BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

kultura-lifestyle

Laert Vasili: Pa sakrificën e aktorëve, teatri në vend nuk do të ekzistonte

Laert Vasili: Pa sakrificën e aktorëve, teatri në vend nuk do

Pagat dhe buxhetet e teatrit vijojnë të jenë problem për artistët. Një gjendje që ata pohojnë se duan ta shikojnë më shumë vëmendje nga Ministria e Kulturës, por kjo e fundit me buxhetet që jep për jetën artistike i përball me vështirësi artistët. Aktori i njohur Laert Vasili pohon se artistët nuk mund të jetojnë me një rrogë teatri. Për regjisorin dhe aktorin politikat dhe vëmendja e ministrisë nuk kanë ndikuar fort në jetën artistike dhe problemet nuk janë të pakta. Jo vetëm infrastruktura që mungon, por dhe ligji duhet të ketë ndryshime. Në intervistën dhënë për “SOT” aktori flet për punën që bëjnë artistët që sipas tij punojnë deri në vetëmohim për teatrin. Buxheti që jepet për Teatrin Kombëtar sipas tij është shumë pak, me 100 mijë euro bëhen dhjetë produksione falë punës së madhe që bëjnë regjisorët dhe aktorët. Infrastruktura vijon të jetë me probleme, por duket se pas ndërtimit të “Turbinës” sipas tij aktorët janë në shpresë të premtimeve që ka bërë Ministria e Kulturës për ndërtimin e një teatri të ri kombëtar në të njëjtin vend ku ndodhte sot teatri. Në aktivitetin e tij artistik aktori këto kohë po punon për të sjellë në skenë veprën teatrore “Dama me Kamelie”, si dhe është me një rol në një film grek.

-Vepra “Dama me Kamelie” pritet të jetë premierë në muajin dhjetor në skenën e Teatrit Kombëtar. Çfarë mund të na thoni për punën me shfaqjen teatrore?

Është një tjetër bashkëpunim që kam me Luli Hoxhën, pas veprave “Shembja e shtëpisë Asher” dhe tek “Kush e solli Doruntinën”. Ne kemi bërë të dy dramatizimin e romanit “Dama me Kamelie” që po punojmë dhe ta sjellim në skenën e Teatrit Kombëtar. Një projekt që mbështet nga Ministria e Kulturës nga Bashkia e Tiranës, si dhe nga donatorë të tjerë. Projekt privat, që do të jetë në skenën e Teatrit Kombëtar. Unë në vepër vij me rolin e Armandit, si dhe në role vijojnë Luli Hoxha, Karafil Shena, Xhino Musollari, Rajmonda Bulku, Gjegj Mena dhe ende nuk dimë nëse do të jetë në gjendje aktori Ndriçim Xhepa, pra nëse është rikuperuar pas operacionit dhe po presim për më tepër të na thotë për rolin. Pra është një ekip shumë i mirë për shfaqjen që pritet të vijë në skenë në muajin dhjetor. Është një vepër e mrekullueshme dhe që tani një muaj para kanë filluar prenotimet për bileta. Kjo sepse repertori klasik në teatër gjithmonë është preferuar. Publiku e ndjek teatrin me repertorin klasik.

 -Problemet e teatrit sot nuk janë të pakta. Si është për ju kjo gjendje?

Për mendimin tim pa sakrificën e aktorëve, teatri në vend nuk do të ekzistonte. Ndiqet një politikë që ti japin nga pak buxhet të gjithëve, një stimul që më pas ti të kërkosh dhe burime të tjera te projekti. Por ky stimul është i rëndësishëm që jep ministria, sepse në këtë mënyrë inkurajohen të gjithë që të bëjnë diçka. Kemi dhe rastin tjetër, që në fund të fundit nuk është i detyruar shteti të japi për çdo projekt. Po të dalësh jashtë Tirane dhe të shikosh nevojat e popullsisë janë të llahtarshme. Por ashtu si ka ndodhur në Kosovë, ku u bashkuan të gjithë artistët kërkuan diçka dhe ia arritën në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, që të kenë dyfishim rroge dhe tek ne duhet të jenë bashkë artistët. Unë mund t’ju them që në kohën e diktaturës një aktor i parë ne teatër e ka pasur rrogën pothuajse deri në 80 përqind të pagës së një ministri.

-Në kushtet sot sa po vlerësohet artisti?

Në kushtet që po flasim e kam thënë që të bësh teatër në Shqipëri do të thotë të mos jesh njeri me llogjikë. Nuk mund të jetosh me një rrogë të teatrit, apo shpërblim që do marrësh për një produksion privat. Janë 30 aktorë të kontraktuar dhe të tjerët që vijnë rrotull për të gjetur fonde, salla teatri. Është kjo përpjekje e tyre që na mban gjallë akoma.

-Në Shqipëri është kërkuar përmirësim i ligji i artit, sa është shqetësuese kjo për ju?

Deri tani është tentuar katër herë për të bërë ligjin për teatrin dhe asnjë nga ata nuk zbatohet. Nuk kemi arritur në atë që quhet përfundimisht dhe të thuhet ky është ligji. Që të bëhet një gjë e tillë duhet të ketë një përfaqësi që të merret mendimi, sepse ne i dimë problemet e teatrit, të aktorëve. Ne e dimë që tre herë më pak se Maqedonia e ka Shqipëria buxhetin për teatrin. Ne marrim 100 mijë euro për projekte të Teatrit Kombëtar ndërsa ata marrin 300 mijë euro, dhe për teatrin tonë është jashtëzakonisht shumë pak. Si duket kaq janë mundësitë e shtetit shqiptar, por duhet menduar për artin dhe kulturën, e kanë lënë pa vëmendje. E kuptoni që vendosen me 100 mijë euro dhjetë produksione në teatër. Është shumë pak. Puna në teatër është me vetëmohimin e artistëve. Për të bërë një shfaqje është sakrificë e madhe.

-Ju vlerësuat punën që kanë bërë artistët në Kosovë për rritje pagash, çfarë do të doje për artistët në Shqipëri?

Që dhe ne të marrim shembull si artistët në Kosovë, janë më të ndërgjegjësuar nga ana shoqërore, janë më të ndërgjegjësuar dhe nga ana politike dhe arritën të fitojnë, t’u plotësohen kërkesat.

-Ata u pritën nga ministria?

Nuk është bërë tek ne e njëjta gjë dhe nëse bëhet besoj, që do të priten patjetër nga ministria. Komuniteti artistik në vend duhet të veprojë sëbashku dhe jo i ndarë. Nëse jemi bashkë për kërkesat tona do ketë reagim. Teatri është një forcë shumë e madhe, impakti që kanë artistët në popull është shumë i madh. Artistët gëzojnë respekt shumë të madh, sepse punojnë me vetëmohim. Punojnë për të pasur një estetikë, për të ardhur brezi i ri në teatër dhe për gjithçka tjetër që nesër kur të dalësh në shoqëri sheh një brez më të ndërgjegjshëm. Teatri kryen një mision për brezin dhe gëzon shumë respekt. Nëse ndodh ajo që u bë në Kosovë mendoj që do arrihen qëllimet. Atje arritën të dyfishohen rrogat, të kenë buxhet më tepër. Kjo duhet të ekzistojë dhe në teatrin tonë, sepse nuk mund të ekzistojë teatri vetëm me vetëmohimin e aktorëve. Edhe pse janë bërë ndërhyrje sërish kushtet e punës në teatër lënë për të dëshiruar. Ne kemi Shkupin që harxhon për ta bërë teatrin 46 milionë dollarë. Tirana është qendra e e shqiptarëve dhe teatri kërkon vëmendje, do mbështetje, është skena ku aty vendoset drama shqipe, gjejnë strehën e tyre regjisorë dhe aktorë. Teatri është qytetari, por që nuk është vlerësuar sa duhet. Publiku është rikthyer në teatër dhe kjo është shumë e mirë. Kemi një teatër që ka dhjetë produksione në vit, ne si artistë punën e kemi bërë dhe presim jo vetëm bravo, por presim që puna të kompensohet. Ajo që duhet menduar dhe të zgjidhet me patjetër është puna me bizneset private, të votohet ligji që biznesi privat kur sponsorizon një shfaqje teatrale siç është në botë të ulet nga tatimi biznesi për shumën që jehonë për tetarin. Duhet punuar për projektligjin dhe të miratohet urgjentisht. Nëse nuk votohet ky projektligj atëherë bizneset do të fillojnë të hedhin para vetëm te konkurset me miss-et. Me një rrogë 50 mijë lekë të reja është vetëm mbijetesë për artistët sepse mbajnë familjet.

-Ju kërkoni ndërtimin e teatrit të ri, prisni projektin...

Neve si artistë na është bërë një premtim që po bëhet “Turbina” dhe këtu ku jemi sot do të bëhet teatri i ri kombëtar, pra ndërtesa e re. Kjo na është premtuar nga ministrja e Kulturës por dhe Bashkia. Por nëse ne e krahasojmë me dhjetë vite më parë kur unë fillova të vija shpesh në Shqipëri teatri sot është shumë më mirë nga sa ka qenë, por gjithmonë ka vëmendje për më mirë. Mjaftojnë të shikojnë Shkupin apo Prishtinën për buxhetin e teatrit. Unë se di kush janë ata njerëz që gjykojnë projektet te bordi. Kur merr miratimin projekti e shikon përgjigjen, kur nuk merr nuk të vjen një përgjigje që të thotë që për këtë arsye nuk u vlerësove. Në teatër sot mungon infrastruktura dhe fondet, dhe që ndizet kaldaja është festë vetëm ta mendosh sa vjet nuk është ndezur. Pra për teatrin varet se si e shikon gotën gjysmë bosh apo gjysmë plot, por ne si artistë na intereson ta shohim gjysmë plot. Dhe të përpiqemi që të mbushim dhe atë pjesën gjysmë bosh. Por e theksoj po ta mendosh teatrin si ka qenë para 5 vitesh sot ka shumë ndryshim, kemi ndjekje më shumë nga publiku të teatrit.

-Projektet që financon ministria diskutohen jo pak më pas. Në gjykimin tuaj çfarë duhet bërë?

Do të ishte mirë që kur gjykohen projektet e teatrit të kishte njerëz të teatrit, që të vendosnin për këtë gjë. Dakord është bërë që ndahet nga pak buxhet për të gjithë dhe miratohen projektet, por më mirë sa mos marrësh fare të paktën të jetë një stimul. Megjithatë edhe për projektet ende nuk është gjetur zgjidhja, sepse nuk mund të trajtohen njëlloj një regjisor karriere që dorëzon një projekt me një regjisor të ri. Edhe produksionet nuk mund të trajtohen njëlloj. Kur ka një produksion me dy veta dhe një tjetër me dhjetë normal që nuk mund të trajtohen njëlloj me buxhet nga Ministria e Kulturës.

-Në fushën e kinemasë, si po vijojnë projektet tuaja?

Jam në një film, është një produksion grek. Një histori e ditëve të sotme në Greqi dhe kam rolin e një përgjegjësi në një sektor të një ndërmarrje. Duke qenë se është shqiptar për një vrasje që ndodh aty dyshimet bien mbi të dhe në fund del që është i pafajshëm dhe nuk ka lidhje me të dhe është përpjekur ta shpëtojë rastin në fjalë.

Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat