BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

kultura-lifestyle

Rita Gjeka: Rikonstruksioni i teatrit “Migjeni” një shëmti, që u bë sa për fushatë meqë na u premtua...

Rita Gjeka: Rikonstruksioni i teatrit “Migjeni” një

Teatri “Migjeni” në Shkodër nuk përmendet dhe as ndihmohet nga Ministria e Kulturës. Drejtoresha e teatrit Rita Gjeka shprehet se një nga teatrot më të mirë në vend nuk ka gjetur mbështetje nga Ministria e Kulturës. Në intervistën për “SOT” drejtoresha Rita Gjeka flet për punën që bëhet në institucionin që ajo drejton, ku pranon dhe problemet që vijojnë me godinën, një projekt për rregullimin i cili duhet të vijojë nga Ministria e Kulturës. Për drejtoreshën e teatrit “Migjeni” sezoni artistik do të nisë me një vepër teatrore të një autori të huaj, por në vijim do të jenë dhe të tjera aktivitete. Por Gjeka shton se edhe pse janë vënë në skenë shfaqje gjigande, nga ministrja Kumbaro ky institucion nuk përmendet. Pjesë e intervistës me drejtoreshën e teatrit të qytetit të Shkodrës janë dhe të tjera probleme që shqetësojnë sot artistët në rrethe, pagat e ulëta dhe pa shpërblime për figurën artistike. Aktore dhe njëkohësisht dhe drejtoreshë e teatrit në Shkodër Rita Gjeka nënvizon se dhe ato projekte që ndan Ministria e Kulturë shkojnë te ata që janë pranë saj.

-Në sezonin e ri artistik në teatrin “Migjeni” në Shkodër, çfarë pritet me projektet e para?

Ne në teatrin “Migjeni” e kemi shumë të ngarkuar sezonin artistik që vjen, dhe unë nuk kam pasur mundësi të jem e shkëputur nga puna, me përjashtim të ndonjë dite. Ne duhet të jemi gati për premierën e parë në skenën e teatrit tonë, që titullohet “Reigen”. Një vepër që është dhe nën kujdesin e Ambasadës Austriake, që ka financuar dhe ardhjen e regjisorit austriak për shfaqjen. Ai vjen sërish me datë 27 gusht dhe premiera do të jetë me datë 14, 15 dhe 16 shtator. Por ndërkohë ne në teatrin tonë organizojmë dhe një festival ndërkombëtar xhazi. Është “Rrok Academy”, që për çdo vit zhvillon festivalin që sjell dhe artistë të huaj në Shkodër. Festivali nis më datë 29 gusht por me datë 2 shtator do të jetë dhe një shfaqje në teatër. Për këtë ne jemi të detyruar që të punojmë për ndriçimin, duhet të kemi gati dhe skenën, etj. Fillimi dhe mbarimi i festivalit do të jetë në skenën e teatrit tonë.

-Sezoni artistik më parë për ju si drejtuese e teatrit “Migjeni” çfarë përcolli?

Me sezonin artistik që kaloi, jam shumë e kënaqur për arsye sepse ka pasur shfaqje. Mes tyre përmend dhe një gjigande që ishte me 60 artistë në sallë dhe nuk ka qenë e thjeshtë. Bëhet fjalë për veprën teatrore “Gomari i Babatasit” me regjisorin Altin Basha, me të cilin në fund të muajit shtator do të jemi dhe në festivalin e teatrove që do të zhvillohet në Tiranë. Me sa dimë një pjesë e festivalit do të zhvillohet te Teatri Kombëtar dhe një pjesë te “Turbina”. Ne me shfaqjen tonë kemi zgjedhur që të jemi në skenën e Teatrit Kombëtar, sepse vepra “Gomari i Babatasit” ka lidhje dhe me vetë këtë teatër, mosshembjen e tij. Protesta jonë vjen dhe nëpërmjet shfaqjes sonë.

-Në shfaqjet në teatrin e Shkodrës ju angazhoni dhe artistë nga teatrot e tjera, si ata nga Tirana. Si vjen ky bashkëpunim?

Janë të rrallë ata që marrim, kjo ndodh në momentin që unë nuk e plotësoj dot trupën time artistike dhe jam e detyruar që të marrim dhe artistë të tjerë jashtë teatrit tonë. Por dua të theksoj që shfaqja më e madhe “Gomari i Babatasit” u bë vetëm me artistët e trupës sonë. Trupa jonë në teatrin “Migjeni” është tashmë e plotësuar dhe për këtë ndihem vërtetë krenare. Vit pas viti, ne po mundohemi të marrim artistë të rinj, më i fundit ishte Kristi Lleshi, që sapo u diplomua u emërua në teatrin tonë.

-Në reagimet tuaja si drejtuese e teatrit “Migjeni” keni bërë thirrje që duhet të nisë sërish puna për rregullimin e institucionit që ju drejtoni. Për teatrin “Migjeni” jeni shprehur se nuk ka vëmendjen nga Ministria e Kulturës. Çfarë po ndodh?

Për teatrin “Migjeni” flitet gjithmonë një muaj para zgjedhjeve, dhe ne na premtojnë shumë. Ne na ka premtuar dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ku aty ishte dhe Ditmir Bushati, u tha se do të fillonte dhe faza e dytë e rikonstruksionit. Unë e kam folur shumë për këtë problem me punimet për rikonstruksionin e teatrit. Edhe ajo që është bërë më parë vetëm rikonstruksion nuk mund të quhet për teatrin “Migjeni”. Si mund të quhet rikonstruksion i teatrit kur nuk është vënë dorë në asgjë që ka lidhje me teatrin. Nuk pikon më tavani, por problemet e tjera vijojnë. Por unë dua të them se i kam heronj punëtorët e skenës, që e kanë mbajtur teatrin. Ishte një projekt i Ministrisë së Kulturës, por i bërë me shumë ngut, sepse nuk është pyetur asnjë nga teatri. Është bërë me ngut, sepse ka qenë dhe periudhë fushate elektorale kur është dhënë fjala për ta bërë. Është bërë tenderi dhe besoj që nuk janë zbatuar rregullat e duhura, është bërë një gjë e shëmtuar. Unë nuk jam teknike dhe nuk di shumë gjëra, por nuk mundet të marrësh çdo ndërmarrje që merret me ndërtime dhe të bësh një rikonstruksion të teatrit, sepse kanë bërë dhe dëme. Projekti ka qenë i shëmtuar. Për çdo gjë ata thonin kështu e ka të shkruar projekti, dhe në fund nuk u bë asgjë. Por Ministria e Kulturës as e përmend fare teatrin tonë “Migjeni”, madje duket sikur ka një urrejtje.

-Pse?

Mua më duket sikur kjo qeveri ka një urrejtje për Shkodrën, aq sa unë habitem. Më kanë thënë gjithmonë prindërit e mi që asnjëherë nuk ka pasur qeveri dashamirëse për Shkodrën, dhe unë asnjëherë si kam dëgjuar. Se kuptoj pse kjo urrejtje për Shkodrën dhe veriun në përgjithësi. Kur mendoj që është bërë shtëpia e Kadaresë që është gjallë, dhe nuk bëhet nga ministria shtëpia At Gjergj Fishtës vetëm kaq të mendojmë dhe e kupton çfarë vëmendje ka ministrja Kumbaro. Teatrin tonë “Migjeni” se përmendin kurrë, as në ndonjë aktivitet, nuk japin asnjë mbështetje për asgjë. Kërkoi çfarë të duash për teatrin në ministri dhe asgjë nuk jepet, për Shkodrën institucionalisht nuk ka asgjë. Ju pohova që ne në teatër kemi punëtorët heronj, por ama nuk mund të rrinë 100 vjet karriget e teatrit. Unë nuk besoj te kjo qeveri për teatrin, sepse kur nuk e nisi sërish punën para një viti për godinën çfarë të presim tani fazën e dytë. E them sërish teatri jonë përmendte vetëm kur vijnë zgjedhjet dhe kaq.

-Teatri “Migjeni” është në varësi të Bashkisë së Shkodrës, sa është mbështetur institucioni me buxhet për shfaqjet?

Ne për teatrin tonë kemi pasur vëmendjen nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës. Në teatrin tonë ka pasur rritje të buxhetit për shfaqjet dhe sot jemi me 10 milionë lekë të reja vetëm për projektet artistike. Për këtë arsye dalin shfaqjet e mira, kemi mundësi të marrim regjisorë të mirë, kemi mundësi të marrim artistë.

-Çfarë i kërkoni ministres së Kulturës për teatrin?

Ministrja Kumbaro duhet të ketë vëmendje për teatrin tonë, është e detyruar për institucionet e artit. Nuk mundet të ketë kaq xhelozi për teatrin “Migjeni”, sepse është ndër teatrot më të mirë në vend. Janë dhënë 2.5 milionë euro për teatrin në Korçë, por se kuptoj pse e shikon teatrin tonë në këtë mënyrë, që as nuk e mendon. Se kuptoj se çfarë ka me teatrin e Shkodrës? Ekziston një teatër “Migjeni” monument kulture dhe Ministria e Kulturës as e di se çfarë bëhet. Nuk vjen të shikojë një shfaqje te ne, nuk ka as një interesim minimal sa thua sikur të jemi teatër i ndonjë shteti tjetër. Ministrja Kumbaro shkon në Korçë dhe vjet në skenën kur bëri inaugurimin e teatrit atje pati guximin dhe tha që teatri është krijuar në Korçë. Më erdhi shumë keq nga ky pohim, sepse teatri në Shkodër ka 130 vjet që është krijuar. Por çfarë ti themi ne ministres Kumbaro, na ka fshirë, na shohin si teatri i një shteti tjetër. Teatri “Migjeni” monument kulture i kategorisë A, dhe nga ministria asgjë. Ne kemi punëtorët tanë aty që nuk po e lëmë të rrënohet teatri, kemi një staf mbështetës që kujdesen shumë, por nga ministria nuk është menduar për të ndërhyrë në foni, sistemin e ngrohjes, ndriçimi, karriget, dhe shumë të tjera në atë që përbëjnë teatrin. Nuk mund të quhet rikonstruksion vetëm të lyesh teatrin.

-Ministrja e Kulturës është përballur dhe me akuza të tjera nga artistët, si mungesë transparence për projektet...

Ministrja e Kulturës ndan projekte vetëm me ata persona që ajo ka në hatër.

-Drejtues të teatrove më parë janë shprehur dhe për ndihmë me fonde për projektet nga Ministria e Kulturës, çfarë duhet bërë?

Edhe unë e pretendoj për teatrin “Migjeni” ndihmë nga ministria me buxhetin, por nuk japin asgjë.

-Pagat për artistët në rrethe janë problem, çfarë duhet bërë sipas jush përgjegjësia ku shkon?

Nuk më vjen turp ta them që kemi artistë që nuk krahasohen me një aktor në Teatrin Kombëtar, por ata paguhen më shumë se artistët në rrethe. Nëse bashkia nuk ka mundësi, atëherë të ndërhyjë shteti. Arti dhe kultura në vend ka shumë probleme, më vjen keq në gjendjen që është dhe e ka lënë ministria me politikat e saj. Ne në rrethe kemi vështirësi kjo dihet, pagesat tona në rrethe janë të vogla krahasuar me artistët e teatrit në Tiranë. Ekonomikisht në teatër nuk jemi të mbrojtur si duhet. Për më tepër Ministria e Kulturës ka hequr dhe të drejtën e figurës artistike. Kumbaro nuk i vuri shpatullat ministrisë së saj, sepse së pari në atë post duhet të ishte marrë me problemet e artistëve, por së bëri. Në 25 vite nuk është bërë asnjë ligj për së mbari për artin dhe kulturën nga asnjë qeveri. Interes zero për artin dhe teatrin. Artistët janë të pambrojtur.

Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat