BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

kultura-lifestyle

Luftar Paja: Teatri Kombëtar nuk e meriton emrin, nëse nuk gjenden vepra të reja shqiptare le të rikthehen të vjetrat

Luftar Paja: Teatri Kombëtar nuk e meriton emrin, nëse nuk gjenden

Aktorët që prej dekadash kanë dhënë kontribut në teatër dhe kinema nuk duhet të lihen në harresë, por duhen afruar përmes projekteve të ndryshme artistike. Herë pas here në reagimet e tyre ata shprehen se janë regjisorët ata që nuk i ofrojnë sa duhet në vepra të ndryshme. Edhe për aktorin e njohur Luftar Paja sot të gjithë ata artistë që kanë mundësi të japin për teatrin dhe kinematografinë duhet të shfrytëzohen nga krijuesit në projekte të ndryshme. Në intervistën për “SOT” aktori Luftar Paja shprehet se nuk duhet menduar me mentalitetin se ka ikur koha e aktorëve të vjetër. Problem për aktorin është dhe mungesa  e dramës shqipe në skenë. Aktori shprehet se nëse Teatri Kombëtar nuk vë vepra shqipe në skenë atëherë ai mund të quhet ndërkombëtar. Aktori Luftar Paja është i vlerësuar për rolet në komedi, teatër dhe film. Dikush mund ta kujtojë si Çobon tek  “Çobo Rrapushi”, hanxhiun te “Udha e shkronjave”, Velon tek “Gunat përmbi tela” e në shumë filma të tjerë artistikë si “Gjeneral Gramafoni” apo “Ëndrra për një karrige”. Por sipas aktorit sot në rrethe jeta artistike është e vakët dhe ministria dhe bashkitë duhet të kenë më shumë bashkëpunime për teatrin.

-Roli juaj më i fundit në teatër ka qenë në komedinë “Mbesa e krahinarit”. Për ju sa rëndësi kanë këto vepra të arkivit që vijnë në skenë?

 

Te ajo vepër kam pasur rolin e krahinarit dhe ishte shkruar nga autori Kristo Floqi. Për mua ato kanë një rëndësi të jashtëzakonshme, madje krijuesit duhet ti ripërtërijnë këto vlera.

-Çfarë keni parasysh kur thoni këtë?

Regjisorët duhet ti hedhin sytë dhe tek veprat e vjetra të autorëve shqiptarë si Kristo Floqi, Spiro Çomora, veprat e Çajupit, si dhe shumë të tjerëve që ndoshta dhe janë pjesë me një akt, por po të vihen mirë ato kanë bukurinë e tyre në skena. Krijuesit po vënë dorë tek veprat e huaja si Molieri e Çehov dhe nuk vënë dot dorë te pjesët shqiptare. Por kemi dhe autorë si Ruzhdi Pulaha apo dhe të tjerë që veprat mund të vihen në skena.

-Dramaturgët shprehen se në Teatrin Kombëtar nuk ka sa duhet hapësirë drama shqipe në skena. Çfarë po ndodh?

Duhet të keni parasysh një gjë, që ai e ka emrin Teatri Kombëtar dhe për çudi ka me vite të tëra që nuk vihet sa duhet vepra kombëtare, shumë pak. Atëherë mos ia vënë emrin Teatri Kombëtar por Teatri Ndërkombëtar, sepse ka më shumë të huaja vepra teatrore. Regjisorët dhe bordet artistike e kalojnë duke thënë: hë më se vepra e dobët shqiptare. Dhe mbeten aty, nuk punojnë që ti japin gjallëri asaj vepre. Bordet artistike në teatër apo dhe drejtuesit e institucioneve duhet të kenë më shumë vëmendje ndaj veprave kombëtare. Çfarë të keqe ka nëse sot e rivënë dramën “Familja e  peshkatarit”? Vënë vepra të huaja dhe nuk vënë dramën shqipe në skena. Apo vepra “Zi e më zi” e Kristo Floqit pse nuk e rivënë? Unë nuk jam në gjendje të them se cila vepër bën apo nuk bën, por për mua nëse punon si krijues gjen vepra të mira shqiptare.

-Autorët e dramës shqipe në vend janë shprehur se mungon një konkurs për dramaturgjinë shqipe. Për ju nëse do të zhvillohej çfarë do të sillte?

Unë do të isha dakord, që mos të bëhen çdo vit festivale aktrimi, dhe i nxjerrin pa ndonjë rendiment, por të bëhen edhe konkurse të dramës shqipe, konkurse të dramaturgëve të rinj. Pra nuk është e thënë që të bësh vetëm festival të aktrimit, apo dhe ndonjë festival me emër tjetër, po të bëhet dhe një festival për dramaturgjinë shqipe, një festivale i komedisë shqiptare. Që në fillim të vitit Ministria e Kulturës përshembull të hapi thirrjen që ky vit do të jetë viti i dramës shqipe. Dhe në këtë mënyrë autorët të çojnë veprat dhe të zgjidhen më të mirat, konkurse që mund të bëhen në bashkëpunim me teatrin. Kjo sjell që njerëzit punojnë dhe nëse vijnë 50 vepra, dy prej tyre do të jenë të mira. Por kjo është më shumë punë e ministrisë, sepse teatri se ka atë fuqi.

- Sa i takon shfaqjeve që vihen në skena, sipas jush kur ka qenë më mirë teatri?

Nëse para vitit 1990 ministria e kishte në dorë intinerarin e shfaqjeve shqiptare në përgjithësi kjo për mua pas kësaj kohe nuk bëhet më. Kjo sepse atëherë bëheshin shfaqje për fshatin dhe qytetin. Bëheshin shfaqje në reparte ushtarake, shkolla, kooperativa etj. Nëse viti ka 365 ditë në vit në kohën tonë kur ishim në Fier bënin 500 shfaqje në vit dhe kishte raste kur bënin dhe dy shfaqje në vit. Shfaqje në mbrëmje, por dhe për shkolla, ndërmarrjet, turnetë që ishin. Sot këto nuk ekzistojnë fare. Mjaftojnë vetëm në ekran dhe kaq. Por ka dhe një të keqe. Artistët janë të përqendruar në Tiranë. Ai vjen nga rrethet mbaron shkollën dhe nuk shkon më nga ka ardhur. Mblidhen të gjithë këtu në Tiranë dhe nuk ia plotësojnë nevojat rretheve. Ja Fieri që jam unë, që ka pasur një jetë të gjallë artistike, dhe tani nuk pranon njeri të shkojë në atë qytet, goxha teatër dhe rri pa aktivitet. Nëse artisti para ‘90 nuk kishte një sadisfaksion material, por kishte një sadisfaksion më të madh moral. Kishte respekt më të madh tek spektatori, që fliste me mirënjohje për aktorin sepse ai kishte më kontakt me atë, tani kjo merret vetëm nëpërmjet ekranit dhe drejtpërdrejtë ka rrallë. Përjashto ndonjë veprimtari që bëhet në Tiranë, por në teatro të tjera janë të zbehta, jeta artistike në rrethe është e vakët. Para ‘90 kishim më shumë premiera teatrore se sa sot.

-Po u bënë gati tre dekada nga ajo kohë?

Epo kjo ka arsyet e saj, sepse tani janë ndryshe organizimet. Ia hedhin topin njëri -tjetrit, jo bashkia jo ministria, jo nuk ia kemi ngenë kësaj e asaj. Janë të tjera probleme sot me teatrin.

-Tirana shikohet që të ofron më shumë mundësi për jetën artistike, në rrethe teatrot kanë probleme. Për ju çfarë duhet bërë?

Kjo qëndron, por për mua duhet parë dhe pak ndryshe kjo punë. Siç tentojnë që të shikohen problemet e sportit ashtu duhet që të shihen dhe ato të teatrit. Duhet parë kush i merr përsipër këto gjëra, sa përqind duhet të sponsorizojë shteti dhe ai që i merr përsipër. Kjo bëhet me një studim dhe jo me një të rënë të lapsit.

-Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit që u zhvillua pas shumë vitesh mungesë solli dhe jo pak diskutime dhe reagime nga artistët për mënyrën e organizimit të tij. Ju çfarë mund të na thoni?

Unë i qëndroj asaj që thashë më parë, ministria duhet të organizojë vitin e dramës shqipe dhe jo ditët e dramës shqipe. Të hapet kjo fushatë dhe ta dinë krijuesit që do të dorëzojnë veprat dhe selektorët do të bëjnë punën e tyre, dhe në fund të vitit hapet sipari i performancave të dramës shqipe në të gjitha nivelet. Vjen puna që diçka do të korrësh nga kjo që ke mbjellë gjatë një viti.

-Ju keni marrë pjesë dhe në disa filma. Çfarë ishte për ju Kinostudio ato vite?

Kinostudio atë kohë ishte një ndërmarrje e madhe, që kishte mbi 800 punonjës dhe kishte një organizim të përsosur që sot nuk ekziston. Hapësirat rreth Kinostudios janë ndarë në parcela dhe nuk është më si dikur. Nuk kemi më Kinostudio. Kështu që nuk mund të kërkosh filma si dikur. Edhe një pjesë kineastësh që janë sot më shumë punojnë privatë se sa të organizuar nga shteti.

-Keni reaguar jo pak gjatë diskutimit kundër censurimit të filmave para ‘90?

Unë kam qenë shprehur dhe vijoj të them që njerëzit janë aq të mençur sa ua ndajnë vetë censurën filmave të asaj kohe. Nuk ka nevojë t’ia diktojnë disa kalemxhinj. Filmat shqiptarë që janë bërë në atë kohë janë realizuar me mund dhe djersë dhe mbi të gjitha kanë shpallur vlera të mëdha ta traditës dhe kulturës, të mentalitetit shqiptar. Kështu që nuk mund ti hedhësh me një të rënë të lapsit filmat që janë prodhuar ato vite.

-Kemi sot arkivin e filmit, por që kineastët janë shprehur se ka filma që duhen restauruar sepse mund të humbasin. Sa është kjo shqetësuese?

Unë nuk di shumë nga puna me filmat, sepse është specialistet më vete. Por është fatkeqësi, është krim nëse nuk kushton kujdes ndaj atyre vlerave që janë krijuar me vite. Kjo do një kujdes të madh nga shteti, sepse janë vlera që nuk vijnë më. Unë jam dakord që të bëhen rrugë, ura, dhe të tjera, por nuk ka hidrocentral më të madh se sa krijimtaria që kanë bërë kollosët e artit shqiptar.

-Ju jeni shprehur më parë që duhet më shumë vëmendje ndaj brezit të vjetër për t’u angazhuar në filma apo teatër. Sa bëhet sot?

Krijimtaria teatri dhe kinematografia kanë nevojë edhe për gjyshin dhe gjyshen, kështu që ne sa jemi gjallë dhe na punon këmba dhe dora duhet të shfrytëzohemi nga krijuesit. Por ka dhe ndonjë mentalitet: hë se iku koha e tyre. Kjo e dëmton shumë artin. Megjithatë kjo varet dhe shumë nga preferencat që kanë regjisorët. I lumtur është ai krijues që është modest dhe kërkon të marrë nga të gjithë njerëzit pavarësisht se sa e si japin, por pastaj ti seleksionojë këto gjëra. Por ata me vërtetë me një të rënë lapsit thonë hë se iku koha e këtij, por kjo nuk bën. Por unë shikoj dhe një tjetër problem për teatrin.

-Çfarë problemi?

Me përjashtim të disa emrave, por tek ne çalon regjisura në teatër. Pra kemi probleme me regjisorët që duhet shteti ti çojë për specializime jashtë për teatrin. Aktorë të rinj ne kemi dhe janë shumë të mirë, por shteti duhet të çojë për kualifikime jashtë regjisorët që të sjellin dhe një freski.

-Çfarë kërkoni nga Ministria e Kulturës?

Unë e di që Ministria e Kulturës ka dhe të tjera probleme si të traditës, trashëgimisë kulturore e veprave të ndryshme, por ama nuk duhet të heq dorë dhe nga lëvizjet artistike në rrethe. Ka pasur një traditë të mrekullueshme për shkëmbimet e përvojave artistike të rretheve.

Intervistoi: Julia Vrapi 

Më të lexuarat