BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

kultura-lifestyle

Kristaq Pilo: Arti në kaos, skandaloz qëndrimi i Ministrisë së Kulturës ndaj teatrit, nuk ka asnjë strategji mbështetëse

Kristaq Pilo: Arti në kaos, skandaloz qëndrimi i Ministrisë

Në ekranin e kinemasë aktori Kristaq Pilo së fundmi erdhi me rolin e hetuesit në filmin “Internimi”. Ky projekt kinematografik është në vijim të punës së aktorit më filmat ndër vite. Aktori vlerëson bashkëpunimin për filmin “Internimi”, i cili po vijon rrugën në festivale të ndryshme në botë. Jo vetëm me filmin, por dhe me teatrin si regjisor dhe aktor Kristaq Pilo është një emër i njohur. Me dekada në jetën artistike, aktori pohon se përballë punës që bëjnë sot artistët në vend mungojnë politikat nga Ministria e Kulturës. Në intervistën për “SOT” aktori dhe pedagogu i arteve Kristaq Pilo shprehet se ka munguar interesi për teatrin, por dhe në fushën e kinemasë problemet me të cilat përballen krijuesit nuk janë të pakta. Një qëndrim skandaloz i Ministrisë së Kulturës për teatrin shprehet aktori, ku sipas tij sot ka probleme dhe me sallat e munguara. Në jetën e tij artistike Kristaq Pilo për 25 vjet ka qenë pranë teatrit të Elbasanit, si aktor, regjisor dhe disa vite si drejtues i tij. Por për aktorin, në gati tre dekada ka munguar një strategji për artin dhe kulturën në vend nga ministria.

-Me rolin e hetuesit, ju jeni në filmin “Internimi”. Çfarë mund të na thoni për bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen tuaj në film?

Në filmin “Internimi” ishte interesante, se si më erdhi oferta për të luajtur rolin e hetuesit. Një telefonatë nga miku im Donard Hasani, që më thotë se kishte ardhur nga Amerika regjisori Kast Hasa, i cili donte të më takonte se do të bënte një film. Kur u takuam ai më tregoi për filmin. Më pas rashë dakord, duke pritur të fillonim xhirimet. Unë kisha rolin e hetuesit në film. Më kënaq një fakt, që kur mori pjesë filmi në festivalin e Arizonas ku unë nuk isha, regjisori më tregoi që kishte pasur interes për rolin e hetuesit. Ai më tha, që unë duhej të isha në atë festival, sepse i kishin bërë pyetje rreth meje si aktor.

-Në galerinë tuaj të personazheve çfarë ka sjellë hetuesi?

Është interesante, sepse mua më pëlqen sfondi historik në të cilën zhvillohen ngjarjet në film. Pra kalimi në sistemin diktatorial, që ka qenë periudha që në 10 -vjeçarin e fundit të diktaturës unë kam qenë aktor dhe e njoh atë kohë. Kam pas rastin që të njoh dhe hetues të kohës, që nuk i kam pas qejf i qëndroja larg. Por dhe regjisori më ka thënë, që unë duhet të kisha marrë një model të figurës. Dhe unë e mora një model të asaj kohe, nga i cili u kërcënova në kohën e diktaturës. Por në kujtesën time kishte ngelur ajo pjesë, bëhej fjalë për një nënkryetar dege të asaj kohe. Ai model i asaj kohe të atij nënkryetari dege më mbeti gjatë në kujtesë, që unë e kam shprehur nëpërmjet personazhit në filmin “Internimi”.

-Gjatë këtyre viteve ju keni qenë në disa prodhime kinematografike. Si do të vijojë aktiviteti me filmin, a keni projekt të ri?

Vitet e fundit aktiviteti im ka qenë në serialin “Millenium”, produksion i RTSH, më pas me regjisorin Artan Minarolli ku mora pjesë në filmin “Skuadra”, me të cilin ishim në disa festivale në Itali, një film për fëmijë me problematika sociale. Në vijim është filmi “Internimi” për të vijuar me filmin “E huaja”, me skenar të Shaban Sinanit dhe regji të Donard Hasanit. Këto janë disa nga rolet e mia të fundit në kinema me filmin. Tani jam në pritje për të filluar një tjetër projekt në fushën e kinemasë, një serial televiziv.

-Në aktivitetin tuaj ju merreni me teatrin dhe me filmin, prej vitesh jeni dhe pedagog pranë Universitetit të Arteve. Si e shikoni brezin e ri?

Janë të ndarë në kategori. Në brezat e fundit ka me interesa të jashtëzakonshme për fushën, por ka dhe interesa që e them me keqardhje që kur na vijnë nga rrethet kanë një nivel jo i mirë. Por këtu më pas përpunon dhe në praktikën time, unë i çoj në bibliotekë nëse do ti kërkoj një material artistik për ta interpretuar. Unë e di deri në çfarë peshe mban studenti, atëherë e orientoj në disa lloj librash, sepse në të njëjtën kohë e orientoj dhe drejt leximit, dhe më pas vendosim. Pra ato defekte në mënyrë indirekte filloj i kaloj. Duke lexuar sa më shumë shoh pjekurinë e tyre. Por ajo që e bën sa më interesante këtë pjesë, është që me studentët ke se çfarë përfiton, sepse sjellin një frymë tjetër. Pra duke qenë gjithmonë me të dhe duke ballafaquar mendimet edhe për të reja e artit sot, të inspirojnë, të ngacmojnë për t’ia kthyer atyre në fushën profesionale edhe kur ti nuk e ke ndërmend. Kjo marrëdhënie e ndërsjelltë student-pedagog është interesante dhe mban gjallë dhe pedagogun.

-Në vitin 1982 ju jeni diplomuar, si i kujtoni fillimet tuaja në teatër?

Unë i kam kryer studimet në Institutin e Lartë të Arteve, dhe kam mbaruar në vitin 1981 dhe diplomën e kam mbrojtur më 1982. Jam diplomuar për aktor. Pas tre vitesh studimi bëhej një vit stazh dhe shpërndaheshim në teatrot profesioniste të rretheve ose në Tiranë, ku mbronim dhe diplomën me një trupë profesioniste, duke marrë rolin dhe duke u ballafaquar me publikun, por dhe me figura që ne i kishim parë si artistë. Unë atë kohë e kam mbrojtur diplomën me pjesën “Gjykatësi Pjesak”. Në këtë vepër ka qenë dhe roli im i parë. Pas këtij roli radhiten rreth 50 role ndër vite në skenën e teatrit. Por punën me filmin e kam filluar, që kur unë isha student. Filmi i parë për mua ka qenë “Skëterrë 43” nga Rikard Ljarja. Por ai film për arsye të kohës u ndërpre dhe nuk u dha në kinema, por u dha pas 1990, sepse skenari ishte shkruar nga Bashkim Shehu, djalit të ish kryeministrit të kohës. Për këtë shkak filmi nuk u dha në kinema, por u shfaq pas viteve ‘90. Më pas roli im i dytë ka qenë në filmin “Pranverë e hidhur”, ku aty kemi plot ngjarje me aktorin Sandër Prosi. Për shkaqet që ai nuk jetoi më dhe na ndodhi në film, ne rifilluam më pas xhirimet në Durrës me aktor Rikard Ljarjen në 1985. Pas këtij filmi, aktiviteti im me kinemanë ka vijuar me role të tjerë ndër vite.

-Nga 1982 ka nisur jeta juaja artistike, me role të ndryshme në teatër dhe në filma. Për teatrin dhe filmin, çfarë mund të na thoni si aktor?

Të gjithë thonë dashuria ime është tetari, e kuptoj këtë pjesë. Por ka dhe njerëz, që kanë një jetë të gjatë artistike në film dhe nuk e shprehin ndonjëherë që dashuria ime është teatri. Unë do të thosha, që janë dy gjëra. Janë aktrim të dyja, por nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Në rast se do të themi që në teatër fillon dhe mbaron personazhi brenda një ore e gjysmë dhe jep apo jo maksimumin aty, ku nesër mund të korrigjosh diçka, filmi ka diçka tjetër, që nuk i kthehesh dot për ta korrigjuar. Unë i përkas atij brezi dhe kategorie aktorësh, që e marr punën me shumë seriozitet dhe kur arrij të bëj diçka, them nuk mund të bëja më shumë, sepse në atë moment në atë kohë që e kam luajtur kam bërë maksimumin e saj. Janë dy specifika të ndryshme në art. Ne themi që arti i kinemasë është industri, por teatri nuk është. Duhet të ndash mirë gjuhën filmike me gjuhën e teatrit, sepse nuk është e njëjta.

