BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

kultura-lifestyle

Ilir Harxhi: Zhdukja e rrjetit të kinemave ka çuar në mjerim filmin shqiptar, është koha për një ligj të ri

Ilir Harxhi:  Zhdukja e rrjetit të kinemave ka çuar në mjerim

Për filmin shqiptar problem shqetësues është distribuimi. Mungesa e kinemave ka bërë që regjisorët shqiptarë të pohojnë se sot mungojnë politikat ndihmëse për filmin. Për regjisorin Ilir Harxhi ajo që duhet bërë është një ligj, i cili të rregullojë shfaqjen e filmit shqiptar në kinema. Në intervistën për “SOT” regjisori Harxhi pohon se edhe ato pak kinema, që janë nuk i krijojnë hapësirën e duhur filmit shqiptar. Sipas tij jo vetëm një ligj për të rregulluar këtë problematikë por dhe kryetarët e bashkive duhet të tregojnë vëmendje. Ajo që duhet bërë sipas tij është që në fondet e kulturës në bashki të ndahet një pjesë buxhetit, për të marrë pajisje për projeksione filmi, ku mund të shfrytëzohen sallat e teatrove në rrethe. Edhe pse problemet nuk janë të pakta regjisori Ilir Harxhi tregon se gjithçka nis me buxhetet. Për kinemanë shqiptare sipas tij qeveria duhet të shtojë fondet duke pasur kështu më shumë mundësi për realizimin e tyre. Nëse flasim për nivelin e filmave sot, regjisori Harxhi tregon se një skenar i mirë sjell një film të tillë, por ai shton se kemi pak skenaristë të mirëfilltë. Në vitin që lamë pas regjisori Ilir Harxhi solli premierën e filmit “Tuneli”, këtë vit ai tregon se po punon për një tjetër projekt të filmit artistik me metrazh të gjatë.

-“Tuneli” ishte filmi që shënoi dhe projektin tuaj të fundit në kinema për vitin 2017. U shfaq dhe në Kosovë si premierë. Gjatë këtij viti si do të vijojë projeksioni me filmin?

Presim të jetë një tjetër premierë në qytetin e Prizrenit dhe më pas po mendoj për një premierë në qytetin e Tetovës. Më vjen mirë që deri tani filmi është mirëpritur. Kemi premierën dhe në qytetin e Kuçovës në kinemanë “Kadri Roshi”. Kam projekt për në pranverë që të jetë në Shkup, por ne e dimë që rrjeti i kinemave lë shumë për të dëshiruar.

-Jemi në ditët e para të muajit janar, çfarë do të sjellë ky vit në fushën e kinemasë me projektet tuaja?

Unë po punoj për një projekt filmi artistik me metrazh të gjatë. Jam bashkëskenarist në këtë projekt si dhe regjisor. Është punuar shumë në vite për këtë skenar dhe tani po bëhen redaktimet e fundit.

-Do të aplikoni në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë?

Sigurisht që do të aplikoj në QKK për këtë projekt me filmin, që dua të realizoj. Shpresoj shumë që QKK të hapi aplikimet në fillim të këtij viti. Ky projekt do të paraqitet në këtë garë për konkurrim. Mendoj që tani hyjmë më të pjekur në projektet e radhës, sepse eksperienca vjen dhe shtohet me punën tonë.

-Çfarë do të sjellë ky projekt filmi në historinë e tij?

Është në një farë mënyre jeta e njeriut para ‘90 dhe pas këtyre viteve. Jeta në kohën e komunizmit dhe në ditët sot. Është drama e këtij njeriu para ’90 dhe pas këtyre viteve. Ishte një njeri pa identitet, sepse regjimi e kishte lënë të tillë dhe ai fillon dhe e zbulon identitetin e tij. Por përmes kësaj jepet një histori që fillon që në vitet ’60. Ekzistonte blloku i lindjes marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik ishin të afërta dhe më pas politika u ndërpre. Ngjarjet në film nisin me krimet që ka bërë ai regjim në ato vite dhe pasojat që ka lënë te njeriu. Në fund të gjithë kësaj historie ne kemi dhe zgjidhjen dhe të vërtetën, e cila nuk ekzistonte dhe zbulohet hap pas hapi. Një film dramë. Filmi im më parë “Tuneli” është dramë por ka dhe satirë, dramë komedi një zhanër miks, por ky projekt është totalisht dramë. Njeriu do të eksperimentojë zhanre të ndryshme dhe aq më tepër, që ky film buron mbi ngjarje të vërteta, që kanë lidhje dhe me njerëzit e mi të afërt. Ky projekt ka nisur në mendjen time që kur unë kam qenë student për regjinë dhe kur ia tregova pedagogëve të mi këtë ide më thanë që kjo nuk është për një film të shkurtër që unë mendoja, por duhej të ishte film artistik.

-Në rast se nuk financohet ky projekt nga QKK, si do të realizohet?

Edhe në rast se nuk do të marr nga QKK financim për filmin, do të përpiqem të gjej subvencione në institucione të tjera. Një film që do të zhvillohet në dy shtete në Shqipëri dhe në një shtet tjetër diku nga Lindja. Siç ishte dhe projekti me filmin “Daja”, që u zhvillua në Greqi dhe Shqipëri në historinë e tij.

-Në filmat tuaj kanë qenë aktorë të njohur të kinemasë shqiptare. Filmi më i fundit solli në role aktorë si Robert Ndrenika, Enver Petrovci, etj. Po për këtë projekt, i keni menduar aktorët?

Që tani kam menduar aktorët për këtë projekt filmi dhe janë aktorë të njohur të kinemasë shqiptare. Aktorja Margarita Xhepa më ka dhënë fjalën që do të jetë në film, por kam dhe aktorë të tjerë në plan si Birçe Haskon apo dhe të tjerë emra të kinemasë shqiptare. Mendoj Roza Anagnostin që nuk kam folur ende, por e kam në mendje për në film. Personazhin kryesor bashkë me partneren pra çifti që është në film heroi dhe heroina kam në mendje dhe Artur Gorishtin, por ju thashë çdo gjë në kohën e duhur.

-Problemet me distribuimin e filmit sipas jush nuk janë të pakta. Problemet me rrjetin e kinemave si ndikojnë?

Kjo është një temë më vete, sepse unë e vuajta shumë me filmin tim “Tuneli” mungesën e kinemave. Rrjeti i kinemave tek ne është zero. Kjo është e keqe.

-Sa është bërë për të përmirësuar problemin me kinematë?

Nuk e përmirëson dot nëse nuk kemi një ligj.

-Një ligj, që sipas jush si mund të ndikojë?

Një ligj i cili të rregullojë këtë problematikë me filmin shqiptar sot në vendin tonë. Kinematë dhe ato që janë sot rendin pas fitimit, dhe duke qenë se janë të lidhura dhe me distribucionin botëror të kompanive të mëdha të Hollivudit janë të detyruar të rendin pas tyre, sepse kanë premiera dhe prodhime filmi gjatë gjithë vitit. Midis këtyre është pak mundësi për ti lënë atë hapësirë, që duhet filmit shqiptar. Në këto projekte filmi shqiptar, i cili pikërisht pse është prodhim i vendit duhet ti shkojë sa më shumë publikut tonë këtu ne ndjejmë që me kinematë kjo nuk funksion si duhet. Ne shikojmë që me filmin shqiptar për ta shfaqur nuk repesktohemi në kinematë tona, kuptohet ato që janë sot. Ka mungesë hapësirash, ka lëvizje orari për filmat tanë, etj. Dhe kjo është vërtetë problem ndaj duhet rregulluar me ligj shfaqja e filmave tanë në kinema. Një ligj i bërë nga qeveria që të detyrohet kinemaja të shfaqë filmin shqiptar, sepse nuk i jep hapësirën e duhur dhe nuk e lë filmin shqiptar të marrë vrull. Kjo sjell një mjerim, duke mos shfaqur filmin shqiptar. Nëse nuk ka distribucion filmi shqiptar kjo është shumë problem. Nëse nuk shfaqet filmi në kinema pritet që ti shkojë publikut vetëm përmes ekranit të televizorit kur është e mundur. Por ama tjetër parametra ka shikimi i një filmi në kinema dhe tjetër në ekranin e televizorit. Unë vetë e vetmja kinema ku mund ta shfaq filmin në qytete të tjera është Kuçova, sepse ne nuk kemi as kinema. Por këtu duhet të kenë vëmendje dhe kryetarët e bashkive.

-Çfarë mund të bëjnë kryetarët e bashkive të ndryshme për filmat shqiptarë, kur ju pohoni se mungojnë kinematë?

Bashkitë kanë fonde për kulturën, një pjesë të caktuar të këtij fondi një përqindje shumë të vogël ta japin për edukimin. Nëse kemi filma që tregojnë fenomene shqiptare dhe priten shumë mirë atëherë pse mos të shfaqet ky film dhe për publikun në qytete të tjera? Të krijohen mundësi, të merren pajisje për projeksionin e filmave në ato qytete ku kemi salla teatri. Pra bashkitë të vënë një fond minimal për këtë teknikë, që duhet për shfaqjen e filmave dhe tu shfaqet spektatorëve. Por këtu tek ne secili mendon ndryshe, varet se si janë ata, çfarë planesh kanë për artin dhe kulturën, si janë buxhetet, etj. Fatkeqësisht sot ne nuk kemi një politikë në ndihëm të filmit shqiptar. Filmi shqiptar të ndihmohet me ligj, jo ti lihet në dëshirë kryetarëve të bashkive.

-Niveli i filmit shqiptar sot diskutohet jo pak, por dhe skenari. Për ju sa rol ka një skenar i mirë në film?

Të bësh filma sot nuk është e lehtë. Skenari është problem, sepse shumë pak e njohin. Skenari sigurisht do profesionistë, që për mua dramaturgë ne mund të kemi por skenaristë të mirëfilltë janë pak. Ky është një nga problemet, sepse për të pasur një film të mirë duhet një skenar i mirë. Për mua dhe buxhetet e filmit janë shumë të pakta. Dhe ato që janë pjesëtohen me sa më shumë pjesë, që të bëhen sa më shumë filma.

-E shikoni problem që buxheti i QKK ndahet siç thatë ju në shumë pjesë për të bërë sa më shumë filma?

Jo për mua nuk është sepse edhe pse janë vështirësitë e realizimit të filmave me buxhete e pakta të drejtën për të realizuar projekte e kanë të gjithë ata që duan të bëjnë filma. Por është qeveria ajo që duhet të ketë tjerë vëmendje për kinemanë, thuhet se ka rritje buxheti, por duhet të jetë dhe më shumë. Kinemaja është art që kushton.

Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat