BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

kultura-lifestyle

Pavlo Shkarpa: Kujdesi për trashëgiminë kulturore një fasadë, duhet një task forcë për kontrollin e gjithë monumenteve të kulturës

Pavlo Shkarpa: Kujdesi për trashëgiminë kulturore një

Problemet me trashëgiminë kulturore janë të mbartura prej vitesh, por dhe tani institucionet nuk kanë mundur dot të bëjnë ndërhyrjet e duhura. Inxhinieri Pavlo Shkarpa në intervistën për “SOT” shprehet se kanë munguar projektet madhore për të përmirësuar gjendjen me probleme në qendrat historike, por dhe të tjera që po bëhen kanë sjellë dhe dëmtime. Sipas tij problemet e trashëgimisë kanë 28 vjet që janë të mbartura, që nga fillimet e viteve ’90, dhe deri tani kanë munguar ndërhyrjet të cilat ai i konsideron emergjente, mes tyre dhe projektet për Beratin. Ashtu si dhe të tjerë specialistë të trashëgimisë edhe inxhinieri Pavlo Shkarpa pohon se në trashëgiminë kulturore një pjesë e monumenteve kanë probleme. Ai shprehet se dhe muajin e fundit të këtij viti Ministria e Kulturës është ende larg premtimeve për trashëgiminë.

-Për ju çfarë ka qenë më shqetësuese gjatë këtij viti në trashëgiminë kulturore?

Unë di që edhe pse po mbyllet ky vit trashëgimia kulturore është ende larg asaj, që ne kërkojmë. Trashëgimia kulturore, dhe unë flas për Gjirokastrën dhe Beratin që janë pjesë e vlerave botërore apo dhe qytete të tjera shikoj që Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare dhe vetë Ministria e Kulturës ende janë larg atyre premtimeve, gjërave që i takojnë që trashëgimia kulturore të jetë në një nivel të lartë, që dhe sezoni turistik që do të vijë në 2019 të jetë në nivel të këndshëm dhe infrastruktura ti pëlqejë turistëve, por kemi shumë probleme.

-Çfarë problemesh?

Janë probleme madhore dhe ne jemi shumë larg atyre që kërkojmë. Trashëgimia kulturore lë shumë për të dëshiruar. Po flas për qytetin e Beratit, unë ende nuk po shikoj ndonjë projekt madhor nga ato institucione që mbulojnë trashëgiminë, që të thonë në 2019 do të fillojë një projekt përshembull për hidrantet e ujit, që të jenë në gatishmëri të plotë për ndonjë rrezik zjarri, për lagjen Mangalem, Goricë, Kala. Nuk ka asnjë projekt dhe vazhdojnë të jenë të rrezikuara. Institucionet nuk e vlerësojnë gjendjen, unë e kuptoj dhe uroj mos ndodhë ndonjë gjë, por unë po e jap alarmimin. E dyta, nuk shikojmë ndonjë projekt madhor për restaurimet e objekteve që janë monument kulture të kategorisë së parë. Nuk shikoj që për qytetin e Beratit të ketë ndonjë projekt konkret. Në Berat po ndërtohet dhe një godinë që ka prishur të tëra nënkalimet e ujërave të bardha që zbrisnin nga kodrat e qytetit dhe janë ndërtuar që nga arkitekt Kasemi i kohës së perandorisë osmane. Një ndërtim në qendrën historike të qytetit që lë për të dëshiruar dhe unë nuk e di kush është përgjegjës, por akuzoj Ministrinë e Kulturës dhe Institutin e Monumenteve të Kulturës, dhe i bëj thirrje dhe kryeministrit ta shikojë atë projekt atje si dhe deputetit Blendi Klosi. Kjo gjendje me probleme jo vetëm në Berat, por dhe më gjerë, në qytete ku kemi trashëgimi kulturore kemi objekte që po shkojnë drejt degradimit dhe nuk ka asnjë lloj interesi. Pra dhe fundi i këtij viti Ministria e Kulturës është ende larg premtimeve dhe vetëm shoë. Për shoë në Ministri të Kulturës janë njësh, përdorin Instagramin, Facebook, etj, dhe thua se u bë nami, por asgjë. Nëse ka kurajo ministrja e Kulturës le të vijë të flasë me mua përballë.

-Ju keni firmosur bashkë me akademikë, inxhinierë dhe specialistë të trashëgimisë kundër ndërtimit të projektit Bypass në Gjirokastër. Keni dijeni se çfarë ka ndodhur deri tani?

Unë me të tjerët nuk firmosëm për të bërë shoë. Unë iu bashkova asaj armate inxhinierësh, restauratorësh, pedagogësh dhe jam i vetëdijshëm për atë që kam bërë. Ai Bypass nuk duhet bërë, sepse të bësh një projekt të tillë në Gjirokastër do të thotë të prishësh pjesë të trashëgimisë kulturore materiale. Prishen banesa që i kanë rezistuar kohës dhe kanë ardhur deri më sot. Pra në Gjirokastër këto objekte vijnë nga shekujt, nga vitet, në vend që ti ruajmë ne i prishim. Ne kemi kërkuar anullim të atij projekti. Por për vjen keq dhe fakti që Ministria e Kulturës nuk jep informacion dhe vijon të jetë e mbyllur në atë guackën e saj. I intereson vetëm kur ka shoë, ndërsa për gjërat që kërkojnë specialistët asgjë.

-Herë pas here në faqen e Ministrisë së Kulturës prezantohen projekte dhe restaurime objektesh. Pse vijoni me të njëjtin mendim dhe në fund të vitit?

Ministria e Kulturës dhe çdo personalitet i administratës shtetërore kur ka kritika dhe dëshiron të jetë i ndershëm dhe i hapur i thërret specialistët. I thotë që ju keni kritikuar Byppas në Gjirokastër, por ju jepni alternativën tuaj dhe ne si institucione japim tonën. Alternativa e tyre nëse mund alternativën e specialistëve, e atyre njerëzve që iu dhemb trashëgimia, atëherë ne tërhiqemi. Por unë deri tani nuk jam tërhequr për këtë problem, sepse mendoj që firmosja ime që i është bashkuar një grupi inxhinierësh, restauratorësh, që duan ta ruajnë trashëgiminë kulturore unë mendoj se është e drejtë. Nëse ministria ka alternativë më të mirë me punonjësit e saj dhe na mundim ne, atëherë dhe unë tërhiqem, por ata nuk kanë. Në IMK dhe DRKK janë militantë të partisë. Unë, edhe ligjin e ri të trashëgimisë s’e kam parë ndonjëherë kur u hartua, ligj që zëvendëson atë 9048. Por duke qenë se drejtojmë një shoqatë për trashëgiminë besoj se duhet të isha i pranishëm në këtë konsultim. Shoqata Berati është ngritur për të ruajtur vlerat e trashëgimisë të qytetit tonë dhe më gjerë, por këta i anashkalojnë njerëzit që i kritikojnë, duan pranë vetëm ata që i bëjnë qejfin dhe marrin tendera dhe japin dhe licensa të restaurimit që dhe këtu ka probleme, sepse kam parë dhe njerëz që nuk kanë asnjë lloj merite në restaurime dhe kanë licensë. Unë Ministrisë së Kulturës i kam vënë notën zero. Nëse mblidhet dhe bëhet një komision hetimor Ministria e Kulturës më shumë ka drejtuar fonde në drejtime të tjera se sa për restaurimet. E kam thënë dhe po e përsëris, le të vijë ministrja e Kulturës dhe të dalim të shikojmë qendrën historike të Beratit, zonat muzeale. Kam dhimbje për Beratin, është në lëngim dhe po vajtojnë monumentet. Edhe DRKK e Beratit është e varur nga Ministria e Kulturës, drejtori i monumenteve të nëse nuk ka fonde nuk bën dot asgjë. Unë e njoh dhe është djalë shumë i mirë mundohet shumë, por nuk ka fuqi, sepse nuk ia jep dhe ligji.

-Ministria e Kulturës ka bërë dhe muzetë, janë disa që përmenden. Sa rëndësi kanë për ju?

Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë është rregulluar sepse ka në meritë Niko Peleshin. Por arsenali i ikonave të mesjetës duhet të jetë në Berat dhe të mos mburret Korça me kulturën e Beratit, por me kulturën e saj.

-Pse për ju është çdo gjë me probleme, pasi janë prezantuar dhe projekte nga institucionet?

Po ato janë thjesht prekje e fasadave e gjërave, por po flasim për gjëra në themel. Nuk është bërë gjë. E them sërish, shteti të ngrejë një task forcë dhe të bëhet kontrolli i të gjithë monumenteve të kulturës në Shqipëri. Me këto që them unë mbaj përgjegjësi.

-Problemet me monumentet nuk janë tani, ka vite gjendja që është shqetësuese. Çfarë mund të na thoni?

Problemet e trashëgimisë kanë 28 vjet të mbartura, që nga fillimet e viteve ‘90 dhe deri më sot janë probleme që janë të mbartura. Janë zhdukur ikonat, janë zhdukur vlerat e mëdha të trashëgimisë sonë kulturore dhe shpirtërore ndër vite, ndaj një task forcë të bëjë inventarin e ikonave të Beratit, të gjithë relikeve të qytetit.

-Ju drejtoni shoqatën “Antipatrea”, ku ka qenë fokusi i punës suaj?

Shoqata jonë ka intelektualë brenda saj dhe funksion prej më shumë se dhjetë vitesh, përmend intelektualë të nderuar si Pandeli Çina, Jogji Dhoksani, Ramadan Pasmaçiu etj, njerëz që janë të ndershëm e duan Beratin dhe trashëgiminë. Shoqata jonë ruan dhe propagandon vlerat e qytetit të Beratir dhe të bëjë problematike mosruajtjen e këtyre veprave. Ministrisë së Kulturës ti vijë turp që nuk e ka llogaritur shoqatën tonë edhe pse jemi krijuar prej më shumë se 10 vitesh. Ka pasur ministra më parë të Kulturës që na kanë pyetur për probleme të ndryshme, si Ferdinand Xhaferi, etj, që na kanë ftuar, ndërsa kjo ministre asnjëherë nuk na ka thirrur. Ne jemi ata që po e kundërshtojnë, keni dëgjuar të tjerë? Nëse ministrja do të na thërriste ne do të diskutonim, ne i kemi kërkuar që dhe në projektet që miratohen për Beratin duhet të jemi të pranishëm pa të drejtë vote në KKR, që të themi të vërtetën, por nuk na thërrasin. Shoqata me anëtarë e saj ka shkuar deri atje ku duhet për qytetin tonë. E kam thënë dhe më parë, që UNESCO nuk është organizatë financiare por na kanë dhënë një pasaportë, që ata që administrojnë Beratin duhet të lobojnë sot. Nuk bën dot gjë UNESCO për Beratin nëse nuk bën ti për qytetin. Kur e shikon që ti bën UNESCO afrohet dhe kur nuk bën për vlerat e tua të largohet.

 Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat