BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

kultura-lifestyle

Rakip Shabani: Nuk flitet më për artistët dhe vlerat artistike, veprat e vërteta po zëvendësohen nga llamarina

Rakip Shabani: Nuk flitet më për artistët dhe vlerat artistike,

Institucionet nuk tregojnë interes për veprat e artistëve të njohur shqiptarë, por kjo situatë sipas tyre vijon prej vitesh. Në intervistën për “SOT” piktori Rakip Shabani shprehet me keqardhje, që në Tiranë nuk ka më interes nga institucionet për veprat e artistëve. Sipas tij, më shumë po tregohet vëmendje ndaj punëve që janë të diskutueshme në hapësirat ku janë vendosur, se sa për veprat e artistëve të njohur shqiptarë. Problem për piktorin vazhdon të jetë Galeria Kombëtare e Arteve. Sipas piktorit, ai institucion nuk mund të shikohet vetëm për të hapur ekspozita të autorëve që janë jashtë saj, por duhet të tregojë vëmendje më shumë për veprat që janë në fond, sepse qëndrojnë mbyllur. Për piktorin Rakip Shabani, Ministria e Kulturës duhet të mendojë më shumë për artistët, por deri tani ka munguar vëmendja për artin dhe trashëgiminë tonë kulturore.Punimet e piktorit Rakip Shabani kanë shëtitur dhe janë mirëpritur dhe pëlqyer nëpër botë si në Angli, Amerikë, Argjentinë, Japoni, Greqi, Gjermani, Rumani, Bullgari, Itali. Në aktivitetin e tij piktori ka hapur 50 ekspozita personale, brenda dhe jashtë vendit.

-Ku jeni përqendruar me punë tuaj në pikturë gjatë kësaj kohe?

Unë këto kohë kryesisht në punën time jam përqendruar nga bregu i detit, por nuk harroj dhe legjendat tona. Këtij motivi i jam kthyer disa herë në punët e mia në pikturë, por ndryshe. Përshembull te vepra “Kush e solli Doruntinën” është besa, por është e trajtuar ndryshe. Një tjetër vepër unë kam bërë për legjendën e Gjonit. Por së shpejti po mendoj që këto vepra, që po punoj ti ekspozoj për publikun. Unë kam punuar më parë dhe një cikël me piktura kushtuar qytetit të Gjirokastrës. Kam dhe një tablo të madhe për gjithë Gjirokastrën, me kalanë dhe ujësjellësin, si dhe një grup bagëtish, që kalojnë mbi urë. Veç ciklit me punime nga bregu i detit kam peizazhe edhe nga Rugova, kam meteorët, por dhe një cikël punësh e kam nga Kapadokio. Një cikël tjetër punësh në pikturë në studion time i kushtohet etnografisë dhe arkeologjisë shqiptare, po ashtu kam dhe një cikël peisazhesh nga Shqipëria dhe Kosova.

-Dekada me punën tuaj në pikturë, por ju jeni shprehur se natyra është pedagogu i përhershëm. Si ka ndikuar kjo në krijimtarinë tuaj ndër vite?

 Nga natyra nuk mëson vetëm vlerat artistike, por mëson dhe historinë e njerëzimit. Mëson çfarë malesh dhe kodrash kemi, formën dhe strukturën e tyre ta tregon natyra. Pra natyra është një galeri për mua e paarritshme, por më pas ke dhe tipe, karaktere, histori, poezitë e njerëzve, legjendat dhe rapsoditë e tyre. Njerëzimi për mua të mësuarin fillestar ka vetëm atë të vizatuarit të shpellave. Pra nëse ata vinin për gjueti, dhe vizatonin një dhi dhe një shigjetë, e merrnin vesh që do iknin për gjueti, që do të hanin dhe mishin dhe do merrnin dhe lëkurat. Por dhe sot, që në klasë të parë të fillores mësuesja bën viza si fillim, dhe më pas ne vijojmë me shkronjat. Pra ne njerëzit mësojmë siç kemi mësuar në fillim të jetës sonë, si nëpër shpella. Por sot në vend të shpellës kemi dërrasën e zezë, në vend të shpellave ne kemi librat, që i lexojmë ose kemi veprat e artit. Por kjo u shfrytëzua dhe nga priftërinjtë në kisha. Prifti fliste, por e vuri re që nuk e duronin gjatë, dhe kështu ai filloi të pikturonte në muret e kishës me historinë e Krishtit, dhe filloi arti bizantin i kultivuar. Unë kam shumë simpati për artin bizantin të kultivuar, për artistët e mëdhenj që ne kemi si Onufrin, David Selenica, etj. Në tablotë e mia në pikturë unë kam një cikël me flutura dhe kam vendosur një ikonë, që mua më ka pëlqyer shumë, ku në sfond i kam vënë fluturat. Pra si është i lidhur arti me natyrën dhe ikonografia, që është gjëja më e mrekullueshme.

-Ju jeni shprehur me kritika për mungesën e veprave të artit në Tiranë. Çfarë kërkoni të bëhet?

 Pa mohuar gjërat e mira që ka bërë bashkia në Tiranë, por për sa i përket artit bën një pseudoart. I keni parë gjithë ato pallate që vizatohen, madje u vu dhe një afishe me piktorët, që ishin nga jashtë dhe i bënin këto gjëra. Mendojnë që ky është arti, dhe thonë që kanë thirrur shumë artistë. Kemi bulevardin “Dëshmorët e kombit”, e para aty nuk ka asnjë vepër arti skulpturë për dëshmorët ose heronjtë e kombit. E dyta, aty ku po bëhet një lulishte karshi hotel “Dajtit” po ta vini re janë ngritur kodra me dhe. Është hequr dhe ajo që shkruhej Tirana në atë park. Te një ekspozitë, që është hapur këto ditë e skulptorit të njohur Perikli Çuli aty ka vepra shumë të bukura, që mund të vihen në parqet e Tiranës. Por për fat të keq në hapjen e ekspozitës aty nuk ishin as nga Ministria e Kulturës dhe as kryetari i Bashkisë. Unë pyes, përse këta njerëz nuk mendojnë, që kur bëhet një lulishte aty të jetë dhe një vepër arti? Ne sot që flasim kemi para Galerisë Kombëtare të Arteve një strukturë të madhe metalike, që nuk ka asnjë vlerë artistike, por vetëm që aty shkojnë të rinjtë dhe kërcejnë. Unë nuk e shikoj si vepër arti, por si një skeleri që është vënë përpara Galerisë Kombëtare të Arteve. Po a nuk do të ishte mirë, që gjithë ai shesh para GKA të shfrytëzohej për skulpturat, që janë në fondin e galerisë dhe po kalben aty? Këtë e bëjnë mjaft galeri të botës, e bën dhe Luvri që jashtë ka vënë veprat e artit të skulptorëve. Por tek ne nuk e bëjnë këtë. Kemi sheshin “Skënderbej”, ku aty bëhet çdo gjë, por është vetëm me dy vepra arti. Kemi një vepër të Odhise Paskalit “Skëderbeu” si dhe mozaiku “Shqipëria”, që është realizuar nga një grup piktorësh. Karshi, Muzeut Historik Kombëtar është vënë një skulpturë, që vetëm e tillë nuk quhet, por e gjitha është në polesterol. Pra janë kail, që si e si ta diskretojnë artin në këtë rast, se sa të thërrasin piktorë dhe skulptorë për të dhënë një mendim. Unë po ju them, që vepra e Odhise Paskalit, si dhe mozaiku kanë parë shumë kryetarë bashkie dhe kryeministra ndër vite dhe do të shohin sërish. Por çdo kryetar bashkie dhe kryetar i shtetit tonë do të vlerësohet më vonë se sa vepra arti ka vendosur në mjediset tona. Por mungesa veprave të artit nuk është problem vetëm për Tiranën, sepse e njëjta situatë vijon dhe në qytete të tjera. Përmend Vlorën ku aty bashkia nuk kujtohet, që të rregullojë galerinë e veprave të artit. Ajo galeri ka një fond të mrekullueshëm. Në Shkodër kemi faktin më skandaloz. Në vendin ku ishin “Heronjtë e Vigut” kanë vendosur një strukturë betoni, që mund ta kuptojë vetëm kryetari i baskisë, asnjë tjetër. Po të vini re në Tiranë ka filluar fondacioni llamarina.

-Kur thoni ka filluar fondacioni llamarina, çfarë keni parasysh për Tiranën?

Në Tiranë ka filluar fondacioni llamarina ose inoksi, sepse sa hyn në qytet do të shikosh një strukturë inoksi, gati dy kube një i kthyer me kokë poshtë dhe një me kokë lart. Ajo ka vetëm një efekt verbues karshi makinave aty, kurse vlera artistike nuk diskutohet. Kjo gjë edhe tek presidenca, që dhe aty po ta vini re është një llamarinë, por kemi dhe diku tjetër në vendet tona të tilla punë. Po ta vini re edhe te Pazari i Ri nuk ka asnjë vepër arti, por ka vetëm disa lejlekë prej kashte, që po kalben. Në Tiranë ka nisur fondacioni llamarina dhe nuk po pyetet për veprat e artit nga institucionet tona.

-Me qëndrimin tuaj kritik ndaj Galerisë Kombëtare të Arteve ju i jeni bashkuar dhe artistëve të tjerë. A ka ndryshuar gjë nga problemet, që ju keni pohuar prej kohësh?

Unë mendoj, që dikush që është pushtetar ka interes të mbajë atë drejtor të Galerisë Kombëtare të Arteve. E them këtë, sepse asnjë drejtori shqiptar të GKA nuk i është bërë ky nder sa i janë bërë titullarit tani, që e kanë sjellë nga Kosova. Fakti është, që në Galerinë Kombëtare të Arteve çdo promovim që bëhet nuk vete asnjë skulptor dhe piktor shqiptar. Pra Galeria Kombëtare e Arteve është abandonuar, është bërë e huaj për ne. Mendimi im është, që bashkë me drejtorin e GKA të hiqet dhe ajo skeleri përpara saj. Unë pres që GKA të funksionojë me të gjitha resurset e saja. E kam thënë dhe më parë, që Galeria Kombëtare e Arteve nuk ka për detyrë që të hapë ekspozita të autorëve shqiptarë dhe të huaj, që janë jashtë fondit. GKA mund të hapi për ndonjë eveniment të pazakontë ekspozita si për shembull Van Gogh, por ajo duhet të ekspozojë gjithmonë veprat e autorëve, që janë në fondin e saj.

-Sa vepra keni ju në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve?

Unë si piktor kam 24 vepra pikture në fond, por që nuk është ekspozuar asnjë nga Galeria Kombëtare e Arteve. Galeria me fondin e veprave të artit para viteve ‘90 mbahet, sepse pas këtyre viteve nuk ka blerë punë nga autorët shqiptarë.

-Si e keni parë punën e Ministrisë së Kulturës ndër vite?

Veprat, që janë me dinjitet dhe ne krenohemi janë ndërtuar para se sa të vinte demokracia në vendin tonë, pra para viteve 90. Muzeu “Onufri” në Berat është ndërtuar në ato vite. Unë pyes çfarë muzeu ka ndërtuar Ministria e Kulturës? Ka funksionuar dikur në Tiranë një muze i etnografisë, dhe sot nuk është më muzeu, por as tabela. Ne dhe sot mburremi po me muzetë, që janë bërë para viteve ‘90. Po çfarë ka bërë Ministria e Kulturës ndër vite për artin tonë? Në Dhërmi janë 50 kisha, dua të di çfarë ka restauruar. Në Vuno janë 40 kisha, sa është bërë për ato? Në lumin e Vlorës janë kisha dhe tuma ilire, por çfarë kanë bërë për Shpellën e Shkruar në Lepenicë, që është unikale në botë? Ministria e Kulturës nuk ka bërë asgjë për artin tonë, por problemet janë dhe me trashëgiminë.

Intervistoi: Julia Vrapi