BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

kultura-lifestyle

Pullumb Agalliu: Transformimet pas ’90 e dëmtuan TOB sepse artistët u larguan, sot duhet të shfrytëzojë të gjitha forcat artistike

Pullumb Agalliu: Transformimet pas ’90 e dëmtuan TOB sepse

Teatri i Operës dhe Baletit është një nga institucionet e rëndësishme të artit dhe kulturës në vend, por për koreografin e njohur Pullumb Agalliu ai duhet të shfrytëzojë të gjithë forcat krijuese brenda dhe jashtë vendit për aktivitetin artistik. Kanë kaluar vite, por koreografi Pullumb Agalliu e kujton punën që bëhej në teatër dekada më parë. Sipas tij vëmendje kishte krijimtaria kombëtare, por dhe trupat artistike kishin më shumë organizim. Në intervistën për “SOT” koreografi Pullumb Agalliu shprehet se në teatër duhet punuar për të pasur vepra kombëtare dhe këto nuk duhet të mungojnë në ngjarje apo përvjetor të ndryshëm. Sipas tij edhe vetë artistët duhet të jenë më kërkues në punën e tyre dhe jo gjithmonë ankesat janë zgjidhje për probleme të ndryshme. Në TOB ai ka interpretuar pothuajse në të gjitha shfaqjet, duke filluar nga baleti “Halili dhe Hajria”, “Cuca e maleve”, “Para stuhisë”, “Shota e Azem Galica”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, etj. Prej vitesh aktiviteti i tij artistik zhvillohet në Azerbajxhan. Koreografi kryesor i teatrit Akademik të Operës dhe Baletit në Baku të Azerbajxhanit, si dhe pedagog i Akademisë Koreografike, Pullumb Agalliu ka marrë shumë vlerësime në këtë vend për punën e tij. Por në aktivitetin e tij ka pasur disa bashkëpunime edhe me baletin e Kosovës dhe këto ditë ai solli në skenën e teatrit premierën e baletit “O moj Shqipëri”.

-Ju pak ditë më parë ishit me premierën “O moj Shqipëri” në Kosovë. Një vepër, që u mirëprit nga publiku. Ju keni bërë disa bashkëpunime me baletin kombëtar të Kosovës, këtë herë pse kjo vepër?

Kjo vepër baleti erdhi në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës në kuadër të 20- vjetorit të çlirimit të Kosovës. Ata donin më tepër një shfaqje festive, por më pas duke biseduar gjatë rrugës sepse iniciatori është dhe Ahmet Brahimaj drejtori i baletit të Kosovës, dhe meqë ishte jubile një rëndësi të madhe ka dhënë dhe UÇK, ardhja e NATO-s dhe çlirimi përfundimtar. Ata ranë dakord dhe unë përpunova një libret. Në historinë e popullit tonë autokton në këtë vend ne gjithmonë na kanë copëtuar, ku edhe sot e kësaj dite vazhdon kjo ide në trojet tona. Pjesa e parë është Shqipëria e lumtur, pjesa e mesme është Shqipëria gjithmonë na kanë copëtuar dhe pjesa e tretë është çlirimi, formimi i dal nga gjiri i popullit, Ushtrisë Çlirimtare dhe pjesa që është si mbyllje, ndihma që na ka dhënë NATO në çlirimin e plotë. Kjo është thelbi i veprës, një poemë me tre pjesë. Në vepër kam vënë dhe një poezi të Pashko Vasës. Po kjo është trajtuar në formë poemë dhe nuk ka personazhe konkret. Personazhi konkret është populli. Ekziston tek mua edhe mund ta kem gabim, por ne vetë shqiptarët nuk po japim që këtë popull ta shohim njëherë pa halle. Ne edhe kur fitojmë diçka na del sërish një hall. Ne kemi halle midis nesh, që nuk po i japim rrugëzgjidhje. Kjo ishte një vepër, që u interpretua në skenë nga rreth 27 veta, pothuajse e gjithë trupa e baletit në Kosovës.

-Ju keni bërë disa bashkëpunime ndër vite me trupën e baletit në Kosovë. Si ka qenë deri tani puna juaj?

Baleti “O moj Shqipëri” është bashkëpunimi i pestë, që kam me trupën e baletit në Kosovë. Një trupë që e njohim mirë njëri- tjetrin, dhe kjo shfaqje u risoll në skenë në një kohë rekord. Janë djem dhe vajza shumë të talentuara, që punojnë me ndershmëri.

-Veprën e baletit “O moj Shqipëri” a do ta sillini dhe në skenën e Tiranës?

Që të mbahet një shfaqje do një punë shumë të madhe t’ju them të drejtën dhe nëse ata në Kosovë e mbajnë me këtë rigorozitet mundem. Por problemi është se në çfarë skene, sepse ka shumë efekte dritash. Mund të ketë skena të vogla në Tiranë, por nuk del ai emocion me veprën, sepse ajo ka një teknikë shumë të zhvilluar.

 -Si po vijon aktiviteti juaj në Azerbajxhan me krijimtarinë?

Unë u bëra 25 vjet që zhvilloj aktivitetin tim krijues në Azerbajxhan. Ky vit ka qenë shumë i ngarkuar, sepse ka pasur shkolla aktivitete pasi ishte 90 -vjetori i saj. Unë jam koreograf edhe në Akademi ku punoj, por dhe në teatrin e Azerbajxhanit. Kemi pasur tre premiera aty në Baku dhe kemi vënë shfaqje baleti të ndryshme.

-Ju keni një aktivitet të vlerësuar me vepra të në skena të ndryshme, ishit dhe në Kosovë. Pse në Shqipëri keni munguar prej vitesh?

Unë kam shumë respekt për drejtoreshën Zana Çela, madje kur ka qenë më parë në teatër më ka propozuar për të qenë me një vepër në TOB, por gjatë rrugës gjërat ndryshojnë. Edhe kur ishte Zhani Ciko më pati propozuar, por se di pse gjërat ndryshojnë rrugës më pas. Titullarët kanë thënë, por më pas nuk bëhet. E ndryshojnë mendimin për arsye siç duket dhe nga forcat  e brendshme, që mund të jetë dhe një lloj xhelozie, sepse unë vij i përgatitur po erdha. Pra unë nuk mendoj se kam pengesë nga Zana, sepse ajo vetë më mori në telefon para disa vitesh. 

-Ju që nga 1963 keni qenë në TOB, si e kujtoni punën tuaj ato vite dhe sot çfarë ka ndodhur me teatrin?

Ajo kohë ka pasur anët e veta negative, por dhe të mirat e veta, sepse u synua drejt formimit të figurës kombëtare me baletin kombëtar dhe kjo për mua është një gjë shumë e mirë. Por negative ishte, sepse u lanë mënjanë veprat botërore. Në ato vite bëheshin vepra kombëtare, ndërsa sot të bësh një balet kombëtar e para punës duhet të njohësh mirë historinë e kombit tënd, të njohësh detajet, anën filozofike dhe çfarë duhet të thuash me këtë vepër. Duhet të gjesh kompozitorin, libretistin, etj. Por kjo do shumë pjekuri dhe nuk bëhen gjërat kollaj.

-Në një intervistë pak ditë më parë edhe ish solisti i TOB Skënder Jazexhiu një nga artistët e njohur  u shpreh se mungojnë veprat kombëtare në skenë. Sa është kjo shqetësuese për ju?

Në Kosovë tre koreografë kanë vënë tre premiera me temë shqiptare, aktuale dhe moderne. Një vepër që unë pashë nga Sinan Kajtazi e ka vënë në skenë shkëlqyeshëm, me një dramë dhe filozofi brenda. Ndërsa në TOB tek ne duhet të lëvizin gjërat, jo vetëm unë por i gjithë brezi jonë më i vjetër jemi në gjendje ta ndihmojmë teatrin. Dhe jo ta ndihmojmë me fjalë, por me punën tonë. Por këtu janë problem dhe ankesat. Edhe atje ku jam unë kur bëhen mbledhje të këshillit artistik të gjithë fillojnë dhe kanë ankesa. Por unë si koreograf nuk mundohem ti gjej arsyet tek të tjerët, por tek vetja ime. Edhe në Teatrin e Operës dhe Baletit nuk duhet të flasin vetëm për të metat artistët, por më mirë le të punojnë dhe vetë pak më shumë, sepse dhe në këto kushte ka shumë mundësi për të bërë. Kur po bën Kosova me atë skenë të vogël me një sallë jo më ne. Por tek ne nuk është puna me u ankuar, por me u bërë dhe të gjendet njeriu që ta bëjë. Jo vetëm ankesa, por artistët ti hyjnë punës, të gjejnë mënyrën e përbashkët, mënyrën, të bashkohen dhe të bëjnë diçka për skenën. Kur fillon njeriu ankohet shumë nga praktika ime është paaftësia, që e pengon. Edhe mua më kanë penguar shumë në Azerbajxhan dhe sërish ia kam dalë mbanë. Aty ku jam unë jam i vetmi me titull “Mësues i Merituar” nuk ka asnjë nga të vendit aty. Unë e kuptoj që mund të ketë pengesa në art, por dhe vetë artistët duhet të punojnë më shumë. Por e them sërish që nuk është kollaj të vësh një vepër kombëtare në skenë, duhet punë. Por nëse thuhet sot ka buxhete të pakta për artin në vend, financimi duhet të jetë. Arti kërkon buxhete. Nëse kompozitori shkruan një vepër ai duhet paguar. Duhet të nisë vëmendje që nga Ministria e Kulturës, duhet të kemi vepra kombëtare në skenë, sidomos në jubile apo ngjarje të rëndësishme. Arti nuk është matematikë, janë dhe gjëra që vijnë nga frymëzimi.

-Po në teatrin ku ju punoni si është i ndërtuar programi?

Atje çdo vit ka vepra kombëtare. Vetëm vitin e fundit janë vënë në skenë katër vepra të autorëve të tyre. Kur kanë ndonjë jubile vjen dhe direktiva nga ministria përkatëse dhe ka vëmendje për krijimtarinë nacionale. Për mendimin tim tek ne nëse kjo nuk bëhet është difekt i institucionit tonë. Nëse kemi ngjarje me rëndësi, në përvjetore duhen vepra kombëtare në skena. Por unë e theksoj që për mua problemi në art qëndron aftësia, kjo është thelbi i gjërave. Tek aftësia jo vetëm në të bërit art, por dhe aftësinë drejtuese. Një drejtues kur merr përsipër një institucion duhet të krijojë një terren të tillë, që të mbillet shumë për kulturën tonë kombëtare, por dhe botërore. Kulturën kombëtare duhet ta ngremë në atë nivel, që të jetë shumë më lart se sa kemi bërë ne diku. Atëherë do të ketë një sy më modern dhe bashkëkohor, dhe kjo të jep mundësi më shumë.

-Çfarë kërkon sot për Teatrin e Operës dhe Baletit?

Transformimet pas viteve ‘90 e dëmtuan Teatrin e Operës dhe Baletit, sepse humbën shumë gjëra. Artistët u larguan, baza teknike dhe financiare ka probleme, por atëherë financonte shteti.  Teatri i Operës dhe Baletit të shfrytëzojë të gjithë forcat krijuese dhe artistike brenda dhe jashtë vendit, që mund të kenë ide. Ne si komb kemi shumë mundësi për të bërë. Nuk mund të qëndrojë TOB vetëm me ata që janë këtu, por dhe ata jashtë ti shfrytëzojë. Artistët të vënë fuqitë e tyre në drejtim të realizimit të veprave nëse e duan këtë komb. Artistët të koordinojnë forcat e tyre për të sjellë në skena vepra të mira kombëtare dhe botërore, dhe vërtetë në TOB janë vënë edhe shfaqje të mira. Por trupa e baletit në kohën tonë ka qenë shumë më e organizuar.

-Në çfarë vitesh?

Duke filluar nga viti 1963 trupa e baletit ka qenë e organizuar, sepse kishte karakter, qëllim të caktuar. Por sot ka një lloj diferencimi. Sot ka të talentuar, por nuk janë të organizuar siç ka qenë në kohën tonë para ’90. Pra talente ka, por duhet organizim.

Intervistoi: Julia Vrapi