SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Kreshnik Xhiku: GKA s’ka buxhet për të blerë veprat e artistëve, kjo është për të qarë hallin...
Shkruar nga SOT.COM.AL 16 Maj 2018
Ekspozita “Vitruvian” me vepra arti punuar nga skulptori i njohur Kreshnik Xhiku është hapur për publikun në galerinë e artit FAB. Ekspozitën e fundit personale artisti e ka çelur në vitin 2013, por larg Shqipërisë në Amerikë. Pas disa vitesh ai vjen me një ekspozitë personale, janë rreth 19 punime që janë realizuar në bronz, allçi apo terrakotë. Skulptori tregon se puna e tij ka vijuar me realizimin veprave të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, ndërsa ekspozita personale sipas tij erdhi në kohën e duhur për publikun në galerinë FAB. Në galerinë FAB artisti prezanton portrete të personaliteteve të artit, skulptura abstrakte dhe punime nudo. Për SOT” skulptori i njohur tregon aktivitetin artistik ndër vite, puna në universitet dhe tani prezantimi me veprat e artit në FAB, por ndalet dhe në problemet në jetën artistike. Problem për artistin mbetet mungesa e galerive të artit, sidomos në bashki të ndryshme nuk i kushtohet aspak vëmendje funksionimit të tyre. Tjetër problem për skulptorin është dhe GKA, sipas tij një institucion i tillë nuk mund të funksionojë me baza vullnetare dhe shoqërore për pasurimin e fondit, por duhet të ketë buxhet për të blerë vepra arti. Pas një shkëputje të gjatë pune dhe jetese në SHBA, ku ndaloi për asnjë ditë krijimtarinë Kreshnik Xhiku u kthye si pedagog në Universitetin e Arteve, ku vite më parë ka qenë profesor dhe drejtues në Fakultetin e Arteve të Bukura. Krijimtaria e Kreshnik Xhikut është pohua si nga pjesët më të mira të skulpturave shqiptare. Ai njihet për monumentet e figurave historike shqiptare si Gjergj Kastrioti, Nënë Tereza, Faik Konica, Ahmet Zogu, të cilat janë vendosur në disa shtete.
-Keni munguar me një ekspozitë personale për publikun në Tiranë?
Unë për ekspozitën “Vitruvian” kisha disa kohë që kisha filluar përgatitjen, ndërkohë që kam bërë dhe vepra të tjera. Kam pasur aktivitete të ndryshme me projekte të tjera brenda dhe jashtë në botë. Më 2012 që ishte dhe 100 -vjetori i Pavarësisë, ku u bënë disa vepra arti, edhe unë pata rastin që të realizoj dy, monumentin e Mbretit Zog dhe bustin e Gjergj Kastriot Skënderbeut në Londër. Më pas kam bërë një vepër në Gjirokastër, një statujë që është vënë afër kalasë. Një vepër në Mal të Zi të Don Simon Filipajt, i cili ka përkthyer biblën në gjuhën shqipe. Më pas dhe një statujë të Ded Gjo Lulit që e kam bashkëpunim, si dhe të tjera vepra. Ndërkohë që kam pasur gjithmonë dëshirën për një ekspozitë personale, dhe tani u bë e mundur të realizohet dhe jam i gëzuar që e kam çelur në galerinë FAB. Jam i gëzuar, sepse kam punuar shumë vite si pedagog në Fakultetin e Arteve të Bukura, kam qenë dhe dekan, si dhe tani m’u dha mundësia të jem në këtë galeri, që mua më pëlqen shumë. Janë rreth 19 punime, që janë realizuar në bronz, allçi apo terrakotë. Unë kam bërë një ekspozitë personale në vitin 2013 në Amerikë me punimet e mia. Ekspozitat personale nuk mund të vijnë shpesh, ka përgjegjësi dhe kërkon dhe kohën e realizimit. Unë nuk kisha nxitim për ekspozitën, kur erdhi koha u realizua.
-Ju keni realizuar dhe vepra me figurën e Skënderbeut. Jemi në Vitin e Skënderbeut, por artistët pohojnë se ndihet mungesa e një konkursi për realizimin e veprave kushtuar figurës së heroit. Në gjykimin tuaj, çfarë mund të na thoni?
Mendoj se është pak e vështirë për mua të them nëse ministria duhet të hapte konkurs, apo duhet një tjetër vepër. Nuk është se nuk kemi. E gjykoj si një gjë që nuk kam shumë informacione.
-Në reagimet e artistëve veprat e artit po dëmtohen jo pak. Sa shqetësues është kjo pasi dhe drejtori i QRVA pohoi se me specialistët e tij edhe pse me vështirësi në punë vinin re që dëmtimet nuk mungojnë në vepra të ndryshme?
Jam në dijeni të kësaj situate. Duhet të bëhet zakon, që tek ne ka munguar më parë, duhet të ketë kujdes dhe mirëmbajtje për veprat e artit, dhe më vjen mirë që pohohet nga QRVA që punohet me sa mundësi kanë. Por ka një rutinë për këto vepra, sidomos veprat e artit në bronz një herë në dy vjet duhet të pastrohen.
-Ju jeni shprehur se keni më shumë se dy vjet që jeni kthyer nga Amerika, ku keni jetuar për 17 vite. Kur u kthyet me çfarë u përballët sa i takon jetës artistike?
Probleme ka kudo kur flasim për artin, jetën artistike. Unë natyrisht që njoh shumicën e krijuesve në Shqipëri dhe shumë prej tyre i kam dhe miq e kolegë, por më vjen keq që ka probleme. Dëgjoj që ka mungesë mbështetje për ekspozitat e grupimeve të artistëve. Kam vënë re që ka lëvizje për artistët, por janë pak. Edhe bashkitë duhet të bëjnë shumë më tepër, se sa po bëhet. Duhet bërë gjithmonë dhe më shumë për artin, sepse artistët janë të lënë pas dore. Edhe në Tiranë, ne e dimë që ka probleme me aktivitetin artistik, por dhe në rrethe është një situatë që duhet mirëmenduar kur veprohet për projektet me artin. Mungesa e galerive në rrethe është po ashtu situatë, që ndikon për prezantimin e artistëve.
-Prej disa kohësh GKA qëndron pa aktivitet. Si është për ju kjo situatë?
Galeria Kombëtare e Arteve duhet të ketë sa më shumë aktivitete. GKA është qendra kryesore e artit figurativ në vendin tonë. Këtë moment të GKA unë nuk e di se çfarë po ndodh. E di që atje është një drejtor i ri, dhe mbase ai ka projektet dhe planet e tij, mund të bëjë rikonstruksione me sa kam dëgjuar, por mirë është të ketë aktivitete. Të gjithë ne i duam aktivitetet, jo vetëm ne si artistë por i gjithë publiku.
-Ju u shprehët se ka probleme me mungesën e galerive të artit në vend. Për ju, sa shqetësuese është kjo situatë?
Probleme ka jo pak me galeritë e artit. Në bashki të ndryshme di që as që i kushtojnë rëndësi galerive të artit. Në qytetin e Fierit ka një përjashtim, sepse kam parë që atje kanë bërë një galeri arti shumë të mirë, funksionale për artistët, etj. Galeritë duan mbështetje financiare për aktivitetin e tyre. Nëse në një galeri do të hapet një ekspozitë ka dhe shpenzime për hapjen e saj. Nëse ne shkojmë në Sarandë atje galeria nuk ka buxhet. Ne kemi galeri në Tiranë, kemi dhe galerinë e artit FAB, që këtu ndihen pak më të plotësuar artistët, por në rrethe dihet që është tjetër situatë. Unë siç ju thashë që për një kohë të gjatë nuk kam jetuar në Shqipëri, por ama është një situatë që duhet bërë shumë më tepër nga institucionet për artin. Në Tiranë ka një grup artistësh, që punojnë me shumë seriozitet dhe dedikim.
-Sa ndihmohen sipas jush në aktivitetin e tyre?
Këtë e kam të vështirë ta them, por ata duhen mbështetur sa më shumë të jetë e mundur nga institucionet.
-GKA nuk blen dot vepra arti për pasurimin e fondit. Si ndikon kjo?
Nëse GKA nuk ka buxhet për të blerë vepra arti për fondin është përgjegjësi e institucioneve. Nuk mund të rrijë në këtë mënyrë. GKA nuk mund të funksionojë mbi baza vullnetare dhe shoqërore me veprat e artistëve, sepse është një institucion shumë i rëndësishëm kombëtar. Aty ka vepra të piktorëve tanë që ne jemi krenarë si komb. Një institucion i rëndësishëm nuk mund të vijë në një pikë, që mos të ketë mundësi as të blejë vepra arti. GKA është institucion që duhet të mbledhë krijimtarinë më të mirë të krijuesve shqiptarë, ka një bord që vendos se çfarë duhet të blihet për fondin e saj. GKA duhet të ketë një zë në buxhet, që duhet të shkojë për veprat e artit.
-Ju jeni skulptor sa shqetësuese janë për ju hapësirat publike, kur për artistë të ndryshëm duhet të ishte menduar për veprat arti?
Rrethet nuk i kushtojnë fare rëndësi veprave të artit. Përjashtoj Shkodrën, por më pas rrethe të tjera as nuk i bie mendja për artin. Besoj se janë me probleme tepër jetike, dhe nuk mundet dot të çojnë fondet për artistët. Në Fier është inauguruar galeria e artit “Vilson Kilica” dhe aty ndodhin aktivitete, kjo është shumë e rëndësishme. Por kjo është një situatë që kërkon shumë vëmendje dhe në qytete të tjera. Mua përshembull më kanë kërkuar veprat për një ekspozitë galeria në Sarandë. Ata thonë silli veprat, por si? Ata nuk kanë as fonde për transportin etj, ndaj këto sjellin dhe shqetësime për aktivitetin e artistëve. Kjo është situatë që kërkon më shumë angazhime nga bashkitë. Është mirë që artistët të prezantohen me punët e tyre në qytete të ndryshme, gjallërohet jeta dhe nuk rrinë më njerëzit në kafene. Jeta nuk është vetëm kafene, por dhe art. Arti figurativ bën shumë efekt në edukimin e njerëzve, pavarësisht se ne nuk e kuptojmë. Më vjen keq që dëgjoj që grupimet e artistëve “Nëntori” apo “PanverArt”, etj, nuk gjejnë kujdesin e institucioneve. Është e vërtetë që artistët janë lënë gjithmonë pas dore, keqardhje për këtë situatë. Së fundmi u hap dhe ekspozita e pranverës dhe të gjithë artistët paguan para nga xhepi i tyre për të bërë dhe një katalog. Është për të qarë hallin, sepse në bashki kemi dhe njerëz, që s’e kanë idenë se kush janë njerëzit e artit. Kuptohet jo të gjithë, por ka probleme. Tirana është shumë më para se qytet e tjera, sepse ata janë më të harruar me jetën artistike.
Intervista: Julia Vrapi