BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

kultura-lifestyle

Robert Përmeti: Piktorët me pensione masakruese, s’ka projekte dhe inkurajim për artistët

Robert Përmeti: Piktorët me pensione masakruese, s’ka projekte

Arti spekulativ po fundos artin e vërtetë dhe përgjegjësi kanë dhe vetë artistët. Problemet në art nuk janë vetëm te financimet e pakta, por për piktorët po prezantohen dhe panorama si vlera që janë larg pikturës. Piktori Robert Përmeti, i cili bashkë me artistë të tjerë ka ekspozuar punët në ekspozitën “Breza në artet figurative” këtë dhjetor pohon se duhet menduar më me përgjegjësi për të që ndodh në jetën artistike. Në intervistën për “SOT” piktori flet për punën që bëhet sot nga artistët dhe vështirësitë që vijojnë. Nuk është hera e parë që artisët përballen me këto probleme ndaj sipas tij kjo situatë tregon se prej vitesh nuk ka pasur vëmendje. Për piktorin tjetër problem është dhe arti spekulativ, që siç shprehet po fundos atë krijimtari me vlera që duhet të ketë më shumë vlerësim dhe promovim.

-Ekspozita “Breza në artet figurative” erdhi në edicionin e tretë këtë vit. Për ju, çfarë ka sjellë në tre edicione kjo ekspozitë që tashmë është bërë traditë me piktorët?

Jam mbështetur gjithmonë nga tradita që kemi neve në pikturë. Artet figurative në vendin tonë kanë një origjinë të hershme, pa futur në këtë mes artin që është trashëguar ikonografia dhe pikturat e vjetra të asaj kohe. Me ekspozitën ne kemi dashur të përcjellim mesazh, që një popull, një komb ecën para gjithmonë duke vlerësuar të kaluarën, gjykon dhe punon të sotmen për të krijuar bazën për të nesërmen. Asnjë popull nuk mund të ecë para nëse nuk ecin mbi këto shina. Në fushën e artit kjo shprehet dhe me një lloj ndjeje dhe respekti për atë të së kaluarës. Ne jemi mbështet me ekspozitën te piktorët e vjetër që nga Vangjush Mio, Guri Madhi, etj, të cilët kanë lënë gjurmë në thesarin e kulturës shqiptare dhe deri te më të rinjtë, që janë në fillimet e krijimtarisë tyre. Mendoj se kjo vlen për të gjithë artistët në radhë të parë që të kuptojnë, që duke studiuar të kaluarën, duke e parë me syrin e krijuesit dhe analistit në krijimtarinë e tyre gjithmonë kanë reflektuar vlera. Ky është mesazhi që ne përcjellim me brezat në arte. Por na vjen keq që ka pak mbështetje për ekspozitën tonë nga ministria.

-Çfarë ka ndodhur?

Ministria e Kulturës ne na ka dhënë një ndihmë minimale fare, vetëm sallën pa qera sepse ishte Muzeu Historik Kombëtar, që është në varësi të ministrisë. Por ne kemi shumë probleme në aktivitetin tonë artistik.

-Kush janë problemet, që ju shikoni?

Piktorët sot janë me pensione masakruese, dhe këtu nuk flas për vete. Janë me pensione vetëm 120 mijë apo 200 mijë lekë të vjetra pension. Ky është motivi i parë që duhet të mendohet ndihma për piktorin. Nuk e dua për veten tim, sepse se kam këtë nevojë, por për të tjerët që duhet të mendojë qeveria dhe ministria. Kjo është një gjë që duhet parë se çfarë duhet bërë me këta piktorë. Ne shikojmë që ata piktorë, që kanë marrë tituj marrin dhe pension më shumë. Nuk bëhet fjalë që të bëhen të gjithë artistë të merituar apo me tituj të tjerë, por ministria le të gjejë një mënyrë që ti inkurajojë piktorët dhe përmes projekteve ashtu siç bëhet në gjithë botën. Në Shqipëri asnjë nuk jeton dot me artin dhe si i tillë duhet parë me vëmendje te projektet, sepse ekspozitat që ne bëjmë “Brezat në arte” është një sforco shumë e madhe. Këtë vit ne jemi lodhur shumë për ekspozitën. Kishim 31 autorë me 81 punë të ekspozuara, por organizimi i ekspozitës është shumë i vështirë, duhet vëmendje, shpenzime etj.

-Studiot e piktorëve ka qenë një problem që është pohuar jo pak prej tyre. Janë lënë në harresë studiot e piktorëve të njohur. Për ju çfarë duhet bërë?

Ministria e Kulturës është e kompletuar me plot drejtori që duhen dhe nuk ka pse të ketë mangësira në këtë punë. Sikur dhe të vijnë në ekspozita këta specialistë e drejtues drejtorish që ka ministria do të jetë më mirë. Veç kësaj e kanë për detyrë, zyrtarët prej këtyre gjërave e marrin rrogën ndaj duhet të shkojnë dhe në studiot e piktorëve për të parë se çfarë duhet bërë më shumë. Por kur ne kemi sot zyrtarë, që nuk duken as në ekspozita atëherë çfarë presim? Edhe nëse qëllon që shkojnë kjo besoj sepse kanë ndonjë njohje, por që ta ndjekin si program të tyre kjo nuk ndodh. Unë kam pas rast të takohem me njerëz që janë aktualisht në Ministri të Kulturës, pasi mund të ishin shumë mirë për në industrinë e naftës, por të tilla gjëra ne i ndeshim dhe në ministri të tjera jo vetëm te e Kulturës. Pra kemi sot njerëz që janë dhe kot atje në ministri saqë kur prezantohesh nuk ke as çfarë ti kërkosh. Kjo gjë ndodh në institucionet tona si kur ka qenë e djathta në pushtet apo dhe e majta dhe kjo është fatkeqësi në vendin tonë. Por kjo fatkeqësi ndikon kudo tek artistët.

-Sa problem mbetet buxheti i paktë në art dhe kulturë?

Artistët nuk kërkojnë të bashkuar, por flasin veçmas. Nuk janë bërë bashkë për problemet. Dhe kryeministri duke parë që ata nuk kërkojnë thotë atëherë çfarë t’iu japësh? Dhe buxheti në art dhe kulturë vijon të jetë i paktë. Artistët duhet të jenë më të organizuar dhe jo të mos flasin për problemet që janë në jetën artistike. Por buxheti i Ministrisë së Kulturës është problem, që duhet të diskutohet më gjerë se sa kaq, por më çudit një fakt që japin shifra skandaloze që u pastruan x metër mure bar nga kalatë. Ministria e Kulturës nuk është për të hequr barin.

-Po ministria është përgjegjëse dhe për monumentet e kulturës?

Barin nga kalatë le ta heqin prefekturat dhe bashkitë. Bashkia e Gjirokastrës duhet të kujdes për kalanë, ta pastrojë. Kam lexuar dikur një deklaratë të ministrisë që jam habitur. Nuk është ministria për të heq barin, sepse atëherë i bie të jetë mbushur me agronomë. Ministria duhet të ketë artistë. Thelbi i Ministrisë së Kulturës është trashëgimia jonë kulturore artistike e kombit, por ministria nuk ka treguar orientim. Këto para nuk duhet të harxhohen për barin, por për artistët. Le të merren me monumentet në ministri, restaurime etj, por jo të harxhojnë dhe para për të hequr barin që duhet të merren bashkitë. Isha në Gjirokastër, por barin te muri i kalasë e hanin lopët. Drejtoritë që janë në ministri duhet të kenë në programin e tyre të punës se çfarë duhet bërë me artin, me skulpturën e parkut që e shikojmë në mes të Tiranës, me restaurimet te monumentet, etj.  

-Çfarë problemi ka me skulpturën e parkut?

Ajo që shikojmë sot është jo mediokër por ultramediokër. Mirë që kemi Skënderbeun në shesh se tjerat që janë bërë një zot e di se si janë vënë. Shikojmë se si e kanë vendosur Ismail Qemalin aty në një vend, që duket sikur ka frikë të dalë në dritë. Shikon te sheshi Uillson dhe ajo vepër sikur është polic trafiku aty. Mënyra se si janë këto vepra janë banalitete. Ministria e Kulturës duhet të bëjë çmos që veprat e artit thelbësore që vihen në Tiranë , etj, të miratohen në parlament jo kujt i teket vendos vepra se ka pushtetin. Por është dhe një tjetër problem i madh që nuk ka lidhje me këtë që po flasim. Policia jonë e shtetit ecën me shqiponjën ruse në krah dhe askush nuk e vret mendjen.

-Në gjykimin tuaj çfarë mund të na thoni për ekspozitën “Onufri”?

Nëse Onufri do ta dinte që piktura me emrin e tij do të katandisej në këtë lloj derexheje do të vriste veten. Onufri ka bërë një pikturë brilante, por në ekspozitat ndër vite çfarë nuk kemi parë edhe lavamanë e bide, relike të vjetra etj. Ta krahasosh pikturën e Onufrit me këto që bëhen tek kjo ekspozitë konkurs më duket banalitet. Unë këtë ekspozitë të këtij viti nuk e kam parë ende dhe nuk kam pse.

-Vitin që vjen, si do vijojë puna juaj në aktivitetin krijues?

Jemi në ditët e fundit të këtij viti dhe vitin që vjen ne e kemi diskutuar dhe me shokë të tjerë që pavarësisht se çfarë ndodh me ekspozitat ne do të jemi gjithmonë me synim te cilësia në art. Them për cilësi, sepse dua të theksoj një gjë që asnjë artist i çdo fushe nuk duhet të mendojë, që është më i miri dhe ka arritur majat. Ne nuk e dimë këtë, por po luftojmë për të bërë të përkryerën që nuk ekziston. Do vijë një kohë që ne na ndodh pas vdekjes, që do të cilësohet se çfarë veprash ke bërë. Unë vetë po punoj individualisht me pikturën, por këtë vit kam pasur në Suedi dhe një dokumentar për veprat e mia në pikturë. Por gjithmonë do ti mëshoj cilësisë në art. Me këtë ide janë dhe piktorë të tjerë kolegë të mi, synimi ynë cilësia në art. Ne kur hapim dhe ekspozitën shikojmë dhe ku çalojmë për të bërë përmirësime. Por ne sot ndeshemi dhe me një problem  shumë të madh në art.

-Çfarë problemi?

Sot kemi dhe një art spekulativ, art rrugësh, njerëz që printojnë fotografitë i vënë në korniza dhe e sheshin si vepër arti. Pa llogaritur këtu që vijnë piktura nga Kina, që i shesin me 2 mijë lekë të reja, ku dhe publiku bie pre e kësaj. Por ka dhe njerëz që janë me nivele të mira ekonomike dhe zgjedhin këtë të lirën për shkak të çmimit. Por ai që di ta blejë pikturën e vërtetë nuk e diskuton këtë temë. Kjo është problem i dyanshëm, edhe vetë piktorët kanë përgjegjësi që duhet të realizojnë vepra me vlera, pikturë profesionale. Kemi pikturë dhe panorama, që nuk kanë asnjë lidhje me njëra- tjetrën. Panorama është shprehje e një niveli të ulët kulturor, ndërsa piktura është stoli e një njeriu që ka vlerë intelektuale dhe kulturore dhe ai mban në familje diçka me vlerë dhe nuk shpenzon për panorama. Por në Shqipëri arti spekulativ ka filluar ta fundosë artin e vërtetë në tërësi.

“Breza në artet figurative”

“Breza në artet figurative” është ekspozita, që këto ditë dhjetori qëndron për publikun në sallën e ekspozitave të Muzeut Historik Kombëtar. Në edicionin e tretë ekspozita përmban punime të artistëve të njohur Fadil Pëllumbi, Guri Madhi, Aristotel Papa, Sali Shijaku, Lec Shkreli, Shaban Hysa, Kujtim Buza, Rexhep Aliaj, Agim Faja, Kleo Nini, Minella Tanellari, Robert Permeti, Idriz Balani, Leka Rudha e shumë të tjerë. Janë 31 artistë dhe në ekspozitën “Breza...” janë prezantuar 81 punë, që sipas organizatorëve prezantohen për herë të parë. Në këtë edicion vendin kryesor e zënë punimet në kompozime, vend të dukshëm zë dhe portreti dhe pjesa tjetër është në gjininë e peizazhit dhe natyra të qeta. Qëllimi i artistëve është jo vetëm të tregojnë punimet në pikturë, por dhe të bëhen bashkë në një ekspozitë për të sjellë tek publiku të renë dhe traditën. Mesazhi i tyre është që arti ecën dhe artistët ecin mbi supet e njëri tjetrit dhe “Brezat...” lindi për shkak të trashëgimisë.Për këtë grupim nuk ka rëndësi se çfarë rryme është, realiste apo moderniste por mesazhi, gjëja më e mirë është që të jenë bashkë në vijim të traditës. Ekspozita e brezave do të qëndrojë e hapur për publikun në Muzeun Historik Kombëtar deri në 6 janar të 2018.

Intervistoi: Julia Vrapi