BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

kultura-intervista

Nikolin Ivanaj: Galeria Kombëtare e Arteve mollë e ndaluar për artistët, në Shqipëri nuk ka shtet për artin

Nikolin Ivanaj: Galeria Kombëtare e Arteve mollë e ndaluar për

Me një aktivitet të vlerësuar në art, piktori Nikolin Ivanaj me punët e tij është prezantuar këtë herë në ekspozitën “Nëntori”, që u çel para disa ditësh në galerinë e artit FAB. Piktori i njohur Nikolin Ivanaj shprehet se në ekspozitë vjen me dy punime për publikun, vepra që prezantohen për herë të parë. Duke folur për krijimtarinë e tij në pikturë, në intervistën për “SOT” piktori Nikolin Ivanaj tregon se në vitin 1974 u diplomua në Institutin e Lartë të Arteve. Më pas aktiviteti i tij me pikturën ka vijuar ndër vite, ku veprat e tij gjenden edhe në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve. Sot për këtë institucion, piktori i njohur shprehet se nuk shihet më si një galeri kombëtare. Ai shprehet se aty nuk ekspozojnë më artistët nga Shqipëria, me përjashtim të disa emrave që janë të përzgjedhur. Piktori tregon se sot artistët vazhdojnë punën e tyre në piktorë, por është pasioni ai që i mban. Sipas tij edhe nga Ministria e Kulturës nuk bëhet sa duhet. Piktori shpreh keqardhjen, që dhe në hapjen e edicionit të 22 të ekspozitës “Nëntori” nuk ishte asnjë përfaqësues i saj. Piktori Nikolin Ivanaj pohon se artistët nuk mund të shkojnë të lypin në ministri, por duhet të jetë ky institucion që duhet ti mbështesë në aktivitetin e tyre në art.

-Me dy punime në pikturë jeni prezantuar në ekspozitën “Nëntori”, që erdhi në edicionin e 22 të saj. Këtë herë ju prezantoheni me veprën “Nora e Kelmendit”, si dhe një portret të piktorit të njohur Kujtim Buza. Çfarë është për ju “Nëntori”?

Në ekspozitë te galeria FAB unë kam një vepër, që është me temë nga historia, dhe tjera është e ditëve tona, kam pikturuar mikun tim piktorin e nderuar dhe i respektuar Kujtim Buzën. “Nëntori” është një grup piktorësh, që është themeluar para 22 viteve dhe kjo është ekspozitë që hapet për çdo vit. Quhet ekspozitë e “Nëntorit”, sepse është e festa e flamurit, e çlirimit të Shqipërisë. Aty kanë filluar nga profesorët e mëdhenj të artit shqiptar me Vilson Kilica, Ksenofon Dilo, Kujtim Buza, Zef Shoshi, etj, dhe disa prej tyre natyrisht që nga mosha janë larguar nga kjo botë, por ekspozita ka mbetur, dhe e kanë transferuar dhe në brezat e tjerë, është transferuar me elementë të rinj, është një grup serioz.

-Ekspozita ka 22 vjet që organizohet, por sa ka qenë e vështirë për ta zhvilluar çdo vit?

Edhe që kemi arritur deri këtu, vazhdimisht kanë qenë vështirësitë, sepse që të merresh me art duhet të krijosh dhe kondita, por ne deri tani e kemi përballuar vetë ekspozitën tonë. Si duket kjo punë është bërë modë dhe shteti asnjëherë nuk përgjigjet, sa i përket anës ekonomike. Këtë vit organizatori jonë shkoi edhe te bashkia, të paktën që të kishim financim për qeranë e sallës dhe reklamën që është një shumë qesharake, por ne megjithatë i paguam vetë. Ne jemi mësuar duke i bërë të gjitha vetë, sepse është pasioni mbi të gjitha. E kemi pasion pikturën, dhe të gjithë pjesëtarët që përbëjnë grupin punojnë, me një përkushtim të paparë edhe artistë të vjetër, por dhe të rinj. “Nëntori” është një nga ekspozitat më serioze, që është parë deri tani, sepse dhe artistët nga viti në vit kanë ardhur me një përkushtim dhe ecuri të madhe tek secili. Pra ndjehet një rritje artistike tek secili, duke filluar qysh tek të vjetrit dhe deri tek më të rinjtë. Tema në ekspozitë gjithmonë ka qenë e lirë, dhe secili mund të paraqesë, por në mënyrën e vet, secili autor ka krijuar atë që quhet individualitet. Janë individë të spikatur.

-Jeni një piktor i njohur, me një aktivitet të vlerësuar në art, si e shikoni Galerinë Kombëtare të Arteve?

Institucioni e ka emrin Galeria Kombëtare e Arteve, por nuk është e jona, sepse asnjë nga ne nuk ekspozon më atje dhe është një tabu për ne. Është bërë mollë e ndaluar. Galerinë Kombëtare të Arteve (GKA) tashmë e kemi harruar. Aty ekspozohen elementë që i zgjedh drejtori, të huaj, tek-tuk ndonjë që është i joshur i pushtetarëve mund të ekspozojë, ndërsa masa e artistëve jo. Ne nuk marrin pjesë asnjëherë. Falë zotit, që kemi njerëz dhe dashamirës, që me pagesë na kanë hapur derën. Është Muzeu Historik Kombëtar dhe galeria FAB, që na kanë hapur dyert dhe iu themi faleminderit. Mua as malli më merr, që të shkoj në Galerinë Kombëtare të Arteve.

-Sa vepra keni ju në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve?

Unë si piktor kam pasur vepra, po nuk e di sa mund të jenë sot, sepse ka pasur dhe peisazhe, portrete, kompozime. Por unë asnjëherë si ka parë veprat, që në fakt duhet të qarkullojnë. Veprat që janë në fondin e GKA duhet të ekspozohen herë pas here për publikun. Në Angli të gjitha qytetet kanë galeri, kjo do të thotë që çdo galeri në qytet ka dhe një fond veprash, që është stabël por ka dhe vepra të tjera në art që lëvizin. Përshembull rrinë një muaj në një qytet dhe më pas shkojnë në një qytet tjetër, pra qarkullojnë veprat e artit. Janë vepra të autorëve të njohur në botë, dhe jo vetëm anglez. Veprat që qarkullojnë nga një galeri tek një tjetër, janë me shumë vlerë. Unë kam qëndruar pesë muaj atje dhe pata rastin të shikoj autorë të mëdhenj me veprat e tyre, që nuk i kisha parë më parë. Por gjatë periudhës së sistemit të kaluar ne kemi pasur ekspozita në galeri. Qytetet e mëdha në vend kanë galeri sot, por që janë me një aktivitet shumë të vakët.

-Ju keni qenë kritik dhe ndaj Ministrisë së Kulturës. Si e keni parë për jetën artistike?

T’ju them të drejtën, unë duke qenë se jam i angazhuar me dy shoqata me piktorët për ekspozita, di që njëherë na ka sponsorizuar me grupin “Pleiner” dhe nuk maj mend tjetër më. Ministria e Kulturës është shumë e zbehtë. Nuk kemi as konkurse, as çmime, as stimulime për piktorët. Nga ministria nuk ka asgjë. Por ne nga pasioni, që kemi nuk rrimë. Ne dalim dhe me paratë tona dhe marrim pjesë në aktivitete, por ne kemi pasur dhe gatishmërinë e individëve të caktuar, që na krijojnë mundësi për të qëndruar diku dhe pikturuar. Piktorët nuk janë të pasur, historikisht artistët nuk kanë qenë të pasur, por kanë bërë vepra që më vonë sigurisht jo të gjithë autorët, por kritika dhe historia i kanë ngul në piedestal. Piktorët janë njerëz të thjeshtë, janë të pasionuar, dhe punojnë, ne nuk ndalemi. Ne tani u mësuam me këtë situatë. Tek ne nuk ka shtet për artin, për mënyrën se si trajtohen artistët. Ne as me Kosovën nuk mund të krahasohemi. Unë kam qenë atje dhe janë shumë mikpritës, na kanë ftuar, na kanë dhënë bojëra, dhe kanë ndarë dhe fonde. Ministria e Kulturës e Kosovës paguan çdo vit dhe i sponsorizon artistët me çmime dhe gjëra të tjera, por tek ne jo. Edhe nëse mund të bëhet ndonjë, janë të përzgjedhurit që merren jo me parti, jo afër pushtetit, ata janë të ekspozuarit. Sot promovohen më shumë artistët, që rrinë afër pushteti dhe nuk promovohen ata që janë lojtarë në fushën e artit, që janë në kontakt vazhdimisht me pikturën.

-Në hapjen e ekspozitës “Nëntori”, a pati ndonjë përfaqësues nga Ministria e Kulturës?

Ata nuk kanë qenë asnjë të pranishëm në hapjen e ekspozitës sonë. Asnjë ministër Kulture nuk di të ketë ardhur ndonjëherë në këto promovime të kësaj natyre. Thjesht të vinte për dashamirësi ose dhe për qejfin e vet, por nuk mbaj mend të vijnë.

-Me veprat tuaja jeni i vlerësuar nga publiku dhe kritika. Një ekspozitë personale, a është në planet tuaja?

Unë kam shumë vepra në pikturë. Por që të hapësh ekspozitë personale duhet të jesh i përgatitur nga ana ekonomike, sepse duhet album, duhen salla, ka shumë gjëra. Duhen korniza, kushton 100 mijë lekë të vjetra një kornizë për pikturën. Nëse hap një ekspozitë me 50-60 punë në pikturë do investim, prandaj në këtë pikë nuk ka dhe sponsorë. Një ekspozitë është me shpenzime të mëdha.

-A keni aplikuar për mbështetje financiare ekspozite te ministria?

Duke qenë se kemi parë që Ministria e Kulturës nuk afrohet tek ne dhe ne si piktorë nuk shkojmë të kërkojmë, nuk mund ta bëjmë rolin e lypësit. Nuk mund të shkojmë të lypim në ministri.

-Sa vite keni me aktivitetin artistik?

Unë që nga viti 1974 që kam mbaruar atë kohë Institutin e Lartë të Arteve nuk e kam pushuar aktivitetin tim artistik me pikturën. Unë e kam mbaruar shkollën me diplomë shumë të mirë atë kohë, që nuk po dua të mburrem, por kam pasur një tablo “Klasa punëtore” nga Ballshi. Unë doja të bëja zanat e Malit dhe kur i them atë kohë një pedagogu, Mumtaz Dhrami, ai më tha: ke lujt mendsh do të bësh zanat emalit. Ishte pas plenumit të katërt ajo kohë dhe tha shko në Ballsh dhe bë klasën punëtore.

Intervistoi: Julia Vrapi