BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

kultura-lifestyle

Kujtim Gjonaj: Fatkeqësia jonë, prodhojmë filma por askush nuk i sheh

Kujtim Gjonaj: Fatkeqësia jonë, prodhojmë filma por askush nuk i

Kineasti Kujtim Gjonaj shprehet se nuk duhen mohuar vlerat në art dhe kulturë, dhe se duhet më tepër vlerësim për figurat historike të vendit. Për regjisorin e njohur është fatkeqësi që dhe për kinematografinë mungon vëmendja, ku jo vetëm buxhetet duhet të rriten për filmin shqiptar, por problem mbetet dhe mungesa e kinemave në vend. Në intervistën për “SOT” kineasti Kujtim Gjonaj që prej dekadash zhvillon aktivitetin me filmin artistik, dokumentar dhe nuk mungon në krijimtarinë e tij dhe ai vizatimor, shprehet se bazë e një skenari të mirë është që duhet të dish ta shkruash si dhe të njohësh mirë gjuhën filmike. “Mjeshtër i Madh” Kujtim Gjonaj shpreh keqardhjen dhe për shkatërrimin e Kinostudios, që fatkeqësisht nuk u arrit që të ruhej dhe një bërthamë teknike për realizimin e filmave shqiptarë. Kineasti i disa filmave, që janë vlerësuar ndër vite shprehet se koha është e njerëzve dhe jo e udhëheqësve dhe nuk duhet të mendohet se çdo gjë para ’90 nuk ka pasur vlera kur flitet për kinematografinë.

-Si po mbyllet ky vit për ju?

Ka qenë një vit jo shumë produktiv në kuptimin e prodhimtarisë sime si kineast, por ka qenë një film këtë vit që mbart në vetvete vlera të mëdha. Këtë vit përfundova filmin për Josif Bagerin, që i bëmë dy premiera dinjitoze një në Tiranë në Muzeun Historik Kombëtar te salla Unesco dhe kishte pjesëmarrës artistë të ndryshëm, por dhe përfaqësues nga media si dhe kineastë. Një premierë po kaq e mirë u bë dhe në qytetin Shkupit. Filmi është një bashkëprodhim shqiptaro-maqedonas. Premiera që u bë në mbrëmjen e 13 nëntorit koinçidoi dhe më ditëlindjen time. Një festë e dyfishtë, që na dha kënaqësi jo vetëm për pritjen që na bënë në Maqedoni, por dhe me pjesëmarrjen e personaliteteve nga fusha të ndryshme. Me filmin për Josif Bagerin, unë plotësova një dëshirë dhe qëllim të vjetër profesional: të kem në shirit filmik, pra të kem të realizuar filma për figurat e mëdha të historisë shqiptare nga të gjithë trevat ku kanë jetuar dhe kontribuar këto figura unikale të rracës sonë! Pra gjeografia e realizimeve filmike zë fill me Shqipërinë dhe harta e tyre vijon në të gjithë trevat autoktone shqipfolëse dhe vendeve ku kanë emigruar shqiptare dje dhe sot. Pra kudo ku ka lulëzuar rraca dhe mendimi shqiptar nga Amerika e Faik Konicës dhe Nolit, deri në Indinë e Nënë Terezës. Krahas kësaj krijimtaria ime vijon me të tjera projekte, bashkë me kolegun Bertrand Shijaku kemi një tjetër film vizatimor në proces, që shpresojmë ta mbyllim vitin e ardhshëm. Një film që tregon jetën dhe dashurinë e fëmijëve për njëri-tjetrin. Në këtë film jam jo vetëm si producent, por dhe autor i skenarit të filmit. Nuk është se kam ndonjë prodhimtari të madhe në filmin vizatimor. Në punën time ky i bie të jetë film i gjashtë vizatimor. Por baza e krijimtarisë sime si regjisor është filmi artistik dhe ai dokumentar, qoftë si regjisor, skenarist apo si producent.

-Për ju ku qëndron problemi me skenarët sot?

Nga përvoja ime si krijues qoftë në fushën e skenaristikës dhe regjisurës do të thoja që bazë e një skenari të mirë është që duhet të dish ta shkruash, dhe të njohësh mirë gjuhën filmike. Skenari në vetvete është vepër letrare njëlloj si dhe veprat e tjera artistike dhe letrare, por ka një specifikë të vetën. Sot për fatin tonë të keq një njeri, që di të shtypë sustë të një aparati me xhirime e quan veten operator. Një njeri që do të ngjisë disa plane e quan veten regjisor, një njeri që di të zhgarravisë e quan veten gazetar. Harrojnë që historia e skenaristikës dhe regjisurës është e vjetër, dhe në vendin tonë minimalisht ka gati 70 vjet egzistencë kinematografia, por është dhe profesion, art dhe teknikë. Nuk mjafton të jesh vetëm teknik dhe të thuash që jam artist, dhe nuk mjafton të jesh artist pa njohur mirë teknikët se si realizohet një vepër filmike, sepse është një punë artistike. Pra sot çuditërisht të gjithë janë të zot për të bërë gjithçka dhe ndaj herë pas here kemi dhe raste me rezultate të dobëta qoftë dhe në krijimtarinë filmike.

-Ju jeni shprehur se dhe filmat që prodhohen nuk shkojnë në destinacion. Pse?

Prodhojmë filma, por me përjashtim të Tiranës në qytete të tjera është shumë problem, sepse nuk ka kinema. E gjithë ajo krijimtari filmike, aq sa bëhet nuk arrin dot të shkojë në destinacion. Ky është një problem që dihet tashmë. Për fatin tonë të keq filmat tanë nuk rrijë të shkojnë gjithmonë tek spektatori sa duhet sepse rrjeti i kinemave është pothuajse inegzistent. Në Tiranë janë disa kinema, që operojnë më tepër me filmin e huaj, kemi dhe në Kuçovë kinemanë “Kadri Roshi”, e cila është e kompletuar, që e menaxhon Skënder Jaçe me një dashuri dhe pasion për kinemanë, por nuk ka aktivitete. Atij bravo i qoftë sepse përpiqet të bëjë java të filmit siç ka vijuar gjatë kësaj kohe. Por spektri është ftohur duke u nisur dhe me idenë që nuk ka kinema në vend. Kjo është fatkeqësi për filmat tanë. Ne prodhojmë, por kush i shikon? Nuk kemi ku të shfaqim filmat. Pra kinematë janë ingzistente, por janë bashkitë ato që duhet të interesohen më shumë sepse kanë fonde për kulturën. Ku shkon ky fond për kulturën dhe si përdoret? Pra kinemaja në Shqipëri është jetime. Në Tiranë kemi Millennium ku bëhet dhe shumica e premierave shqiptare, që po mundohet të mbajë gjallë aktivitetin, të tjerat më pak. Problem tjetër nuk ekziston më kritika për filmin shqiptar.

-Çfarë sjell kjo?

Nuk ka më kritikë për të parë vlerat e filmit në kinema. Filmi si i mirë apo i keq nuk e merr vesh se çfarë u bë dhe të gjithë kujtojnë o sa i madh, që jam për veten e tyre. Por gjithmonë ka dhe filma të dobët dhe pa vlera artistike.

- Ju si e shikoni buxhetin, që jepet për Qendrën Kombëtare të Kinematografisë?

Buxheti nga shteti për QKK ka ardhur në rritje, por në krahasim me vendet rreth nesh është më i paktë. Unë di që nëse marr për një film dokumentar 1 njësi këtu, në Maqedoni marr 4. Ky është raporti i financimit me filmin. Buxhetet duhet të rriten nga shteti.

-Çfarë po ndodh me filmin dokumentar në Shqipëri?

Për filmin dokumentar QKK duhet të jetë më e vëmendshme që të realizojë filma dokumentarë që ngrenë historinë dhe jetën e këtij vendi. Të miratohen projekte që kanë të bëjnë me historinë dhe figurat e mëdha shqiptare, që të risjellim në vëmendje të njerëzve ato vlera të mëdha të personaliteteve të historisë sonë që kemi ne, sepse për hir të së vërtetës po harrohen, nuk po njihen më. Së fundmi unë bëra një film për Hasan Tahsinin dhe më rastisi të jem në një zyrë avokatie. Më thonë kjo avokatja e re ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera shkollën. Duke qenë kineast më lindi një lloj ngacmimi dhe e pyes: po atë avokatin e shquar Hasan Tahsini e ke bërë në mësime, ke rastisur ti studiosh pikëpamjet e tij. Ajo më përgjigjet: se kemi bërë në shkollë. Në atë moment më erdhi t’ia merrja diplomën dhe t’ia grisja, sepse Hasan Tahsini bëhet që në shkollë të mesme. Një nga figurat e mëdha të historisë shqiptare që ka krijuar dhe Universitetin e Stambollit, ka qenë konsull kulturor i perandorisë osmane në Paris etj. Dhe kjo avokate, që kishte mbaruar shkëlqyer se njihte kush ishte Hasan Tahsini. Ose ka të rinj sot, që i pyet ku po shkon në Kinostudio, por çfarë është? Ata përgjigjen është lagje. Nuk e dinë që aty ka pasur një qendër të madhe kinematografike, industria më e madhe kinematografike e Shqipërisë është Kinostudio e sotme, por njohin lagjen. E shikoni se çfarë mungesë njohurish kemi ne.

-Kemi sot “Albafilm”, çfarë po ndodh?

