BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

kultura-lifestyle

Fadil Kraja: Keqardhje të madhe dhe dhimbje për teatrin që është lënë pa vëmendje

Fadil Kraja: Keqardhje të madhe dhe dhimbje për teatrin që

Teatri shqiptar është lënë pa vëmendje, jo vetëm Ministria e Kulturës, por dhe bashkitë nuk kanë treguar interesin që duhet. Dramaturgë të njohur pohojnë se duket se askush nuk po pyet për teatrin, nivelin e tij sot ku dhe drama shqipe pak shihet në skena. Për autorin e njohur Fadil Kraja ka munguar nga Ministria e Kulturës edhe një takim për teatrin, për gjendjen e tij. Sipas tij këtë mandat të dytë ministrja e Kulturës të mbledhë autorët shqiptarë dhe regjisorët, njerëzit e teatrit për të njohur më mirë gjendjen e tij. Në intervistën për “SOT” dramaturgu Fadil Kraja flet dhe për mungesën e regjisorëve, duke sjellë në vëmendje teatrin e Shkdorës. Sipas tij, kjo mungesë regjisorësh sjell dhe mungesë vëmendje për krijimtarinë. Ndjej keqardhje për gjendjen e teatrit sot pohon autori i njohur Fadil Kraja, pasi sipas tij mungon dhe një festival kombëtar për dramën shqipe.

-Si po kalojnë këto ditë me krijimtarinë tuaj?

Ditët po kalojnë shumë mirë. Së fundmi në skenën e teatrit është vënë një monodramë e imja, që titullohet “Vajza me kukull”. E interpreton aktorja Dana Xhaj dhe regjisor Agron Dizdari. Një vepër, që është prit shumë mirë në qytetin e Shkodrës, në Gjakovë dhe Prishtinë. Mendoj që me këtë vepër të marr pjesë dhe në festivalin e teatrit, që do të jetë në qytetin e Elbasanit. Një vepër që e kam shkruar para pesë viteve, por që në skenë u vu këtë vit me shumë sukses dhe përloti gjithë sallën. Një vepër teatrore, që flet kundër përdhunimit të grave. Kjo shfaqje preku publikun në sallë dhe pati shumë jehonë. Po kjo aktore po përgatit një monodramë tjetër shkuar nga unë, që titullohet “Ndal policia”.

-Në këtë vepër çfarë trajtoni?

Në monodramën “Ndal policia” unë kam trajtuar një temë shumë interesante. Policin gjithmonë e poshtërojnë në media. Po bëjmë një pyetje, a ka polic të mirë në median tonë? Ka vetëm policë që vriten në krye të detyrës atëherë marrim vesh për atë që ka qenë trim, guximtar, familjar i mirë, etj. Kurse sa është gjallë policin e tallin qoftë dhe në media e shkruar apo elektronike. I tallin policët edhe jashtë, por ata kanë bërë dhe filma për ata që janë heronj. Por ne në Shqipëri a kemi një vepër për një polic të mirë? Nuk kemi. Populli ynë ka nevojë për një shpresë, për një polic të mirë. Vepra tregon policin, hallet e tij, vështirësitë që has në punë, ndërhyrjet që i bëhen te puna e tij. Shpresoj që ta dalë mirë dhe është një monodramë prekëse.

-Çfarë ju shqetëson për teatrin?

Po flas për qytetin tim në fillim dhe më pas dhe më tej. Qyteti im është Shkodra dhe këtu ka lindur teatri. Ne jemi i vetmi teatër, që prej vitesh nuk ka regjisor. Duke qenë se nuk ka regjisor, ndonjë autor regjisor e ka gjetur si oaz dhe vendos veprat. Pra nuk ka një ecuri teatri siç kishte dikur në kohën tonë, që unë e quaj koha e artë. Prandaj sot teatri ka nevojë shumë për një drejtim. Ju kam thënë më parë që ministrja e Kulturës nuk mbajti premtimet. Kur u pohua dikur që në krye të dy viteve të organizohej nga ministria festival i teatrit me pjesë kombëtare. Do të kenë vetë kohë teatrot, që të gjejnë pjesët për të vënë në skena. Kjo do ta gjallëronte edhe teatrin kombëtar, por kjo mund të zhvillohej një vit në Tiranë, më pas në një qytet tjetër. Ky është mendimi im.

-Sa ndihmohen sot autorët shqiptarë për dramën shqipe?

Më thoni çfarë ndihmohen sot autorët shqiptarë për dramën shqipe? Nuk ndihmohen fare, nuk kanë vëmendje, nuk kanë mbështetje nga Ministria e Kulturës. Kujtoj që dikur kur kanë pyetur Ismail Kadarenë pse nuk shkruan drama ai tha: nuk shkruaj drama, sepse paguhet më pak se sa një divan. Pra sot nuk kanë vëmendje për dramaturgun. E përmenda festivalin e dramës shqipe sepse do të ndihmonte shumë dhe do të sillte dhe dramën shqipe në skena. Unë e kam shtëpinë 100 metra larg teatrit të Shkodrës, por as për të më thirrur nuk e bëjnë. Duke më pasur aty pse shkojnë e kërkojnë drama të huaja, që nuk kanë sukses për mua. Në arkivin e teatrit “Migjeni” janë mbi 40 pjesë, që janë vënë në skenë në kohën e regjisorëve të famshëm si Serafin Fanko etj. Unë konsiderohem si autor i privilegjuar i teatrit deri sa akoma nuk kam vdekur, sepse një ditë të gjithë do ndahemi nga kjo jetë duhet të na mbajnë afër. Edhe nëse ne nuk i furnizojmë me pjesët tona do ti furnizojmë me këshillën tonë, eksperiencën tonë. Pranë bashkisë së Shkodrës është një bord që quhet i teatrit dhe deri para dy vitesh kam qenë unë kryetar, por sot nuk jam më. Nuk u kujtuan më për mua në atë bord të bashkisë për teatrin. Teatri shqiptar për mua duhet ti vërë të gjitha pjesët në skenë, edhe veprën e huaj, dramën klasike, veprën kombëtare ku është funksioni i teatrit. Duhet të jenë vepra nga të gjitha fushat. Por spektatori është gjithmonë gjykues i tyre. Por spektatori me thënë të drejtën është larguar nga teatri.

-Ju jeni dramaturg i njohur, për ju pse është larguar publiku nga teatri?

Por sot kanë ndryshuar dhe kohët. Publiku sot i ka mundësitë e dëfrimit ndaj dhe është larguar. Por dhe kur ka një pjesë pa nivel ai largohet nga teatri, dhe kur vjen një pjesë e mirë në teatër ai afrohet te teatri. Të gjitha këto bëhen bashkë për largimin e spektatorit nga teatri.

-Po Ministria e Kulturës për ju çfarë duhet të bëjë më shumë për tetarin?

Ministria e Kulturës nuk mbajti premtimin për të bërë qoftë dhe një simpozium dy vjeçar për teatrin. Ne nuk njohim sot asgjë çfarë vihet në skenën e teatrit përshembull në Vlorë, Elbasan, unë nuk di çfarë vihet në skenën e Korçës, etj. Dikur një premierë teatrore vihej në skenë dhe qarkullonte, por sot nuk ka më bashkëpunime të tilla. Sot fatkeqësisht nuk është më eveniment një shfaqje teatrore si dikur në teatro. Ministria duhet të bëjë shumë më tepër për teatrin, për dramën shqipe. Deri tani nuk ka pasur vëmendje sa duhet. Dikur ka qenë dhe një konkurs letrar për dramën më të mirë kjo nuk po bëhet më. Ministria nuk bëri as dhe një takim për teatrin. Tani ministrja le të zhvillojë një takim me autorët, regjisorët, etj, për problemet e teatrit sot. Të na mbledhë dhe të diskutojmë për gjendjen që ka sot teatri shqiptar, sepse kërkon shumë vëmendje që ka munguar. Të na mbledhë ministrja e Kulturës dhe të qajmë hallet, le të na dëgjojë vetë se ku çalon puna me teatrin, ku është plaga. Flasim për bashkinë, ka tre legjislatura që në këshillin bashkiak të Shkodrës nuk ka asnjë artist, asnjë shkrimtar, piktor apo skulptor. Ata që nuk marrin vesh nga kultura atje drejtojnë kulturën.

-Po regjisorët shqiptarë, për ju sa afrohen te drama shqipe për ta vënë në skena?

Në Shkodër nuk kemi regjisorë, po vijnë nga Tirana për të vënë pjesë. Monodramën që ju përmenda unë në fillim e vuri në skenë një aktor, që është në pension. Ka mungesë regjisorësh dhe kur ka mungesë të tillë ka dhe mungesë interesimi për krijimtarinë. Më vjen keq për gjendjen që ka sot teatri shqiptar. Këtë vit në korrik u festua 50 vjetori i shfaqjes së parë vepër që kam shkruar unë “Fisheku në pajë”, që është vënë mbi 500 herë në skena. Po si nuk më vjen keq mua që kam mbi 50 vjet si autor dramash? Ndjej keqardhje të madhe dhe dhimbje për teatrin shqiptar sot që është lënë pa vëmendje, por jam optimist që do të vijnë ditë të mira.

Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat