BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

kultura-lifestyle

Piro Milkani: Filmi shqiptar po keqpërdoret, nuk respektohen autorët dhe krijimtaria e tyre

Piro Milkani: Filmi shqiptar po keqpërdoret, nuk respektohen autorët

Kinematografia shqiptare kërkon rritje buxheti dhe këto vite janë realizuar vepra filmike, që janë vlerësuar dhe në festivale të huaja. Për regjisorët e njohur shqiptarë kinemaja kërkon vëmendje nga shteti, rritjet e buxhetit kanë qenë të paka dhe sot nuk i afrohemi as vendeve si Maqedonia. Regjisori i njohur Piro Milkani pohon që buxheti i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, i cili këto dy vitet e fundit ka njohur një rritje duhet të shkojë në nivelet e buxhetit të një shteti të vogël siç është Maqedonia. Në intervistën për “SOT” regjisori tregon se kineastët punojnë jo pak për realizimin e filmave, por ndërkohë është shteti ai që duhet të kthejë vëmendjen nga kinematografia shqiptare dhe kjo fillon që me rritjen e buxhetit. Problem shqetësues për regjisorin Milkani është dhe pirateria, dhe pohon se pret që situata të ketë ndryshime dhe me ligjin e ri që ka nisur të zbatohet. Por keqpërdorimi i filmi është jo pak shqetësues. Sipas regjisorit nëse filmat keqpërdoren me fragmente të ndryshme kjo dëmton jo pak në veprat filmike të autorëve shqiptarë. Apeli i regjisorit të njohur është që të respektohen të drejtat e autorit. Regjisori Piro Milkani shpreh keqardhje dhe për mungesën e një muzeu të filmit shqiptar. Ai pohon se nuk u arrit që të ruheshin vlerat e Kinostudios.

-Para disa ditësh u zhvillua një aktivitet përkujtimor në nder të regjisorit Hysen Hakani. Sa rëndësi pati për ju ky aktivitet?

Ishte një homazh për një nga regjisorët më të vjetër të Kinostudios Shqipëria e Re, i cili do të mbushte 85 vjeç dhe me këtë rast QKK, ASHQF, FMAA dhe familja e tij organizoi një pasdite përmes një kolazhi ku u fol për filmat e tij, veprën e tij dhe u vlerësua ashtu si e meriton. Hyseni mbaroi studimet në Pragë në Akademinë e Filmit, si një nga të paktë regjisorë që u diplomua në atë fakultet, sepse atje kanë qenë 7 studentë shqiptarë. Por për arsye të ndryshme si për ndërprerje të studimeve se u prishën marrëdhëniet ose pamundësi të tjera vetëm dy mundën të  diplomoheshin.  Hyseni u diplomua me filmin “Fëmijët e saj”, që konsiderohet si një nga filmat e parë shqiptar. Kristaq Dhamo dhe Hysen Hakani janë dy regjisorë, të cilët i krijuan bindjen komunitetit artistik se Shqipëria i ka mundësitë të xhirojë filma artistikë.

-Si e gjetët filmin “Hotel Pokrok”?

Në vitin 2011 Arkivi Shtetëror i Filmi Çek organizoi ditët e filmit shqiptar. Unë shkova atje për t’u takuar me ata njerëz, që kanë interes të njohin dhe kinematografitë e vogla dhe pak të njohura në Europë. Aty u shfaqën disa filma artistikë shqiptar të prodhuar pas viteve ‘90. Në ditën e fundit të këtij aktiviteti drejtori i Arkivit më priti në zyrën e tij dhe më dhuroi një katalog të madh voluminoz me titullin “Kinematografia çeko-sllovake 1945-1960”. Ishte fjala vetëm për 15 vite po libri kishte 600 faqe dhe aty unë zbulova, që filmi i vitit të parafundit të Hysen Hakanit jo vetëm që ekzistonte dhe ruhej, por kishte të gjitha të dhënat si viti i prodhimit, autorët dhe përmbajtjen e tij. Për fat të keq Hysenit në atë kohë nuk mund t’ia komunikoja atë lajm sepse nuk ishte më dhe e mësoi djali i tij Miri, i cili kishte dëshirë që ky film të sillej në Shqipëri. Erdhi momenti që po afrohej ky 85 vjetor dhe me ndërhyrjet që bëra AQSHF çek bëri një kopje dhe unë firmosa një deklaratë ndershmërie, që ky film nuk do të keqpërdoret apo të jetë për qëllime komerciale, por vetëm me rastin e 8- vjetorit të tij. Filmi u ble dhe është përkthyer në gjuhën shqipe, dhjetë minuta me një cilësi perfekte teknike dhe ka dy aktorë të njohur të filmit çek. Një film komedi fine, ndoshta i vetmi film komik që Hyseni realizoi. Ky film në AQSHF tonë do të pasurojë fondin e filmit.

