BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

kultura-lifestyle

Frederik Stamati: Po humbasim objektet e trashëgimisë, urgjente ringritja e atelieve dhe laboratori i restaurimit

Frederik Stamati:  Po humbasim objektet e trashëgimisë, urgjente

Ringritja e atelieve për monumentet dhe futja e teknologjisë në trashëgimi është urgjente për restauratorin Frederik Stamati. Përballë gjendjes që ka trashëgimia kulturore Stamati bën me përgjegjësi Ministrinë e Kulturës. Sipas tij deri tani jo vetëm që nuk kanë mbledhur specialistët për të diskutuar për strategjinë e trashëgimisë, por as nuk është menduar për ringritjen e laboratorit të restaurimit që ka vite që është mbyllur. Nuk është hera e parë që specialisti Stamati flet për këto probleme, por sipas tij deri më tani Ministria e Kulturës nuk e ka kuptuar rëndësinë e teknologjisë në trashëgiminë kulturore. Probleme të shumta restauratori Stamati shikon dhe te muzetë, ku sipas tij kushtet lënë për të dëshiruar duke sjell jo pak pasoja për objektet.

- Gjatë këtij viti, ku ka qenë e fokusuar puna juaj në restaurimin e objekteve?

Në drejtim të konservimit të objekteve kam qenë i angazhuar në Muzeun Historik Kombëtar. Atje kam ndihmuar punonjësit e rinj, duke i shpjeguar se si bëhen trajtimet e objekteve dhe me punën që u bë ne arritëm që të bëheshin dhe disa vitrina të reja në muze, me objekte që nuk kanë qenë ekspozuar më parë. Po vijoj akoma me dashamirësinë time që të kontribuoj duke transmetuar njohuritë e mia në personelin e MHK meqë është i ri dhe nuk ka eksperienca të mjaftueshme në punë. Por ndërkohë që po punoj dhe për botimin e veçantë për flamujt e Muzeut Kombëtar, që ka qenë hapur në vitin 1922. Flamuj që sot ndodhen te fondi i etnografisë.

-Keni punuar dhe në pavijonin e etnografisë, i cili ende nuk është hapur, por keni vërejtje për ekspozimin. Pse?

Unë jam angazhuar me pavijonin e etnografisë në MHK. Punuam dhe përgatitëm objektet që kishim për detyrë, dhe për mendimin tim ai pavijon në mënyrën e konceptimit ka të meta, të cilat duhen rregulluar, sepse një pjesë e madhe e tekstileve janë parashikuar që të jenë të ekspozuara në podiume të pambyllura. Kjo nuk shkon për një muze. Objektet tekstile duhet të jenë të mbyllura dhe në gjithë botën nuk ka të tilla të vendosura në atë mënyrë. Janë objekte që janë delikate dhe kanë probleme. Kjo është ajo vërejtje që kam unë për këtë pavijon. Praktika ka treguar, që objektet të cilat ekspozohen jashtë vitrinave dëmtohen.

-Një nga kërkesat tuaja ka qenë dhe laboratori i restaurimit të objekteve. Mungesa e tij çfarë sjell?

U bënë vite që laboratori është mbyllur, në mos gaboj nëntë vjet. Pronarët donin të merrnin qeranë dhe ata e mbyllën ndërtesën. Kemi një laborator të vogël te Muzeu Historik Kombëtar, i cili që kur u ndërtua muzeu unë kam kërkuar që të ishte për një mirëmbajtje të thjeshtë të objekteve që ishin ekspozuar, dhe përmes projekteve kam çuar dhe disa aparatura atje për të punuar. Por është emergjente ndërtimi i një laboratori qendror. Që në vitet ’80 ne që merreshim me këtë punë e kuptuam që duhej një laborator për restaurimin e objekteve, që duhej të ishte jo në Institutin e Monumenteve të Kulturës, sepse është natyrë tjetër. Ramë dakord atë kohë që duhej të ndërtohej laboratori qendror i restaurimit, i cili do të kishte personalin e tij dhe do të mbulonte punët kryesore të objekteve muzeale në Shqipëri. Më pas do të zgjerohej më tepër duke pasur pika shërbimi në Apollonui, Butrint, Durrës, etj, por nuk u arrit kjo. Duhet kuptuar nga Ministria jonë e Kulturës që duhet të kemi një laborator shkencor të restaurimit, ose të konservimit, që ne nuk e kemi sot. Kjo punë nuk bëhet me njerëz që bëjnë një javë kurs diku dhe marrin një letër dhe mbushin dosjet, por kërkon njerëz të përgatitur me universitet. Ne nuk e kemi këtë dhe jemi defiçitarë si shtet. U krijua shkolla e restaurimit në IMK dhe për mua u bë mirë që u mbyll.

-Pse?

Unë kam qenë dakord me shkollën kur u krijua dhe kam firmosur për atë, por kur pashë se si degradoi ajo them që u bë shumë mirë që u mbyll dhe kurrë mos të kemi më si ajo. Gjithë përgatitja e personelit të restaurimit në Europë bëhet në universitet dhe jo me kurse javore. Ne nuk e kemi, atëherë si mund të ndërhyjnë këta njerëz te objektet pa qenë të përgatitur, dhe ndodh pastaj si në Muzeun Arkeologjik të Durrësit. Bota i përgatit me universitet restauratorët, por në Shqipëri janë me kurse. Në terminologjinë e sotme për muzeumet përdoret vetëm fjala konservim që përfshin brenda dhe restaurimin. Pra restaurimi bëhet për qëllim të konservimit për të ruajtur objektet, por ne në Shqipëri nuk e kemi. Akujt nuk i ka rënë mendja. Gjendja e objekteve sot nëpër muze është e tillë që shkojnë drejt dëmtimit, sepse reaksionet kimike dhe biologjike veprojnë, por që të ndalohen duan një ndërhyrje nga njerëz të specializuar. Tjetër problem që unë e kam thënë dhe më parë është që Shqipëria duhet të ndryshojë strategjinë e trashëgimisë dhe të fusë shkencën. Pa shkencë nuk do të kemi trashëgimi.

-Keni vite që e keni kërkuar këtë, sa është bërë deri tani?

Nuk është bërë asgjë deri tani. Mungon kjo strategji shkencore dhe po humbasim trashëgiminë. Këtë nuk e ndërton dot Ministria e Kulturës, sepse nuk ka specialistë të trashëgimisë. Nuk ka specialistë të shkencave ekzakte, sepse trashëgimia është kimi, fizikë dhe biologji. Nuk ka ministri që ta rregulloj çështjen pa rregulluar strategjinë e trashëgimisë. Le të na mbledhë ne si specialistë të fushave të ndryshme ministrja Kumbaro, të bëhet një takim pune dhe të diskutohet se çfarë duhet bërë, ku dhe të mendohet si të ndërtohet strategjia shtetërore.

-E keni ndjekur ministren e Kulturës në daljet televizive ku ka deklaruar për punën që është bërë në trashëgimi?

Nuk e kam ndjekur. Por ne nuk kemi dhe sot një shkollë restaurimi. Nëse flet ministrja dhe tregon për punën sipas saj është bërë, unë për çështjen e trashëgimisë kulturore kam qenë gjithmonë në atë linjë që thotë dhe profesor Emin Riza, që duhet të ringremë atelietë e restaurimit në rrethe. Kjo punë me tendera siç e bën ministria nuk bëhet, por duhet të ketë atelietë të cilat i rrinë mbi kokë monumenteve. Atelietë kanë pasur një personel shumë të përgatitur të specializuar, që mbaheshin qytete si Gjirokastra, Berati, etj. Ne sot kemi mungesë ateliesh që të bëjnë mirëmbajtje të vazhduar të monumenteve. Ministria duhet të rikthejë atelietë për monumentet e kulturës. Ishin atelietë dikur ku në Gjirokastër dhe Berat kishin qindra punëtorë, që bënin mirëmbajtjen. Rrënimet e monumenteve sot janë pasojë edhe e prishjes së atelieve, sepse ato i mirëmbanin. Nuk duhet të ishin prishur atelietë e IMK, nëse duam trashëgiminë ato duhet të ringrihen nga Ministria e Kulturës. Urgjente për mua janë ringritja e atelieve për monumentet dhe futja e teknologjisë në trashëgimi. Në rast se kjo nuk bëhet trashëgimia do të shkojë dhe më shumë drejt rrënimit, që po vazhdon.

-Ministria e Kulturës përmend arritjet në disa muze. Ju çfarë mund të na thoni për këtë?

Edhe në Muzeun Historik Kombëtar ka vite të tëra që nuk ka sistem të klimatizimit, sepse nuk është financuar. Kemi muze të tjerë që janë në kushte që lënë për të dëshiruar. Gjendja e objekteve sot në muze është më keq se sa ta kesh në shtëpi. Muzetë me këto vitrina të vjetruara që kanë, me mungesë kushtesh objektet shkojnë drejt dëmtimit. Por këtu veçoj dhe dallohet që është shumë mirë Muzeu i Bankës së Shqipërisë apo dhe Muzeu Kombëtar “Marubi”. Muzeun e Korçës e kam parë shpejt dhe nuk mund të them sot se si janë kushtet atje. Por dhe për muzeun Arkeologjik në Durrës kam rezerva. Që një objekt të trashëgohet për të gjithë muzeumet e Shqipërisë lind nevoja e krijimit të klimës, e cila ndalon prishjen e tyre. Sot objektet në muze janë në proces të degradimit për shkak të reaksioneve kimike dhe biokimike që ndodhin, sepse mungon klima që i ndalon. Këtu është ajo strategji flasim ne dhe që mungon. Klimatizimi i muzeumeve është special dhe nuk bëhet me pajisje si ato që përdoren në restorante, por ka të tjera parametra. Pasojat janë mbi objektet, që po vazhdojnë reaksionet e prishjes. Muzetë duhet të kenë njerëz të teknologjisë të trashëgimisë por nuk ka sepse nuk janë të përgatitur. Por duhet ndërtuar dhe laboratori qendror i restaurimit dhe kjo është urgjente për objektet muzeore.

Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat