BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

kultura-lifestyle

Pandeli Koçi: Nuk ekziston më statusi i kritikut, ka vetëm klane që vlerësojnë letërsinë

Pandeli Koçi: Nuk ekziston më statusi i kritikut, ka vetëm

Autorë të ndryshëm të letërsisë shprehen se deri tani nuk kanë parë tek institucionet ndihmën që ata kanë shpresuar. Edhe pse janë krijuar fonde për krijimtarinë, fonde për përkthimin sërish sipas tyre nuk duhet të mjaftohet me kaq. Shkrimtari Pandeli Koçi shprehet se problemet nisin që me librin për fëmijë për të kaluar tek letërsia për të rritur. Në intervistën për “SOT” shkrimtari Pandeli Koçi shprehet se për librin për fëmijë duhet të mendojnë të dyja ministritë ajo e Arsimit  dhe e Kulturës me politikat e tyre. Sipas tij koha ka treguar që prej vitesh në vendin tonë është një realitet që ai e quan të dhimbshëm për librin. Sipas tij problem mbetet jo vetëm mungesa e kritikës, por dhe klanet që veprojnë për librin. Shkrimtari Pandeli Koçi shprehet se institucionet duke marrë mendimin e studiuesve, kritikëve, pedagogëve të letërsisë më pas të vendosin që të sponsorizojnë librat më me vlerë. Shkrimtari Pandeli Koçi (emri letrar Sazan Goliku) ka shkruar poezi, prozë dhe letërsi për fëmijë. Është marrë me kritikë e studime letrare, recensione dhe ese. Ka botuar 12 libra për të rritur dhe 31 libra për fëmijë. Është fitues i disa çmimeve kombëtare dhe vendore. Nga viti 1960 dhe në vazhdim ka botuar studime, kritika e recensione letrare në organe të shtypit, letrar e shkencor në Tiranë, Prishtinë e Shkup.

-Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë kaloi dhe këtë vit. Për ju ku është sot libri për fëmijë dhe zhvillimi i kësaj letërsie?

Ne mund të kujtohemi për çdo lloj dite dhe shumë mirë bëhet, por që nuk kujtohet njeri për ditën e librit për fëmijë. Dhe në qoftë se flasim për vlerën e librit ajo fillon që me librin për fëmijë, pra me të ardhmen. Të flasim për librin për fëmijë do të thotë për të ardhmen, për kulturën dhe dijet që fëmijët i marrin që në shkollë, por dhe me librin artistik. Por libri te ne është i tillë, që është lënë mënjanë. Tek ne duke mos pasur një nxitje nga vetë institucionet shtetërore, që duhet të merren me këtë si Ministria e Arsimit apo dhe Ministria e Kulturës edhe botimet tashmë janë vetëm private dhe botuesit në radhë të parë shikojnë fitimin, më pas vlerat kombëtare apo ato autentike shqiptare. Këtu ne kemi një ngërç, i cili është vështirë të shikohet me realizëm. Kur them botuesit e shikojnë si mjet fitimi librin, ata merren kryesisht me letërsinë e huaj. Shkrimtarët vetë që nuk janë të paktë nuk kanë mundësi të botimit të librave të tyre. Nuk kanë institucionin, që do ti përkrahte me krijimtarinë letrare, madje jo vetëm për letërsinë për fëmijë por dhe të rritur. Unë kam hedhur idenë, që mosha mesatare që shkruajnë për fëmijë është 75-80 vjeç. Por a ka shkrimtarë të rinj? Natyrisht që kemi dhe të talentuar, por dhe nuk njihen sepse nuk botojnë dot, nuk kanë mundësi financiare për librat e tyre. Pra duhet që ministritë dhe botuesit të investojnë më shumë në këtë letërsi që të jetë sa më me nivel, por dhe shqiptare. Ne sot nuk kemi asnjë revistë letrare për fëmijë. Unë them nëse vijon kjo situatë nuk do të kemi më letërsi për fëmijë, dhe do të fillojmë të botojmë nga letërsia e shkuar. Por letërsia e sotme do nxitje për autorët e rinj dhe kjo është detyrë imperative e shtetit e shoqërisë shqiptare dhe inteligjencës që letrarët e rinj duhet të dalin me librat e tyre. Kjo bëhet përmes konkurseve të ndryshme, por që mungojnë, përmes sponsorizimit të autorëve që kanë libra për fëmijë, por dhe fakultete të gjuhë letërsisë shtetëror dhe privatë, që duhet të fusin në lëndën e tyre dhe letërsinë për fëmijë.

-Ministria e Kulturës po zhvillon lëvizjen kombëtare për lexim, por pse ju jeni kritik?

Ministria i bën jehonë lëvizjes kombëtare për lexim, por nuk është me valë të gjata. Kjo do të thotë që jehona e tyre është në rrethe të caktuara, qytete dhe mjedise të caktuara, por nuk kanë gjetur atë shprehje deri te ai fshati më i largët në Kelmend apo edhe në Konispol. Pra ne duhet të synojmë jo vetëm në Tiranë. Nuk është puna për një takim dhe leximin, por të gjenden mënyra për t’u zhvilluar letërsia në një plan më të gjerë. Ne jemi në ditët e librit, a shkon në fshatin më të largët për fëmijë dhe të rinj? A i jepet mundësia që ai libër të blihet nga prindërit për fëmijët? E them këtë sepse dhe çmimet e librave janë të larta. Ne nuk shohim të gjenden mënyra, që libri të shkojë deri në skajet më të largëta.

-Ju u shprehët se libri është lënë mënjanë. Çfarë duhet bërë më tepër në ndihmë të autorëve dhe krijimtarisë?

Jo çdo autor ka mundësi të botojë librin. Ne kemi një kriter që kur botohet një libër i jepet lekë nga ministria botuesit dhe jo autorit, por duhet të vlerësohet autori për punën e tij. Mirë që i botohej libri, por nuk fitonte asgjë. Si mundet një autor të frymëzohet kur nuk pi dot as një gotë ujë? Shumë autorë kanë gjetur rrugë të ndryshme përmes miqve apo donatorëve privatë, por kjo bën që në atë lumë botimesh tek ne të mos ketë hierarki vlerash. Në letërsinë shqipe ne nuk kemi më hierarki vlerash. Ka vetëm klane të caktuar, që vlerësojnë letërsinë tek ne. Janë këto klane që veprojnë dhe ato kanë edhe mundësinë ku të botojnë reklama për librat e tyre, por dhe të kenë reklamën për librin e tyre. Dhe del që në x panair u shitën 1200 libra të x autori, ditën e tretë vijon numri shumë në rritje, sepse televizionet i bëjnë dhe reklama këtyre autorëve. Mendoj se institucionet duke marrë në fillim mendimin e studiuesve, kritikëve, pedagogëve të letërsisë më pas të sponsorizojnë librat më me vlerë. Por koha e ka treguar që ne në vendin tonë prej vitesh e vitesh kemi një realitet të dhimbshëm për librin shqip.

-Pse?

Sepse jepen edhe çmime nga Ministria e Kulturës dhe asnjë njeri nuk kujtohet se çfarë vlerash kishte ky libër. Askush nuk kujtohet më pas për librin pas marrjes së çmimit. Nuk bëhet asnjë kritikë letrare dhe asnjë studim. Pra u dha një çmim po ku është vepra? Vepra është tretur si kripa në ujë. Ka marrë vetëm paratë autori apo botuesi. Për mua është thelbi, që një kritikë objektive, konstruktive me kulturë dhe profesionale duhet të jetë ajo që të përcaktojë hierarkinë e vlerave. Nëse nuk kemi këtë ne gjithmonë do të mbetemi në atë subjektivizmin e shëmtuar të klanizmit. Por sot nuk ekziston më as statusi i kritikut.

-Sa kanë ndihmuar fondet që jep ministria për krijimtarinë dhe përkthimin?

Unë nuk jam për të mohuar çdo gjë. Ministria e Kulturës ka dhënë fonde, por dhe nëse janë dhënë sërish ne nuk mund të themi që mjafton. Ne gjithmonë duhet të themi që është bërë pak, sepse fondet janë shumë të pakta. Po ashtu Ministria e Kulturës jep dhe vetëm 1 çmim për librin që futet dhe subjektivizmi i bordit që bën vlerësimin, atëherë sot kërkojmë gjithmonë dhe jemi të pakënaqur. Të themi që Ministria e Kulturës na ka ndihmuar shumë dhe ka dhënë para për librin dhe autorët në krijimtarinë letrare, kjo është vetëm një lloj servilizmi dhe ne nuk mund ta themi kurrë.

-Është krijuar Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Çfarë mendoni se sjell për librin?

Unë nuk e di se si do të funksionojë kjo qendër. Nuk di të më ketë marrë dikush në telefon dhe të më pyesë: Çfarë mendoni ju për këtë Qendër Kombëtare të Librit dhe Leximit, që keni 50 vjet që shkruani, që keni qenë redaktor i poezisë dhe dramës kombëtare? Unë nuk di se çfarë do të sjellë kjo qendër për librin dhe autorët.

-Shpesh ju jeni në Bibliotekën Kombëtare, si e shikon atë institucion?

Biblioteka Kombëtare themi ne, por pse e kanë lënë në atë gjendje? E para njëherë biblioteka jonë duhet të nisë t’u japë libra lexuesve siç bëhet në botë, sepse kjo është ndërprerë. Ne mund të shkojmë vetëm në bibliotekën e lagjes për të marr libra por sa mundesh duke parë gjendjen që kanë? Problem shumë për mua, që procesi i dhënies se librave për lexuesit jashtë bibliotekës nuk funksionon. Libri duhet të vazhdojë ti jepet lexuesve, institucioni duhet ta zgjidhë këtë problem. Dhe për ato libra kur ai është i rezervuar ose është i arkivit të fotokopjohet dhe të jetë i tillë që  t’ia japë dhe lexuesve kur iu duhet.

-Ju jeni shprehur që me ish ministren e Kulturës nuk u mor vesh se çfarë bëri Këshilli Kombëtar i Librit dhe Leximit, dhe kërkoni që ai të jetë jo virtual dhe klientelist. Çfarë keni parasysh?

Edhe më parë jam shprehur që nëse me ish ministren e Kulturës Mirela Kumbaro nuk u mor vesh se çfarë bëri ky këshill që kishte rol këshillimor, sa herë u mblodh në ministri dhe për çfarë, tashmë ministrja e re duhet të ketë vëmendje të respektojë ligjin e librit. Këshilli nuk duhet të jetë virtual dhe klientelist. Por të jetë real dhe të jetë i dobishëm. Të funksionojë për atë që është krijuar. Për mua duhet të jetë dhe një anëtar nga letërsia për fëmijë, pra autor i kësaj letërsie, sepse ka shumë rëndësi dhe edukon brezat kjo letërsi. Ndodhet në ligj dhe nuk e dimë se çfarë bëhet me këtë këshill. Nëse nuk mblidhet rregullisht kemi moszbatim të ligjit po nga ministria. Si jam shprehur dhe më herët ministrja e re e Kulturës të zbatojë ligjin dhe ta ketë në program të punës së saj për librin.

-Ku synon sipas jush letërsia shqipe sot?

Letërsia nuk është më e realizmit socialist. Por ne sot kemi autorë që janë vlerësuar dhe në botë me veprat e tyre. Pra duhet një strukturë e re për të nxjerrë vlerat e vërteta të letërsisë shqipe dhe për ti vlerësuar ato. Unë se di se çfarë bëjnë institucionet.

-Po institucionet shpallin projekte, fonde pra sipas tyre vijojnë punën për librin...

Unë pyes a kemi ne një raport se çfarë është bërë me librin në vend? Unë nuk di gjë. Unë kam pyetur shumë shokë, kolegë, poetë dhe dramaturgë se çfarë po bëhet dhe nuk dinë asgjë. Ministria duhet të mbledhë autorët dhe tw zhvillojë takime, ti pyesë se çfarë duhet të bëjë me librin. Nuk mund ta bëjë këtë vetëm me dhjetë veta. Më vjen keq sepse sot shoqëria jonë aq shumë e ka braktisur librin. Autorët e rinj duhen mbështetur, e theksoj këtë sepse kjo mungon nga institucionet. Ministrisë së Kulturës i kërkoj për fushën e librit dy gjëra, e para të jetë sa më transparente në punën e saj dhe të raportojë punën që bën me librin. E dyta në atë thes të parave që merr të ndihmojë dhe më shumë autorët shqiptarë, sepse pak ndihet ndihma e saj

 Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat