BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

kultura-lifestyle

Jorgo Papingji: Kompeticionet e muzikës të mos përdoren si laboratore, pa censurë artistike këngët humbasin

Jorgo Papingji: Kompeticionet e muzikës të mos përdoren si

Në festivale të ndryshme poeti i njohur Jorgo Papingji është vlerësuar me krijimtarinë e tij. Me një aktivitet prej dekadash, poeti shprehet se vazhdon punën me krijimtarinë e tij dhe pret që të jetë me një tjetër këngë në Festivalin e Këngës në RTSH. Në intervistën për “SOT”, “Mjeshtër i Madh” poeti Jorog Papingji flet për aktivitetin e tij ndër vite, tregon pjesëmarrjen me këngën e parë në festival, por dhe bashkëpunimet me këngëtarë e kompozitorë të ndryshëm. Duke folur për krijimtarinë, poeti Jorgo Papingji që ka shkruar mijëra tekste këngësh për të rritur të muzikës së lehtë dhe asaj popullore, por dhe në festivale të fëmijëve flet dhe për problemet që has sot kënga. Sipas tij, ajo që kërkohet sot është censura artistike. Poeti shprehet, që kompeticionet e muzikës në vend nuk duhet të jenë si laboratore, por të jenë pjesëmarrëse këngë në bazë të kritereve, që janë të përcaktuara.

-Festivali i Këngës në RTSH pritet të zhvillohet në muajin dhjetor, çfarë mund të na thoni mbi pjesëmarrjen tuaj?

Mendoj që nuk ka ardhur akoma koha të tregoj nëse do marr pjesë apo jo, aq më tepër me një aktivitet më rëndësi si Festivali i Këngës në RTSH, që duhet ta kalosh disa shkallë. Duhet të përgatisësh këngën, më pas ta dorëzosh në RTSH. Kjo procedurë duhet të ndodhë jo më vonë se fillimi i shtatorit të çdo viti. Më pas kënga duhet ti nënshtrohet një komisioni të veçantë seleksionues, që dhe kjo kërkon kohën e vet. Po ju them që këngët janë dorëzuar, por akoma nuk ka dalë lista e atyre që janë përzgjedhur për të marrë pjesë në festival. Pasi bëhet kjo, më pas fillon përgatitja me orkestër dhe këngëtarë, dhe në dhjetor bëhet festivali në RTSH. Unë mund t’ju them që kam dorëzuar një material, që të marr pjesë dhe jam në pritje të përgjigjes së komisionit përzgjedhës, që ia vlen apo jo kënga ime. Pra kënga e një pjesëmarrësi 40 vjet rresht në festivalin e RTSH, a ia vlen që të hyjë dhe të marrë pjesë. Kjo do të jetë hera e 43-të, pas dy vitesh mospjesëmarrje dhe 39 vitesh pa shkëputje nga puna. Për mua festivali i RSH përfaqëson kulminacionet e krijimtarisë me bazë kombëtare shqiptare, dhe që i takon sikurse gjithë festivalet e botës që janë kombëtare, që të ruajë dhe zhvillojë këngën dhe muzikën e lehtë shqiptare. Ata që marrin pjesë duke përfshirë dhe mua është një detyrë e rëndësishme, sepse është të mbrosh atë që mban emrin vërtetë muzika e lehtë shqiptare. Unë e konsideroj se festivali ruan një model, atë cila është e vërtetë e muzikës shqiptare.

-Keni bashkëpunuar ndër vite me këngëtarë të ndryshëm. Në aktivitetin tuaj si e shikoni këtë?

Unë që nga pjesëmarrja e parë kam pasur një ide të qartë, se çfarë përgjegjësie merr nëse do ta rreshtosh veten në radhët e atyre, që vërtetë kontribuojnë për zhvillimin e muzikës shqiptare. Kjo më ka bërë për fatin tim ose ndoshta dhe për meritë të asaj që kam shkruar, që materialet e mia janë pëlqyer nga krijuesit më të mirë dhe janë kënduar nga këngëtarët më të mirë. Kjo linjë më ka ndjekur gjithë jetën, që të bashkëpunoj me kompozitorët më të mirë të kësaj gjinie, por dhe shumë gjinive të tjera, si dhe me këngëtarët më të mirë që i përshtateshin kësaj krijimtarie dhe atij materiali letrar të shkruar nga unë.

-Krijimtaria muzikore diskutohet jo pak. Flitet për probleme të ndryshme nga artistët. Ju si autor tekstesh çfarë ju shqetëson në krijimtari?

Krijimtaria ka qenë gjithmonë shqetësim i imi. Këtë shqetësim unë e kam manifestuar dhe në krijimet e mia. Duke pasur një logjikë të saktë asaj që duhet të jetë detyrë e krijuesve, por nga ana tjetër shoh që kur shqyhen dyert dhe hyn kushdo e shkruan çfarë do lloj muzike, pavarësisht se nuk ka mbështetjen e asaj që quhet muzika e jonë, unë çdo vit e më shumë e shtoj shqetësimin tim në këtë drejtim. Shqetësimi im është, që në kompeticione nuk ka kritere që të marrësh pjesë, si për shembull është Sanremo. Të marrsh pjesë aty, ai ka ermin Sanremo dhe ruan e zhvillon këngën italiane. Sigurisht mund të marrin dhe të ftuar, por kriteri i vlerësimit të pjesëmarrjes është një kriter i hekurt që nuk e shkel dot njeri. Unë do të thosha, që në Shqipëri edhe pse bëhen shumë kompeticione nuk janë të klasifikuara. Për shembull festivali i muzikës xhaz, të pranojnë muzikë që i takon kësaj gjinie, festivali i muzikës rep të ketë këngë të tilla, festivali serenatës të pranojë seranatën, etj. Por duke hyrë njëri kompeticion tek tjetri, kjo sjell një mish- mash gjinish brenda të njëjtit kompeticion dhe kjo nuk shkon. Unë jam dakord të jenë kompeticione të ndryshme dhe të ndahen çmime për atë kompeticion.

-Si e shikoni sot tregun muzikor?

Këngë të reja dalin përditë dhe me shumicë. Vendi ku ekzekutohet dhe transmeton duhet të jetë rigoroz me strandartet e veta. Por ne dëgjojmë lloj -lloj këngësh, që jetojnë një shfaqje, që jetojnë tre ditë, një javë dhe që humbin fare, kjo sepse nuk ka censurë artistike. Është tjetër censura politike dhe tjetër censura artistike. Në kohën para demokracisë mund të kishte tema politike me shumicë, mund të ketë shkruar për partinë, por kompozitori ka qenë më i miri i mundshëm, krijimtaria e tij ka qenë më e bukura e mundshme. Tema mund të jetë e politizuar, por dhe kjo ka qenë në një farë sasie, nuk mund të themi se ishin të gjitha këngët. Çdo kohë mendoj ka hapësirën dhe ambientin e vet, ku krijohet, ka normat dhe ligjshmërinë e vet, vlerat veta. Në çdo kohë do të krijohen këngë, por unë e shikoj të keqen, që përdorimi i mjeteve, mënyra e realizimit, se si ti e zgjedh linjën për të thënë atë që thua, kjo mua më lë të mendoj se krijuesit jo të gjithë, ka disa që nuk e mendojnë fare qëllimin se përse e kanë shkruar atë këngë, vlerat që ajo do të marrë më pas. Ka disa vite tek ne që është krijuar mendimi, që të jep përfitime, që mund ta shkruajë kushdo, mund të të rrisë vlerësimin, etj. Unë nuk jam që të mos shkruajnë njerëzit, por kompeticionet mos të përdoren për laborator në Shqipëri. Kompeticioni të ketë normat, ligjet dhe rregullat veta, duhet të ketë përzgjedhje shumë rigoroze a ia vlen ajo këngë për atë lloj kompeticioni. Kjo nuk do me thënë se ia vlen për festival, por për llojin e kompeticionit.

-Shumë tekste të këngëve popullore janë të shkruara nga ju. Çfarë ju ka falur kjo pjesë e krijimtarisë?

Mua më jep një kënaqësi të veçantë krijimtaria në këngën popullore qytetare. Unë gjithmonë e kam parë muzikën popullore, si një filtrim të nivelit të muzikës dhe të këngës. Ka një mrekulli, që ai që se njeh mirë këtë lloj muzike mund të çuditet me këtë që them unë. Ajo ka një mjeshtëri teksti me fjalë të thjeshta shumë të kuptueshme dhe të asimilueshme, që përmbajnë brenda edhe ndjenjë, edhe filozofi, nivel, që po të rrish dhe ti analizosh një për një arrin në përfundim që gjithmonë kanë thënë sa bukur e ka bërë këtë këngë. Por ama duhet të dini, që të shkruash një këngë popullore qytetare duhet të kesh parasysh, që kërkesat ajo si ka kënga e lehtë. Unë shikoj, që shumë veta me shumë kurajo i kanë hyrë ripunimit të këngëve të vjetra popullore, pasurimit me elementë të ndryshëm që herë i rrinë mirë, por herë mund të thuash që jo vetëm si rrinë, por e kanë prishur fare ku një vlerë që është botërore mund ta kalosh në një nivel shtatë shkallë më poshtë. Ajo mund të këndohet, por jo më si këngë, sepse çdo vend, çdo qytet ka nuancat veta të të kënduarit. Edhe aty që mendohet se ti ke ndërhyrë, ajo do artin 5 herë më të madh se sa ai krijues, që e ka bërë atë këngë. I lutem të gjithëve atyre që nuk dinë ta ruajnë dhe vënë dorë me atë nivel që kanë ata mbi këto këngë, unë them që nuk janë krimet e tjera më të vogla se sa këto krime.

-Si e kujtoni pjesëmarrjen me këngën e parë, në festivalin e RTSH?

Ishte një këngë me kompozim nga Aleksandër Lalo dhe quhej “Kur jemi bashkë ne të dy”, e krijuar 40 vjet më parë. U këndua në Festivalin e Këngës, por atëkohë këndoheshin në dy variante dhe këngën mbaj mend që ma pëlqyen shumë ata këngëtarët, që donin ta përzgjidhnin. Këtë këngë të kënduar Liljana Kondakçi dhe Luan Zhegu nuk do ta harroj asnjëherë, sepse ajo dha kënaqësinë e parë që më bëri të mos shkëputem për mbi 40 vjet nga kënga. Me goditjen e parë me atë këngë mora çmimin e tretë atë kohë, më pas filluan këngët njëra pas tjetrës. Kjo këngë u bë si shirit që hapi derën, dhe unë me krijimtarinë time kam ecur vetëm në ngjitje.

-Me çmime të ndryshme në krijimtarinë tuaj, a mendoni se jeni vlerësuar sa duhet nga institucionet?

Nëse jam kaq i vlerësuar me tituj dhe çmime në aktivitetet e ndryshme, duke marrë se çfarë fitoj, unë fitoj respekt, kënaqësi, skenën, popullin që vjen më përqafon. Vlerësimi popullor është i madh, por ky është i teti vit, që më është akorduar titulli “Mjeshtër i Madh” dhe po kaq vjet që emri im nuk po gjendet për të marr kontravleftën në lekë, vlerësimin në monedhë të asaj që i takon këtij titulli. Megjithëse duhet thënë, që nuk është fjala për ndonjë lek të madh, por për një mbishtesë për pensionin që kam fituar me djersë ndër vite. Në një intervistë para pak kohësh e them dhe po e përsëris, çfarë duhet të bëj unë akoma pas këtyre që thashë? Çfarë më mungon akoma të ma thonë që ta bëj, të arrij atë emër i cili më është dhënë, atë titull që më kanë dhënë instancat etj, dhe nuk po gjejnë akoma që ta përshtatin t’ia bashkëngjisin lekun.

-Si e shikoni sot Ministrinë e Kulturës në jetën artistike?

Unë mendoj, që të gjitha këto të mira dhe të këqija kanë boll pjesë për ti takuar edhe Ministrisë së Kulturës.

Intervistoi: Julia Vrapi