SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Genci Fuga: Ministria e Kulturës po provokon komunitetin artistik skenik, jemi në një situatë tragjike
Shkruar nga SOT.COM.AL 16 Qershor 2018
-Me çfarë projektesh jeni angazhuar këto kohë sa i takon jetës artistike. Ndërkohë, si u mbyll ky sezon me teatrin, për ju si aktor?
Komedia romantike “Nina”, e Andre Roussin, u shpall fituese për një mbështetje financiare nga Bashkia Fier. Me regji të Donard Hasanit, dhe me pjesëmarrjen e disa pedagogëve të tjerë të Universitetit të Arteve, si Rozi Prendi, unë e Kristaq Pilo, dhe aktorëve Julian Deda e Marsel Rupi, filluam punën për ta vënë në skene. Do të vihet në skenë në gjysmën e dytë të shtatorit, në skenën e Teatrit Bylis e më pas do të vazhdojmë me shfaqjet e rradhës në Tiranë. Filluam nga puna, e ndërpremë dhe do ta vazhdojmë në bazë të ecurisë “financiare” të kësaj iniciative të Bashkisë Fier. Për momentin po bëjmë të gjithë punë të tjera për këtë projekt, si negociator të të drejtave të autorit, gjetës fondesh shtesë për materializimin e komedisë, etj. Të gjitha këto veprime me karakter negociatoro- manaxherialo- financiar, shprehin boshllëqet që ka sistemi ynë i artit skenik! Pra, përveç tekstit e shpirtit, po bëjmë edhe “detyrat e shtëpisë” të dikujt tjetër!
-Edhe ky sezon artistik vijoi me probleme për artistët: mungesë kushtesh pune, mungesë buxhetesh për projektet etj. Sa shqetësuese është kjo situatë për ju?
Jemi në një situatë tragjike! Jemi në prag të “finalizimit” të zhdukjes së profesionalizmit, kualitetit dhe mbijetesës së teatrit si formë klasike komunikimi. Po punohet në kushte mizerabël! Në mungesë totale të ambienteve, ka pasur raste që disa institucione artistike kanë mbyllur dyert vetëm 4 orë në natë! Ka pasur mbështetje financiare shumë të dobët për projektet e origjinuar nga institucionet qendrore teatrore (këtë e shoh tek xhepat e aktorëve dhe krijuesve të tjerë)! Ka pasur një shpërndarje fondesh (qesharake) për shumë projekte “të pavarur” por që janë në varësi të hapësirave skenike të limituara që kemi, e kështu këto projekte janë shtyrë në rrugë të madhe ose kanë pasur një jetëgjatësi shumë të shkurtër. Gjithçka po punon që arti skenik të jetë sa më pak në memorien e publikut (pra me numër të vogël shfaqjesh-rrjedhimisht biletash). Ndonjëherë ndjej të zbatuar monologun e Mao Ce Dun-it në fushat e marijuanës, tek “Koncert në Fund të Dimrit”, I. Kadare: Ç’të bëj me këta shkrimtarët, romancierët?! Nuk i burgos dot se bëhen “heronj” e “martirë”! E gjeta! Do të bëj 1000 romancier! E më pas, nuk do të kem më “kryevepra”! Mosarritjet artistike e aktoriale, justifikohen me kohën e shkurtër e “pagesat e ulëta”! Po krijohet një klimë alarmante. Po kthehet edhe një herë salla e Teatrit Kombëtar me 25 deri 30 vetë si spektator! Kujdes!
-Aktualisht vijojnë protestat e artistëve për teatrin. Si e vlerësoni ju gjithë këtë situatë?
Protesta e artistëve është treguesi më i qartë i mungesës së dialogut me komunitetin e gjerë artistik! Protesta është mënyra më radikale, por e vetmja që ka mbetur! U bënë kohë që Ministria e Kulturës, pa pikën e kulturës, po provokon komunitetin artistik skenik! U bënë 2 projektligje të tmerrshëm, që janë ende në faqen zyrtare të ministrisë arrogante! Projektligji i Artit e Kulturës, dhe projektligji i ngritjes së grupit negociator për hapësirën e Teatrit Kombëtar (dhe jo vetëm). Nuk mbaj mend ndonjë pozicionim kaq agresiv të kësaj ministrie kundrejt interesit të komunitetit artistik skenik! Në momentin kur ministritë nuk kanë ditur ç’të bënin, nuk janë ndjerë fare. Por, të bësh keq, dhe të dish që po bën keq, për mua ka një diferencë të madhe, diferencë penale! Pra kemi jo “një gabim njerëzor, të qortueshëm”, por “një faj, tërësisht të dënueshëm”! Protestat vazhdojnë dhe do të vazhdojnë, se nuk ka besim! Në rast se i marrim me rradhë veprimet apo kërkesat e komunitetit do ti rendisja kështu: 1- Rritje e buxheteve për artin skenik teatror! 2- Rikonstruksion i skenës dhe ambienteve ndihmëse. 3- Pjesëmarrës me të drejta të plota në grupet e punës për hartimin e projektligjeve dhe strategjisë afatmesme e afatgjate në fushën e artit skenik! Më thoni ju, për cilën nga pikat e mësipërme “ka dëgjuar” Ministria e Kulturës?! Në këtë moment, përse duhet ti besoj që është nisur për të mirën tonë për të ngritur një godinë të re? Kush më garanton që godina e re nuk do të jetë thellësisht multi (po shumë multifunksionale)? Kush më garanton mua që do të jetë “një skenë moderne” në një cep të një godine moderne, kur Turbinën e kthyen në një skenë më të keqe se “vatrat e kulturës” apo sallat e ndërmarrjeve socialiste! Meqë ra fjala tek ndërmarrjet socialiste po ju them një grimcë humoristike. Nuk mbaj mend kush ma ka thënë, por e gjej me vend ta falenderoj që më pasuroi memorien time (me gjithë kufizimet e saj) me një grimcë humori e mençurie në këto kohëra me ritëm të çmendur! Në ndërmarrjen N, gjatë viteve ‘80, në Shqipëri, po binte (dhe s’kish si të ndodhte ndryshe) prodhimi! Drejtuesit e ndërmarrjes, po të mos realizonin planin, rrezikonin burgun e internimin me gjithë soj e sorollop, kështu që bënin mbledhje të hapura e dëgjesa publike, si e si të rrisnin prodhimin. Nga mbledhjet e muaj pas muaji, dilnin të gjithë të kënaqur se e gjetën shkakun e rënies së prodhimit: Nga mbledhja e parë, shkaku për rënien e prodhimit ishin uniformat e reja për punëtorët! Uniforma ishte e rëndësishme për prodhimin! Prodhimi nuk u ngrit! Nga mbledhja e dytë doli konkluzioni që dera e jashtme e ndërmarrjes duhesh restauruar e lyer! As kjo nuk e rriti prodhimin! Në çdo mbledhje, dikush nga fundi i sallës, një i persekutuar dhe ish-pronar kërkonte fjalën. Asnjëherë nuk ja jepnin! Pse, nga ish-pronari dhe i persekutuari do të merrnin mend drejtuesit?! Më në fund ia dhanë fjalën! Ju e dini që unë jam i persekutuar se babai im ka qenë pronar i bordellos së qytetit! Nuk e di, por mbaj mend, që kur i binin të ardhurat babait nga bordelloja, ai thjeshtë ndërronte kurvat! Kaq tha ai e u ul!
- Çfarë do të sillte sipas jush një strategji kombëtare për artin dhe kulturën?
Kemi të bëjmë me veprime kundër interesit të komunitetit artistik. Hapi i parë: lëre pa strategji zhvillimi, hapi i dytë: lëre pa status, hapi i tretë: “vëri në dyshim metrat katrorë”, hapi i katërt: vendos në diskutim profesionalizmin dhe kalo në projekte “rastësore” (pra ik nga skulptura monumentale- figura që qëndrojnë gjatë në memorien publike, dhe kalo nëpër “bienale konceptualo- performuese”, që ruhen vetëm nëpër fletvolante turistike rastësore, pra sa një biletë autobusi) dhe hapi final: bëje fushë me lule për fushën! Duke mos pasur strategji kombëtare zhvillimi, do të kemi qëndrime të ndryshme “sporadike” të komunitetit, pra do të jetë më e thjeshtë për të përçarë komunitetin! Pra nuk do të kemi një qëndrim solid përballë fushës me lule! Mungesa e strategjisë gjithnjë e më tepër do të përforcojë shprehjen që dëgjohet rëndom në media për shtresat më të varfra: “Gjynah”! Po na e thotë në sy politika përditë: Gjynah, hajt se po ju mbështes! Gjynah, sa fitojnë në fund të fundit?! Gjynah, ç’punë ju prish një sallë?! Gjynah! Gjynah! Joooo! Të kthej leket mbrapsht grupi i punës që u krijua për hartimin e strategjisë, për mosarritje të objektivit dhe qëllimit të krijimit të tij, dhe të përgatitet të përballet penalisht për dëmet e shkaktuara edhe nga mosveprimi në kohë i tij! Të shkrihet drejtoria e ngritur brenda Ministrisë së Kulturës për hartimin e strategjisë, për paaftësi! Thuhet se do të fillojnë “konsultimet” për strategjinë! Kujdes! Strategjia nuk “konsultohet”, por formulohet sëbashku me grupet e interesit! Të krijohet një tavolinë me pjesëmarrje sa më të gjerë për hartimin e strategjisë kombëtare, duke siguruar në parim moscënimin e saj nga faktori politik rastësor!
-Buxheti i vogël sipas jush, si ndikon në aktivitetin artistik?
Xhepat e krijuesve dhe interpretuesve janë “bosh”! Janë disa shifra të vendosura diku nga fund shekulli i kaluar, të rritura në fillim të këtij shekulli dhe kaq! Dëgjoj nga njëra anë disa raportime të ekzekutivit për buxhete në rritje, dhe nga ana tjetër ulërimën e xhepit tim! Më thoni ju kë të besoj?! Unë përsëri përgjigjem si ish-pronar: ndërroni kurvat.
-Veç mungesës së buxheteve, artistët ankohen dhe për mungesë transparence, sa i përket përzgjedhjes dhe financimit të projekteve. Në këndvështrimin tuaj, kjo situatë?
Është e kotë të kërkohet transparencë nga ai segment i “shërbëtorëve të qytetarëve” (pra koncepti i të qenit në qeveri e pjesë e saj). Çdo buxhet minimal dëmton cilësinë artistike, dhe godet në mënyrë të drejtpërdrejtë memorien kolektive për definicionin e misionin e teatrit! Pra shumë shpejt, konvencioni i të bërit teatër shkëputet nga institucioni e godina (Kulti) e tij. Shumë shpejt, edhe këtë “kompetencë” e merr politika!
Intervistoi: Julia Vrapi