Ky është budallallëku më i madh, që është bërë pas viteve ’90. As “Albafilm” nuk ekziston më. Ndërrimi nga Kinostudio Shqipëria e Re në “Albafilm” ishte një budallallëk i madh i politikës së kohës që para njëzet vjetësh. E them këtë, sepse Shqipëria është gjithmonë e re, një vend i ri, Kinostudio në vitin ‘90 kishte 40 vjet jetë dhe pse duhej të hiqesh emri i saj? Edhe këtu hynte politika te Kinostudio Shqipëria e Re? Dhe i vunë emrin “Albafilm”. Por kush e njeh? Çfarë ka bërë “Albafilm” që kur u krijua? Asgjë. Në 1997 aty u morën shumë gjëra, u vodhën. Ku ekziston sot më “Albafilm”, por vetëm për të marrë disa qera që të hanë bukë shtatë veta? “Albafilm” nuk bën asnjë lloj shërbimi për filmin, sepse nuk ka më mundësi edhe sikur të dojë. Nuk ka pasur më fuqi për filmin, vetëm ka dhënë disa hapësira me qera. Budallallëku tjetër ndërtesa kryesore që njihet si Kinostudio e mori Ministria e Kulturës, ku është dhe sot. Nuk duhej ta kishte marrë Ministria e Kulturës duhej të ishte bërë një muze për kinematografinë shqiptare, por edhe kjo ide dështoi. Në vitet ’90 duhej të ishte ruajtur bërthama e asaj që quhet teknikë për filmin siç e ruajti dhe Bullgaria, Çekosllovakia, etj, që janë në shërbim të kineastëve. Por dhe Kinostudio mund të ishte bërë në shërbim të filmave pas ‘90, po asgjë. Nuk bëhet fjalë që të bëheshin 14 filma artistikë dhe 40 dokumentarë, por të ishte ruajtur një bërthamë teknike në ndihmë të filmit. Nuk u ruajt, sepse ishte e komunizmit. Por jo çdo gjë që është ndërtuar në komunizëm është antidemokratike. Pse duhej të shkatërrohej Kinostudio? Atë e shkatërroi politika e kohës. Atyre që e shkatërruan Pallatin e Kulturës se është komunist dhe prishën shkallët. Presim dhe portokallet se janë mbjellë në komunizëm. Pse duhej të prishej bregdeti? Pse duhej të prisheshin fabrikat? Ne ecim me idenë e shkatërrimit jo të mbrojtjes. Jo çdo gjë e bërë në komunizëm ishte negative. Ruhen vlerat. Por na doli më parë edhe teoria, që të heqim filmat që janë bërë në komunizëm? Pse? Është historia jonë dhe ata filma mirë ose keq tregojnë për atë kohë, sepse ndryshe dalim popull pa histori, dhe vijmë te gabimet e Enver Hoxhës që binte një udhëheqës i lartë nga pushteti dhe ne e fshinim në film që të mos dilte më. Filmat shqiptarë para ‘90 janë pjesë e historisë së kohës. Ne jemi popull mohues, sepse mohojmë vlerat që kanë realizuar të parët tanë. Moho Enverin, por jo kohën, jo ndërtimin, jo vlerat, jo njerëzit. Koha është e njerëzve dhe jo e udhëheqësve.

Aktiviteti artistik

“Mjeshtër i Madh” regjisori Kujtim Gjonaj në vitin 1986 u nderua për filmin “Më e madhja dashuri” si më i miri i vitit, në 23 prill të vitit 1990 filmi “Kështjella e Këngëve” u vlerësua me Kupën e Festivalit në Festivalin e VIII-të të Filmit Dokumentar dhe Vizatimor Shqiptar. Në vitin 1995 filmi “Shembja e idhujve” u vlerësua me Çmimin e I-rë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të shkurtër në Palermo (Palermo Film Festival), në vitin 1998 u vlerësua gjithashtu me Çmimin e I-rë në Konkursin e V-të Ndërkombëtar të Mesdheut të Filmit Dokumentar dhe Reportazhit (Premio Internazionale del Documentario e del Reportage Mediterraneo). Në filmin artistik ai ka shkruar disa skenarë, përmendim këtu skenarin e filmit "Thirrja", që ishte dhe skenari i tij i parë në filmin artistik në vitin 1976, filmat “Ata ishin katër” dhe “Cirku në fshat” në vitin 1977, filmin “Këshilltarët” në vitin 1979. Me dokumentarin "Enciklopedi që ecën më këmbë", Kujtim Gjonaj u vlerësua me Kupën e Festivalit në Festivalin e XII-të të Filmit Dokumentar Shqiptar të mbajtur në Tiranë në vitin 2006, por dhe me të tjerë dokumentarë nuk kanë munguar vlerësimet.

Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat