BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

kultura-lifestyle

Gaqo Çako: Kënga shqiptare po harrohet, as krijuesit nuk po shkruajnë e as këngëtarët nuk po këndojnë shqip...

Gaqo Çako:  Kënga shqiptare po harrohet, as krijuesit nuk po
Jeta e tenorit të njohur Gaqo Çako vjen e përmbledhur në librin“Legjenda e gjallë e tenorit" nga miku i tij artisti Eno Koço. Në promovimin e tij në Akademinë e Shkencave merrnin pjesë akademikë, artistë, profesorë të Universitetit të Arteve, miq e të afërm të artistit të njohur. Për Gaqo Çakon mund të shkruhen me dhjetëra libra, por autori Eno Koço ka ditur të përzgjedhë mes tyre për të shkruar këtë libër. Në intervistën dhënë për gazetën, artisti Gaqo Çako u shpreh se ato që ka dashur të thotë, i ka thënë përmes këngës. Tenori i njohur u shpreh se është krenar që i ka shërbyer me artin e vet popullit që e rriti dhe që ka kontribuar në zhvillimin e muzikës shqiptare. Tenori legjendar Gaqo Çako, “Artist i popullit”, i rreshtuar në emrat e mëdhenj të Panteonit të muzikës shqiptare, është një nga yjet e skenës operistike shqiptare e atë europiane. Përvoja dhe karriera e tij mjaft e pasur në operat "Peshkatarët e Perlave", "Traviata", "Bohema", "Rigoleto", "Norma", etj, si dhe operat shqiptare e bëjnë atë me një karrierë të shkëlqyer, mjaft i njohur edhe në skenat italiane ku ai ka mbaruar konservatorin e Santa Cecillias. Edhe pse vlerë të madhe ai e pati në interpretimet e roleve operistike, ai u popullarizua edhe nëpërmjet këngës, veçanërisht atyre të Festivaleve të Radios, ku këngët e tij kanë mbetur të pavdekshme
 
-Si u ndjetë në këtë promovim libri, i cili mblodhi plot miq dhe artistë të ndryshëm?
 
 Në radhë të parë dua të falenderoj mikun tim, akademikun Vaso Tole, dhe më bëhet shumë qejfi që ai vazhdimisht promovon artistët dhe kulturën shqiptare. Më vjen shumë mirë nga kjo. E falenderoj shumë, që ai është gjithmonë i gatshëm që kultura jonë të përhapet jo vetëm në Shqipëri, ku është përhapur por në gjithë hemisferën e globit.
 
-Në momentin që ju e keni marrë në duar librin, që titullohet “Gaqo Çako, legjenda e gjallë e tenorit” çfarë emocionesh ju dha ky botim?
 
Sigurisht që më ka dhënë emocione, unë kam jetuar me Enon. E gjithë puna ime, që ka mbetur e gjallë edhe sot e kësaj dite i dedikohet vetëm Enos, sepse ai më ka bërë të gjithë llojet e incizimeve. Me Enon kam punuar kur kam shkuar në turne në gjithë botën, në shtete si në Rumani, Turqi, etj. Eno ka qenë dirigjenti im dhe miku im. Veç kësaj e adhuroja dhe si djalin e këngëtares sonë më të madhe Tefta Tashko Koço, të cilën e kam adhuruar gjithmonë dhe ajo ka qenë një pikësynim për mua, sepse ajo më pëlqente shumë se si këndonte, dhe mendoja a do të mundja dhe unë të këndoja si ajo. Dhe sigurisht që me Enon jemi takuar bashkë, kemi bërë shkollën, kemi studiuar në Rusi bashkë, kemi punuar dhe kemi lënë diçka të vogël për kulturën shqiptare. Për këtë jam shumë i kënaqur, që ia arrita kësaj dite dhe jam krenar që i kam shërbyer me artin tim popullit që më rriti, jam krenar që kam vënë një gur të vogël në kulturën e popullit tim. Atë që unë kam dashur e kam shprehur me këngë.
 
-Besoni se arti krijohet në kohë dhe në epoka shumë të vështira? Ndoshta dhe për ju nëse ktheni kokën pas, kohët e vështira në të cilët jetuat arritët të krijonin falë edhe zërit tuaj emrin tuaj që tani shquhet?
 
Sigurisht që fillimet nuk kanë qenë shumë të shtrënguara, por më vonë pas 1960 erdhi një ndryshim i madh, ku u prenë veprat e huaja. Nuk këndohej asnjë vepër e huaj, u hoqën veprat e kompozitorëve të mëdhenj italianë, rusë, etj. Ndaj ne u munduam me atë krijimtari, që kishin kompozitorët tanë të shquar, si Tonin Harapi, Çesk Zadeja, Limoz Dizdari, që është një nga artistët e mi më të dashur dhe njeriu që më ka dhënë jetë në festivale, ku dhe kam kënduar shumë romanca. Kam bërë çmos, që kultura jonë të njihet edhe në gjithë botën, sepse ne jemi një popull që dimë të këndojmë nga jugu në veri. Pasuria jonë e madhe është sepse ne nuk këndojmë njëlloj si këndohet në Tiranë apo në Korçë. Secili ka fushën e vet, dhe muzika jonë është kaq e pasur qoftë në ritme dhe melodi, kështu që jam shumë i kënaqur që dhe unë kam kontribuar me ekzekutimin e veprave qoftë nga Korça, Tirana, Kavaja, Shkodra, etj. Kam kënduar shumë herë dhe në Kosovë.
 
-Tenori legjendar, Gaqo Çako, artist i popullit, i rreshtuar në emrat e mëdhenj të Panteonit të muzikës shqiptare, me përvojë dhe karrierë mjaft të pasur në opera, ku herë pas here emri dhe puna juaj vlerësohen jo pak mbi aktivitetin e TKOB. Në këtë moment të jetës suaj, çfarë do të thotë për ju ky vlerësim?
 
E thashë dhe pak më parë, jam shumë krenar që kam kënduar në operën shqiptare. Kam kënduar në festivale dhe në koncerte të ndryshme, por unë kam kënduar të gjitha operat shqiptare dhe për këtë krenohem, që kam vënë një themel në zhvillimin e kulturës operistike shqiptare, sepse ne më përpara dihet që s’kishim, që vetëm Kristo Kono pati shkruar veprën “Lulen e Kujtimit”, dhe më pas filluan të shkruanin si Çesk Zadeja, Nikolla Zoraqi, që u vunë shumë vepra në kohën e vështirë kur u ndërprenë veprat klasike të huaja tek ne. Atë kohë mori një zhvillim të madh opera shqiptare. Vërtetë që u bë keq që u ndërprenë ato vepra, por ato patën një të mirë sepse mori zhvillim opera shqiptare. Nëse nuk do të kishte qenë ajo kohë shumë vepra të kompozitorëve tanë ndoshta nuk do të ishin realizuar. Por ne i kemi realizuar me shumë dashuri dhe ato kanë ngelur në fondin e artë të kulturës shqiptare.
 
-Pjesëmarrës në 28 festivale këngësh, ku këngët tuaja apo dhe të artistëve të tjerë të asaj kohe kanë mbetur të pavdekshme. Sot, si e shikoni këngën e lehtë shqiptare?
 
Dua të them që në festival shumë këngë janë të bukura, por jemi popull që e duam shumë atdheun tonë, e dashurojmë muzikën tonë, e dashurojmë gjuhën tonë. Kudo që shkojmë ne flasim gjithmonë shqip. Edhe unë di gjuhën italiane, ruse, por flas shqip. Edhe në Rusi kur grumbulloheshim ne shqiptarët flisnim shqip dhe tregonim dhe barsoleta (qesh). Mua më ka pëlqyer gjithmonë të flas shqip, dhe të këndoj shqip. Kjo ka qenë dashuria ime për të kënduar shqip, për ti vënë një themel muzikës sonë. Me të vërtetë që dhe gjuha shqipe këndohet bukur, është gjuhë muzikore, vijnë shumë rrjedhshëm fjalët dhe e këndshme kur e këndojmë. Më duket se këndoj më me shpirt kur këndoj në gjuhën shqipe. Jua thashë të gjithë këtë, sepse kënga shqiptare e para duhet të jetë. Ne kemi shumë pasuri në folklorin tonë, trevat e ndryshme të vendit kanë folklor shumë interesant. Po t’u bazohemi këtyre këngëve sjellim krijimtari më të mirë. Po t’u bazohen këtyre këngëve që ka populli, krijuesit të marrin lajtmotivet e tyre dhe të bëjnë këngë të bukura, do ecim përpara. Por nëse bëjnë këngë duke dëgjuar x apo y, dëgjojnë këngën angleze apo një tjetër dhe mundohen të bëjnë një këngë, është e vështirë të bësh këngë të bukur në shqip. Por ju thashë që kemi dhe këngë të bukura, që vijnë nga kompozitorë të mirë, por janë të paktë.
 
-Dekada pranë operës, por si është opera shqiptare sot për ju?
 
Punohet për operën, por sot ka rënë në një nivel jo dhe aq të mirë, nuk është si duhet. Ata që e drejtojnë shtetin duhet ti hedhin një sy Teatrit të Operës dhe Baletit për të zhvilluar dhe më shumë kulturën shqiptare, për të bërë vepra të bukura. E them sërish, nuk duhet të këndojmë vetëm në gjuhë të huaj dhe të harrojmë shqipen. Kudo që ne kemi shkuar dhe në kohët më përpara e gjenim dikë që fliste shqip. E ndjejmë sot që shumë pak ka vepra shqiptare operistike, është e vështirë. Nuk shkruajnë se dhe njerëzit nisen dhe nga një interes personal për të fituar dhe para, shkruajnë nga një tablo të vogël, ndonjë këngë për të fituar, ndërsa opera është një vepër shumë më e madhe dhe nuk kemi. Mendoj se për këtë i bie përgjegjësia dhe Ministrisë së Kulturës, e cila drejton artin dhe kulturën shqiptare, që ti vërë një rëndësi kulturës sonë, sepse kultura jonë qoftë ajo popullore, qoftë e muzikës së festivaleve drejtohet mirë, por problem mbeten opera dhe krijimtaria e muzikës serioze që ne kemi. Është larguar pak nga dora e shtetit kjo lloj krijimtarie dhe shteti duhet ta marrë më shumë në vëmendje, të kujdesohet më shumë, sepse pa kulturën shqiptare ne humbasim shumë. Mungon ajo tematikë shqiptare në shumë këngë.
 
 -Ju u shprehët që është mirë që krijimtaria për këngën të mbështetet dhe në tabanin kombëtar, por duket se krijuesit e kanë të vështirë këtë, nuk e kanë shumë në vëmendje?
 
E drejtë kjo, por e thashë dhe pak më parë që këtë e kanë në dorë vetëm njerëzit e kulturës, të cilët nuk duhet të lejojnë që çdo gjë që mund të incizosh, të bësh çfarë të duash. Për këto duhet pasur kujdes dhe ti japin drejtim atje ku duhet. Edhe në këngë ne kemi tematika, kemi lajtmotive kaq të bukura sa mund të bëjmë këngë të mrekullueshme.
 
-Pas kaq dekadash karrierë artistike, cilësuar tenori legjendar shqiptar, a ka pengje në jetën tuaj artistike?
 
Jo, nuk ka. Jam i lumtur.
 
-Me gjithë këtë kontribut që ju keni dhënë në jetën artistike shqiptare, a jeni vlerësuar sa duhet nga shteti shqiptar?
 
Po shteti shqiptar nuk është i përjetshëm. Ai ndërrohet sot, ndërrohet nesër, pasnesër, por jam shumë i vlerësuar nga populli im, kudo që shkoj më hapen rrugë.  Intervistoi: Julia Vrapi
 

Më të lexuarat