-Çfarë ju shqetëson në jetën artistike në vend?

Mua më shqetëson, që në 30 vjet Ministria e Kulturës nuk ka një strategji të qartë për artin dhe kulturën. Kemi një ministri, që është mbyllur atje në Kinostudio dhe e shohim vetëm në disa festivale folklorike. Ne nuk dimë nëse ka politika në art dhe kulturë kjo ministri. Me sforco të mëdha regjisorët sot po mundohen të shkojnë me paratë e xhepit jashtë, por Ministria e Kulturës nuk do t’ia dijë për këtë. Por në rast se diku fiton ndonjë çmim, janë me vrap për të bërë fotografi. Unë e kuptoj që është brenda një buxheti të caktuar, që nuk është ministri e preferuar nga qeveria, por brenda kësaj shifre në rast se nuk do të shpërdorohen paratë në projekte 5 milionë lekë të vjetra që japin për teatër, që me atë mund të bësh vetëm një dekor, kjo më kthen shumë vite pas në kohën e diktaturës, kur bëheshin aktivitete nga ndërmarrjet pa para. Arti sot për mua është në një kaos.

-Pse sipas jush arti në kaos, çfarë po ndodh dhe me teatrin?

Janë me dhjetëra kompani teatrore, të cilat prodhojnë me sforco të mëdha dhe shpeshherë pa para me idenë, që do ti marrin diku në publik. Më thoni sot sa salla kemi teatri? Unë do të thosha, pse harxhuan para për te “ArTurbina” dhe e lanë Teatrin Kombëtar në atë gjendje? Ajo godinë u provua, madje u tha dhe politikanëve, që nëse do të bjerë tërmet tjetër ejani futuni këtu se nuk ju gjen gjë. Pra unë nuk e kuptoj këtë qëndrim sot për teatrin. Nëse Tirana nuk ka salla teatri, ti prish dhe atë sallë që ishte dhe i grumbullon të gjithë te “ArTurbina”. Qëndrimi i Ministrisë së Kulturës ndaj teatrit është skandaloz, i papranueshëm.

-Po në fushën e kinematografisë, ku i shikoni problemet?

Nëse flasim për filmin të gjithë kineastët janë në një vështirësi financiare. Nëse QKK të jep x buxhet, ai është i papranueshëm për filmin sot. Kur prodhohet një film, ku është distribucioni, që është detyrë e Ministrisë së Kulturës. Natyrisht, që Qendra Kombëtare e Kinematografisë është me një varësi midis kryeministrit dhe ministrisë, por politikat i bën Ministria e Kulturës. Në çfarë kinemaje do të jepet filmi? Më thoni në çfarë rrethi ka kinema dhe sa kinema ka Tirana? Nuk ka publik vetëm Tirana, por është e gjithë Shqipëria. Pra nëse do të japësh një film në një qytet, nuk ka kinema. Ky prodhim që shteti po i hedh paratë, si do të shkojë? Kush janë politikat në art? Ku janë politikat, që ke ti si Ministri Kulture? Me çfarë merresh? Unë besoj që ka një keqmenaxhim të Ministrisë së Kulturës për artin dhe kulturën në vend. Unë besoj që Shqipëri ka artistë të kalibrit europian dhe konkurrojnë me dinjitet dhe vijnë me çmime. Por ne përveç Ministrisë së Kulturës kemi ndërtuar dhe një Ministri Diaspore, që unë nuk e di për çfarë është. Rasti më i fundit, që jep shembullin është regjisori Robert Budina, që në 100 kinema në Gjermani dha filmin e tij. Po ti si Ministri e Diasporës çfarë bën? Ku është politika jote si Ministri Kulture, që artin këtu tua përcjellësh emigrantëve në Greqi, siç ua përcolli regjisori Robert Budina filmin në Gjermani emigrantëve shqiptarë? Në këtë kuptim mendoj, që kjo Ministri Kulture është inegzistente nuk punon.

 Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat