BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

kultura-lifestyle

Luan Përzhita: Arkeologjinë shqiptare e kanë lënë në fund, s’kemi ambiente, personel dhe infrastrukturë

Luan Përzhita: Arkeologjinë shqiptare e kanë lënë

Arkeologjinë shqiptare e kanë lënë në fund, mungojnë financimet dhe infrastruktura për punën, duke bërë që arkeologët të përballen me jo pak vështirësi. Kjo është gjendja që pohohet prej specialistëve të fushës, të cilët prej vitesh janë në këtë situatë. Drejtori i Institutit të Arkeologjisë prof. dr. Luan Përzhita tregon për punën që bëjnë arkeologët, por sipas tij asnjë ndihmë financiare nuk vjen nga shteti për ekspeditat, që po vijojnë në bashkëpunim me universitetet e huaja. Në intervistën për “SOT” drejtori i IA tregon se dhe në kuadër të “Vitit të Skënderbeut” kanë planifikuar ekspedita, por gjithçka varet nga buxheti. Sipas tij kjo është një situatë që tregon se me buxhete e kanë lënë në fund arkeologjinë shqiptare, dhe sot në Institutin e Arkeologjisë punohet dhe me gjysmën e ambienteve që kërkohet  për specialistët. Prof. dr. Përzhita pohon se në këtë situatë edhe pse dihen problemet, mungesa e financimeve është përgjigja shtetërore.

-Instituti i Arkeologjisë së fundmi organizoi konferencën shkencore “Viti Arkeologjik 2017”, ku u prezantuan 17 kumtesa nga raportet e gërmimeve të zhvilluara në të gjithë territorin e Shqipërisë gjatë vitit 2017. Puna juaj në vitin që lamë pas ka qenë e fokusuar në disa zona, çfarë sjellin zbulimet arkeologjike?

Kjo është një konferencë e rëndësishme sa i takon kërkimit arkeologjik në Shqipëri, sepse lidhet dhe me mbarimin e ekspeditave dhe rezultatet që janë shfaqur gjatë gjithë vitit që lamë pas. Konferenca ishte e ndarë në tre grupe, flitet për sitet arkeologjike që janë të fushës së prehistorisë, më pas qytetet ilire apo të tjera që ndodhen në Shqipëri, dhe më pas ato qendra që kanë të bëjnë me antikitetin e vonë dhe kulturën e arbrit. Në konferencë ishin 17 kumtesa, që prezantojnë gjithë këtë program. E reja e këtij viti lidhet me fushën e prehistorisë. Me të dhënat e reja që ne kemi marrë si rezultat i kampioneve të marra në vendbanimet  e hershme të publikuara më parë nga kolegët tanë rreth viteve ’60, flitet për një ndër qendrat më të rëndësishme që është qendra prehistorike e Maliqit të Korçës. Kampionet e marra po analizohen tani dhe në laboratorët më të njohura, që ka në këtë fushë në SHBA kryesisht në universitetin e  Sensinatit. Një tjetër fushë lidhet me kërkimet nënujore, dhe është fjala për zbulimet e reja që po ndodhin çdo ditë për liqenin Prespës. Këto zbulime do të ndihmojnë jo vetëm arkeologjinë, por dhe fusha të tjera si gjeomorfologjinë, që ka të bëjë me ndryshimin e niveleve të ujërave të Prespës dhe të Ohrit, dhe njëkohësisht për të treguar gjithë civilizimin dhe lashtësitë e kësaj zone. Flitet për zbulimet e një vendbanimi nën ujë, rreth 6 metra nën ujë që daton diku 2100 vjet para Krishtit. Risi tjetër e këtij viti ka të bëjë me sistemin fortifikues të Butrintit. Falë bashkëpunimeve që ne po bëjmë me Universitetin e Bolonjës që kanë aparatura dhe janë të një niveli shumë të lartë të sofistikuar, ne po bëjmë analizat e të gjithë punëve rrethuese të Butrintit për të parandaluar sistemin e degradimit të tyre. Muret duke qenë se janë të vjetra shumë herë nga vetë përbërja e gurit ose procese të tjera që ndodhin këto sjellin dhe prishjen e tyre. Duke i paraprirë me këto lloj studimesh ne jemi në gjendje që të avancojmë përpara tyre në mënyrë që të ndërhyjmë me fushën restaurimit dhe konservimit të monumenteve. Me shumë rëndësi janë dhe gërmimet, që janë bërë në luginën e Drinosit në bashkëpunim me Universitetin e Maqeratës në Itali, dhe tashmë kemi një hartë të plotë të gjithë civilizimet e kësaj lugine. Së shpejti do të fillojmë dhe një bashkëpunim tjetër me ata dhe është fjala për kështjellën e  Paleokastrës, që ndodhet në luginën e Drinosit në Gjirokastër, gjë që do të plotësojë gjithës spektrin e gjithë civilizimit të luginës nga prehistoria në antikitet. Më pas për t’iu rikthyer dhe në një atraksion turistik për të gjithë ata që shkojnë të bëjnë një guidë turistike në këtë zonë. Kemi dhe gërmime me vlerë që janë bërë në veri të vendit në Koman nga bashkëpunimi që ne kemi me universitetet franceze. Po ashtu ne kemi punuar dhe në drejtim të shkollës doktorale siç janë gërmimet që janë bërë në Bylis apo në Drisht të Shkodrës, një qytet mjaft i rëndësishëm për mesjetën shqiptare. Por mbështetja kryesore sa i takon aktivitetit tonë kërkimor shkencor është e bazuar në bashkëpunimet që ne kemi me universitetet e huaja, ndërsa për sa i takon anës financiare që jepet nga shteti shqiptar apo nga Akademia e Studimeve Albanologjike është pothuajse e papërfillshme.

-Ju pohoni se keni një buxhet të papërfillshëm në punën tuaj nga financimi shtetëror. Si po ndikon kjo situatë në punën tuaj?

Natyrisht që kjo që po ndodh me ne si arkeologë është një lloj kushtëzimi jo pak në punën tonë në kërkimin shkencor. Që të bësh një politikë të pavarur të kërkimit arkeologjik shqiptar do të thotë që të kesh dhe një mbështetje financiare që ti dedikohet këtij kërkimi. Në këtë rast jo se ne jemi të detyruar të bëjmë bashkëpunime me të huajt, por gjithsesi ne kemi nevojë të madhe që të rrisim gamën e këtyre kërkimeve siç është fjala për vazhdimin e gërmimeve në kulturën Ilire në zonat e brendshme veriore, ose në zonat e tjera ku zhvillohen qytetërime që kanë të bëjnë me kulturën arbërore apo mesjetare. Këtë vit ne kemi planifikuar në kuadrin e 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut të bëjmë diku të 17 ekspedita që lidhen me këtë temë. Kjo është përcaktuar si arkeologjia dhe epoka e Skënderbeut, dhe natyrisht do të merren të gjitha aspektet. Kjo në aspektin e fortifikimeve në kohën e Skënderbeut, të qyteteve të asaj kohe, të principatave, të religjionit kishtar, afreskeve, kulturës materiale, pra do të jetë një punë shumë voluminoze. Dhe për këtë ne si Institut i Arkeologjisë presim buxhetin, që grupet arkeologjike të dalin në terren dhe të freskojnë të gjithë dokumentacionin, të marrin të dhëna të reja në gjithë këto site arkeologjike. Ju solla një shembull, që ne jemi në pritje për buxhetin për këto ekspedita, sepse deri tani asgjë nuk është bërë. Por mbi të gjitha në planifikimin e këtij viti ne si Institut i Arkeologjisë nuk kemi buxhet në dietat për ekspeditat arkeologjike, që duhet të zhvillojmë. Por kjo ka shumë vështirësi në punën tonë. Mungesa  e mbështetjes financiare që vjen nga buxheti që jep shteti sjell shumë vështirësi në punën tonë. Vështirësi të atyre qëllimeve që është formuar Instituti i Arkeologjisë.

-Çfarë prisni të ndryshojë në kushtet e punës, një tjetër problem ky i pohuar prej jush?

Ne jemi të detyruar të punojmë me 50 përqind të asaj që na duhet të ambienteve për punën tonë kërkimore shkencore për personelin tonë. Pra kur 50 përqind e ambienteve nuk ekzistojnë kjo sigurisht që sjell shumë vështirësi të tjera. Kjo ndodhi për arsye të bllokimit të godinës.

-Një tjetër problem shqetësues për ju ka qenë dhe biblioteka, çfarë është bërë?

Ne na nevojitet një bibliotekë, sepse ajo që ne kemi sot nuk plotëson kushtet që duhen, kushtet me të cilat ne duam të integrohemi në Europë. Biblioteka është me kushte minimale për ne. Një bibliotekë e vogël, pa kushte për të punuar nuk plotëson mundësitë e futjes së librave të rinj, sepse nuk ka as buxhete për ta pasuruar si duhet me botime. Kemi një bibliotekë, që është në një hapësirë shumë të kufizuar në krahasim me atë që ne kemi nevojë në punën tonë.

-Një prej problemeve është dhe mungesa e një laboratori arkeologjik për objektet. Një zgjidhje për laboratorin keni menduar?

Është një problem i njohur, mungesa e një laboratori arkeologjik për konservimin dhe restaurimin e objekteve. Por falë një kontributi që kemi nga Bashkimi Europian mbase në 2018 do ta realizojmë këtë si rezultat i donacioneve.

-Ju dhe të tjerë arkeologë pohoni jo pak probleme, çfarë përgjigje keni marrë nga institucionet prej të cilave ju jeni në varësi?

Ne i kemi bërë të ditura gjithmonë problemet tona. Ka vite që jemi me këto probleme dhe dihet tashmë përgjigja e tyre. Kur ne nuk kemi asnjë financim, atëherë çfarë përgjigje doni ju tjetër. Ne e kemi thënë që Ministria e Arsimit financon vetëm fuqinë punëtore të pakualifikuar në terren që ne e përdorim për transporte, pastrime, gërmime, ndërsa për pjesën shkencore nuk ka asnjë financim. Ne si arkeologë operojmë vetëm me projekte të huaja dhe rrogën që marrim. Jemi pa para në punën me ekspeditat dhe sigurisht që nuk është e drejtë, pa dieta është shumë problem. Situata reale që kemi ne si Institut i Arkeologjisë është kjo që ju tregova. Më pas ka të bëjë me neglizhencë apo moskuptim, apo nuk ekzistojmë në listat e askujt, këtë unë se di. Unë di të them që ne jemi në këtë situatë me plot probleme që folëm, dhe ata e dinë se ku jemi ne dhe nuk ka asnjë lloj reflektimi prej tyre. Akademia e Studimeve Albanologjike  varet nga Ministria e Arsimit me buxhete. Por nëse te ne nuk ka asnjë lloj vëmendje për këto probleme që folëm, kolegët tanë në Kosovë financohen për punën kërkimore shkencore diku te një shifër me sa jam në dijeni 850 mijë euro për arkeologjinë, pra ekspeditat dhe konservimet e gërmimeve arkeologjike që zbulohen gjatë ekspeditave. Jo për IMK, ky buxhet i jepet vetëm institutit atje, dhe për hir të së vërtetës kjo ka sjellë që Kosova të ketë një bum për sa i takon gërmimeve arkeologjike. Nëse ne nuk do të kemi mbështetje financiare dhe këtë vit ne do ta vijojmë punën  tonë siç kemi bërë deri tani mes shumë problemeve, por ama shteti duhet të kthejë sytë nga arkeologjia sepse e ka lënë në fund. Ne punojmë, por që gjithçka e ka një fund. Edhe te personeli ynë mungojnë disa nga pikat themelore që janë hequr si rezultat i reformave të pastudiuara mirë më parë. Nuk kemi antropologë, mungojnë punonjësit e fondeve ose thesareve, që për momentin bëhen nga punonjës shkencorë, mungon infrastruktura ku nuk kemi as automjete për lëvizjen, nuk kemi asgjë.

Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat