BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

kultura-lifestyle

Klodian Hoxha: Artistët janë shpërfillur nga institucionet, paguhen sa për parking dhe kafe

Klodian Hoxha: Artistët janë shpërfillur nga institucionet,

Rolet në film dhe në teatër kanë bërë që aktori Klodian Hoxha të shprehet se ka qenë një vit artistik i jashtëzakonshëm. Sipas tij xhirimet vijojnë në kinema me filma, dhe sapo ka mbyllur xhirimet në një filmi. Në intervistën për “SOT” aktori Klodian Hoxha flet jo vetëm për punën me rolet në jetën artistike, por ndalet dhe në problemet me të cilat përballen artistët. Në teatër sipas tij janë paguar me paga qesharake, ndërsa i ftohti i ka shoqëruar. Jo vetëm që duhet të ketë më shumë buxhete për jetën artistike, po sipas aktorit nuk mundet që artistët të vijojnë të punojnë në kushte të vështira. Kur bota sipas tij mendon dhe bën investime të konsiderueshme në teatër apo dhe në kinema, në Shqipëri ende flitet për të ftohtin në teatër. Për aktorin të jesh artist në Shqipëri nuk është ajo, që kishe menduar apo edhe ëndërruar. Sipas tij vetë natyra e artistit është shumë komplekse, duke ju shtuar edhe vështirësitë që nuk mund të kenë një vend ku të ushtrojnë profesionin bëhet akoma më e vështirë. Mundësitë sipas tij sot janë të pakta, por dëshirat janë të mëdha. Pak janë sallat funksionale , pak janë vendet e punës, por aktori pohon se edhe shumë janë jashtë mureve të teatrit që presin.

-Si po vijon aktiviteti juaj artistik këto kohë?

Sa i përket aktivitetit artistik për këtë vit ka qenë i jashtëzakonshëm. Jam në ditët e fundit të xhirimit të filmit “Njeriu me këmishë”, por edhe mbaroj xhirimet e filmit me metrazh të shkurtër "Pop corn" mbështetur nga qendra e filmit me regji nga Blerina Goce. Mbylla xhirimet e filmit “Balkan Blood” produksion kinez edhe pres premierën e filmit artistik "Bunker", që besoj do vijë së shpejti në Tiranë. Ndërsa në teatër kam qenë i angazhuar në shfaqjen "Vdiq mbreti rroftë mbreti" në rolin e Çeskut, që e kam dashur shumë dhe ka qenë një bashkëpunim shumë i mirë për këtë vepër. Vepra “Vdiq Mbreti-Rroftë Mbreti” e autorit Ferdinand Hysi erdhi në teatër me regji nga Elma Doresi. Në komedinë “Vdiq mbreti rroftë mbreti” një shef i vjetër ikën dhe një i ri vjen në drejtimin e punës. Lufta e tij e brendshme midis të vjetrës dhe të resë për të sjellë ndryshimin, emocionet dhe peripecitë që i duhen për të arritur qëllimet e tij ose ndryshe për të realizuar platformën e tij. “Vdiq Mbreti, Rroftë Mbreti” është përzgjedhur nga “Netët e leximit të dramës shqipe”, duke i sjellë publikut një vepër shqiptare në teatër.

-Në filmin “Balkan Blood” ju vini me rolin e gangsterit famëkeq. Çfarë sjell për ju bashkëpunimi Kinë-Shqipëri?

Sa i takon filmit "Balkan Blood" (Gjaku i Ballkanit) vjen si një bashkëpunim shqiptaro- kinez. Filmi aksion flet për një luftë mes bandave. Me skenar nga Shu Hao, regji Ou Yuang ka bërë bashkë aktorë kinezë dhe shqiptarë. Unë kam rolin e Charls, gangsteri më famëkeq, bosi i gangsterëve dhe i bandës më famëkeqe në qytet. Filmi sjell një luftë gangsterësh, të cilët vendosin rregullin në qytet dhe ata mbahen me gjobat që iu vendosin bizneseve. Është një film aksion me skena të përgjakshme. Në qytet ku aty është edhe një lokal kinez, pronari refuzon të bindet. Në këtë moment nis dhe konflikti. Banda e gangsterit Charls me në krye motrën e tij Tarantulën shkojnë edhe marrin peng të shoqen e pronarit kinez. Ndërkohë ai kërkon ndihmë nga miqtë e tij edhe kështu nis një sërë vrasjesh edhe shkatërrimesh Një bashkëpunim shumë interesant dhe si grup jemi ndjerë shumë mirë. Jemi munduar edhe ne të mësojmë shumë, duke qenë se ky zhanër nuk është i aplikuar shumë në Shqipëri, prandaj po e veçoj si një eksperiencë interesante, që besoj ka për të më dhënë shumë. Bashkëpunimi në këtë film erdhi si rrjedhojë e një audicioni, që është zhvilluar në Tiranë. Ky është filmi i parë, që zhvillohet Shqipëri- Kinë, dhe besoj se do jetë fillimi i mbarë edhe i projekteve të tjera, që do e pasojnë.

 -Ju u shprehët se teatri dhe filmi ju kanë angazhuar jo pak, por ti vetë si aktor ku mendon se ka më shumë vështirësi puna?

Për sa i përket vështirësive unë mendoj se të dyja kanë vështirësitë e tyre. Të dyja duan një përgatitje të lartë, sepse aktrimi është një nga profesionet më të vështira pavarësisht se në pamje duket e thjeshtë, por ne deri sa realizojmë ato figura kemi një përpëlitje të madhe për të ngjitur në skenë figura dinjitoze edhe shpresoj t’ia kemi arritur sado pak.

-Ju flisni për punën si aktor, por gjatë kësaj kohe artistët pohojnë se jeta artistike kërkon më shumë mbështetje nga institucionet, ministria me fonde? Çfarë mund të na thoni?

Nuk e di për punën e fondeve sepse sado që të jetë buxheti ne po sërish aq do paguhemi, po njësoj. Unë mendoj se duhet të ndryshojë një herë e mirë politika mbi artin edhe kulturën edhe vlerësimi të jetë më i madh për ne, sepse na kanë shpërfillur shumë, jemi kthyer në funksion të politikës edhe jo të bëjmë punën tonë si artistë. Pagesat e aktorëve të paktën në teatër duhet theksuar se janë shumë të ulëta për të mos thënë qesharake nëse i referohemi një periudhe prej katër mujore (fazë përgatitore edhe shfaqje) është baraz parking plus një kafe. Uroj edhe shpresoj për një ndryshim sa më të shpejtë.

-Të jesh artist sot me çfarë vështirësish përballesh?

Të jesh artist sot edhe në Shqipëri nuk është ajo, që ti kishe menduar apo edhe ëndërruar. Vetë natyra e artistit është shumë komplekse, duke ju shtuar edhe vështirësitë, që nuk mund të kemi një vend ku të ushtrojmë profesionin tonë bëhet akoma më e vështirë. Ndërsa për sa i përket benefiteve me gjithë respektin për profesionet e tjera si kamarier p.sh në fund të vitit jua siguroj, që ata kanë pagesën më të lartë se ne. Ne kemi imazhin ata kanë lekun.

-Artistët protestojnë për Teatrin Kombëtar, ju jeni bashkuar me ata?

Kam qenë nismëtar i saj, që në fillim, por e vërteta është ndryshe nga jashtë edhe ndryshe nga brenda. Në janar të këtij viti u përballa me të vërtetën: kushtet brenda teatrit edhe mos përballimi i tyre ndaj të ftohtit. Çdo mbrëmje më vinin ankesa nga publiku edhe braktisja e tyre drejt shfaqjes tonë. Unë hedh mund kohe djersë në teatër edhe nuk dua të rrezikoj më shëndetin tim edhe të spektatorit, dua një teatër me kushte. Kina na e ndërtoi për tre ditë një teatër, ndërkohë që ne kemi 70 vite, edhe akoma diskutojmë për ujë, i ftohti edhe i ngrohti. Ju thoni a do një i verbër sy? Natyrisht që po. Të gjithë duam një teatër të ri, duam kushtet të cilat janë si mos më keq tek ekzistuesi. Por aty ku është. Pa ju cënuar asgjë. Fundja ne vërtetë kemi pak eksperiencë aty dhe nuk krahasohemi as me Robertin e as me Bujarin, por dhe ne kemi kontributin dhe jemi pjesë e asaj historie.

-Artistët akuzojnë Ministrinë e Kulturës për mungesë transparence. Si ndikon kjo për ju, çfarë doni të ndryshojë?

Mungesa transparence ka pasur gjithmonë, e mira do ishte që gjërat të bëhen transparente në mënyrë që të kemi mundësi të shkëmbejmë ide, sepse “i zoti e di ku i pikon çatia”.

 -Për ju si aktor çfarë kërkon kinematografia, që të zhvillohet?

 Sa i përket kinemasë unë mendoj se Ilir Butka ka bërë një punë të jashtëzakonshme, duke rritur ndjeshëm numrin e produksioneve në filma, dhe duke i dhënë mundësi kineastëve për të realizuar ëndrrën e tyre. Edhe këto produksione na kanë bërë krenar në festivalet ndërkombëtar, e shikoj që bazat janë hedhur, tani mendoj se duhet të ecet me këto hapa duke i shtuar edhe pak më shumë buxhetin.

-Nga rolet në teatër apo film cilët veçon?

Për sa i përket roleve në teatër e film nuk keni parë gjë akoma. Më të mira do të vijnë, sepse nuk para më pëlqen të flas për të shkuarën por pëlqej të flas për të ardhmen. Por di të them që ditë më të mira do të vijnë.

-Sa mundësi ofron realiteti shqiptar për artistët?

Mundësitë janë të pakta, por dëshirat janë të mëdha. Pak janë sallat funksionale , pak janë vendet e punës edhe shumë janë jashtë mureve të teatrit që presin, dhe uroj që pritja të përfundojë përpara se ne të lodhemi.

-Me këto probleme e keni menduar të largoheni nga Shqipëria dhe të përpiqeni që të vijoni aktivitetin jashtë?

Po edhe nuk jam i vetmi, një nga rastet që mund të përmend është edhe Kina, Shangai, që më kanë bërë një ofertë goxha të mirë. Për arsye familjare për momentin po hezitoj po qe nuk e shoh të largët veten time larg Shqipërisë. Jam njeri që nuk kënaqem me pak edhe jam në kërkim të nxjerr sa më shumë nga vetja, sepse e di që kam ende shumë për të dhënë.

Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat