BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

kultura-lifestyle

Klodjana Keco: Buxheti për artin duhet dyfishuar, që të mos nxiten projektet e dobëta dhe fantazmë

Klodjana Keco: Buxheti për artin duhet dyfishuar, që të mos

Jeta artistike i përball aktorët me jo pak probleme. Në teatër dhe kinema problemi me buxhetet e pakta vijon edhe pse puna e artistëve është e madhe. Aktorja Klodjana Keco shprehet se probleme do të vijojë të ketë jeta artistike, e megjithatë kjo situatë nuk duhet të bëjë indiferent artistët, pasi duhet të përpiqen të bëjnë më të mirën. Në intervistën për gazetën “SOT” aktorja shprehet se në këto kushte duhet theksuar se cilësia është e lidhur ngushtë me se sa serioz është një investim. Por sipas saj, në rast se një aktori do t’i duhet të bëjë disa punë paralelisht për të përballuar ekonominë edhe cilësia e punës se tij me artin nuk do jetë më e mira. Por ajo shton se në rast se Ministria e Kulturës, në atë fond shumë të vogël që ka vendos të aprovojë shumë projekte, sigurisht që rezultati nuk do të jetë mbresëlënës. Aktorja Klodjana Keco aktive në skenën e teatrit, por dhe me angazhime në kinemanë shqiptare vijon me projektet e reja në jetën artistike. Me role në teatër dhe në filma, aktorja ka spikatur me talentin e saj, duke qenë pjesë në produksione të ndryshme teatrore por dhe në filma. Edhe këto ditë ajo po vijon punën për një tjetër shfaqje në teatër.

-Jemi në muajt e fundit të vitit. Si po mbyllet ky vit sa i takon angazhimeve tuaja si aktore në teatër apo dhe në kinema?

Viti 2018 është një nga vitet më të ngarkuara për mua. Një fillim viti i vështirë, me furtuna të mëdha emocionale, por që me ngarkesat profesionale duket se nuk po i lë vend mendimit. Fillova me një bashkëpunim me teatrin e Korçës “Vetëvrasësi”, me regji nga Sulejman Rushiti, shfaqje që u vlerësua me disa çmime në festivalet tona teatrore. Vijoi me xhirimet e filmit artistik “Love” dhe më pas “Luanët drejt Venecias”, ku unë kontribuova si asistente. Së fundmi, në muajin dhjetor ky vit kurorëzohet me premierën më të re të Teatrit Metropol “Sherlok Holms”.

-Në aktivitetin tuaj artistik, ku ke hasur me tepër vështirësi me filmin apo teatrin?

Sfida janë të dy, edhe filmi edhe teatri. Teatri me lodhjen e madhe të provave ditë pas dite dhe teknikës absolute, që kërkon, kurse filmi me natyrshmërinë dhe vërtetësinë e tij. Për sa i përket pjesës praktike unë e kam pasur më të vështirë me filmin, ndoshta sepse numri i filmave të prodhuar në një vit është më i kufizuar se shfaqjet dhe sigurisht sepse përshtatshmëria fizike me karakterin në film duhet të jetë shumë më afër atij, që imagjinon autori se në teatër.

 -Jeni aktive me aktivitetin tuaj artistik, çfarë synoni si aktore?

Ndoshta do tingëllojë disi jo zakonshme me këtë, por me sa duket, ndërsa vitet kalojnë prioritetet ndryshojnë. Kthej kokën pas dhe më kujtohet se sa dëshirë kisha të bëja karrierë, të bëja emër, të isha pjesë e artistëve me ‘A’ të madhe; sot gjërat kanë ndryshuar. Dua që me punën time si aktore, por edhe me jetën time të mbështes rikthimin tek e mira, tek dashuria, tek besimi në Zot. Dua që njerëzit të mos e hidhërojnë zemrën, por të kuptojnë se në çdo rrethanë ka dritë në fund të tunelit, por se nuk duhet humbur besimi dhe nuk duhet lejuar që zemra të na lëshojë. Në rast se një projekt, qoftë teatror, qoftë filmik ndërton këto parime, atëherë do të doja me shumë dëshirë të isha pjesë e tij. Dua që publiku që do të më shohë qoftë në film, qofte në teatër, të dale nga salla me buzëqeshje, me dritë besimi në sy dhe me një zemër të ngrohur nga dashuria; mes lotësh, ose mes të qeshurash nuk ka rëndësi.

 -U bënë vite që je me angazhime në kinema dhe tetarë, por nga roli i parë çfarë kujton. Kur jemi tani në 2018 dhe kanë kaluar vite, çfarë mund të na thoni?

Tek roli i parë, mbaj mend një Klodi të vogël, që kishte frikë, që dridhej, që nuk kuptonte çfarë bënte dhe përse e bënte. Në fakt atëherë, ende nuk e kisha vendosur të bëhesha aktore profesioniste.  Isha në vitin e fundit të shkollës së mesme dhe m’u besua një rol shumë i bukur te komedia “O deputet, o gënjeshtar!”, vënë në skenë nga regjisori Guri Koço, dhe ku luanin Aleko Prodani, Marko Bitraku, Monika Lubonja etj. Sigurisht që pak gjëra kuptova, por dashurinë dhe pasionin që Aleko me Markon kishin për këtë profesion e kuptova mirë. Akoma edhe sot më kujtohet vetëmohimi fizik i Alekos, lodhej dhe nuk i ndihej lodhja. Aty kuptova se ky profesion do vetëmohim. Në rast se kryefjala e profesionit tënd është interesi dhe jo pasioni, vështirë se do të arrish dot gjë. Sigurisht që mund të bësh zhurmë nëpër gazeta, sigurisht që mund të bëhesh faktor mediatik nga jeta personale, apo nga deklarata zhurmëbërëse, por profesionalisht këto nuk do të thonë asgjë. Pas një apo dy dhjetëvjeçarësh askush nuk do klikojë punët e tua dhe mund edhe të jesh harruar fare si aktor. Por për aktorët e mirëfilltë brezat vazhdojnë të hulumtojnë: monografitë, biografitë, videot, deri edhe të regjistrimet e zërit, siç ende dëgjohen ato të Aleksandër Moisiut. Atje kuptohet nëse ke vënë ndonjë tullë në këtë profesion, apo thjesht ke qëndruar aty, si anonim.

-Jeta artistike zhvillohet sipas artistëve mes problemeve dhe ata pohojnë se duhet më tepër ndihmë nga Ministria e Kulturës. Sipas jush çfarë duhet bërë?

 Problemet, deri sa të mbarojë kjo botë nuk kanë për të munguar. “Njeriu sundon mbi një tjetër për ta dëmtuar”, thotë Bibla. Sigurisht që probleme do të ketë, e megjithatë e kuptoj se kjo nuk duhet të na bëjë indiferente, sepse duhet të përpiqemi të bëjmë më të mirën. Në këto kushte më duhet të theksoj se cilësia është e lidhur ngushtë me se sa serioz është një investim. Në rast se një aktori do t’i duhet të bëjë tri punë paralelisht për të përballuar ekonominë dhe detyrimet, është e vetëkuptueshme, që cilësia e punës se tij nuk do jetë më e mira, nga ana tjetër, nëse ai bën vetëm një rol në vit, i cili i përmbush këto kritere shpërblimi nga pikëpamja ekonomike, puna e tij pa dyshim që do të jetë shumë më cilësore, por edhe publiku do ta mirëpresë më mirë një herë në vit, sesa në çdo shfaqje apo film. Në rast se Ministria e Kulturës, në atë fond shumë të vogël që ka, vendos të aprovojë një mal me projekte, sigurisht që rezultati nuk do të jetë mbresëlënës; projektet do të jenë shumë të dobëta, për të mos përmendur raste projektesh fantazmë, ose më pak deri në aspak publik. Por, nëse po ai fond i vogël, shpërndahet në më pak projekte, atëherë rezultati pa dyshim nuk ka për të qenë “shumë e për lume”, por më cilësor. Së fundi, me çfarë parashtrova nuk dua të them se mjafton ai fond, kurrsesi. Në rast se duam që të kemi shkëmbime, minimalisht dinjitoze qoftë edhe me rajonin, jo me më gjerë, atëherë fondi për kulturën duhet pa dyshim të rritet shumë, më shumë se dyfishi. Një tjetër masë që duhet ndërmarrë është ligji për sponsorizimin dhe aplikimi praktikisht i tij.

-Ju çfarë kërkoni për ligjin e sponsorizimit?

Shpesh herë producentë të artit u afrohen bizneseve private dhe ata vazhdojnë të thonë se sponsorizimi nuk u njihet tek tatimet, asnjë monedhë nuk u zbritet nga taksat kur ata sponsorizojnë. Në këtë klime, edhe pavarësimi nga subvencionet e Ministrisë së Kulturës është i pamundur.

- Vazhdon të jesh me lëvizjen kundër shembjes së Teatrit Kombëtar?

Jam ndër firmëtaret e para që shprehën kundërshtinë e tyre kundër planit për shembjen e Teatrit Kombëtar ekzistues dhe besoj se do jem me këtë bindje deri në fund të këtij debati. Praktikisht, jo gjithmonë kam kohën të shkruaj apo të bej deklarata në media; të cilat edhe nuk e di se sa rezultat do të kishin në rast se kthehen në monotonë. Uroj shumë që qëndrimi ynë të mos shkojë në vesh të shurdhër dhe t’ia ruajmë memorien atij institucioni aq të dashur.

Intervistoi: Julia Vrapi