BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

kultura-lifestyle

Karafil Shena: Teatrot i mbajnë gjallë artistët, për buxhetet e shtetit disa prej tyre do ishin mbyllur...

Karafil Shena: Teatrot i mbajnë gjallë artistët, për

Në dramën “Dama me Kamelie” aktori Karafil Shena në skenë është me personazhin e kontit. Një rol, që siç pohon dhe vetë është një njeri që përmes parasë mund të blejë atë që ai do. Por edhe pse e shkruar që në 1848 aktori tregon se asgjë nuk ka ndryshuar dhe në shoqërinë sot. Sipas tij, jo vetëm që nuk ka ndryshuar, por mund të jetë bërë dhe me më egër në shoqëritë tona. Me një aktivitet që ka nisur dekada më parë aktori Karafil Shena është aktiv jo vetëm në skenën e teatrit, por dhe në kinema. Me këtë rol në Teatrin Kombëtar aktori vjen pasi së fundmi ka xhiruar dhe në një projekt kinematografik. Në intervistën dhënë për gazetën “SOT” aktori tregon se shqetësuese  në aktivitetin me teatrin nuk janë vetëm buxhetet e pakta, por dhe investimet që kanë munguar prej vitesh. Me probleme aktori shikon dhe teatrot në rrethe ku sipas tij ka prej tyre që duket se po shkojnë drejt mbylljes. Për aktorin sot teatrin e mbanë shpirti i artistëve, ndërsa kërkon, që Ministria e Kulturës të kthejë vëmendjen nga teatri.

 -Me rolin e kontit te drama “Dama me Kamelie” u rikthyet në skenën e teatrit. Një rol, i cili ju sjell në skenë dhe muajin e fundit për këtë vit. Jeni shprehur se këtë vepër e keni lexuar që në rininë tuaj...

Veprën “Dama me Kamelie” unë e kam lexuar shumë herët në rininë time, madje në atë kohë konsiderohej libër i verdhë, ishte i ndaluar. Ishte nga ata libra që qarkullonte dorë më dorë në vitet ’70, dhe atëherë ne i lexonim me shumë uri, sepse mendonim se çfarë kishin. Në atë kohë flitej për një dashuri, për një kurtizane që ne nuk e dinim se çfarë ishte. Të bësh dramatizimin e saj dihen vështirësitë. Është e vështirë në teatër. Vijnë mesazhet, disa elementë, por nuk të vjen dot gjithë romani. Ngelet i cunguar edhe pse vijnë mesazhet kryesore, por nuk të vjen dot i gjithë romani, dhe kjo nuk është detyrë e një regjisori apo një produksioni që të tjerrë të gjithë mesazhet e romanit. Mund të përqendrohem te një gjë, që “Dama me Kamelie” vjen me mesazhin për ti thënë shoqërisë së sotme, që vetëm dashuria e mirë e pastër e thellë do ta shpëtojë shoqërinë. Personazhi im konti në dramatizim zë pak vend në dy skena, por në roman zë më shumë. Ai është, që njeri mund të blejë çfarëdo gjëje. Pra këtë dashuri konti e ka të blerë. Ky është ai që mban me para. Është për të ardhur keq, sepse ky roman është i 1848 në mos gaboj dhe asgjë nuk ka ndryshuar në shoqëri. Pra siç bliheshin dhe shiteshin në atë kohë kjo ndodh dhe tani në shoqërinë sot. Blihet dhe shitet personaliteti, dinjiteti, dashuria, shtëpia, etj. Pra asgjë nuk ka ndryshuar, madje janë bërë më të egra në shoqëritë tona.

-Vini me rolin e kontit në teatër pasi më parë keni përfunduar xhirimet në filmin me skenar dhe regji të Petrit Rukës. Këtë herë në film jeni me rolin e italianit...

Unë lexova skenarin e tij dhe kam luajtur në film. Është një film poetik ashtu siç është dhe Petrit Ruka poet. Është brenda poezisë së Petritit. Në skenar ai kërkon fëmijërinë...

-Ju gjejmë aktiv në teatër dhe kinema. Si është kjo pjesë e aktivitetit tuaj, me oferta apo dhe keni refuzime rolesh?

Janë oferta për role, por dhe kërkon. Nuk refuzoj role. E kam zgjidhur çfarë është roli i madh dhe i vogël. Nga momenti që ai është rol unë si aktor do ta luaj. Në Teatrin Eksperimental dikur kam luajtur një rol, që isha në skenë vetëm 2 minuta e gjysmë dhe kisha katër batuta. Por ishte një personazh, që aq duhej të ishte aty në shfaqje. Pse mos ti luash rolet e vegjël?

-Në aktivitetin tuaj artistik, me rolet e ndryshme kaloni lirisht nga gjendjet dramatike në ato komike. Si është puna juaj me rolet?

Kjo vjen vetvetiu në raport me situata që të krijohet aty, dhe mua një dorë të mirë për kapërcimin e situatave besoj se e kam fituar edhe nga estrada.

-Për gjashtë vite ju keni qenë i angazhuar me estradën e Sarandës. Si kanë qenë këto vite për ju?

Kam punuar gjashtë vite me estradën dhe aty krijohen shpesh situata të tilla brenda skeçit dhe nga skeçi në skeç. Më vjen keq që ka humbur ajo jetë artistike si dikur në qytetet e vendit me estrada dhe teatrin. Fatkeqësisht nuk zhvillohet më jeta artistike si dikur. Estradat duhet të ishin ruajtur dhe duhej të ndryshonin paska në formë.

-Si të ndryshonin?

Estrada e mbaroi detyrën për atë kohë, art në duart e partisë, art që bënte goxha propaganda nga estrada edhe pse aty kishte gjëra shumë të bukura sociale. Skeçe të mrekullueshme nga pikëpamja sociale, por sistemin nuk mund ta shaje dot në atë vite. Mund të kritikoje deri te komiteti ekzekutiv, por më lart nuk mundje. Por me vjen shumë keq që të mos të ekzistojë. Sot është puna më e mirë për të bërë estrada, ka më shumë gamë, fenomeni social, politik, etj, janë problematike dhe estrada duhet të bënte jashtëzakonisht punë. Estradë e bazuar me atë profesionalizëm që ishte dikur.

-Çfarë ju shqetëson në teatrin shqiptar?

Kryeqendra është Teatri Kombëtar, atij i bie barra më e madhe. Si art teatri është elitë. Që nga Greqia e lasht teatri vlerësohej shumë edhe nga populli. Pavarësisht se e kishte apo jo mundësinë të shkonte. Penaliteti më i madh në Greqinë e lashtë ishte kur dënohej  me vite burg dhe nuk do të shkoje dhe në teatër. Pra dhe kjo ishte brenda penalitetit, që para më shumë se 2 mijë vitesh. Teatri është për elitë sepse idetë, mesazhet, teknika, etj, është për elitë. Nga momenti që është për elitë ne në Shqipëri nuk e kemi elitën në teatër. Ne kemi një 10 përqind që ka vetëm paratë dhe nuk ka qytetëri, kulturë dhe moral. Ne nuk e kemi akoma atë elitë të teatrit të mirëfilltë. Së dyti, këtu ka shumë burime. Teatrin jo gjithmonë e bën shteti, shteti vetëm e ndihmon dhe tetarin e bën vetë populli, kërkesa  e tij për një teatër të mirë. Kërkesa e tij për një formë më të mirë. Nëse një shfaqje teatrore nuk depërton mirë të spektatori ti bëj ç’të duash nuk të vjen. Problemi qëndron midis formës dhe përmbajtjes, nganjëherë i gjejmë formën, por nuk i kemi përmbajtjen teatrit. Tani me teatrin jemi ku faza e tij deri në ‘90 ka mbaruar, dhe tani duhet ta kyçim atë. Mbaroi. Para hidheshin ato vite, gjithçka nga sistemi i kohës, sepse i duhej për propagandës dhe brenda kësaj bëhej dhe art dhe dilnin gjëra të mira si në çdo fushë. Unë atë teatër e kam ndjekur shumë mirë, sepse në Tiranë kam ardhur të jetoj që në vitin 1971. Që në atë vit unë shikoja teatër dhe zinim radhë  për bileta. Sheshi ishte plot mbushej teatri dhe sërish mbetej plot nga njerëzit, që nuk kishin bileta. Problemi që duhej të shikojë shteti sot kur nuk ka mundësi të mbajë vetë teatrin me financim të afrojë bizneset. Në ndihmë të teatrit nëse flasim për shtetin ai duhet të japë shumë më tepër fonde për jetën artistike dhe investimet që duhen. Ministria e Kulturës ka caktuar një kuotë të caktuar që nuk mjafton për Teatrin Kombëtar. Ministria e Kulturës të ketë kuotën e saj dinjitoze në buxhetin e Teatrit Kombëtar. Deri tani nuk besoj të ketë pasur një kuotë në buxhet arsyeshëm. Por përveç shtetit duhet të zgjidhet dhe problemi, që nuk marrin pjesë bizneset në ndihmë të teatrit. Tirana ka biznese të fuqishme, por që as iu shkon mendja për teatrin. Në Greqi që njoh unë ata biznese që financojnë teatrin kanë taksa më të ulëta.

-Artistët janë në pritje të një Teatri të ri Kombëtar. Shpresojnë shumë që t’iu ndërtohet një teatër që ata kërkojnë të jetë me standarde të larta. Çfarë mund të na thoni?

Teatri Kombëtar sot është tejet i vjetruar dhe kushtet duhet të ishte menduar vite e vite më parë, që të ishin rregulluar. Shpresojmë të bëhet më e mira për teatrin. Në një teatër veç këtyre problemeve duhet që ai të ketë dhe dramaturgjinë e mirë për në skenë. Të ketë një spektator të mirë që ta ndjekë këtë dramaturgji të madhe dhe ti përgjigjet një kastë tekniko-regjisorial profesional këtij niveli. Teatri i sotëm ka probleme me buxhete, kushtet, etj, por nuk është keq me shfaqjet. Ka shfaqje që janë në skenë dhe janë në parametra evropiane, por janë të pakta. Kjo tregon që ka një mendësi të re në teatër. Por në tërësinë e problemeve, mendoj se teatrin shqiptar sot e mbajnë vetëm aktorët, regjisorët, etj, pra ata që janë artistë dhe merren me teatrin. Mos të ekzistonte shpirti i këtyre artistëve me kaq pak buxhete nuk do të kishim teatër. Është dashuria e aktorëve, regjisorëve, krijuese dhe drejtuesve që sot kemi teatër. Ministria të japë buxhet më të madh. Vendime të tilla për teatrin duhet të ishin marrë me kohë. Për godinën e Teatrit Kombëtar duheshin vendime për ta rregulluar para se të arrinte tek kjo gjendje sot. Duhet të ishin marrë me kohë, por asnjëherë nuk është vonë për teatrin. Por nuk është vetëm TK, problemi qëndron në gjithë teatrin shqiptar. Mua më vjen shumë keq që teatrot e rretheve kanë mbaruar nuk janë aktivë si dikur. Mbahen disa prej tyre me shfaqje, por me shumë vështirësi dhe sakrifica. Nga momenti që ka teatro që nuk funksionojnë më kemi të bëjmë me një politikë të caktuar, që është ndjekur e gabuar ose për t’u mbyllur ata duke i lënë të pafinancuar. Janë me aq buxhete të vogla saqë nuk mund të vësh dot një shfaqje teatrore. E keqja filloi vite e vite më parë, që këto teatro i kaluan bashkive. Ka prej tyre që po shkojnë drejt mbylljes. Në tetarin shqiptar Ministria e Kulturës duhet të kthejë vëmendjen.

-Me këto që folët deri tani, sa vlerësohen artistët sipas jush?

Në Shqipëri vlerësohen vetëm nga populli.

Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat