BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

kultura-lifestyle

Lili Cingu: Artistët e ansamblit jetojnë me 140 mijë lekë pension, në 60 vjetor nuk u respektuan themeluesit

Lili Cingu: Artistët e ansamblit jetojnë me 140 mijë lekë

Gjashtë dekada Ansambli Kombëtar u shënuan përmes koncertit në skenën e Teatrit Kombëtar. Artistët ishin pjesë e tij, por për emra që prej dekadash kanë dhënë një kontribut të madh në skenën e tij nuk ishte një përvjetor ashtu si e meritonte AKKVP. “Mjeshtre e Madhe”, solistja e valles popullore Lili Cungu pohon se ndërsa priste që të shikonte një 60-vjetor madhështor, gjithçka ndodhi në një skenë teatri dhe mungoi një aktivitet siç e meritonte ansambli. Në intervistën për “SOT” solistja e njohur që prej 50 vitesh kërcen dhe vijon ende të jetë në skena shpreh kritika për organizimin, por dhe vlerësimin e munguar të atyre artistëve që kanë qenë që në themelimin e ansamblit. Sipas saj, Ministria e Kulturës duhet të mendojë që të plotësojë me elementin e ri ansamblin dhe nuk mund të bëhet përvjetor me artistë që siç pohon ajo merren borxh. Kritika solistja e njohur e valles popullore ka dhe për mungesën e vlerësimit të artistëve që sot janë me një pension minimal, që sipas siç pohon ajo është e dhimbshme që janë lënë në atë gjendje. Por ndërsa ajo tregon pse mungoi në skenën e 60-vjetorit të ansamblit popullor me një valle solo, vetëm një muaj më parë në Zagreb të Kroacisë u nderura me çmimin “Mbretëresha Teuta”.

-Para disa ditësh u zhvillua 60-vjetori i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Për ju si u përcoll ajo atmosferë?

Duke qenë se jam një nga artistet që nga viti 1967 me fillimet e mia me ansamblin popullor, ku ruaj momente të bukura e të veçanta, por dhe deri tani pas 50 vitesh që unë vijoj e kërcej në skena e prisja me një entuziazëm, që do të shikoja diçka shumë madhështore e të bukur. Por në këtë 60- vjetor, nuk e pashë të tillë. U bë aktiviteti dhe u duk sikur çdo gjë kaloi mirë, por nuk ishte ashtu pasi për mua mungoi ajo madhështi që ka ansambli.

-Çfarë mungoi?

Për mua ishte një atmosferë, që unë isha pak entuziaste. Nuk e di pse ndodhi kështu, mbase për të ulur punën e atyre që kanë punuar për të mbajtur të gjallë këto vlera të kombit tonë ndër vite. Por e them me një keqardhje në këtë 60-vjetor mungonin shumë artistë që i kanë vënë vulën ansamblit. Mungoi qoftë dhe një parakalim në skenë për ato artistë që kanë dhënë shpirtin, djersën vlerat e tyre, do të kisha shumë dëshirë që në këtë 60- vjetor edhe ata të kërcenin një valle. Por nuk u bë, dhe të paktën të ishte menduar që në skenë të ngjiteshin dhe të përshëndesnin publikun, po dhe kjo nuk u realizua. Nuk e di pse erdhën këto pengesa, dikush thotë një gjë, një tjetër një fjalë tjetër.

-Një muaj para se të festohej 60-vjetori i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore (AKKVP) jeni nderuar në Zagreb me çmimin “Mbretëresha Teuta” për 2017, kërcyet atje por pse munguat në skenën koncertit për ansamblin?

Unë jam prej 50 vitesh në skenë duke kërcyer dhe vijoj ende me vallen popullore. Para një muaji në Zagreb të Kroacisë u zhvillua nga Fondacioni Gruas me drejtuese Shenida Bilalin një aktivitet, por ky fondacion vlerëson gratë shqiptare në botë. Unë isha e ftuar dhe atje me nderuan me një emblemë të mbretëreshës Teutë që ishte me motivacionin “mjeshtre e madhe folklorit shqiptare për promovimin valles shqiptare në botë”, por më e bukura ishte sepse atje dhe kërceva me 4 vajza kroate. Unë isha në rolin e mbretëreshës Teutë dhe aty shpalosa flamurin shqiptar. Unë isha shuma e sigurt që do të kërceja qoftë dhe një valle solo në këtë 60- vjetor, por nuk e di kush mund ta mbajë këtë pengesë për të më thënë pse mungova. Unë nuk jam në rreshtin e dytë të valleve për të kërcyer, dhe solo mund ta bëja me shumë dinjitet në skenë. Ka qenë diçka që më indinjoi, sepse mungova në 60-vjetor në kërcim. Jo se më vrau, sepse unë vijoj të kërcej, por ky 60-vjetor i përkiste të gjithë brezit të vjetër për të qenë më tepër në skenë.

-Një përvjetor ku ishte dhe ministrja e Kulturës. Sa ka bërë për ansamblin sipas jush?

Unë si artiste prej 50 vitesh që kërcej në skena dhe i falem zotit që më ka dhënë këtë fizikun që unë e përballoj, por më vjen keq për AKKVP, sepse nëse ai ka një trupë unë e them në çdo intervistë nuk ngopen të ta them sërish, ansambli ka nevojë për elementin e ri. Nuk mund të bësh një 60-vjetor duke marrë borxh artistë. Pse duhet kjo? Janë artistë të TOB, por nuk mund të kërcesh vallen popullore klasike, duke qenë se e keni ansamblin atëherë fuqizojeni me artistë., bëjeni të plotë. Por nëse nuk ka fonde atëherë mos e bëj këtë 60-vjetor me artistë në skenë, që ishin me çoprape e kostume të disa dekadave më parë. Janë kostume që kanë pothuajse 40 vjet, që nuk janë rinovuar, janë të njëjtët. Unë vlerësoj punën e madhe të Rexhep Çelikut, por nuk ka çfarë të bëjë, vlerësoj punën e udhëheqësit artistik por nuk e di deri ku arrin. Vlerësoj punën e drejtoreshës, por se di sa mundet. Kanë defektet për ansamblin. Ju thashë më herët nuk mund të bëhet një 60 vjetor në një sallë të tillë. U tha se te kjo sallë te teatri është themeluar, por nëse do të ishte themeluar në një dhomë aty do ta bënin 60 vjetorin? Kjo nuk është e drejtë. Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore i takonte në këtë përvjetor të mblidhte të gjithë artistët, të nderoheshin dhe ata që nuk janë duke i vënë dhe nga një tufë me lule sepse kanë qenë emblema të ansamblit. Një përvjetor në një sallë me 300 vende, ku dhe artistët nuk kishin vend ku të uleshin. Sa ka qenë ministrja e Kulturës pranë ansamblit? Unë se kam parë për ansamblin. Nuk mund ta bëj 100 përqind fajtore ministren, por duhet të jetë më pranë artistëve popullorë. Një ansambël nuk mund të themi që e ka vlerësuar ministria kur ta shikon që ka pak elementë, pak artistë të valleve, kostume të reja prej dekadash mungojnë, dhe e fundit artistin ministria, shteti duhet ta vlerësojnë për vlerat që ka.

-Për ju ka munguar dhe vlerësimi sa duhet dhe për vlerat e artistëve?
Mendoj që ka munguar vlerësimi që duhet. Kemi shumë artistë me vlera dhe merita, dhe të mendojë më shumë ministria. Ansambli kombëtar mori titullin “Nderi i Kombit” po ashtu dhe të madhit Besim Zekthi ishte një nder që u bë. Por në ansambël ka ende artistë, që duhet të vlerësohen. Ka nga ata artistë, që kanë qenë dikur në ansambël, kanë punuar nga 30-40 vjet dhe akoma kanë nga një pension prej 14 mijë lekësh të reja. Kanë qenë artistë me vlera dhe nuk duhet ti lënë me 14 mijë lekë të reja pension nga shteti. Më dhimbsen ata artistë që me aq vlera janë me një pension aq të vogël.

-Ka qenë viti 1970, që AKKVP mori gjerdani e artë në Dizhon të Francës. Kanë kaluar dekada, çfarë ndodhi me ansamblin që sot ka humbur shumë nga artistët?

Një gjerdan i artë në qafën time dhe isha vetëm 19 vjeç. Por nuk ishte për mua, i takon ansamblit tonë, i takon perlave tona folklorike. Por isha shumë krenare në atë kohë dhe vijoj dhe sot të jem e tillë. Por deri tani ky ansambël i ka jetuar kohës dhe do të vazhdojë të jetojë. Pa ansambël nuk ka art, është baza e artit folklor të vendit tonë. Ka shumë amatorë që thonë kemi art, por ata janë vetëm një kopje e tij. Vëmendja për ansamblin duhet të jetë shumë më e madhe nga ata që drejtojnë kulturën, duke filluar që nga ministrja e Kulturës. Të mendojnë që këtë trupë artistësh ta plotësojnë me elementë. Ky ansambël të shkojë të paktën te 50 artistë. Pse nuk paskan fonde për ansamblin? Pse nuk paskan fonde për të bërë një rinovim të kostumeve popullore. Ministria të shikojë që këtë kulturë popullore të vendit tonë ta vlerësojë më shumë, sepse ka munguar vëmendja.

-Ju keni pesë dekada në skenë dhe akoma kërceni, sa jeni thirrur nga ansambli për të dhënë atë bukuri të valles për t’ia treguar elementit të ri?

Që me largimin tim që dola në pension prej vitesh unë nuk kam pasur ndonjë ftesë për të treguar për vallen. Por këtë ma kanë thënë dhe shumë të tjerë dhe iu kam thënë që nuk kam pasur ftesë. Kanë pasur dhe lëvizje duke shtrembëruar vallen, po nuk e di ku është pengesa që unë nuk kam pasur ftesa nga ansambli prej vitesh e vitesh për të treguar vallen se si kërcehet.

-Abuzimet me folklorin nuk mungojnë dhe ju jeni shprehur se ka grupe amatore që po e dëmtojnë. Çfarë kërkoni?

Ne jemi nderuar me folklorin, por problem janë dhe disa festivale që bëhen. Duke e parë që dikush nuk e njeh se si këndohet apo kërcehet le të shkojnë njerëz kompetentë për ta ndjekur, sepse po shtrembërojnë lëvizjet në valleve. Amatorët po shtrembërojnë folklorin, tabanin kombëtar. Duhet që të jenë institucionet që në zhvillimin e eventeve të ndryshme të kenë specialistët e duhur, dhe mos lejojnë amatorët të prezantohen si ansamble me folklorin.

Krijimi i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore

Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore (AKVP) ose Ansambli Shtetëror është krijuar në vitin 1957 si ansambël profesionist. Ky Ansambël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori. Qëllimi i AKVP-së është në përpunimin, zhvillimin dhe përhapjen e thesarit folklorik të Shqipërisë. Këtu përfshihen pasuritë e mëdha folklorike vokale, instrumentale, koreografike dhe kostumografike, që variojnë nga zona në zonë, duke krijuar një koloritet motivesh. Folklori shqiptar shquhet për origjinalitetin, lashtësinë dhe shumëllojshmërinë e gjinive artistike. Zonat e shumta etnografike kanë veçantitë e veta në këngët, vallet, kostumet, ritet e zakonet. Mbështetja e AKVP-së tek kjo pasuri burimore dhe ekspeditat e ndryshme të zhvilluara në të gjitha zonat kanë bërë që AKVP-ja të jetë jo vetëm krenaria e kulturës tradicionale shqiptare, por edhe të mahnitë me vlerat e tij studiues e folkloristë nga e gjithë bota. AKVP-ja prej dekadash është kthyer në një laborator për përpunimin dhe interpretimin me kërkesa mjaft të larta artistike të thesarit të madh burimor folklorik duke bërë të mundur transmetimin e tij brez mbas brezi. 

Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat