BREAKING NEWS

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë në Shqipëri

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike? Kreshnik Spahiu bën parashikimin e BUJSHËM, zbërthen skenarin e ish-kryeministrit: Do ndodhë në shtator. Uroj që ambasadorja Kim të kuptojë këtë!

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike?
x
BREAKING NEWS

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’, zbulon për herë të parë fundin fatal që e pret Sali Berishën pas shpalljes ‘non grata’: Deklarata e Yuri Kim rrugë shpëtimi për Bashën, ja çfarë pritet

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë që ishin të ngujuar në kampin e ferrit ‘Al Hol’ në Siri, shoqërohen nga Rama dhe Çuçi (VIDEO)

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14
x

kultura-lifestyle

Gjergj Leka: Jeta ime në fshat, atje ku punoj kopshtin, merrem me pulat, pi birra me shokët dhe gatuaj...

Gjergj Leka: Jeta ime në fshat, atje ku punoj kopshtin, merrem me pulat,
Ka nisur edicioni i ri i programit “Sot ofroj unë” në ekranin e RTSH, dhe duket se gjatë këtij sezoni do të ketë një larmi temash. Nën drejtimin e Gjergj Lekës, programi edhe në edicionet e tjera të tij ka prezantuar tema të ndryshme, dhe të ftuar kanë qenë emra të njohur artistësh që dhe ishin harruar. Në punën e tij duket se kantautori Gjergj Leka nuk ndalet. Që në fillim të këtij programi ai ka sjellë diçka ndryshe, solli një program televiziv që i kishte munguar ekraneve tona. Për këtë edicion të tretë, kantautori Leka tregon punën e madhe që ka bërë për të realizuar këtë program. Sipas tij në ekranin e RTSH duhet të ofrohet gjithmonë ajo që ka kualitet, larg banaliteteve, duke përcjellë tek publiku vlera dhe edukim. E kur tashmë ka nisur edicioni i tretë i këtij programi, Gjergj Leka premton se deri në fund të këtij sezoni publiku ka shumë për të parë. Si kantautor, Gjergj Leka është një nga emrat e njohur. Gjithmonë ka kërkuar vlerat dhe profesionalizmin në këngët e tij. Siç pohon dhe vetë, në këtë treg muzikor që ka kaq shumë probleme, ai ka qëndruar gjithmonë me stilin e tij në muzikë. Nuk e ka pranuar kurrë vulgaritetin në muzikë dhe thotë që kjo gjë do të vazhdojë në krijimtarinë e tij. Por ndërsa jeta në Tiranë të ofron zhurmën dhe rrëmujën, Gjergj Leka tashmë jeton në një zonë tjetër. Në Sauk ka marrë një shtëpi me qera dhe tashmë jeta e tij është zhvendosur në një ambient, ku siç pohon dhe vetë kujdeset për kopshtin dhe mbjell perime. Një shtëpi që siç pohon dhe vetë me këtë jetë që po bën po shijon luksin.
 
-Edhe këtë sezon ka startuar emisioni “Sot ofroj unë” në RTSH. Si autor dhe drejtues i tij, çfarë mund të na zbuloni për përmbajtjen e tij?
 
Unë e kam lënë të gjithë programin surprizë, që në edicionin e parë që ishte shumë popullor. Bëhej rreth një tavoline çdo bisedë, dhe vetë artistët më me emër, apo dhe të tjerë nga fusha të ndryshme, apo të ftuar dhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, unë i ftova sepse e dija se çdo njeri ka brenda një botë tjetër që është jo skematike. Dhe u deshte që të pinin nga një gotë me Gjergj Lekën, që të ishin vetvetja. Nuk e prisja, por shumë nga këta më kërkojnë akoma që unë ti ftoj, por në RTSH e kemi pak problem të dalim me gota me raki apo vere. Mund të ma shkulin pak veshin me dashamirësi, por ama për mua nuk ka rëndësi ky fakt, sepse ne për të kritikuar jemi të vetmit dhe nuk shohim anën pozitive. Ana pozitive është ndoshta, që për herë të parë unë jam krenar për këtë. Unë jam 36 vite në atë institucion, edhe pse gjithmonë kam punuar si i jashtëm. Ngul këmbë ta theksoj këtë, sepse të gjithë kujtojnë se unë punoj dhe marr rrogë në RTSH. Asnjëherë. Jam i vetmi, që nuk kam marrë rrogë në televizionin publik. I kam dhënë atij institucioni, sepse mendoj që mua më pëlqejnë sfidat. Te një privat, unë mund të flas çdo gjë siç flet dhe Arian Çani por është një privat, dhe nganjëherë edhe ajo liria e tepërt mund të kuptohet dhe gabim, që ti lësh në dorë një moderatori që të bëjë ligjin në një program. Për mua sfida ka qenë në RTSH për të ndryshuar skemat, që unë vuajta. Madje edhe sot në shumë programe që nuk ka nevojë të ketë skema, unë ndjej që ka të tilla. Por ne nuk dalim dot nga vetja jonë. Është si puna e atyre muzikantëve që thoshin sa të na lenë ne të lirë çfarë do bëjmë, por pastaj shkatërruan tregun. Nuk ka lidhje. Por unë e quaj fitore timen personale, por dhe atyre që ma dhanë mundësinë. Me Martin Lekën unë nuk kam pasur njohje, ndaj jam habitur sepse për mua kështu filloi në fillim si një provokim. Sidomos Martinit i thashë që, ti se merr dot Gjergj Lekën sepse të gjithë e kanë frikë, sepse unë them të vërtetën. Unë e kisha ndarë mendjen, që televizioni publik si në kohën e Enver Hoxhës, si në kohën ku jemi në demokraci vazhdonte po me ato skema, dhe unë e kisha ndjekur nga Italia. E ndiqja kur isha në Itali, ishte frika për të folur të vërtetën, partiak 100 përqind, gjë që nuk duhet të jetë. Por ka shumë, që thonë dhe si ka mundësi që shkoi Gjergj Leka në RTSH? Por pikërisht aty më ka më shumë duk puna, por harrojnë kush më mori. Dhe guxim pati pikërisht Martin Leka. Por ama Martini dinte një gjë, që nga ata që kanë qenë para tij nuk e dinin. Në një media, nëse ke liri gjërat duhet të thuhen siç janë, se shumë herë editoriali i një gazete apo një televizioni vë disa rregulla, që nuk të lejojnë të flasësh për një çështje apo diçka tjetër. Unë nuk besoj se duhet të jetë kështu. Fakti që u bënë 3 edicione të programit “Sot ofroj unë” dhe përherë publiku e ka pritur, duke thënë që Gjergj Leka është vetvetja. Por ama të jesh vetvetja në RTSH është gjëja më e vështirë, por kjo është vetëm meritë e Martinit sepse pati guximin. Por nganjëherë më duket dhe qesharake që të duhet të marrësh guxim për gjërat, që ti i prek çdo ditë. Unë po flas për artin, për muzikën.
 
-Në programin juaj, kanë spikatur dhe emra artistësh të ftuar, që kishin kohë të harruar?
 
Artistët shkojnë kudo që i thërret, por varet se si i trajton këta artistë. Unë në këtë edicion të fundit nuk kam më figura artistësh, sepse i kam ftuar më parë të gjithë. Figurat e artistëve unë doja ti trajtoja siç e patë në një tavolinë, që ata ti tregonin tamam gjërat. Jo të tregonin të njëjtat gjëra. Artistët nuk duan të flasin për të njëjtat gjëra, dhe ndaj i janë shmangur shumë edhe RTSH. Mos harrojmë, që ne bëmë një program të Vitit të Ri ku për herë të parë erdhën të gjithë artistët, sepse dhe ne i lamë të kuptonin që nuk është më ai TVSH që ju mendoni. Artistët në RTSH nuk po afroheshin më dhe këtë e kishin vënë re të gjithë, dhe nuk është puna vetëm te Festivali i Këngës, nuk afrohen pikërisht nga skemat që ka, edhe nga emisionet, edhe nga pyetjet që i bëhen një artisti. Artistin që ka talent duhet ta vlerësosh. Ti thërret një artist në program dhe i bën pyetje idiote, dhe që këtu artisti shmanget. Ndaj unë në programin tim jam bërë vetë moderator edhe pse nuk e kam dashur këtë, por jam bërë edhe për këtë arsye, që ai artist te programi im të vijë te kolegu i tij. Dhe kolegu të flasi me atë afër, sepse mendoj që sado të shtiret një artist që po bën namin, kur vjen para një kolegu ai nuk mund të gënjejë. Artistët kanë shumë probleme të mëdha, mos e harroni këtë. Një këngë për ta realizuar sot është bërë 3 mijë euro. Ndaj dhe unë arrita të bëja atë që doja, por mu deshën dy emisione që ta përgatisja që të dal me të rinjtë, sepse Gjergj Leka dhe sa do jetë akoma? Të rinjtë që unë kam janë me shumë talent. Nuk i kam më vetëm talente, por edhe që po flasin për problemet e artit. Dhe ti tregosh me fakte të tjerëve dhe atyre prindërve që sjellin vajzën apo djalin, që sa e vështirë është rruga e artit, por sa e thjeshtë është nëse ka një ndershmëri. Ndaj unë mendoj se emisioni im ka vlerë, dhe e di shikueshmërinë se sa është RTSH. Problemi është që në shumë gjëra edhe e kuptoj popullin. Por mos harrojmë që unë jam një emigrant dhe jashtë ne shikojmë vetëm RTSH, që ka një detyrë shumë më shumë se një kanal tjetër. RTSH -së duhet ti skuqet faqja kur ka programe të dobëta. Programet e dobëta të RTSH për të cilin paguan taksapaguesi shqiptar, duhet të kesh përgjegjësi më shumë se 50 herë me një televizion tjetër. Ne kemi një detyrë me atë që na shikon, dhe nostalgjia për RTSH është shumë e madhe. Por ka një gjë, që nivelin ne duhet ta rrisim vetë. Ne nuk kemi pse të sjellim në ekran vajza të zhveshur? Privati mund ta bëjë, ne jo. Unë mendoj që televizionin në radhë të parë e bëjnë emrat e atyre, që kanë programet. Po shikoj që shumë duan të afrohen në RTSH, por mendoj se shumë prej tyre e duan këtë se kanë rrogë të sigurt, dhe kjo është e gabuar. Ajo që kërkohet, duhet ta vlerësosh shumë atë institucion, sepse ka një shikueshmëri të një publiku që ka nostalgji për programet. Ndaj ai program që unë bëj, është i bërë me zemër. Nga ana ekonomike nuk është se kam fitim, por e bëj programin, sepse mendoj që aq shumë është mësuar publiku me mua që të flas të vërtetën, sa po të filloj të flas kot do më tallin. Ndaj mendoj që për këtë duhet falënderuar RTSH, që më dha mundësinë. Dhe e them me plot bindje, që programi im është i vetmi, që nuk gënjen për muzikën.
 
-Mbetemi te muzika, keni vite që flisni por duket se problemet nuk janë reduktuar në tregun muzikor?
 
Ju kam thënë, që do të jetë dhe më keq tregu muzikor. Por ju kam thënë dhe diçka tjetër, që ndryshimi im nga disa kolegët e mi në krijimtarinë muzikore është, që unë nuk kam devijuar në stilin tim, kam mbajtur atë që kam pasur. Shumë kolegë të mi kanë dashur të bëhen dhe komercialë, dhe ndoshta kanë humbur. Unë jam kënaqur gjithë kohën që ti përgjigjem një pjese të publikut që do atë muzikë, dhe nuk do të ma fali kurrë nëse do të ndryshoj, dhe si unë besoj duhet të kishin bërë dhe disa artistë të tjerë, që sot nuk janë as mish as peshk. Ne kujtojmë që po bëjmë muzikë rrok, arenbi, etj, por nuk kanë identitet.
 
-Nga muzika tek tekstet, dhe këto janë me shumë probleme?
 
Në programin tim jam marrë dhe me tekstet. I kam bërë dhe të rinjtë, që të recitojnë poezi nga Facebook të disa të rinjve që nuk kanë mundësi ti prezantojnë, që ti kuptohen fjalët. Por problemi është që ti kuptohen fjalët kur ke një poezi, por kur ke një pisllëk nuk ke çfarë fjalësh të kuptosh. Por në tekste është futur dhe gegërishtja, që unë e shikoj me problem. Nuk e kuptoj një këngëtar që ka lindur në Tiranë këndon me dialektin e Kosovës, sepse do të hapë treg dhe atje. Kjo është një mani që se kuptoj. Ke një gjuhë që quhet shqip dhe duhet të këndosh shqip. Nuk quhen rryma, se unë i respektoj rrymat. Por ama ka diçka, që sado unë të jem i “vjetër” muzika është muzikë. Më shumë më skandalizon ajo që shikoj në videoklipe. Të gjitha çuditërisht duken sikur janë në Kosovë? Nuk e di çfarë është kjo mani. Ka dhe diçka tjetër. Keni parë ndonjë nga këto që janë të bëshme, që dinë të këndojnë? Është e turpshme. Ka dhe një paradoks, që më vonë kur martohen këto që këndojnë më shumë për të ekspozuar trupin, kur martohen më pas duan të bëhen serioze. Por është shumë vonë. I bëjnë këto klipe kur janë beqare. Na gjeni një nga këto këngëtare provokuese, që është e martuar? Pse kur martohen duan të bëhen patjetër serioze. Ato miliona klikime që kanë është një popull që i voton, por populli duhet të bëjë një pyetje, që kur të martohet kjo këngëtare do votojë bashkëshortin? Dikur klipet bënin dhe nga 8 mijë apo 10 mijë euro, sot janë katandisur me 1 milionë lekë të vjetra. E kuptoni që nuk ka më rëndësi.
 
 -Një këngë e bukur, sa e vështirë është të përputhen të gjithë komponentët?
 
 Kënga e bukur, kur përputhet muzika, teksti dhe interpretimi. Nga të vetmet këngë, që është përputhur është “Fati ynë shpresë dhe marrëzi”. Kjo është sukses. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë, por në gjithë botën. Kemi këngët, që çojmë dhe në festivalin Europian. Nuk është se janë gjithmonë të shëmtuara, por i mungon gjithmonë një komponent. Në momentin, që ne si Shqipëri do të na përputhen këta komponentë, do kemi tjetër rezultat. Dhe kjo është e vështirë, që të përputhen komponentë në një këngë. Në 25 vjet, shumica e këngëve janë bërë nga njerëz që nuk janë marrë me muzikë, treçereku i këngëve ngjajnë me 200 mijë të tjera. Më e keqja, jo nga Europa perëndimore po lindore, sepse janë më të thjeshta për ti kopjuar. Me sa shoh në tregun tonë muzikor të gjithë këta komponentë, që unë përmenda nuk do të përputhen kurrë.
 
-Meqë jemi te RTSH, këngë të re për këtë festival?
 
E kam një ide. Parvjet unë bëra një provokim. Dola me një himn dashurie dhe bëra një këngë për Shqipërinë. Dhe të gjithë qeshnin, por unë bëra një provokim. Meqë këtë vit është 55- vjetori i këtij festivali kam ndërmend të krijoj diçka, madje dhe tek “Kënga Magjike”. Në festivalin e RTSH kënga që mendoj nuk do të jetë për të fituar, por në stilin tim.
 
-Larg ekranit të televizionit, çfarë e plotëson ditën e Gjergj Lekës?
 
Unë kam dhe një fat, që kam një vajzë që bashkëjetoj, një profesioniste, regjisore, edhe pse punon në Top-Channel ne jemi konkurrentë ( qesh). Kam fatin që e kam pranë dhe nga ana profesionale të një gjinie, që unë nuk e njoh, por ama jeta ime është kthyer në jetën e një njeriu që do natyrën. Shtëpinë e kam ndërruar dhe tashmë jetoj në Sauk. Në Sauk ku kam marrë shtëpinë kam marrë dhe një bahçe.
 
-Pse ky vendim, tashmë një shtëpi në Sauk dhe me një kopsht?
 
Kjo sepse nuk po gjeja një vend, të rrinim me shokët e vërtetë, ku treçereku nuk janë muzikantë. Tani atje kur vijnë i gatuaj dhe spageti, si dhe kujdesem për bahçen.
 
-Ju vetë kujdeseni dhe për kopshtin, që ke pranë shtëpisë?
 
Po, më pëlqen të merrem me kopshtin. Atje kam pula, dua të marr dhe ndonjë kec. Punohet kopshti dhe mbjell perime, për mua jeta është kjo. Atje kam gjetur një rehati.
 
-Ju pëlqen kjo jetë?
 
Këtë jetë që po bëj e quaj luks. Jam në fshat, jo shumë larg qytetit. Një shtëpi, që e kam bërë dhe për shokët e mi, ku kemi një vend ku rrimë, madje që ta dini pikërisht nga kjo bahçe që po mbjell me perime do të bëj dhe një program televiziv. Në këtë program të dy pasionet e mia muzikën dhe guzhinën do ti bashkoj.
 
-Se ke shfaqur më parë dashurinë që ke për të jetuar në fshat, të kujdesesh për kopshtin, të mbjellësh perime, etj?
 
E kam pasur gjithë jetën, por me tipin që kam unë nuk do ta besonte njeri. Kam rënë rehat nga antagonizmat. Tek ne ka xhelozi të shëmtuara. Kurse unë në fillim e kam justifikuar me fjalën ambicie. Fjala ambicie në art është më e bukur, por nuk më pëlqen fare situata. Është një luftë e të varfërve dhe mundësisht denigrim i njëri-tjetrit për të dalë qoftë dhe me një këngë. Unë do të vazhdoj të jem dhe disa vite. Unë pensionin se kam këtu e kam jashtë. Shqipëria nuk më paguan pension, sepse nuk kam derdhur kontribute. Unë nuk kam pension në Shqipëri, madje duhet që Erion Veliaj të më japë shtëpi në Shkozë, sepse jam me qera sot. Jam një njeri pa pension në Shqipëri dhe duhet të hyj tek të pastrehët, se jetoj te shtëpia me qera e gruas. Erisela ka marrë shtëpinë atje dhe paguan qeranë. Sot le ta vërtetojnë, jam i pastrehë dhe pa pension. Shumë nga kolegët e mi kanë pasur mani të blejnë shtëpi, etj, dhe kanë borxhe në bankë. Unë jam shumë i lumtur që jam kështu, unë nuk kam asgjë, por kam gjithçka.
 
-Çfarë e mërzit Gjergj Lekën?
 
Sot kur mendoj për çfarë jam mërzitur i them vetes sa idot ke qenë. Jam mërzitur për gjëra që e dija që nuk rregulloheshin, po kisha shpresë. Sot mërzitem kur shikoj atë që kam të mërzitur. Unë sot i dedikohem asaj dhe jetës sime të përditshme. Sot nuk më mërzisin shumë gjëra që mërziten shqiptarët. Përshembull nuk do të dilja në protestë siç dalin shqiptarët. Nëse do të dilja në protestë do të dilja tamam dhe nuk do dilja për këto protesta që shikoj sot. 
 
-E kush është ajo që ju gëzon?
 
Më gëzon kur shikon një nga kolegët, që kërkon falje dhe pas dy vitesh që e ka dëmtuar tregun.
 
-Shqipëria ka dhe probleme, një gjë që ju ka shqetësuar?
 
Shqipëria është vendi më i paparashikuar në botë. Është vendi që ti çohesh në mëngjes dhe nëse të tjerët jashtë thonë o zot faleminderit me dhe edhe një ditë, në Shqipëri duhet të thuash është e çuditshme që u zgjova. Shqipëria të lë në adrenalinë çdo ditë.
 
-Vajza juaj jeton jashtë. Si janë të ndërtuara marrëdhëniet me të?
 
Me tim e bijë janë marrëdhënie të shkëlqyera. Sot Dorina është 30 vjeç dhe jeton në Gjermani. Jep mësim në fakultet, veç kësaj ka dhe agjencinë e vet. Jo për meritën time, por baballarëve si unë zoti u jep fëmijë të mrekullueshëm. Mua zoti më ka dhënë atë që unë nuk kam pritur, që të më japë. Jam shumë i lumtur nga ime bijë. Intervistoi: Julia Vrapi