BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

kultura-lifestyle

Kiço Londo: Pse Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” është në krye...

Kiço Londo: Pse Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim

 Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli” gjatë këtij sezoni artistik ka sjellë në skenë shfaqje të ndryshme teatrore, vepra të huaja dhe ato të dramaturgjisë shqipe, që kanë angazhuar artistë të njohur, por dhe emra të rinj të teatrit. Për drejtorin e këtij institucioni Kiço Londo cilësohet një sezon artistik i suksesshëm. Ky sezon solli në skenat e këtij teatri 473 shfaqje, që janë ndjekur nga 66350 spektatorë. Në intervistën për “SOT” drejtori i teatrit Kiço Londo flet jo vetëm për arritjet, por dhe vështirësitë me të cilat kaloi ky sezon artistik. Por sipas tij numri i shfaqjeve këtë sezon është rekord. Për drejtorin e teatrit Kiço Londo arritjet deri tani janë meritë e regjisorëve, aktorëve, përkthyesve, e repertorit të fortë të teatrit. Me rëndësi këtë sezon sipas drejtorit Londo ka qenë dhe projekti teatri i rajoneve, që do të vijojë sërish me të tjera vepra teatrore. Por edhe pse në sezon vere puna nuk ndalet në këtë teatër, dhe këto ditë artistët janë në punë duke u përgatitur për një tjetër premierë. Në reagimin e tij drejtori i Teatrit Kombëtar Eksperimental shprehet se do të vazhdojnë të mbështesin çdo nismë teatrore në Shqipëri.

-Jemi drejt mbylljes së sezonit artistik për teatrin. Si ka qenë ky sezon për ju dhe ku ka qenë e fokusuar puna juaj?

Ka qenë një vit jo fort komod, sepse vështirësitë kanë qenë të mëdha, duke filluar që nga repertori i fortë, përfshirë këtu veprat më serioze edhe më të mëdha të dramaturgjisë botërore si “Shumë zhurmë për asgjë” të Shekspirit, “Medea” e Euripidit, “Jashtë derës” e autorit Wofgang Borchert, “Mbretëresha e bukurisë nga Leenane” shkruar nga autori Martin McDonagh, “Antigona” nga Jean Anouilh dhe një sërë veprash të trashëguara nga sezoni artistik i kaluar. Krahas kësaj nuk kanë qenë pa ndikim edhe fakti që gjatë gjithë vitit në oborrin e teatrit zhvillohet një protestë, e cila ka ndikimin e vet mbi jetën teatrore padyshim dhe pedonalja për muaj të tërë ka qenë e bllokuar nga polica për shkak të zhvillimeve të parlamentit dhe afërsisë fizike, që ka teatri me parlamentin. Por gjithsesi unë e konsideroj një vit më të suksesshëm dhe më vjen mirë se ky është viti i pestë, që është krijuar Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Numri i shfaqjeve është rekord. Vjet kemi pasur 410 shfaqje dhe këtë vit deri tani kemi 473 shfaqje këtë sezon artistik me 66350 spektatorë. Shifra të lakmueshme, duke pasur parasysh, që jemi sa 10 përqind e popullsisë së kryeqytetit spektatorë. Kjo padyshim është meritë e artistëve, që kanë punuar këtë sezon edhe sezonet e tjera në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli”. Është meritë e regjisorëve, aktorëve, përkthyesve, e repertorit të fortë të teatrit tonë. Padyshim është dhe meritë e spektatorit, që na ka ndjekur gjatë gjithë aktiviteteve tona dhe na ka bërë që të ndjehemi në humor të mirë lidhur me punën e madhe, që bën stafi i teatrit tonë. Një staf i vogël, ku mungojnë nga juristja deri te pastruesja e teatrit. Më duhet t’ju them që Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli” është një nga 12 teatrot zyrtarë, që zhvillojnë aktivitetin në Republikën e Shqipërisë. Merr më pak se 3 përqind e buxhetit, që shpërndahet për artin skenik teatror në Shqipëri dhe zhvillon rreth 60 përqind të aktivitetit teatror në vend. Të gjithë teatrot e tjerë të 11 bashkë kanë 40 përqind të repertorit në vend dhe ne kemi 60 përqind. Kjo është dëshmi e punës së madhe dhe jemi krenarë për këtë, por nga ana tjetër duhet që teatrot, Ministria e Kulturës, bashkitë të shkunden dhe të kuptojnë se si ka mundësi që një teatër zhvillon 60 përqind të repertorit dhe 11 teatro të tjerë 40 përqind. Dhe ky teatër financiarisht mbështetet shumë pak, për të mos thënë në raport me punën mbështetet keq.

-Ju përmendni arritje, por buxheti nga ministria nuk ka qenë ai që pritej për jetën artistike. Si ka ndikuar kjo?

I gjithë problemi nuk është problem i Ministrisë së Kulturës me Teatrin Kombëtar Eksperimental, sepse do të ishte një problem i vogël. Por i gjithë problemi është i raporti, që ka shteti me teatrin, i vlerësimit minimal që ka shteti për teatrin, dhe kjo vjen nga moskuptimi i teatrit, i funksionit që ka teatri dhe i varfërisë menaxheriale të atyre, që posedojnë paratë publike dhe i japin paratë publike për kontribute jopublike. Një nga sukseset e Teatrit Kombëtar Eksperimental është që nuk ka kontrata stabël dhe asnjë 10 qindarkë nuk jepet nga teatri nëse nuk ke kontribut publik në Teatrin Kombëtar Eksperimental. Pra ne nuk kemi një trupë fikse dhe nuk përpiqemi, që të mbulojmë aktorë me ndonjë punë të vogël, që të justifikojnë rrogën e një viti.

-Teatri i rajoneve ka qenë një projekt i nisur nga ju. Çfarë solli në jetën artistike, sepse shfaqjet kanë qenë në disa skena?

Në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli” si institucion veprojnë gjashtë mikroinstitucione të fuqishme. Së pari vepron institucioni i teatrit për fëmijë, që është një investim shumë i madh i TKE, i dyti vjen teatri me shfaqje për adoleshentët, e treta institucioni i shfaqjeve që janë në mbrëmje jo për fëmijë dhe jo për adoleshentë, ku ne rendisim vepra të mëdha. Repertori ynë ka vepra të mëdha emra si Shekspir, Euripid, Oscar Wilde, Martin McDonagh janë pjesë. E katërta është teatri i studentëve dhe i pedagogëve të Akademisë së Arteve. Të gjithë pedagogët dhe studentët e Akademisë pothuajse pjesa më e madhe janë pjesë e shfaqjeve në teatër, dhe kjo krijon një lidhje shumë të mirë me shkollën, ne shkëmbejmë energji dhe natyrisht ajo që fiton më shumë është shkolla, por shumë mirë që fiton shkolla. Ne kemi detyrime nga shkolla që kemi dalë dhe duhet të bëjmë akoma më shumë se ç’bëjmë. TKE ka qenë, është dhe do të jetë një portë e hapur për ata, sepse me dhjetëra pedagogë që luajnë këtu padyshim që kanë një autoritet më të madh ndaj studentëve, dhe në mjaft raste pedagogët luajnë bashkë me studentët dhe kjo i jep një ndihmë të madhe shkollës. Institucioni i pestë është teatri i rajoneve dhe e kemi ndarë Shqipërinë në gjashtë rajone dhe do të funksionojë sërish këtë vit. Vjet ne e kishim me vepra franceze në skenë dhe këtë vit do ta kemi me vepra miks. Është një iniciativë, që unë në përgjithësi e mbështes vetë, sepse duhen financa të mëdha dhe ne akoma nuk kemi mundur të marrim nga bashkitë financa, por këtë vit shpresojmë të marrim. Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale do të kërkojmë mbështetje nga bashkitë për teatrin e rajoneve, që ka pasur një numër të madh shfaqjesh, dhe ka bërë që Teatri Kombëtar Eksperimental të shkëputet nga qendra e Tiranës dhe të shkojë më afër publikut nëpër qytete. E gjashta është Instituti i Teatrit Kombëtar Eksperimental, që merret kryesisht me problemet teorike dhe me probleme të botimit të literaturës më të qenësishme për teatrin. Tani në fund të muajit qershor ne do të botojmë sërish një libër të madh. Këto institucione brenda institucionit të madh të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” kanë bërë që teatri të jetë në krye. Kjo është arsyeja, vendosja e disa institucioneve brenda teatrit e ka bërë të madh Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe e ka vendosur padyshim në krye jo vetëm në sasi, por dhe në cilësi.

-Regjisorë të huaj kanë sjellë eksperiencën e tyre në shfaqjet e teatrit. Si ka ndikuar kjo?

Janë shkolla të ndryshme, përvoja të ndryshme dhe eksperienca të ndryshme. Padyshim i japin një dinamikë teatrit dhe nuk e lënë të bjerë. Tani është duke punuar tek një nga regjisorët më me emër në botë që është Ivica Buljan, që po vë shfaqjen “Jul Cezar” dhe ne do të kemi dhe një premierë në oborrin teatrit pas disa ditësh dhe më pas ne do të jemi në Butrint. Kjo do të jetë dhe premiera mbyllëse e sezonit artistik, por ne sërish më mbrapa do të fillojmë me premierën çelëse e sezonit artistik 2019-2020.

-Ju keni krijuar dhe mundësi për angazhimin e artistëve të rinj. Çfarë i kanë sjellë ata teatrit me punën e tyre?

 Ne e kemi filluar me shfaqjet për fëmijë, me të rinjtë, më pas me spektatorin e një moshe më të re dhe padyshim që në qendër të kësaj janë aktorët, regjisorët, skenografët dhe kostumografët e rinj, të cilët bien një energji të re. Teatri Kombëtar Eksperimental është krenar, që elita e re teatrore në vend ka lindur. Ne kemi aktorë të cilët do të rrinë me dinjitet krahas emrave të mëdhenj dhe teatrit dhe të kinemasë shqiptare.

-Nuk kanë munguar dhe veprat e dramaturgjisë shqipe në teatrin tuaj. Çfarë mund të na thoni për punën me këto shfaqje, që kanë angazhuar edhe artistë nga Kosova?

Ne kemi pasur dy vepra. Kemi pasur premierën “Dome” shkruar dhe me regji nga Stefan Çapaliku dhe shfaqjen “Kreolët e Ballkanit” shkruar dhe me regji nga Enver Petrovci, që është një ndërthurje e aktorëve nga Tirana me ata nga Prishtina. Por ne do të kemi përsëri një zgjedhje të dy veprave teatrore shqiptare, padyshim që një do të jetë nga Kosova. Natyrisht që ne nuk kemi një memorandum dhe unë nuk besoj te memorandumet, unë besoj te një komunikim natyral. Një komunikim, që vjen në mënyrë të natyrshme dhe një domosdoshmëri e brendshme shpirtërore, një domosdoshmëri artistike, që të parët që shkrijnë kufirin janë artistët dhe midis artistëve në majë është teatri. Teatri Kombëtar Eksperimental është duke bërë detyrën e vet.

-Dhe i gjithë ky aktivitet është zhvilluar në tre sallat e teatrit, por ju jeni të përqendruar dhe te repertori. Si është menduar kjo në jetën artistike?

Janë tre salla, që veprojnë në mënyrë të alternuar. Ne iu kemi hapur rrugën të gjithëve. Para pak ditësh përfundoi dhe festivali i parë i universiteteve të arteve, që është me mbështetjen e Teatrit Kombëtar Eksperimental. Kemi mbështetur çdo nismë dhe do të vazhdojmë të mbështesim çdo nismë teatrore në Shqipëri. Besoj se tashmë ne jemi kthyer në një teatër repertori, që dikur ka qenë Teatri Kombëtar, por e ka humbur. Ne kemi sivjet në repertor, pra që do të vazhdojnë të luhen në skenë shfaqje të 2-3 viteve të fundit si “Shumë zhurmë për asgjë”, “Medea”, “Antigona”, që janë të sezoneve të kaluara dhe do të rikthehen. Po ashtu do të jetë dhe “Mbretëresha e bukurisë nga Lennane”, “Presidentet” si dhe “Salome”. Pra repertori i Teatri Kombëtar Eksperimental është i fortë, me antikitet me “Medea” dhe “Antigonën”, me shfaqje të Shekspirit ku hyn “Shumë zhurmë për asgjë” dhe tashmë vepra “Jul Cezar”, më pas dhe e autorë të tjerë të fuqishëm bashkëkohorë si Martin McDonagh. Pra një repertor i fortë, modern dhe mendoj që do të kemi vëmendjen e publikut. Unë shpresoj shumë që Ministria e Kulturës ti kthejë sytë nga TKE, nëse kjo nuk do të ndodhë ne vitin tjetër do të kemi padyshim më shumë se 470 shfaqje.

 Intervistoi: Julia Vrapi