BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

kultura-lifestyle

Latif Lazimi: Ministria e Kulturës, përgjegjësja kryesore për dëmtimet në trashëgiminë kulturore

Latif Lazimi: Ministria e Kulturës, përgjegjësja kryesore

Problemet në fushën e trashëgimisë kulturore janë në fillim përgjegjësi e institucioneve, që merren me ruajtjen dhe restaurimin e tyre. Përballë kësaj gjendje nuk kanë munguar dhe reagimet e specialistëve të njohur të fushës, të cilët kanë kërkuar më shumë vëmendje dhe ndërhyrje për ruajtjen e monumenteve. Reagimeve në mbrojtje të trashëgimisë kulturore në vend i bashkohet dhe dr. Latif Lazimi, arkitekt që për 40 vjet është marrë me restaurimin e banesave në qendrat historike të Gjirokastrës, Beratit etj. Në intervistën për “SOT” arkitekti restaurator tregon se puna para viteve ’90 në Institutin e Monumenteve të Kulturës ishte më me vëmendje në monumentet e kulturës në vend. Sipas tij, në vitet e mëparshme puna në fushën e restaurimit ishte një punë shkencore, me plane pune vjetore dhe disa vjeçare. Arkitekti tregon se për restaurimet pasi miratohej projekti ndiqej me korrektesë nga autori dhe në fund bëhej raporti përfundimtar i procesit të restaurimit. Kishte dhe një kriter në restaurimin e monumenteve, sipas gjendjes së monumentit kishte prioritet monumenti në gjendje të rëndë teknike. Por pas viteve ’90 sipas arkitekti dr. Latif Lazimi puna për restaurimin e monumenteve ka rënie të madhe, dhe përgjegjësia për dëmtimet nis që nga Ministria e Kulturës.

-Në fushën e trashëgimisë kulturore specialistët shprehen se nga institucioneve nuk është bërë sa duhet. Po për ju çfarë duhet bërë sa i përket kujdesit dhe ruajtjes së monumenteve të kulturës?

Unë mendoj se është e rëndësishme, që në buxhetin e shtetit të planifikohen fonde më tepër për trashëgiminë arkitektonike. Pavarësisht nga fondet ose sponsorizimet nga fondacione dhe organizma të tjera.

-Ka pasur specialistë që janë shprehur se nuk kanë munguar dhe restaurimet e gabuara, pra punime jo sipas kritereve. Çfarë sjell kjo te monumentet e kulturës?

Në rast se restaurimi është jashtë kritereve, monumenti është i dëmtuar dhe i tjetërsuar dhe nuk mund të flitet monument të mirëfilltë pas një restaurimi të gabuar.

-Po institucionet si Instituti i Monumenteve të Kulturës, sa përgjegjësi kanë?

Institucionet që miratojnë dhe janë të detyruar me ligj të ndjekin restaurimet e monumenteve, kanë përgjegjësinë ligjore nëse miratimet dhe restaurimet janë jashtë kritereve.

-Për ju sa problem paraqet puna që po bëhet për kalldrëmin në Gjirokastër, ka sjellë dhe reagime të qytetareve apo dhe specialistëve të fushës së trashëgimisë?  

Kalldrëmet që po bëhen tani në Gjirokastër i janë nënshtruar një ribërje për arsye objektive të rregullimit të infrastrukturës nëntokësore. Këto kalldrëme nuk janë origjinale, por janë ribërë dhe më parë, prandaj mendoj ato duhet të respektojnë teknikën origjinale të ndërtimit dhe cilësinë e punimeve.

-Gjirokastra ka probleme edhe banesat monument kulture, për ndërhyrje dhe restaurimin e tyre. Me aq sa ju jeni në dijeni për gjendjen në qendrën historike, çfarë është emergjente?

Gjirokastra ka probleme të mëdha në restaurimin e banesave monument kulture të kategorisë së parë dhe të dytë. Këto banesa në vite kanë trashëguar një gjendje të rëndë teknike si nga koha dhe nga mos ndërhyrjet konsoliduese e restauruese. Mendoj se puna e parë është evidentimi në vend i gjendjes së tyre me një komision specialistësh restaurator dhe konstruktor, elektrik, etj. Këta duhet të hartojnë një tabelë, ku të regjistrohen banesat sipas gjendjes teknike që ndodhen dhe më tej të përcaktohet dhe radha e ndërhyrjes sipas kësaj gjendje. Një të tillë kemi bërë ne para viteve 1990.

-Projekti “Bypass” është kundërshtuar nga specialistë të fushës së trashëgimisë kulturore për Gjirokastrën. Me aq sa ju e njihni Gjirokastrën çfarë mund të na thoni për këtë projekt që ka sjellë jo pak reagime?

Për “Bypass” mendoj që projekti i propozuar nuk duhet të zbatohet, sepse është ndërhyrje në infrastrukturën origjinale të qendrës historike të Gjirokastrës dhe shkel rend kriteret për konservimin e saj. Mund të bëhen ndërhyrje në periferi të qendrës historike për përmirësime të pjesshme, por gjithsesi nuk preket infrastruktura origjinale e qendrës historike.

-Po kalaja e Gjirokastrës, përballë problemeve që janë pohuar çfarë duhet bërë?

 Kalaja e Gjirokastrës ka probleme të rëndësishme gjeologjike, që lidhen me formacionin e saj shkëmbor, ku është vendosur. Prandaj mendimet e ndonjë arkitekti se nuk ka problem janë të papranueshme dhe e lënë kalanë në gjendje të rëndë teknike. Nga eksperienca botërore përshembull kam qenë për specializim në Itali dhe kam pare nga afër Duomon e Firences, e cila ka plasaritje të kupolës. Do të habiteni çfarë studimi kishin bërë specialistët italian për gjeologjinë e nëntokës, e cila ishte shkaku i plasaritjeve.

 -Si specialist i fushës së trashëgimisë, po Berati si është për ju?

Rreziku i banesave nga zjarri është shumë i madh, sepse ato janë krejtësisht të pa mbrojtura nga ky rrezik si në vetë konstruktin dhe instalimet e tyre dhe të infrastrukturës zjarr mbrojtëse nga jashtë. Për këtë kërkohet studim konkret për masat kundra zjarrit në brendësi të banesave dhe jashtë saj.

-Kishat në Voskopojë e Vithkuq të Korçës u shpallën vjet në vendet 7 më të rrezikuarat në Europë nga organizata “Europa Nostra”. Për ju sa është problem, çfarë tregon dhe për punën e institucioneve ndër vite për ndërhyrjet ndaj tyre?

Për kishat e Voskopojës dhe Vithkuqit është një sihariq që fitoi projekti për restaurimin e tyre nga arkitekti i mirënjohur Kliti Kallamata. Në këto kisha në disa janë bërë ndërhyrje të pjesshme për restaurimin e tyre në vitet e më parë, por duhet një restaurim kompleks që të shpëtohen këto monumente dhe fitimi i këtij konkursi është një sihariq për këto monumente dhe për shpëtimin e tyre.

-Kemi dhe të tjera kisha monument kulture në vend, që sipas specialistëve duhen ndërhyrje emergjente sepse rrezikojnë jo pak. Çfarë mund të na thoni?

Ka plot monumente në të gjithë vendin tonë sidomos kisha të rëndësishme, ku duhet të ndërhyhet për ti shpëtuar nga rreziku i shembjes. Me sa di përshembull në rrethin e Lezhës do të ndërhyhet në një apo dy kisha në gjendje të rëndë teknike dhe ky është një rast që tregon që institucionet përgjegjëse janë serioz atëherë dhe monumentet shpëtohen dhe vazhdojnë jetën e tyre, duke i shërbyer besimtarëve.

 - Janë specialistë të njohur të fushës, që shprehen se sot në ministri e IMK mungojnë ata që e njohin sa duhet trashëgimisë kulturore. Ju si e shikoni?

Specialistët e restaurimit janë një problem i rëndësishëm në lidhje me restaurimin e monumenteve të kulturës, prandaj specializimi i tyre bëhet nëpërmjet marrjen e përvojës nga specialistët më të vjetër në punë në këtë sektor ose dhe me specializime jashtë vendit, mundësisht në Itali. Tani gjendja tek ne është që stafeta e dhënies së përvojës mungon dhe mbetet alternativë specializimi në institucionet italiane. Alternativa është edhe marrja e specialistëve, që kanë dalë në pension për të dhënë përvojën e tyre.

 -Ju për vite me radhë keni punuar në Institutin e Monumenteve të Kulturës. Si punohej ato vite, si ishin ndërhyrjet në monumentet e kulturës?

Në vitet e mëparshme puna në fushën e restaurimit ishte me të vërtetë një punë shkencore, me plane pune vjetore dhe disa vjeçare. Restaurimet pasi miratohej projekti ndiqej me korrektesë nga autori dhe në fund bëhej raporti përfundimtar i procesit të restaurimit. Kishte dhe një kriter në restaurimin e monumenteve, sipas gjendjes së monumentit kishte prioritet monumenti në gjendje të rëndë teknike. Hartoheshin grafikët shumë vjeçar të ndërhyrjeve dhe ndiqeshin me korrektesë nga specialistët. Shumica e restaurimeve botohej në Revistën Monumentet. Kryheshin studime dhe kualifikime për gradat shkencore etj. Por pas viteve ‘90 puna për restaurimin e monumenteve ka rënie të madhe. Në vend që të shkohet përpara në restaurimin e monumenteve, sepse tashmë bota ishte e hapur për këtë fushë dhe për të gjitha fushat kjo nuk u realizua, sepse mungonte largpamësia për të ecur përpara, kjo si në fushën e investimeve nga institucionet përgjegjëse dhe në aspektin e drejtimit shkencor të kësaj disipline. Rrugëdalja nga kjo gjendje duhet të kërkohet duke filluar nga kujdesi që duhet të tregojë shteti, pra qeveria për këtë disiplinë të rëndësishme të historisë sonë kombëtare siç është trashëgimia arkitektonike nëpërmjet vlerësimit, që kur hartohet buxheti i shtetit, përgatitja e kuadrove restauratorë, që tani ka filluar nëpër universitetet dhe marrja e eksperiencës së huaj nëpërmjet specializimeve jashtë vendit, që tani besoj nuk ka vështirësi si më përpara besoj.

 -Me gjithë këto që ju përmendët në fushën e trashëgimisë kulturore, sa përgjegjësi mban dhe Ministria e Kulturës?

Ministria mban përgjegjësinë kryesore për dëmtimet në trashëgiminë kulturore. Fillon që nga miratimi i projekteve të restaurimit kur janë jashtë kritereve, ose në mos dhënien e fondeve për monumentet në rrezik.

Intervistoi: Julia Vrapi