-Ju jeni një nga regjisorët e njohur të filmit shqiptar. Përmendët se filmi që sollët ishte porosi që nuk duhej të keqpërdorej, një film dhjetë minuta por që ju e vlerësuat. Në Shqipëri sa janë dëmtuar filmat tuaj dhe pasojat e piraterisë?

Në lidhje me të drejtën e autorit mendoj që vendosja e sportelit unik do të ndryshojë situatën. Besoj që do ta kufizojë këtë lloj piraterie me filmin që ne hasim sot në vend. Është e pamundur që të kufizohet pirateria, sepse filmat po shfaqen shumë pa kriter dhe pak respektohen të drejtat e autorit. Por unë si regjisor kam besimin se do të ketë përmirësim në vitet e ardhshme, që të bëhemi dhe ne ashtu siç është Mali i Zi, Maqedonia, Serbia apo vende të tjera në Ballkan, që  e respektojnë këtë të drejtë të autorit. Mundi e djersa e këtyre artistëve, që kanë punuar në vite me filmin të njihet dhe respektohet. Nuk i kushton asgjë një hoteli luksoz që përdor filmat tanë, një restoranti, një televizioni që të bëjë pagesën për të drejtën e autorit. Sot nëse në  rrugë vjedh një çantë ti quhesh hajdut, kurse vjedhja e një filmi akoma nuk ndëshkohet dhe dënohet si duhet. Por të shpresojmë që do të ketë përmirësime dhe institucionet të bashkëpunojnë dhe veprojnë më shumë.

-Ju dhe autorë të tjerë theksoni herë pas here punën që duhet të bëjnë institucionet. Jo pak raste janë dhe keqpërdorimi me fragmentet e filmave, që dhe ju vetë i keni pohuar më parë. Çfarë kërkoni?

Keqpërdorimi i filmave, përdorimi i fragmenteve të tyre është në tjetër problem. Kjo gjë gjithmonë duhet të bëhet me lejen e autorit, sepse marrin një tjetër kontekst dhe vlerësim. Kjo është një gjë shumë shqetësuese, që besoj do të rregullohet. Unë po ju them që kur pashë atë katalog me ato vlera artistike të filmit në Çeki të gjitha janë të depozituara në arkiv të filmit.  Dhe një dhjetë minutësh film ai tha po jua jap filmin, po ju respektoj, por nuk duhet ta keqpërdorini. Nuk duhet ta përdorësh për qëllime komerciale dhe nëse e përdor duhet të kërkosh leje dhe të paguash, që të shpërblehen autorët. Por në Shqipëri kjo gjë prej vitesh ka çaluar dhe ka qenë me probleme. Autorët, krijuesit duhen respektuar për krijimtarinë e tyre.

-Po flisni për filmin, po ku qëndron për ju sot “Albafilm”?

Nuk u ruajtën ato vlera që pati Kinostudio dikur me filmin shqiptar. Nuk u realizua muzeu i filmit shqiptar, që do të ishte një perlë. Në vend që të bëhet një muze aty u bë ministri dhe të gjithë ato materiale që janë grumbulluar nuk e di se ku do përfundojnë. Aty ka vlera të filmit shqiptar. Aty ka vlera dhe do të ishte një qendër e rëndësishme kulturore ky muze nëse do të bëhej, por kjo gjë nuk është në fuqinë tonë si regjisorë dhe nuk kemi se çfarë të bëjmë.

-Buxheti diskutohet jo pak sot nga kineastët. Sot sa i vështirëson realizimin e filmave?

Të gjithë ne si krijues themi që sa më shumë para të ketë aq më shumë filma bëhen. Ne kërkojmë që buxheti i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, i cili këto dy vitet e fundit ka njohur një rritje duhet të shkojë në nivelet e buxhetit të një shteti të vogël siç është Maqedonia. Kjo sepse ka plot kineastë të rinj dhe të talentuar, të cilët nuk mund të realizojnë filma nëse nuk kanë buxhet për projektin e tyre. Buxheti për filmin duhet të rritet dhe më shumë nga shteti, këtu duhet të jetë vëmendja e madhe. Unë jam i bindur që sa më shumë filma të mirë të bëjmë aq më shumë do të kthehet vëmendja nga kinematografia shqiptare dhe do të kemi buxhete të larta për filmin. Unë besoj se në vitet në vazhdim do të ketë përmirësim për buxhetin e kinematografisë shqiptare.

-Çfarë mund të na thoni për festivalin e filmit shqiptar?

Janë bërë festivale filmi. Para viteve ’90 bëhej një herë në dy vjet festivali i filmit shqiptar. Tani bëhet një herë në 5 vjet festivali, që të grumbullohen filmat më të mirë. I fundit u bë në 2012 me rastin e 100- vjetorit të Pavarësisë dhe të shpresojmë që do të kemi dhe një tjetër festival filmi shqiptar.

-Në kinemanë shqiptare sot i diskutuar jo pak dhe skenari. Në gjykimin tuaj si vjen sot skenari i filmit?

Skenari i filmit ka probleme dhe duhet punuar për këtë. Por mos harroni që festivali i filmit në Sarajevë është i rëndësishëm dhe me një peshë të madhe për kinemanë, dhe një film shqiptar, një aktore shqiptare merr titullin “Aktorja më e mirë”. Kjo nuk është pak dhe mos harrojmë që jemi një vend i vogël, kur bota sot prodhon me mijëra filma. Unë nuk jam i atij mendimi që ato filma që u bënë deri në vitin ’90 ishin të mirë dhe tani ato që bëhen janë të këqij. Përkundrazi edhe sot kemi artistë të rinj, regjisorë të rinj, aktorë të talentuar, që po demonstrojnë zotësi dhe aftësi që kinemaja është në rrugë të mbarë. Unë nuk shikoj probleme me kinemanë, por buxheti duhet të rritet. Shikoj dritë dhe shpresë për filmin shqiptar për një të ardhme më të mirë. Por ajo që dua dhe duhet të ndryshojë sa më shpejt të rritet buxheti nga shteti për kinemanë shqiptare. Financim për regjisorët dhe artistët.

-Po punoni për ndonjë projekt me filmin, dokumentar apo artistik?

Kam projekte, por është pak shpejt për të folur për këtë. Si shtëpi filmike “Bunkerfilmi” së shpejti në fund të shtatorit fillon filmin e ri artistik me regji nga Florenc Papas, dhe besojmë se  do të jetë film i mirë. Skenari është shkruar po nga Florenc dhe nga një vajzë tjetër. Eno është producent dhe ka dy vjet që po merret me montazhin financiar. Skenari ka fituar çmim të parë në Kiev dhe është shoqëruar me 10 mijë dollarë, çmim të parë në Selanik me 7 mijë euro, 50 mijë Euro nga Kosova. Shpresojmë të marrim bashkëprodhim me Maqedoninë, por sido që të jetë filmi do të fillojë dhe brenda këtij viti do të përfundojë xhirimi.

Intervistoi: Julia Vrapi

 

Më të lexuarat