanë të bëjnë me RTSH, nuk i ka pranuar dhe nuk projekton. Siç ju thashë TVSH duhet të ishte numri një i reklamimit të prodhimit kinematografik shqiptar, por këtë nuk e bën, përkundrazi e përsëris që ai e ka abandonuar totalisht filmin shqiptar. Populli shqiptar është në gjendje që ta ndajë ideologjinë nga vepra e artit, dhe ka dhjetëra filma shqiptarë që janë të zhveshur nga ideologjia dhe nuk mund të quhen më si propagandë komuniste, megjithatë mund të flasësh dhe për shumë filma historikë që nuk shfaqen, edhe pse nuk janë të indoktrinuar me ideologjinë. Atëherë kjo do të thotë troç, që është një preferencë e drejtorisë së RTSH.

-Jeni drejtues i FMAA dhe regjisor filmash, si ndiheni nga kjo?

Jo vetëm që na vjen keq, por dhe jemi shumë të indinjuar nga ky trajtim që i bëhet prodhimtarisë kinematografike. Ne vazhdimisht kemi bërë dhe ankesa, e kemi shfaqur këtë defekt që ka RTSH por nuk është bërë asgjë.

-Si regjisor dhe skenarist, çfarë mund të na thoni mbi prodhimtarinë e filmit shqiptar sot. Sa e vështirë është realizmi i një filmi?

Vështirësia për të prodhuar një film artistik me metrazh të plotë është shumë e madhe. Buxheti që jep QKK është qesharak. QKK ka një buxhet që i jep shteti që është reduktuar gati gjysmë për gjysmë, dhe në këtë situatë QKK përpiqet që të financojë me një sasi tepër të vogël të filmave artistikë, që shkojnë deri në rreth 200-300 mijë euro. Kjo është një shumë qesharake, duke menduar që sot financimi për një film artistik sillet rrotull 1 milionë euro. Kështu që producentit të filmit i duhet të bredhë lart e poshtë dhe të bëjë montazh financiar, të shkojë në shtete të ndryshme, fondacione, të cilat në shumicën e rasteve janë një rrugë e mundimshme që dështon në fund.

-Po filmat e zhanreve të tjerë, si ai dokumentar, i animuar?

Filmi dokumentar pati një financim në vitin që lamë pas, ku me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë u financuan filma dokumentarë me karakter historik, siç ishte rasti i filmave për “Skënderbeun”, “Himni i flamurit”, etj. Por për këtë vit nuk besoj se do të ketë financime, sepse akoma nuk janë shlyer buxhetet e filmave që janë bërë. QKK mendoj është në një moment tepër delikat, sepse financimi i saj është minimal. QKK trashëgoi një sërë filmash që ishin nisur dhe nuk janë mbaruar. Në këtë situatë për filmin e animuar, dokumentar, mendoj që buxheti duhet të jetë shumë i paktë, që të mos themi dyshoj që ndoshta nuk do të ketë fare.

-Keni qenë pjesë e selektorëve të festivalit të filmit shqiptar. Pas gjashtë vitesh festivali u zhvillua në vitin që lamë pas. Çfarë mund të na thoni për nivelin e tyre artistik?

Në festivalin e filmit që u zhvillua në vitin që lamë pas kam qenë pjesë e grupit të selektorëve për filmin dokumentar dhe atë të shkurtër artistik. Sigurisht për këto dy zhanre ishte një prurje e madhe për filmin artistik me metrazh të shkurtër apo dhe atë dokumentar, si nga prodhimtaria në Shqipëri por dhe nga Kosova e Maqedonia, por kishim dhe të tjerë filma nga shqiptarët e diasporës. Ne u përpoqëm që brenda numrit të caktuar të filmave që do të shfaqeshin në këtë festival të zgjidhnim ata më të mirët.

-Po filmi artistik me metrazh të gjatë?

Filmi artistik u prezantua në festival i gjithi, sepse aq ishte dhe prodhimtaria e tij. Filmat artistikë të prodhuar vitet e fundit janë tepër të varfër, dhe kjo duket në çdo kuadër apo plan të tyre për arsye për shkak të buxhetit tepër të vogël që kanë në dispozicion. Varfëria e buxhetit në kinematografi sigurisht që ndikon tek vlerat artistike. Ato skena që pret ti shohësh nuk janë, sepse ka varfëri në dekor dhe imazh për shkak të buxhetit. Duhet ta themi që filmi është produkt i një financimi të mirë që të ngrejë vlerat artistike, dhe ky financim i varfër duket në imazh, interpretim dhe vlerat që janë krijuar.

-Edhe pse sot ka liri në krijimtari, ka më shumë kushte teknologjike për prodhimtarinë e filmave, ende prodhimet që janë realizuar në kinemanë shqiptare para ndërrimit të sistemeve e ruajnë publikun, madje në shumë raste edhe e konkurrojnë filmin sot?

Filmat e prodhuara para ’90 i konkurrojnë të gjithë filmat që janë sot, sepse financimi i atyre filmave që janë xhiruar para ’90 ka qenë i plotë. Ato vite ishte shteti totalitar komunist dhe ishte shumë i angazhuar me propagandën, e quante kinematografinë armën më të fuqishme, dhe duke e pasur këtë financimi për filmin ishte shumë i lartë. Ato vite nuk ka pasur probleme me buxhetin. Kemi filma ku ka angazhime me figurantë, dekore, kostumesh, ambientesh, etj, që nuk kanë pyetur kurrë se sa para duhen harxhuar. Duke menduar për filmat sot, ata janë shumë të varfër financiarisht, kjo duket në çdo imazh, plan, apo kuadër.

-Rreth 200 dokumentarë mbajnë emrin tuaj si regjisor, por dhe disa nga filmat artistikë më të suksesshëm të kinematografisë shqiptare. A është një tjetër projekt kinematografik në planet tuaja si regjisor?

Asnjë projekt nuk kam. Mund t’ju them se jam tërhequr nga prodhimtaria e filmit artistik, duke parë se sa e vështirë është ana financiare për të realizuar një film, dhe përderisa është kjo situatë financiare nuk kam asnjë arsye se pse të mendoj të kërkoj të bëj film. Me këtë situatë financiare, nuk mund ti hyj aventurave të filloj të bëj filma, dhe ti lë gjysma-gjysma rrugës. Intervistoi: Julia Vrapi


 

Më të lexuarat