BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

kultura-lifestyle

Leka Bungo: Ministria e Kulturës, koka e problemeve që kanë teatrot sot në Shqipëri

Leka Bungo: Ministria e Kulturës, koka e problemeve që kanë

Ministria e Kulturës është e para që ka përgjegjësi në problemet që kanë sot teatrot. Për dramaturgë, regjisorë, aktorë kjo situatë që ata e quajnë të rëndë ka ardhur jo vetëm për shkak të buxheteve të pakta, por dhe politikat e munguara në ndihmë të artistëve. Regjisori Leka Bungo shprehet se mungesa e veprës shqipe është drama e vërtetë e teatrit në vend. Sipas tij, janë një sërë problemesh, që ndikojnë për mungesën e saj, por dhe ato financiare kanë peshën e tyre. Regjisori flet për problemet, që vijojnë sipas tij në Teatrin Kombëtar dhe ndalet te përgjegjësia që ka Ministria e Kulturës për teatrot që janë në varësi të bashkive. Sipas tij, në buxhetin e teatrit ministria duhet të ndajë fonde për këto teatro dhe jo të jenë në mjerim. Edhe për projektet që ndan buxhet ministria, regjisori Leka Bungo shprehet se po bëhet vetëm humor, pasi janë aq të pakta buxhetet sa nuk të lënë mundësi të realizosh shfaqje në skenë.

-Ku është përqendruar aktiviteti juaj artistik këto kohë?

Unë kam dorëzuar një dramë në Teatrin Kombëtar nuk më japin asnjë përgjigje dhe besoj do të zgjasë me teorinë e tyre, që do të kemi leximin e dramave shqipe që për mua është një gënjeshtër, sepse ka tre vjet që nuk vihet drama shqipe në skenë.

-Ju keni qenë një nga zërat më kritikë ndaj mungesës së dramës shqipe në skena, një problem që pohoni se nuk ka gjetur zgjidhje...

Problemi i mungesës së dramës shqipe është drama e vërtetë e Teatrit Kombëtar. Jo vetëm për teatrin që është në Tiranë, por dhe për ndërtesat e mjera të teatrove që kanë mbetur nëpër qytetet e tjera të Shqipërisë, që sot janë pothuajse formale. Ajo çka është e re sipas meje, është bllokada që Teatri Kombëtar i ka bërë dramës shqipe dhe preteksti i saj është sa cinik aq dhe i pasaktë. Ata fshihen pas idesë së frazave të tilla sikurse janë ato që përsërisin shpesh në shtyp, që në Shqipëri mungon dramaturgjia, që dramaturgët shqiptarë bëjnë vepra të cilat janë të papranueshme për skenën e TK. Ky justifikim që është dhe ironik, cinik dhe keqdashës. Nuk është i vërtetë për mua, sepse mungon dashamirësia e teatrit. Në historinë e teatrit botëror nuk mundet që një teatër kombëtar të ketë ndërtuar teatrin mbi veprat e shteteve apo kombeve të tjera pa pasur veprën e tij, ndërkohë që në Shqipëri Teatri Kombëtar ndërtohet me vepra ndërkombëtare. Fakti që për tre vjet me radhë nuk është vënë drama shqipe, duke nxjerrë lloj-lloj pretekstesh nga ato më me humor dhe më cinike tregon që mungon vullneti i mirë. Çehov kur ka shkruar veprat ka bashkëpunuar me teatrot e Moskës në Rusi dhe ka bërë dhe një punë laboratorike me trupat teatrore. Teatri nga natyra vetë e punës kolektive është një laborator kolektiv, i cili punon dhe përpunon veprën dhe atëherë kur ajo ka mungesa edhe kur është e mirë. Këtë e kanë bërë teatro në Rusi dhe teatri shqiptar këtë nuk e bën. Më thoni një rast që të kenë ftuar një autor gjatë këtyre tre vjetëve dhe ti kenë thënë që vepra e tij është mesatare, e dobët, ulu në tryezën tonë dhe në bashkëpunim me regjisorë, aktorë, bordin artistik të shohim se çfarë mund të bëjmë. Si mund ta përmirësojë dhe si mund ta rrisim nivelin artistik, që realisht kur ta paraqesim te spektatori të jetë një vepër e denjë për shijet e tij dhe për skenën e Teatrit Kombëtar, i cili natyrisht nuk mund të vërë në skenë vepra ordinere në kuptimin e nivelit artistik. Por kjo gjë kërkon vullnet, përkushtim, dëshirë. Këtu mungon dëshira, sepse po të ekzistonte kjo dëshirë jam i bindur 100 përqind se ishte e pamundur, që gjatë këtyre viteve teatri të mos vinte asnjë vepër kombëtare.

-Ju flisni herë pas herë për problemet me teatrin gjatë këtyre viteve të fundit. Drejt fundit të mandatit të ministres Kumbaro, sa bëri për teatrin?

Sipas gjykimit tim koka e problemeve që kanë teatrot sot në Shqipëri është Ministria e Kulturës, sepse politikat teatrore duhet ti udhëheqë ministria. Por Ministria e Kulturës ka një detyrim jo thjesht për Tiranën, sepse nuk është vetëm e kryeqytetit. Për një çast të arsyetojmë, që në Shqipëri në disa qytet të saj kemi ndërtesa teatri, që për vite me radhë kanë gëluar nga shfaqjet e ndryshme teatrore, nga shfaqje të varieteve, spektatorët me mijëra kanë qenë në shfaqje edhe në rrethe paçka se pa dyshim ndër ato vepra ka pasur probleme serioze. Kjo sepse kanë qenë të idiolegjizuara, vepra të shkruara në mënyrë militanteske, vepra propagandistike për partinë komuniste që ishte në fuqi ato vite, ama aktivitet e ndryshme dhe një pjesë e tyre kanë qenë ushqim për publikun. Por sot ato janë lënë në mëshirën e bashkive. Sipas gjykimit tim Ministria e Kulturës, e cila nuk është vetëm e Tiranës por e gjithë vendit duhet që te buxheti i saj të parashikojë mbështetje edhe për teatrot në qytete të tjera. Ministria me ministren Kumbaro nuk e ka bërë këtë sepse nuk i quan të saja. Ministria mendon se kjo punë është e bashkive dhe ajo nuk ka asnjë detyrim ndaj tyre, por ka detyrim.

-Po për teatrot në Tiranë, që i ka në varësi sa ka bërë për rritjen e buxheteve?

Po ta shikojmë konkretisht situatën e teatrit në radhë të parë ajo vjen dhe si pasojë e mungesës së trajtimit financiar që i bëhet teatrove, buxheteve të tyre mjerane për të cilat duhet të ishte një kujdes i veçantë i Ministrisë së Kulturës, e cila është kujdestare për teatrot që ekzistojnë. Artistët tanë edhe ato pak privilegje që i kanë fituar në vitet e para të pluralizmit me kalimin e viteve i kanë humbur përsëri.

-Artistët kërkojnë shpërblimin për figurën artistike, statusi i artistit që mungon. Kërkesa që kanë vite që i përsërisin në drejtim të ministrisë. Çfarë sjell kjo sipas jush?

Këto janë çështje që i takojnë ti zgjidhte Ministria e Kulturës. Nuk mund të mbesin jetime si çështje dhe sa më shumë t’iu varen në qafë teatrove, sepse këto institucione janë të pafuqishme për vendime të tilla. Është Ministria e Kulturës që duhet të ndërmarrë hapa pranë qeverisë, që të marri vendime dhe ti shndërrojë në ligj kërkesat e drejta të artistëve pranë teatrove.

-Është kërkuar dhe një festival i dramës shqipe që mungon sipas artistëve. Çfarë mund të na thoni?

Noti nuk mësohet në kuzhinë, por në det. Në rastin konkret festivali i dramës shqipe është det. Dhe në këtë det do të hidhen teatrot, dramaturgët, regjisorët, aktorët dhe duke mësuar notin do të kenë mundësi që të ecin mirë. Në fillim mbase do t’iu merret fryma në metrat e para, por me kalimin e kohës dhe më këmbëngulje do të jenë në gjendje që të ecin në atë det shumë më lart se sa mendon Ministria e Kulturës. Pra festivali është një domosdoshmëri për të ndihmuar zhvillimin e dramës shqipe. Një festival i tillë bëhet shumë mirë nëse do të ketë sportin financiar dhe dashamirësinë e ministrisë, sepse teatrot nuk kanë mundësi.

-Përballë këtyre probleme Ministria e Kulturës i ka bërë jo pak reklamim ndërtimit të “Skenës së Re” për teatrin, por dhe kjo gjetur kundërshtimin e artistëve. Për ju “Skena e Re”?

Ajo që më bën përshtypje mua është pse e bënë kaq të vështirë gjetjen e një salle për teatrin, ndërkohë që mendohet të bëhet një teatër i ri kombëtar. Unë mendoj që salla e teatrit në Akademinë e Arteve është ekselente, që i plotëson parametrat, paçka se mund të ketë nevoja për infrastrukturën që është gjëja më e thjeshtë me shpenzime shumë më të pakta me atë ndërtim që po bëhet dhe quhet projekti “Turbina”. Për teatrin salla e Akademisë së Arteve do të ishte një zgjidhje shumë më e shpejtë, më e mençur, më e kursyer dhe më e saktë. Ajo sallë ka akustikë të mrekullueshme. Atje janë vënë shfaqje të operës dhe teatrore, që kanë pasur mundësi që ia servirte ajo skenë. Unë nuk arrij ta kuptoj pse e kapin veshin e djathtë me dorën e majtë, ndërkohë që për sallën e Akademisë së Arteve është shumë më e thjeshtë.

-Ministria e Kulturës çdo vit financon projekte. Keni aplikuar për projektet e këtij viti në ministri?

Unë kam aplikuar para dy vitesh dhe ma kanë hedhur poshtë projektin për teatër, nuk e kanë miratuar në ministri. Kur nuk e miratuan u binda, që drama ime ishte e mirë. Mendoj se Ministria e Kulturës dramën time nuk e aprovoi, sepse te projektet e Ministrisë së Kulturës ndarja e buxhetit është jo pa humor.

-Pse ka humor në ndarjen e buxheteve sipas jush?

Në Ministri të Kulturës e dinë mirë që një projekt në teatër profesionist ka kërkesa financiare pavarësisht se në Shqipëri janë minimale, por kërkesë ka për buxhet. Në ministri për t’u dukur sa më dashamirës e ndajnë këtë buxhet për teatrin përshembull në gjashtë projekte dhe iu japin nga pak. Me këtë buxhet asnjë nuk është në gjendje të bëjë gjë. Kështu që, kjo mënyrë që ndjek Ministria e Kulturës me ministren Kumbaro në rradhë të parë vjen nga fukarallëku i buxhetit të ministrisë për teatrin dhe në radhë të dytë nga mënyra se si ajo i menaxhon këto buxhete të varfra. Projektet e mira në teatër kanë nevojë për drama të mira që duan para, por etja dhe marrëzia ka arritur deri aty sa në teatro janë vërsulur drejt shfaqjeve me dy personazhe, drejt monodramave që padyshim kanë të drejtën e ekzistencë së tyre, por që po bëhen qesharake për shkak të buxhetit. Janë vërsulur për shkak të buxheteve të pakta drejt këtyre veprave dhe kur bëhet fjalë për ato serioze atëherë rrudhen, sepse nuk kanë mundësi t’i përballojnë.

-Pas serialit “Rrokullisja”, keni tjetër projekt me filmin?

Unë kam një skenar filmi dhe besoj që do ta paraqes pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë me shpresë që do të gjykohet, por është bordi që do të vendosë. Unë jam përpjekur të bëj diçka, por të shohim se si do vijojë ky projekt.

-Me këto që ju folët vihet re një keqardhje për gjendjen e artit në Shqipëri...

Ka një problem. Kur je jashtë klaneve siç jam dhe unë, sepse kam 15 vjet që jam shkëputur nga ambientet artistike shqiptare e ke të vështirë të çash, sepse është krijuar një standard i ri për gjykimin e veprave në art, është bërë pjesë e klaneve. Një gjykim klanor bëhet për veprat artistike, për realizimin e projekteve si në kinema apo teatër. Kjo është një sëmundje e kohës.

 Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat