BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

kultura-lifestyle

Mërkur Bozgo: Jemi shumë vonë për të ndërtuar një Teatër të ri Kombëtar

Mërkur Bozgo:  Jemi shumë vonë për të ndërtuar
Drama “Radio Iliria” i dhuroi një tjetër sukses aktorit Mërkur Bozgo. Roli i Palit plak në interpretimin  e tij u vlerësua jo vetëm në skenat në Shqipëri, por dhe më gjerë. Kjo dramë shqiptare mori vlerësime nga publiku për lojën e aktorëve dhe mesazhin që përcolli, mesazh që vlerësohet nga aktori Bozgo. Në intervistën dhënë për gazetën, aktori Mërkur Bzogo, i cili jetën artistike e ka nisur që në vitin 1960, pohon se vepra teatrore që përcjellin mesazhe të fuqishme te publiku duhet të jenë të shumta në skenë. Dekada pranë Tetarit Kombëtar, aktori Mërkur Bozgo, i bashkohet reagimit të artistëve mbi problemet që paraqet sot godina e Teatrit Kombëtar. Në reagimin e tij, aktori Bozgo shprehet se vëmendje ndaj artit dhe kulturës duhet të ketë jo vetëm Ministria e Kulturës, por kjo duhet të fillojë që në Kuvendin e Shqipërisë. 
 
-Shfaqja teatrore “Radio Iliria”ju riktheu në skenë para publikut në teatër. Si u ndjetë me këtë shfaqje, që ishte një vepër shqiptare?
 
“Radio Iliria” është një dramë me një konstrukt pak ndryshe nga dramat e zakonshme që kemi parë në teatër, dhe kjo është në formën e saj. Për mua rëndësi ka më shumë përmbajtja e saj. Një dramë që forma dhe përmbajtja përputhen me njëra tjetrën, dhe i jep dorë shfaqjes për të pasur suksesin e vet. Kjo dramë mbështetet në regjinë e Erand Sojlit, dramaturgjinë e motrës së tij, Iris dhe vetë atij. U arrit një cilësi e tillë, që vepra të vihej në skenë dhe që të kishte suksesin e saj. Por çdo gjë para se të fillojë nuk dihet se çfarë impakti do të ketë, dhe deri në fund aktori ka pikëpyetjet e veta dhe i rreh zemra deri në premierë. Vepra u mirëprit nga publiku dhe kjo u arrit në sajë të një bashkëpunimi të frytshëm midis autorëve të dramës, regjisë dhe skenografit, që ka bërë një punë shumë të mirë. Por dua të nënvizoj dhe muzikën e Elina Dunit, që për mua ishte dhe një moment frymëzimi.
 
-Në skenë tre aktorë, tre personazhe përcollën shumë emocione në publik. Çfarë vlerësoni nga ky bashkëpunim?
 
Ishte një bashkëpunim shumë i frytshëm me aktorët Arben Bajraktaraj dhe Erieta Cufaj. Trupa e aktorëve nëse kanë dashamirësi midis njëri-tjetrit është shumë  e rëndësishme dhe tek ne ishte shumë e theksuar mbështetja te njëri-tjetri. Partner kryesor në vepër kisha aktorin Arben Bajraktaraj, shumë i talentuar dhe shumë punëtor. Erieta Cufaj është gjithashtu një aktore shumë e mirë, këmbëngulëse për ta bërë rolin. 
 
-Në galerinë tuaj të personazheve këtë herë ju vini me rolin e Palit plak. Çfarë vendi zë në jetën tuaj artistike ky rol?
 
 E veçanta e rolit, Palit, brenda ndërgjegjes sime ai ishte i dyzuar. Unë jam Pali po ashtu dhe Arbeni, por unë jam Pali që kam kaluar burgun dhe publiku burgun tim e shikon nëpërmjet Arbenit në vepër, që është Pali i ri. Burgu përjetohet nga të dy aktorët, unë e përjetoj përmes kujtimeve, ai në të tashmen. Këtu qëndron e veçanta e kësaj dramaturgjie. Sa më shumë e mbështesin njëri-tjetrin Pali plak dhe ai i ri aq më e bukur bëhet shfaqja. Janë copëza të jetës së Palit në burg, dhe copëza të jetës së tij jashtë burgut. E gjithë kjo ka një përfundim, njeriu nga presioni i diktaturës nuk mund të bëjë atë që kërkon të bëjë. Vajza është e detyruar ta lërë njeriun që dashuron, sepse ai futet në burg, por këtu janë dhe mashtrimet e kohës së diktaturës që i imponoheshin. Duke qenë në burg Pali denoncon një nga shokët e burgut, që të shpëtonte nga litari. Është një luftë brenda Palit. Në fund, këtë që ka bërë, do ta shpaguajë me jetën e tij, dhe në fund vret veten. Ai ka një batutë që është thelbi: “më mirë të durosh për një çast litarin, sesa gjithë jetën të të ngeli laku në fyt”.
 
-Një pjesë e cila paraqet një histori të kaluar për të sotmen që jetohet, një udhëtim brenda qenies njerëzore dhe memories kolektive. Si e shikoni mesazhin e saj?
 
Mesazhi i veprës, njerëzit nuk duhet ta lejojnë dhe njëherë kthimin e diktaturave për të mos hequr ato të zeza që hoqëm për 50 vjet. Ky mesazh vjen i plotë në vepër. Gjatë shfaqjes kam parë dhe lot tek spektatorët, ishte shumë emocionuese. Vepra teatrore që përcjellin mesazhe të fuqishme te publiku duhet të jenë të shumta në skenë. Në moshën që jam sot, nuk e gjykoj që duhet bërë shfaqje për të bërë gallatë dy orë, por teatri duhet të japë kënaqësi te spektatori, edhe në ndjesinë  e tij spektatori kur të dalë nga salla të marri një mesazh prej veprës.
 
- Për dekada keni qenë pranë Teatrit Kombëtar dhe vijoni ende. Jo pak artistë kanë folur mbi problemet e teatrit, ju sa bashkoheni me ata, si i shikoni sot problemet me teatrin, infrastrukturën?
 
Në Teatrin Kombëtar duhet të jetë ajka e artistëve më të mirë që ka kombi. Si ndërtesë kjo është jashtëzakonisht e vjetër. Janë bërë pak rikonstruksione, që e kanë mbajtur deri tani në këmbë ndërtesën. Por duke qenë se flasim për një Teatër Kombëtar, ne jemi më mbrapa në Ballkan sa i takon godinës ku zhvillohet jeta artistike. Është një teatër, që për mua është i adoptuar dhe është bërë i mirë me ato mundësi që janë, por jemi shumë vonë për të ndërtuar një teatër të ri kombëtar. Ky është një problem i kombit tonë, dhe të tërë duhet të japin mendime, të kontribuojnë për tu bërë ky teatër, por më shumë është çështje e shtetit. Që në diktaturë është menduar për një teatër të ri. Në atë kohë na pyesnin ku e doni teatrin, si duhet të jetë, etj. Të tëra këto në shumë raste ishin më shumë për të qetësuar komunitetin e  artistëve. Jo vetëm aktori, por dhe spektatori kërkon komoditet, sepse ai paguan para dhe do të vijë të shikojë një shfaqje që të ketë akustikë të mirë, sallë të mirë, skenë të mirë, arkitekturë të godinës të mirë, etj. U kërkua një teatër i ri më 1996, nëse nuk gaboj dhe në 1978 kur erdhi një herë Ramiz Alia në shfaqje. Ku ai i pari u shpreh: “ e di çfarë do më thoni”. Sipas tij duhej një teatër i ri, një kërkesë e jona që ishte bërë dhe më herët. Edhe kur ishte kryetar bashkie Edi Rama ka dashur të bëhej një teatër, por nuk u bë sepse nuk ishte diçka  e përcaktuar si ndërtesë, nuk dihej se ku do të shfaqnin aktorët, nuk ishte e saktësuar puna. Për mua ky teatër që është sot mund të mbahet, por duhet dhe një teatër i ri. Janë pak teatro në Tiranë, por duhet nxitur dhe ndërtimi i teatrove privatë. Gjithë kjo prodhimtari që vjen nga Universiteti i Arteve, këta aktorë dhe aktore duhet të ketë mundësi të shpërfaqin vlerat e tyre.
 
-Po flisni për teatrin, por jeta artistike sipas jush sa probleme ka sot? Kemi filmin, muzikën, artin pamor, etj?
 
Më tepër vëmendje për artin dhe kulturën, por kjo jo duke filluar nga Ministria e Kulturës, por nga Kuvendi. E fundit që diskutohet për të ndihmuar artin, e fundit që merr fondet është Ministria e Kulturës. Në Kuvend duhet të shtrohen dhe të diskutohen problemet. Nuk kam parë që të diskutohet në tribunën e Kuvendit për artin dhe kulturën. Të dalë një nga ata që është votuar për të ndihmuar kulturën dhe të flasë. Së pari, art pa shpenzime nuk mund të ketë. Projektet kërkojnë fonde, por ato janë të pakta. Ministria të përpiqet t’i rrisë fondet, teatri të përpiqet të rrisë cilësinë dhe numrin e premierave. Ju fola për teatrin, por si aktor për mua dhe fondi i kinematografisë është qesharak. Nuk bëhet dot gjë me këtë fond. Është turp që ne nuk krahasohemi dot me Maqedoninë. Ajo ka 5-fish buxhet më shumë për të bërë filma. Kemi dhe RTSH që dikur bënte dhe filma serialë, dhe duhet të vazhdojë sepse është televizion publik. Në RTSH duke u nxitur prodhimtaria në film mund të hyjnë në punë shumë vajza dhe djem, që mbarojnë për aktrim. RTSH duhet të jetë në krye të mediave të tjera. Në diktaturë kishte më shumë interes për artin, sepse ata kishin interes për propagandën e vet. Duhet të jetë dhe sot vëmendja për artin dhe kulturën.   
 
-Ju u shprehët se brezi juaj ka qenë shumë i përkushtuar pas profesionit, por në ditët e sotme duket sikur tek artistët ka shumë vëmendje komercialieti, në disa raste duke lënë pas dhe vlerat artistike?
 
E kam vënë re këtë disa herë, por t’ju them të drejtën nuk dua ta pranoj, sepse mbi të gjitha artisti duhet të ketë në vëmendje atë ç’ka jep vlera në skenë, për spektatorin, por dhe veten e tij. Por dhe ana financiare duhet menduar, pasi sot nuk mund të themi që aktorët paguhen mirë. Për këtë shkak ndonjëherë detyrohen të pranojnë dhe gjëra që nuk janë brenda asaj që duan të japin, por janë të detyruar ta bëjnë.
 
-Prej vitesh keni dalë në pension, por edhe kur nuk keni angazhime artistike ju çdo ditë jeni pranë teatrit?
 
Për një aktor po ti marrësh orët e jetës së tij, janë më shumë orë që ka jetuar në teatër se sa pranë familjes. Në teatër është puna, pasioni, miqësia, perspektiva e aktorit. I gjithë brezi im ka qenë gjithmonë i shqetësuar për punën.
 
- E keni nisur jetën artistike më 1960, sot jemi në vitin 2014.  Në këto dekada, ka pengje Mërkur Bozgo?
 
Jam i kënaqur nga puna ime, nga aktiviteti im si aktor, jam shumë i kënaqur nga spektatori shqiptar. Çdo aktor i ka pengjet e tij, përshembull unë dua të luaj Mbretin Lir, por a mundem? Duhet që një prapavijë e tërë të hyjë në punë, duhen fonde që nuk janë, duhet pjesëmarrje e shumë aktorëve, kërkon regjisor të mirë, etj.
 
-U shprehët se keni lozur në dramë, por ju pëlqen më shumë komedia?
 
Aktori duhet të lozë dhe në dramë dhe komedi, duhet ta ketë këtë ngarkesë për të dyja mbi vete, por në këtë moshë që jam preferoj të luaj më shumë komedi, sepse kam lodhje më të paktë.
 
-Sa ju ka lodhur jeta artistike?
 
-Si artist më shumë më ka kënaqur, edhe pse më ka lodhur shumë.
 
- Këtë vit e mbyllët me “Radio Ilirinë” jetën artistike në teatër, por si do të vijojë viti që vjen me projekte tuaja?
 
Për vitin që vjen kam plane, role që më kanë ofruar por asgjë nuk kam vendosur, sepse jam në kërkim të një pjese që do të më interesonte jo vetëm mua, por dhe disa të rinjve që do të luajnë bashkë me mua. Nuk do të doja një pjesë me 2 apo3 aktorë, por të ishte më masive. Intervistoi: Julia Vrapi