BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

kultura-intervista

Pandeli Koçi: Shkrimtarët të luftojnë për të ngritur nivelin artistik, Ministria e Kulturës të vendosë profesionistë në bordet e vlerësimit

Pandeli Koçi: Shkrimtarët të luftojnë për të

Aktivitet për librin duhet të jenë më të shumta. Për autorë të ndryshëm nga institucionet duhet menduar që të jenë të larmishme, por dhe të diskutohet për problemet që hasin sot në aktivitetin krijues. Shkrimtari Pandeli Koçi pohon se problemet nuk janë të pakta. Në intervistën për “SOT” ai shprehet se duhet të ketë më shumë stimulim dhe për autorët e rinj, ndërsa konkurset që hap Ministria e Kulturës duhet të jenë me borde me profesionistë. Duke folur për problemet me librin dhe letërsinë, shkrimtari Pandeli Koçi ndalet dhe te kritika letrare, që sipas tij sot ka jo pak probleme. Shkrimtari Pandeli Koçi (emri letrar Sazan Goliku) ka shkruar poezi, prozë dhe letërsi për fëmijë. Ka botuar mbi 12 libra për të rritur dhe 31 libra për fëmijë. Është fitues i disa çmimeve kombëtare dhe vendore. Nga viti 1960 dhe në vazhdim ka botuar studime, kritika e recensione letrare në organe të shtypit, letrar e shkencor në Tiranë, Prishtinë e Shkup. Së fundmi ai ka përgatitur antologjinë “Pena të lirisë”, që do të promovohet këto ditë.

-Çfarë solli për ju “Tetori i librit”, gjatë të cilit u zhvilluan veprimtari të ndryshme?

U zhvilluan veprimtari gjatë “Tetorit të librit”, por gjithmonë presim që të bëhet dhe më mirë. Unë mora pjesë në një veprimtari, që u bë në muze për letërsinë e sotme, por që ajo nuk presupozon vetëm autorët e rinj, sepse sot shkruajnë dhe ata që janë 80 vjeç. Autorë të rinj në krijimtari mund të jetë dhe një 40 apo 50 vjeçar. Mundësitë, që të shkruash çfarë të duash dhe për çfarë të duash janë, por problemi është te aftësitë, dhe se sa mund të shfrytëzojnë këto kushte. Unë bashkë me Vasil Premçin dhe me një autor tjetër kam bërë dhe një bisedë në Lurë me nxënësit. Pra bëhen veprimtari në shkolla me nxënësit për librin, problemi qëndron tek ajo që a njihen sot autorët e rinj në letërsi. Unë mendoj, që autorët e rinj njihen pak tek ne.

-Ka pasur autorë që janë shprehur se duhet menduar dhe se çfarë po ndodh sot me bibliotekat, libri sa shpërndahet, etj. Ju si e shikoni?

Problemet nuk janë të pakta tek ne kur flasim për bibliotekat dhe librin. Duhet të bëhen shumë gjëra. Gjithmonë dhe më pak ka takime me shkrimtarët për librin. Kjo ndodh për arsyen e thjeshtë, sepse nuk ka një institucion, një shoqatë të shkrimtarëve, që të merret me angazhimin dhe organizimin e këtyre takimeve. Jo vetëm takime me nxënësit, e lexues të zakonshëm në përurime të librit,por është e domosdoshme dhe diskutimet krijuese, që bëheshin dikur ose diskutimet kritike për një libër. Në mungesë të një kritike letrare të vazhdueshme, tek ne është e domosdoshme, që të bëhen takime të tilla ku të diskutohen librat. Kush do ta bëjë këtë, dhe si do ta bëjë? Varet edhe nga institucionet shtetërore, por dhe nga vetë organizimet që duhet të bëjnë shkrimtarët. Të mos ngelemi në stadin siç është bërë deri tani, vetëm promovime të librave dhe asgjë. Përurim do të thotë festë e librit. Flasin ata që e kanë lexuar, redaktori ose ndonjë recensues, flet dhe vetë autori, por për librin nuk ndjehet akoma gjë, sepse ose nuk është lexuar akoma ose nuk i është dhënë libri atyre që duhet të merren me të. Ata duhet të jenë një grup profesionistësh, të cilët do të japin mendimet e tyre pozitive ose dhe vërejtjet, që mund të kenë. Pra për këto duhet të bëhen nga institucionet organizimi i tyre. Mos të ngelet ta bëjë këtë gjë vetëm një shtëpi botuese që boton librin, po atyre iu jepet e drejta dhe që ta çojnë në ministri këtë krijimtari. Por nëse flasim për konkurset letrare dhe të tjera aktivitete për librin në vend, duhet të bëhen gjithmonë edhe më mirë. Sot ne konkurse letrare pavarësisht se te tek ne bëhen nga Ministria e Kulturës, diskutohet pjesëmarrja dhe zgjedhja e atyre, që do të japin çmimet. Problem kemi bibliotekat, që janë në gjendje që lë për të dëshiruar. Unë e kam thënë gjithmonë, që Ministria e Kulturës por edhe qarqet e bashkitë të ndihmojnë me fonde të veçanta bibliotekat në vend, jo vetëm të qyteteve por dhe të shkollave e fshatrave. Natyrisht që në një shkollë fshati nuk dol të çoja një libër filozofik për të rritur, por ato tituj që i përkasin asaj moshe në shkollë.

-Për ju konkurset letrare duhet të organizohen akoma dhe më mirë. Ju vazhdoni të kërkoni të jenë profesionistë. Çfarë ka ndodhur me konkurset?

 Bordet që ngre Ministria e Kulturës për vlerësimin e krijimtarisë letrare duhet të jenë me emra profesionistë, të jenë njerëz që kanë dhënë prova si kritikë letrarë me veprat e tyre, si kritikë që botojnë mendimin e tyre letrar apo jo letrar. Pra njihet mendimi kritik, shija është tjetër gjë dhe të japësh mendim për një gjini të caktuar duhet të jesh njohës në atë kohë. Për shembull këto vitet e fundit që ai është angazhuar dhe ka mendim për këtë, pra ka shkallën e njohjes së kësaj letërsie që shkruhet sot.

-Si po zhvillohet për ju krijimtaria letrare sot?

Letërsia shqipe ecën dhe zhvillohet pavarësisht se sa e njohim ne. Pa mohuar asgjë, por për të përcaktuar shkallën vlerave, këtë e bën kritika letrare që tek ne mungon pjesërisht. Por ka dhe kritikë letrare serioze, por kjo nuk e përfshin dot gjithë këtë krijimtari të jepet mendimi. Ka kritikë të heshtjes dhe heshtje të kritikës. Kur merr një çmim, ai merret për një brez të caktuar, vit të caktuar apo dhe një zhanër të caktuar. Atëherë çfarë bëhet për ta lançuar më tej këtë, që të merret kritika letrare dhe nxitur akoma? Këtu gjithmonë ngelemi, që autorët e rinj duhet të inkurajohen, por që të bëhet kjo duhet bërë një konkurs letrar për moshën përshembull nga 20-25 vjeç. Dhe kur të bëhen konkurset letrare nga Ministria e Kulturë apo dhe ndonjë institucion tjetër atëherë këta autorë do të dalin në dritë, ata që marrin çmime. Pra seleksionimi do të nxjerrë në pah autorët më të talentuar, që duhet të merret Ministria e Kulturës apo institucione të tjera për ti nxitur, por këtë mund ta bëjë dhe një universitet.

-Çfarë duhet bërë, që të kemi kritikën letrare?

 E para fakultetet e gjuhë- letërsisë private apo shtetërore që ne kemi sot në vend, mendoj që duhet të kenë kurse specializimi për kritikë letrare. Kjo mund të bëhet brenda kuadrit të viteve të universitetit, por bëhet dhe si kurs special. Kritikë që ne kemi sot, dikur kanë bërë kurse speciale të kritikës letrare. Por kritika letrare nuk paguhet sot, që të punojë një kritik seriozisht me një roman duhet të paktën një muaj të merret me të. Presupozon që ai merr guximin ta shkruajë, është marrë me romanin, por ka lexuar dhe romane të tjerë më parë, për të përcaktuar vendin që zë ky libër këtë periudhë në romanin shqiptar. Pra pagesa, që duket si një fjalë goje është një kusht, që do ti kërkojë kohën kritikut, që ai të bëjë kritikën letrare. E dyta, a dimë ta bëjmë kritikën? Ka njerëz, që dinë ta bëjnë kritikën, por dhe që nuk dinë. Kritika letrare nuk është më ajo e realizmit socialist si dikur, përmbajtja-forma, por njerëzit që do të merren duhet të kenë një përgatitje teorike të gjithanshme, që ti përgjigjen veprës letrare me mendimin dhe kriteret e metodat e analizës së tekstit siç janë bërë dhe në botë. Nëse ky roman është i rrymës x, ai kërkon dhe një kritikë nga kjo rrymë. Në atë që të ofron vepra letrare atëherë do të bësh dhe kritikën letrare në atë frymë që ka libri. Kritika letrare sot në vendin tonë nuk e mbulon dot gjithë ardhjen e letërsisë.

-Sipas jush sa stimulohen autorët e rinj?

Ministria e Kulturës të bëjë konkurse letrare për autorët e rinj. Ajo që mungon sot, shkrimtarët të luftojnë për të ngritur nivelin artistik të veprave të tyre. Atëherë del problemi tjetër, sa do vlerësohet ai kur ka arritur këtë nivel? Këtë e bën koha. Ministria i ka paratë, ajo duhet ti bëjë konkurset për autorët e rinj. Por dhe të tjerë autorë nuk mbështeten, nuk sponsorizohen sot nga ministria.

-Ju keni përgatitur antologjinë “Pena të lirisë”. Çfarë mund të na thoni për punën tuaj dhe autorët që janë përzgjedhur për këtë antologji?

Këto ditë doli nga shtypi antologjia “Pena të lirisë”, me shkrime të autorëve dëshmorë të atdheut. Kjo antologji, që botohet nga Organizata Mbarëkombëtare për Dëshmorët e Atdheut me rastin e 75 -vjetorit të çlirimit, përmbledh shkrime, poezi, prozë, publicistikë, të shkruar nga dëshmorët e LNAÇ, por dhe nga dëshmorët që janë vrarë nga shovinistët serb. Këto shkrime janë një pasqyrë e shpirtit të këtyre dëshmorëve. Antologjia me 31 autorë përmbledh shkrime nga dëshmorë dhe heronj si Qemal Stafa, Dino Kalenja, Perlat Rexhepi, Nimete Progonati, Kristaq dhe Margarita Tutulani, Gjek Kuqali, etj. Nga dëshmorët e Kosovës janë Jusuf Gërvalla, Ymer Elshani, Ukshin Hoti, Latif Berisha, Agim Ramadani, Yllka Dani, etj. Janë 31 autorë që janë zgjedhur nga librat që janë botuar me shkrime të disa prej tyre, nga gazeta “Drita” nga gazeta të tjera të kohës. Në kopertinë është piktura “Ditar partizani”, punuar nga piktori i popullit Nestor Jonuzi. Në kuadër të 75- vjetorit të çlirimit të atdheut, do të bëhet dhe përurimi gjatë këtyre ditëve në Muzeun Historik Kombëtar.

Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat