SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Rakip Shabani: Nëse nuk ikën drejtori Shkololli, GKA nuk bëhet
Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Qershor 2019
Piktori Rakip Shabani shprehet se në Galerinë Kombëtare të Arteve nuk gjen artistët shqiptarë, ndërsa është kthyer në një institucion, që nuk vizitohet më. Kjo gjendje sipas tij ka bërë që shumë artistë të shprehen të shqetësuar për këtë institucion dhe duhet që Ministria e Kulturës të shikojë se çfarë po ndodh me GKA. Në intervistën për “SOT” piktori i njohur Rakip Shabani shprehet se nëse nuk largohet drejtori i GKA, ai institucion nuk bëhet. Për piktorin Rakip Shabani ekspozitat që hapen qëndrojnë për muaj me radhë, ndërsa veprat e fondit po qëndrojnë të mbyllura. Piktori shprehet se ai institucion quhet Galeria Kombëtare e Arteve dhe në fillim duhet të përballet me artin shqiptar. E papranueshme është për piktorin, që arti figurativ është në gjendje të mjerueshme dhe duket që institucionet nuk kanë bërë gjë për artistët. Në aktivitetin e tij krijues, Rakip Shabani hyri në art me dëshirën për të përshkruar imazhet e peizazheve shqiptare, duke udhëtuar pa u lodhur nga veriu në jug. Ai ia doli me sukses të realizonte dhjetëra ekspozita vetjake në Shqipëri dhe jashtë saj, punime që ai i realizoi në teknikën e vajit dhe akuarelit. Në vitin 2006, Rakip Shabani çeli në GKA ekspozitën e tij vetjake, të cilën ia kushtoi figurës së Ali Pashë Tepelenës, një ekspozitë me 40 punime në vaj dhe 4 akuarele. Krijimtaria e piktorit Rakip Shabani tashmë ruhet në GKA, në galerinë e Vlorës dhe në koleksionistë brenda dhe jashtë Shqipërisë.
-Ju keni qenë kritik deri tani për mënyrën se si po funksionon Galeria Kombëtare e Arteve. U bënë kohë që artistët pohojnë probleme, çfarë ka ndryshuar deri tani?
Unë nuk jam kritik. Nuk kritikoj njeri. Këtu në këtë rast po fajësoj njerëz, po i bëj me faj. Unë i bëj me faj për arsye, sepse është i vetmi kosovar që është antiartit dhe antiartistëve shqiptar drejtori Erzen Shkololli. Faktet janë këto, që nëntë muaj një ekspozitë e gjermanëve, gjashtë muaj një ekspozitë e kosovarëve, që po të vesh brenda në Galerinë Kombëtare të Arteve unë mendova se kishte vajtur kryetari i bashkisë dhe e kishte mbjellë me pemë. Në GKA është një sallë e mbjellë më pemë dhe titulli quhet “Pylli magjik”. Unë u habita dhe thashë me vete jam në Galerinë Kombëtare të Arteve apo te parku kombëtar! Ka ekspozita gjashtë muaj dhe në fakt prisja që ato pemë të ishin rritur po kishin qëndruar po aq, sepse brenda Galerisë Kombëtare të Arteve nuk ka diell për tu rritur pemët. Unë atë nuk e quaj drejtor të GKA, por shkatërrues të saj. Për mua ai duhet të iki urgjentisht nga GKA dhe njerëzit e Ministrisë së Kulturës duhet ti shqetësojë kjo gjë që po ndodh në Galerinë Kombëtare të Arteve. Por nuk e di Ministria e Kulturës është Ministria e Kulturës e shqiptarëve? Lind një pyetje, ajo na do ne si artistë apo jo?
-Sipas jush sa ka bërë ministria?
Ministria e Kulturës për artistët nuk ka bërë gjë. Unë nuk di që të ketë organizuar ndonjë gjë ministria për ne. Po organizon koncerte në vende të ndryshme, çon këngëtarë, por deri tani nuk ka asnjë konkurs kombëtar për ne artistët e artit figurativ. Të paktën të ishte një ekspozitë, ku të flisnin artistët me veprat e tyre për problemet e kohës, pasi brezat që vijnë duan patjetër që ti njohin këto ngjarje. Dhe ngjarjet dhe historitë e një kombi përjetësohen vetëm nëpërmjet veprave të artit. Pra ky duhet të jetë synimi mendoj unë i Ministrisë së Kulturës apo njerëzve të tjerë, që janë në kryeministri dhe merren me problemet e artit.
-Në muajin shtator në GKA sipas aktiviteteve të lajmëruara pritet që të bëhet hapja e sallave të rikonceptuara të linjës muzeore, koleksioni i GKA, por i kuruar nga të huajt. Ju si e shikoni këtë?
Ky shkatërrues i GKA po mendon si ta shkatërrojë akoma më shumë. Ky nuk do ta dijë për intelektualët shqiptarë që rrojnë apo jo, për kritikët shqiptarë, për artistët shqiptarë, por thërret të huajt. Siç i organizon ekspozitat e të huajve, tani ata po na i sjell dhe të gjykojnë për veprat tona. Unë nuk kam ndonjë koncept të gabuar që të gjykojnë të huajt për veprat e mia, por ndërtimi i një Galeria Kombëtare të Arteve bëhet nga njerëz kombëtarë. Për arsye se ndjenjat e kombit tim sa i kuptoj unë nuk i kupton ai i huaji. Aq më tepër ka në botë shtete, që nuk janë komb. Përshembull një amerikan nuk mund të gjykojë për artin tim, për arsye se Amerika nuk është komb, por është shtet. Atëherë për të gjykuar për Galerinë Kombëtare të Arteve dhe artin kombëtar natyrisht është njësoj sikur të gjykosh për etnografinë dhe kulturën shqiptare, për etnografinë, që është pararendëse e artit figurativ. Është njësoj sikur ne të mohojmë studiuesin tonë të madh Rrok Zojzi, sikur ne të mohojmë ikonografinë e artit bizantin shqiptar. Ne si artistë natyrisht në gjurmët e këtyre njerëzve të artit, kurse një i huaj nuk ka hyrë aq thellë, pra që të njohë etnografinë, të njohë arkeologjinë shqiptare. Për mua nëse nuk ikën drejtori prej aty ajo galeri arti nuk bëhet. Në Galerinë Kombëtare të Arteve nuk duket asnjë artist shqiptar. Po të hysh në GKA është bosh nuk kanë interes ta vizitojnë. Turistët kanë interes të shikojnë veprat shqiptare në galeri. Quhet GKA dhe duhet të ballafaqohet në fillim me artin shqiptar
-Mungesa e sallave për ekspozim ka bërë, që artistët të përplasen të gjithë në Muzeun Historik Kombëtar. Sa është shqetësuese?
Galeria Kombëtare e Arteve nuk ka për detyrë të hapë ekspozita të artistëve. GKA për të gjitha punët e fondit, ku duhet të mblidhet një grup artistësh shqiptarë dhe të vënë një plan se si dhe çfarë veprash do të ekspozohen, periudhat, dhe të zihen të gjitha sallat me veprat e artit që po rrinë në bodrum. Unë kam 24 vepra arti në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve dhe nuk më është ekspozuar asnjë vepër. Duhet që Ministria e Kulturës me njerëzit më të mirë, artistët më të mirë që ka, duke futur edhe të tjerë si etnografë apo të zhanreve të tjera të krijojë një grup pune dhe në të gjitha sallat e Galerisë Kombëtare të Arit të ekspozohen veprat e artit. E theksoj sërish grup me shqiptarë dhe jo të huaj. Natyrisht pastaj të mundohet. Por nëse Ministria e Kulturës do ti thotë drejtorit të GKA që ti ke këtë detyrë, të organizosh të gjitha punët në galeri dhe nuk duhet ti merresh me ekspozitat e piktorëve të huaj dhe shqiptarë. GKA mund të hapë ekspozitë të Kol Idromenos që ka aty veprat, të Guri Madhit, etj. Por jo ti të hapësh vetëm ekspozitat e të huajve dhe të paguhet salla, dritat e të gjitha tjerat, dhe unë pyes kjo Ministria e Kulturës a ka llogjikë? Kjo që ndodh është antillogjike. Atëherë si mund të jemi ne të kënaqur me këto gjëra? Pa të vihet në pozitë njëherë ministria sikur ajo të ishte artiste dhe unë të isha ministër i Kulturës, çfarë do të bënte ajo? Pra këto që them unë nuk janë gjëra të reja, sepse i ka bërë bota. Bota ka privilegjin që ekspozon dhe punë në natyrë. Mendimi im është që të hiqen ato hekura para GKA dhe të vendosen disa skulptura të bukura. Kjo do të ishte gjëja më e bukur dhe Tirana do të ishte më e bukur. Ajo nuk është re, ajo ka emrin Re po nuk është. Ajo është vendos në një vend dhe quhet Re dhe pas ka një sfond jeshil. Pastaj pa u futur në probleme të tjera, është gjithë kjo rrugë dhe ne nuk kemi një monument. Është i vetmi kryeqytet në botë, që nuk e ka këtë. Në botë është rruga e heronjve të kombit por aty janë vënë dhe heronjtë. Tek ne mendohet për rrugë dhe grataçela, por për vepra arti nuk mendohet.
-Dhe me këto probleme çfarë po ndodh me artin dhe kulturën në vend?
Arti figurativ është në gjendje të mjerueshme. Kjo gjendje nuk është e panjohur dhe për Ministrinë e Kulturës dhe për njerëzit, që merren me instancat e tjera këto probleme nuk janë të panjohura.
-Ju kur keni qenë për herë të fundit në Galerinë Kombëtare të Arteve?
Unë kam qenë të mërkurën dhe nuk më pranuan, sepse deshën të prisja biletën. Nuk më njihnin në GKA. Iu prezantova atje. Unë doja të shkoja për të parë dhe njëherë atë pyll të madh në galeri. Në asnjë GKA të botës artistët që janë prezent dhe rrojnë akoma jo vetëm që kur venë në galeri nuk paguajnë, por është privilegj që ata venë në një galeri dhe vazhdojnë të respektojnë artin e miqve të tyre dhe të vetes. Por jo të vete unë në GKA dhe aty janë punonjës që nuk njohin artistët, ne që kemi dhe vepra në fondin e saj. Ata njerëz aty që punojnë i zgjedh drejtori i GKA.
-Ju keni kohë që jeni shprehur se duhet zhvilluar një konkurs kombëtar nga ministria. Mungesa e tij çfarë sjell?
Mendoj se duhet të organizohet një konkurs nga Ministria e Kulturës. Ministria organizon të gjitha institucionet e artit në vend edhe GKA, edhe muzeun, etj. Por kjo është që punon mbrapsht. Për arsye se nuk është në hije Ministria e Kulturës. Mirë që nuk e ka marr vesh, por të paktën ka kaluar njëherë të GKA dhe ka parë që një ekspozitë qëndron 6 muaj? Ky është fakt. Ministria e Kulturës duhet të hapë një konkurs kombëtar me patjetër për piktorët dhe skulptorët. Përshembull një ekspozitë e bukur do të ishte për ditët tona. Si i përjetësojnë artistët ditët tona.
-Ju vetë keni aplikuar ndonjëherë te ministria me projekt për ndonjë një ekspozitë tuajën?
Unë vetë nuk kam aplikuar ndonjëherë për arsye se nuk kam pasur nevojë nga ai institucion. Mua kryesisht mi kanë hapur ekspozitat ambasadat e huaja dhe jo ministria jonë.
-Ju kur do ta hapni ekspozitën tuaj të radhës?
Ekspozitën time unë mendoj që ta hap në muajin korrik në Muzeun Historik Kombëtar. Do të jetë me punime për urbanistikën e Tiranës para viteve 20-30, për etnografinë tiranase, tipet dhe karakteret, pazaret e vjetra, objektet arkitektonike, kishat, legjendat shqiptare si dhe arkeologjinë shqiptare. Në ekspozitë unë kam Tiranën e vjetër për të thënë sa e bukur është.
Intervistoi: Julia Vrapi