BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

kultura-lifestyle

Mustafa Tukaj: Dramaturgjia kombëtare në grahmat e fundit, Ministria e Kulturës prej 7 vitesh nuk ka bërë një konkurs

Mustafa Tukaj: Dramaturgjia kombëtare në grahmat e fundit, Ministria e

Për dramaturgjinë shqiptare pak bëhet në teatro. Autorë të ndryshëm shprehen se mungon vëmendja për ti dhënë vendin e duhur. Sipas tyre, Ministria e Kulturës në politikat e saj duhet të tregojë më interes për krijimtarinë kombëtare, gjë e cila prej vitesh mungon. Në intervistën për “SOT”, dramaturgu i njohur Mustafa Tukaj flet për një sërë problemesh. Sipas tij, sot mungon dashuria për dramën shqipe. Me një aktivitet prej vitesh, që i është përkushtuar dramaturgjisë kombëtare, Mustafa Tukaj shprehet se edhe kur dorëzohet një dramë në teatro nuk merret përgjigje për më tej. Shqetësues për dramaturgun është dhe fakti që mungon një konkurs për dramën shqipe, që sipas tij duhet të zhvillohet një herë në dy vjet. Duke folur për problemet në jetën artistike, dramaturgu Mustafa Tukaj pohon se përballë mungesës së vëmendjes dramaturgjia shqiptare është në grahmat e fundit.

-Në krijimtarinë tuaj, ku jeni përqendruar këto kohë?

Unë jam duke shkruar një vepër tjetër teatrore. Një dramë, ku tema e saj është Kosova e pasluftës. Tema e Kosovës është temë shqiptare, sepse ne po shohim sot drama të panumërta që vijnë nga Amerika Latine, Gjermania, etj, por unë e kam shkruar sepse më dhemb. Është një temë, që ma detyruar ta shkruaja. Por sapo kam përfunduar dhe një libër me përkthime. Një përmbledhje rreth 270 faqe dhe po kërkoj botues.

-Në 1982 në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës me regji nga Serafin Fanko erdhi në skenë vepra juaj “Rrënjët e dashurisë”. Si e kujtoni ato kohë dhe punën për shfaqjen?

Janë ëndrra të shkuara. Njerëzve sot sapo iu përmend diçka të mirë nga sistemi i kaluar, të hidhen në fyt. Unë nuk kam nostalgji për atë kohë, por çfarë është e vërtetë është. Teatri ka qenë teatër. Teatri ka pasur rregulla, ka pasur dramaturgë, regjisorë të shkëlqyer ato vite si Serafin Fanko, Pirro Mani, etj. Teatri ka pasur seriozitet. Njerëzit vinin në teatër, që kishte ngrohje. Sot më vjen keq, sepse ai spektator që kishte dikur teatri ka humbur. Por puna me Serafin Fanko ato vite ishte e mrekullueshme. Unë kam marrë dhe leje krijuese dikur dhe gjashtë muaj kam qenë në Koman, ku atje lindi dhe drama “Rrënjët e dashurisë”. Drama kishte probleme, që ngrinte koha, përshembull aty është ideja që nuk ka rëndësi se i biri i kujt je, por se kush je ti. Edhe sot e kësaj dite ne shohim, që ndodh që e mbajnë në punë dikë, sepse është i biri i dikujt që ka merita. Por jo, duhet të mbahet ai djalë nëse ai ka vetë merita. Kjo ishte ideja kryesore e dramës. Por unë kam shkruar dhe drama të tjera, që janë vënë në skena të ndryshme të vendit, si në Vlorë, Fier, Elbasan, etj.

-Nga viti 1982 deri në 1991 ju keni qenë pranë teatrit “Migjeni”. Çfarë mund të na thoni për punën tuaj ato vite?

Ato vite pune për mua kanë qenë të mrekullueshme. Libretisti që isha unë atë kohë në teatër kishte detyrë, që të merrte materialet që vinin. I lexonte me shumë seriozitet dhe mbante shënime, i kthente përgjigje çdo autori, por dhe ti propozonte këshillit artistik të teatrit pjesën që ai mendonte. Pra ishte sita e parë. Nuk i paraqiste këshillit artistik materiale të dobëta. Unë kisha për detyrë ti ktheja përgjigje edhe një autori, që ishte pjesë e dobët, duke dhënë mendimin pse nuk vihej pjesa e tij në skenë dhe përpiqesha ta bindja. Pra kishte seriozitet puna në ato vite në teatër. Por sot kjo gjë nuk është më si më parë.

- Sipas jush çfarë ka ndodhur sot me teatrin?

Sot për fat të keq e çon dramën në teatro të ndryshme dhe është e turpshme, që drejtorët apo personat e angazhuar nuk gjejnë dy minuta kohë me të pritur. Nuk gjejnë dy minuta kohë për të dhënë një përgjigje për pjesën teatrore, që ti ke dërguar si autor, të të sqarojnë çfarë ka drama dhe pse nuk iu pëlqen. Sigurisht sistemi i kaluar kishte dhe qëllim mbi vete, që e mbante afër shkrimtarët dhe artistët, por kjo nuk ishte në dëm të punës por në të mirë të saj. Dramaturgët sot i largojnë nga teatri. Unë kam një pjesë teatrore, që ka gati dy vite në një teatër dhe disa herë kam marrë në telefon titullarin e atij institucioni, por nuk ka kohë të më presë. Shkoj te teatri më thonë: a keni lënë takim? Por kjo është e turpshme si fenomen, që të mos presësh një autor. Autori lodhet për pjesën, ka vuajtje, pavarësisht nëse arrin ta realizojë apo jo, sepse jo gjithmonë një vepër është e arritshme. Por dy fjalë meriton, që të ketë një përgjigje për veprën e tij.

-Autorë të ndryshëm shprehen se prej vitesh mungon një konkurs për dramaturgjinë shqipe. Sipas jush sa rëndësi ka konkursi?

Konkurs i fundit për dramën shqipe është bërë në vitin 2012. U bënë shatë vjet që u bë një konkurs drame mbarëkombëtar. U pohua se ishte i suksesshëm dhe erdhën pjesë teatrore, jo vetëm nga Shqipëria por dhe më gjerë. Por pas atij nuk u bë më asgjë. Drama ime në atë konkurs ishte fitues e çmimit të dytë, dhe që nga ajo e deri më sot akoma nuk ka gjetur vend për tu vënë në një skenë teatrore. Në komision atë kohë ishin emra të njohur që bënë vlerësimin, ishte Mihallaq Luarasi, Yllka Mujo, Ndriçim Xhepa, etj. A thua nuk dinë këta njerëz, që dhanë çmimet? Apo dinë më shumë bordet e teatrit, që kanë dhe njerëz që nuk njohin teatrin dhe duhet të japin votat për të miratuar një dramë apo komedi.

-Pse vazhdoni të jeni kritik ndaj politikave kulturore, që ndiqen nga Ministria e Kulturës?

Arti skenik është një art kompakt. Nuk është si romancieri, që shkruan dhe boton. Në artin e dramaturgjisë ka shumë komponentë. E fillojmë në rradhë të parë, që nga kujdesi, që nga koha. Pse? Sepse për të fituar një dramaturg duhen vite, për ta humbur duhen 10 minuta. Është një jetë e tërë, që ne ia kemi kushtuar skenës dhe nuk ka sot interes. Pse nuk merret Ministria e Kulturës me dramën shqipe? Shtatë vjet pa u bërë një konkurs mbarëkombëtar, që duhet të ishte i përvitshëm, nga të cilat duhet të kishte dhe vepra kombëtare që duhej të ishin të detyrueshme të viheshin në skenat tona. Ministria e Kulturës duhet të ketë dashuri ndaj dramë shqipe, duhet të kryejë detyrat për krijimtarinë kombëtare. Detyra e ministrisë është drama kombëtare. Ku po shkon drama kombëtare? Dramaturgjia kombëtare është në grahmat e fundit. Ministria e Kulturës duhet ta marrë seriozisht këtë punë. Kanë vënë dikur në skenë vepra Ruzhdi Pulaha, Bashkim Kozeli, etj, por nuk po dalin autorë të rinj. Ka humbur interesi, por duhet përpjekje për ta mbajtur gjallë dramën shqipe.

-Si e keni parë bashkëpunimin autorë dhe regjisorë për dramën shqipe?

Ky është një tjetër problem. Materiali bazë është drama. Drama edhe pa regjisorin botohet, por regjisori pa dramën është asgjë. Një regjisor i mirë e ngre nivelin e dramës në skenë, i heq atë që është e tepërt, sepse gjithmonë do ketë nevojë, është laborator. Arti dramaturgjik i skenës është një laborator, ku dhe një aktor mund të japë mendim. Por regjisorët e sotëm nuk preken me pupël. Nuk para synojnë që të marrin vepra shqiptare për në skenë. Regjisorët e mirë janë të paktë sot. Shumë nga regjisorët janë vënës në skenë dhe është shumë më e lehtë për ata të vënë në skenë një pjesë teatrore të huaj, ku dhe autori mund të jetë ndarë nga jeta para shumë vitesh. Kjo pjesë është shfaqur në teatrot të botës dhe është e gatshme, se sa të sjellin në skenë një pjesë shqiptare. Por përse nuk luftojnë që të ulen së bashku me autorin siç ne kemi punuar dikur? Ne dikur kemi shkëmbyer mendime për veprën, sepse është një art i përbashkët.

-Sa është shqetësues për ju sot niveli artistik në teatro?

Në teatër po vihen edhe shfaqje njëpërdorimshme, thjesht për të marrë paratë ata regjisorë që sjellin pjesë, që nuk kanë kurrfarë interesi. Pjesë teatrore pa emocion, ose vjen një regjisor që është i huaj dhe bën eksperiment me trupat tona dhe paratë tona. Spektatori ka humbur në teatër, nuk është si dikur. Teatri jonë nuk mund të krahasohet me jashtë. Më dhimbset teatri, sepse ka probleme të mëdha. Sot në teatër rendet pa fitimit, që nuk sjell shumë gjëra cilësore.

Aktiviteti me teatrin

Mustafa Tukaj pasi përfundoi shkollën e mesme të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, ndoqi studimet e larta në Fakultetin Filologjik dhe u diplomua për gjuhë ruse me rezultate të shkëlqyera. Ka punuar si mësues në shumë shkolla të rrethit të Shkodrës, periudhë së cilës i përkasin disa nga veprat e tij letrare si: “Fanella Blu me numër 9” 1978; “Vajza dhe Flamuri” 1978 dhe “Fotografia e një dite qershori” 1982. Pasioni i tij për teatrin dhe provat e para në dramaturgji kurorëzohen shpejt e me sukses në dramën e tij “Rrënjët e dashurisë”, që vihet në skenë në vitin 1982 në teatrin “Migjeni” të Shkodrës me regji të “Artistit të Popullit” Serafin Fanko. Po këtë vit ai fillon punë në këtë teatër si dramaturg- libretist, detyrë që do ta mbajë deri në vitin 1991. Gjatë kësaj periudhe shkroi disa drama të suksesshme dhe të pritura mirë nga shikuesit dhe kritika letrare e kohës, si “Kaçakët” 1983, “Një fund i tillë”, fituese e çmimit të parë në konkursin letrar të organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë në vitin 1985, dramë kjo e vënë në skenë nga trupat profesioniste të teatrove të Shkodrës, Vlorës me titull të ri “Dosja e një hetimi të veçantë” dhe trupa e teatrit të Beratit, “Çminimi i një bote” 1986 vënë në skenë në teatrin Fierit, “Hija e Fajit” 1986, “Kur të vret e mira” 1988 dhe “Neni 55” 1991, të vëna në teatrin “Migjeni”. Pas vitit 1991 kalon në profesion të lirë, periudhë gjatë së cilës merret me tepër me botime librash artistik e metodikë. Në vitin 2012 shkruan dramën “Të ftuarit”, e cila në konkursin mbarëkombëtar të dramaturgjisë shqipe, organizuar nga Ministria e Kulturës u vlerësua me çmim të dytë. Prej vitesh ai vazhdon në aktivitetin e tij të shkruajë vepra të dramës shqipe si dhe të merret me përkthime.

Intervistoi: Julia Vrapi