BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

kultura-lifestyle

Gramoz Burba: Është për të ardhur keq, që institucionet bëjnë lojë në kurriz të artistëve

Gramoz Burba: Është për të ardhur keq, që institucionet

Trupat artistike duhet të shtohen me elementin e ri, sepse edhe shkurtimet që janë bërë ndër vite ndikojnë në aktivitetin artistik. Për artistët kjo problematikë duhet menduar më me vëmendje nga institucionet, sepse deri tani nuk është bërë sa duhet. Këngëtari i Ansamblit Popullor dhe drejtues i grupit vokal Gramoz Burba shprehet se kudo që shkojnë artistët mirëpriten dhe vlerësohen me aktivitetin e tyre, por nga shteti kanë munguar investimet e duhura. Në intervistën për “SOT” artisti i njohur Gramoz Burba, që prej vitesh po vijon aktivitetin e tij artistik në skena të ndryshme me Ansamblin Popullor pohon se është për të ardhur keq, që në Ministrinë e Kulturës nuk kanë arritur dot ti kuptojnë këto probleme. Sipas tij artistët i janë drejtuar dhe me letra ministrisë, por deri tani problemet nuk kanë gjetur zgjidhje. Për artistin deri tani Ministria e Kulturës ka treguar, që është e pandjeshme për punën e artistëve.

 -Si ka qenë ky sezon artistik për ju deri tani?

Po ti referohemi sezonit, që nga shtatori e deri në qershor, ka qenë një vit i vështirë për shkak dhe të mungesës së ambienteve të shfaqjeve. Megjithatë ne jemi përpjekur që mungesën e shfaqjeve në sallat e Teatrit të Operës dhe Baletit janë zhvendosur në qytete të ndryshme, por dhe jashtë vendit. Përmend këtu turneun Gjermanisë, që ishte mjaft i suksesshëm, kemi dhënë shfaqje në Kosovë, por dhe brenda Shqipërisë jemi mirëpritur. Kemi qenë me koncerte në Tepelenë, në Vlorë etj. Por dhe projekti i edukimit të brezit të ri që zhvillohet në shkolla ka qenë me rëndësi, kemi pasur edhe ndonjë aktivitet tjetër që ne jemi marrë gjatë këtyre muajve.

-Ju pohuat punën që bën Ansambli Popullor me aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, por si kanë qenë financimet nga shteti sipas jush?

Nëse flasim për investime, që kanë të bëjnë me kostumografinë apo dhe me krijimtarinë mendoj se ka qenë i vakët. Ansambli nuk ka pasur investimet e duhura, por në këtë drejtim ka shumë nevojë për investime qoftë për infrastrukturën apo edhe për sa i përket prurjeve, që duhet të jenë me artistë të rinj, që e rifreskojnë këtë trupë artistike. Mbi të gjitha njerëzit që vijnë për shkak të specifikës së Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore  duhet të jenë për një periudhë kohe pranë tij para se të fillojnë punë me kontratë afatgjatë apo afatmesëm në ansambël.

-Sa është shqetësuese mungesa e elementit të ri që ju pohoni dhe si ndikon kjo për trupën dhe aktivitetin artistik?

Shkak për probleme është organika me numrin e kufizuar të artistëve në Ansamblin Popullor. Ansambli nga 90 vetë që ka qenë në kohën më të lavdishme të tij është katandisur në një trupë artistike me 34-35 veta. Kjo do të thotë që të gjithë sektorët kanë ngrënë një goditje, qoftë grupi i valleve apo grupi vokal. Ndërsa për sa i përket prurjeve nuk është se mungojnë elementët, por çështja është se si ti gjen mundësinë për ti afruar ata për të qenë pjesë e ansamblit, por dhe për ti kultivuar shijet estetike, që sot është një problem shumë i madh.

-Kur ju pohoni se është problemi shumë i madh, çfarë po ndodh?

Është një problem shumë i madh për shkak të inflacionit të madh, që kanë rryma të ndryshme të muzikës dhe degjenerimit që po i bëhet folkut tonë. Unë mendoj që krijimi i një fondi me të rinj siç ka qenë përpara disa vitesh, duke menduar seriozisht për të ardhmen e kësaj trupe artistike do ti bënte shumë mirë rinovimit të Ansamblit Popullor dhe do ti shërbente një periudhe më afatgjate në drejtim qoftë dhe të cilësisë, por dhe numrit të njerëzve.

-U shprehët degjenerimi që po i bëhet folkut në vend, çfarë keni parasysh me tregun muzikor?

Kam parasysh tregun muzikor që ekziston sot, tallavaja, ndërhyrjet në muzikën popullore pa kritere, sepse mungon ana profesionale qoftë në CD që bëhen, sepse është jashtë kontrollit që mendohet se duhet të jetë, duke e lënë gjithçka përzgjedhjes se tregu rregullon veten. Unë mendoj që politikat që duhet të bëjë Ministria e Kulturës por edhe Teatri i Operës dhe Baletit duhet të jenë të tilla që të investojnë aty ku duhet, që folku shqiptar të mos përfundojë me këto degradime dhe duhet të ketë një lloj filtri. Por ka shumë rëndësi, që Ansambli Popullor është përpjekur për ta ruajtur veten nga këto që gjëra. Por dhe organizimi i festivaleve lokale, pjesëmarrja e ansamblit i bën shumë mirë, sepse njihen me ecurinë e folklorit dhe prurje të reja, ajo që është lënda  e parë për ansamblin.

-Ju jeni shprehur më parë që kur shkon të flasësh për një problematikë të caktuar në Ministrinë e Kulturës çuditen. Çfarë po ndodh sipas jush?

Ata çuditen kur ne flasim. Si sindikatë por edhe si grup artistësh janë çuar kërkesat për probleme që shpesh varen nga Ministria e Kulturës, që ka të bëjë me statusin e artistit dhe me uljen e moshës së pensionit. Dikur në bazë të një studimi që është bërë vite më parë, ku ishin përfshirë specialistë të ndryshëm përcaktonin që një valltar, një këngëtar, një instrumentist fryme apo cirku kishin specifika të ndryshme sa i takon punës së tyre në jetën e përditshme. Ata kishin arritur në përfundimin që mosha e daljes në pension për këta artistë ka qenë 45 vjeç për gratë dhe 50 për burrat. Por sot kjo gjë ka ndryshuar totalisht, ku një balerin i moshës time i bie që të dali në moshën 64 vjeç në pension që e bën të pamundur aftësitë e tij interpretative në skenë. Këto probleme ne si artistë i kemi bërë prezent herë pas here në ministri, dhe disa çuditen dhe të tjerë bëjnë të paditurin, ose institucionet përpiqen t’ia hedhin fajin njëri-tjetrit ministër pas ministri. Pra është një lojë që është për të ardhur keq që bëhet në kurriz të artistëve. Por vitet kalojnë dhe trupat artistike plaken. Çdo gjë bëhet në moshën e vet. E pamundur të luash futboll në moshën 65 vjeç apo një artist baleti të kërcejë 60 vjeç, apo një instrumentist ti bie instrumentit apo dhe një këngëtar që duhet të këndojë sepse janë probleme. Pra në këtë pikëpamje është për të ardhur keq që në Ministrinë e Kulturës nuk kanë arritur dot ta kuptojnë këtë problem dhe akoma dhe më keq kur prej vitesh nuk kanë ndërmarrë iniciativa ligjore për ta rregulluar këtë punë. Kjo nuk është në interes të një apo dy individi, por në interes në radhë të parë të këtyre institucioneve, por dhe të këtyre artistëve që kanë shkrirë jetën e tyre dhe nuk kanë pse leqendisen në fund të jetës së tyre.

-Dhe në këto kushte si po zhvillohet jeta artistike, sa e vështirë është për artistët?

Nëse flasim për Teatrin e Operës dhe Baletit ka realizuar vepra, që natyrisht në kushte të vështira sepse është në rikonstruksion, por me ato pak fonde janë bërë përpjekje maksimale për të qëndruar. Por dhe Ansambli Popullor vjet bëri një premierë, që ishte ajo me titull “Sokaku i të marrëve” në Gjirokastër, ku u mbajt kjo shfaqje, por që unë mendoj se duhet të kishte lëvizur dhe në rrethe të tjera. Nëse flasim për aktivitete në institucione të tjera përshembull në Teatrin Kombëtar unë kam parë një shfaqje që më ka pëlqyer shumë, kam parë dhe ja dy të tjera por që kam dalë u zhgënjyer, sepse unë kam parasysh teatrin kur ka qenë teatër. TOB po ashtu është përpjekur dhe ka bërë disa audicione për pranimin e elementëve të rinj, por janë pak për të rregulluar dhe vendosur gjërat në themele të shëndosha. Po e njëjta gjë ndodh dhe në Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Janë organikat e trupave artistike, që janë jashtëzakonisht të shkurtuara dhe janë me struktura  aprofesionale dhe që nuk lejojnë realizimin me sukses dhe me profesionalizëm të veprave qoftë koreografike apo dhe muzikore. Është e pamundur, që të realizosh vepra të mira. Trupa artistike e ansamblit që do të thotë grupi vokal është katandisur me dhjetë veta dhe raportet e zërave nuk janë si duhet, nuk janë të shpërndarë si duhet.

-Dhe sipas jush, çfarë është për t’u bërë në këtë situatë?

E para për mua duhet rregulluar organika, me specialistët përkatës, duhet të diskutohet se si mund të funksionojë dhe të jetë rentabël, dhe mbi të gjitha pastaj ka punë me krijimtarinë. Dikush duhet të shkruajë dhe të krijojë për ansamblin. Nuk ka sa duhet krijimtari të re ansambli. Përpiqemi sa mundemi aty brenda njëri- tjetrit, por unë mendoj që hapja e ansamblit me krijues dhe koreografë të rinj do ti bënte shumë mirë Ansamblit Popullor.

-Një nga kërkesat e artistëve ka qenë dhe rritja pagave. Çfarë është bërë?

Kjo është një tjetër çudi. U rritën pagat për mësuesit, mjekët, e disa kategori ku përfshiheshim dhe ne. Por ne na anashkaluan dhe arsyet unë nuk i di dhe nuk jam në gjendje ti them. Por më duket që ka pak tendencë në këtë pikë, që të shikosh kategoritë e tjera dhe artistët ti lësh pas dore. Por sa i përket Ministrisë së Kulturës për ne ajo është e pandjeshme në punën tonë. Kur folëm për problemet me organikat sigurisht që ka të bëjë dhe me Ministrinë e Kulturës dhe ne kemi vite që e ngremë si problem. Pati një përmirësim në vitet 2004-2005, ku u shtua numri i artistëve të ansamblit dhe erdhën sërish shkurtime. Nuk mund të shkurtohen më trupat artistike. Mos të biem në nivelin e grupeve të kontrollit punëtor të vitit 1974, që ndërhynin në bërjen e organikave të orkestrave apo të trupave të tjera artistike.

Intervistoi: Julia Vrapi