BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

kultura-lifestyle

Mikel Temo: Galeria Kombëtare e Arteve na ka zbuar, situata e kulturës shqiptare një tallavanga të gjitha krahët

Mikel Temo: Galeria Kombëtare e Arteve na ka zbuar, situata e kulturës

Galeria Kombëtare e Arteve është si një institucion inegzistent për artistët. Ata herë pas herë shprehen për GKA duke kërkuar që dhe Ministria e Kulturës të mendojë për aktivitetin artistik. Në intervistën për “SOT” piktori Mikel Temo shprehet se është një situatë kur artistët kanë paqartësi me çfarë po ndodh në GKA. Sipas tij ka munguar një program për kulturën në qeveri dhe në kohën kur nuk ka dhe subvencione nga shteti, duket se situata e kulturës është në tallava. Për artistin përgjegjësi ka Ministria e Kulturës, por dhe GKA që deri tani nuk kanë treguar që janë pranë artistëve. Piktori Mikel Temo shprehet se kjo është një gjendje problematike, që ka bërë bashkë të gjithë artistët, por për ndryshimet nuk flet kush. Mikel Temo është diplomuar në degën Pikturë Monumentale dhe Vizatim në Akademinë e Arteve në Tiranë, Shqipëri në vitin 1986, pas trajnimit në një program intensiv në artin tradicional realizoi një doktoraturë në Arte në vitin 1997. Nga viti 1986 - 1998 Mikeli shpërndau njohuritë e tij dhe dashurinë e artit me studentët si mësues në Shkollën e Arteve të Tiranës. Pas udhëtimeve eksploruese në muzetë e arteve në Itali dhe Francë puna e tij u bë më abstrakte me gjurmë nga realiteti. Punët e artistit pamor Mikel Temo janë pjesë e fondit të përhershëm të Galeria Kombëtare e Arteve të Shqipërisë. Ekspozita e fundit personale ishte rrugëtimi i Mikel Temos në Tiranë, Paris dhe Vankuver gjatë këtij viti me krijimtarinë e tij për publikun. Ekspozita personale që u çel disa muaj më parë ishte e ndarë në 3 kohë dhe qytete të ndryshme, Tiranë, Paris dhe Vankuver. Në mars të këtij viti ekspozita e kohëve Tiranë, Paris, Vankuver qëndroi e hapur për publikun në galerinë FAB, ndërsa së fundi piktori ishte pjesë e ekspozitës “Proçes”.

-Jemi në muajin e fundit të vitit, por ku jeni përqendruar këtë kohë me krijimtarinë?

Në punën tonë krijuese nuk ka fillim apo fundviti, është thjesht krijimtaria jonë që është në vazhdimësi. Viti tjetër do të vijë dhe ne vijojmë të njëjtin proces, pra puna vazhdon dhe kjo është e rëndësime për mua si krijues. Unë tani po vijoj punën me skulpturën. Kam disa figura që prej kohësh e kam filluar këtë si projekt, dhe nuk ka përfunduar akoma. Tani kam punën me figurën e Papa Kristos Negovani, një nga figurat e larta për mendimin tim të kulturës shqiptare dhe dha jetën për gjuhën shqipe. Ka qenë i munguar në galerinë e figurave të shquara shqiptare për vepër arti, dhe e kam marrë në konsideratë. Këto janë punë me projektet e mia dhe ndërkohë unë po punoj dhe për të përgatitur një ekspozitë, që të jetë në skulpturë, që ka të bëjë me tolerancën fetare. Unë kam marrë në konsideratë figura të ndryshme.

-Nga Ministria e Kulturës ka një shkresë zyrtare, që sipas drejtorit të Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit është për mbylljen e saj. Ju si e shikoni këtë vendim?

Për mua është shqetësuese mbyllja e QRVA. Unë jam piktor, por merrem dhe me skulpturë me dëshirën time. Mbyllja e QRVA nuk është e drejtë, sepse skulpturat e parkut që janë vendosur jo vetëm në Tiranë, por kudo në Shqipëri kanë nevojë për mirëmbajtje dhe kujdes. Po kush do ta bëjë këtë mirëmbajtje nëse mbyllet QRVA? Nëse në gjykimin e ministres së Kulturës një ndërmarrje, që është posaçërisht për këtë punë nuk e kryen këtë siç pretendon ajo, atëherë si mund ta kryejë bashkia? Fshesaxhinjtë e bashkisë do të kryejnë mirëmbajtjen e veprave të artit? Mund t’ia kalonin IMK ndoshta si procedurë, por jo bashkive. Nuk e kuptoj pse duan ta mbyllin QRVA? Shteti do të vijojë të bëjë vepra arti po ku do të bëhen nëse mbyllet dhe kjo? Ne kemi 2-3 fonderi private, por ka rëndësi shumë dhe QRVA. Për ne rëndësi ka që puna të kryhet. Çfarë do bëjnë me veprat që duhet të restaurohen? Mirëmbajtja e skulpturave në bronz që janë nën ndikimin e agjentëve atmosferikë është një proces teknik, që është i specializuar dhe nuk mund ta bëjë kushdo.

-Po për Galerinë Kombëtare të Arteve, çfarë mendoni?

Galeria Kombëtare e Arteve mua më ngjall atë, që nuk më bën të kthehem në atë galeri. Dikur ne kur kalonim aty hynim në atë institucion, shikonim, bisedonim, por sot hap pas hapi po na e heqin interesin për GKA. Jo vetëm që interesi po largohet, por e shohim si diçka që as nuk mund të afrohemi. Jo vetëm që nuk kemi dëshirë ti afrohemi GKA për të kërkuar dhe ekspozuar, por dhe formatet nuk merren më vesh mbi ç’baza janë ndërtuar, pasi drejtorët ikin dhe vijnë por platforma për galerinë nuk shohim. Në bazë të platformës dhe ne do të ndërtojmë platformën tonë për t’iu përgjigjur kërkesave të GKA. Ose nëse GKA ka një platformë dhe ne e kuptojmë vetë që nuk kemi më punë aty ne shkojmë diku tjetër, por ama duhet të ketë një platformë me se të orientohet artisti. Ne nuk e  dimë se çfarë programi ka ai institucion. Edhe “Onufri” u mbyll dhe nuk kemi asnjë ide se çfarë ndodh me GKA. Ata që pritën për këtë aktivitet, që të zhvillohet mbetën në pritje. Akoma nuk e di saktësisht njeri se çfarë ka ndodhur. Mungesë transparence, asnjë komunikim, asnjë informim zyrtar që konkursi “Onufri” është mbyllur. Me mbylljen “Onufrit” u mbyll dhe e vetmja dritare për t’u përfaqësuar arti bashkëkohor se çfarë bëjnë artistët. Ky aktivitet ishte i organizuar nga shteti, ka aktivitete të tjera, por nuk kanë impaktin e GKA. Drejtori i GKA nuk prononcohet askund, janë bërë shkrime me artistët për problemet me “Onufrin” për GKA, për ndryshimin e statusit nga galeri kombëtare në muze kombëtar i arteve të bukura, por asnjë nuk ka qartësuar gjë. Asnjë prononcim shtetëror nuk kemi se çfarë po ndodh. Pse po ndërrohet statusi nga galeri në muze dhe çfarë sjell ky ndryshim? Çfarë sjell për artin shqiptar dhe të flasim dhe për artistët sot. Kanë kaluar gati 30 vjet që nga ardhja e demokracisë dhe asnjë artist nuk është i përfaqësuar pas viteve ‘90 në GKA. Pyetja jonë është, a do të jemi ne përfaqësuesit e kësaj kohe të ekspozuar diku në një galeri kombëtare apo muze kombëtar, sepse unë dhe shokët e mi krijojmë. Por GKA nuk ka asnjë ide se çfarë bëhet në komunitetin artistik.

-Sa përgjegjësi ka Ministria e Kulturës?

 Ministria e Kulturës ka të gjithë përgjegjësinë mbi politikat e artit, që zhvillohen në Shqipëri ku futet dhe turizmi. Ne si artistë nuk ndjejmë asgjë. Ne po flasim si artistë dhe asnjë nuk reagon, kësaj i thonë bini legenit se i bini mirë. Ne jemi bërë të gjithë bashkë për GKA, sepse kemi të njëjtin problem. GKA është inegzistente për ne. Na ka zbuar GKA. Më thoni a ka qeveria program për kulturën? Ne nuk kemi dëgjuar deri sot, që të ketë një program për zhvillimin e kulturës dhe instancave që mbështesin kulturën në këtë vend, sepse nuk është vetëm Ministria e Kulturës, përgjegjësia ndahet. Nuk i plotëson dot Ministria e Kulturës të gjithë problematikën.

-Sa problem është mungesa e sallave për ekspozita?

Nuk kemi ku të ekspozojmë. Janë vetëm Muzeun Historik Kombëtar dhe galeria FAB, që më së shumti po ekspozojnë artistët. Janë ndarë në dy pjesë, një pjesë në MHK dhe një tjetër te FAB. Por kot janë iniciativa personale dhe grupe artistësh. Nuk janë ndihmuar për ekspozita, janë vetëm me iniciativën e tyre private. Përmend ekspozitën e “Nëntorit”, “Pranver art, “Plein air” por janë organizime private. Më thoni një ekspozitë që ka organizuar shteti, nuk kemi më, ishte vetëm “Onufri”. Duhet të pyesim ministren e Kulturës se çfarë do të ndodhë, mbase e kanë hallin te teatri. Ne si artistë vetëm ekspozita privatisht, por edhe privatisht shkojmë jashtë. Nuk i kemi kërkuar gjë Ministrisë së Kulturës, që ka axhendën e vet, ka artistët e saj që i çon kudo ajo. Kjo është punë e tyre. Shqipëria ka nevojë për një aktivitet ku të gjitha grupet e interesit të jenë të përfaqësuara. Nëse sot ka artistë bashkëkohorë kontemporanë të krijohet një format ekspozimi për ata, por të krijohet dhe për një tjetër. Nëse do të bëhet një kthesë për GKA në Muze Kombëtar të Arteve të Bukura duhet të diskutohet me artistët. Ndoshta dhe kanë ftuar, por unë nuk di gjë, megjithatë diçka duhet të thuhet për galerinë. Por kjo është situata e kulturës shqiptare, një situatë tallava nga të gjitha krahët. Meqenëse piktura, skulptura, instalacioni, video, janë arte që nuk shiten dhe kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë, ky është art që duhet të subvencionohen nga shteti. Këtu nuk ka subvencione nga shteti dhe në vend të artit ka tallava.

-Ju jeni pjesëmarrës në ekspozitën “Proçes”, sa rëndësi pati për ju ky aktivitet?

Jam prezantuar me një punë në “Proçes”, që u instalua dhe me një pjesë që plotësonte idenë e përgjithshme të tablosë. Ka qenë pjesë e një ekspozite personale, që bëra vjet. Vepra dhe instalimi quhet “Dinosauri prapa derës”. Bëhet fjalë për një buburrec të vogël, që shkatërroi me mijëra metra pyje në Amerikë dhe në Kanada. Nuk e gjenin dot ilaçin, sepse ai ishte pjesë e ekosistemit dhe ndryshimi klimaterik bëri që ai të shumohet, vetëm dimri i një viti më vonë e zhduku. Kjo është pjesë e ndryshimeve klimaterike që flitet dhe është aktuale dhe sot e kësaj dite. Gjithë ky instalim kishte të bënte me këtë dëm, dhe dëmi që bëri ai buburrec i vogël ishte dinosaurik. “Proçes” këtë vit u zhvillua në galerinë e artit FAB, “Zenit” dhe “Kalo”. Erdhi si e  vetmja hapësirë, që pedagogët e Akademisë së Arteve ekspozojnë veçmas ose së bashku, ku ka brenda dhe një ngërthim pedagogjiko- didaktik. Ishte ideja për ta hapur këtë ekspozitë në tre ambiente të ndryshme, meqenëse dhe pedagogët ishin të shumtë në numër që morën pjesë, dhe veprat duke qenë kontemporane dhe sipërfaqja duhej më e madhe si hapësirë. Ishte një format  që u ndërtua për herë të parë dhe erdhi në formën e një bienaleje.

Intervistoi: Julia Vrapi